Οι ειδήσεις στα Αλβανικά

Aleksis Tsipras paralajmëron kryeministrin

Kryetari i SYRIZA, Aleksis Tsipras pas takimit me presidentin e Republikës ka paralajmëruar kryeministrin, që të mos përparojë në emërimin e guvernatorit të ri të Bankës së Greqisë, si dhe në emërimin e komisionerit të ri pa marrëveshjen e opozitës.
Përqindjet e votimit nuk e legjitimojnë qeverinë për të marrë vendime të tilla, tha z. Tsipras dhe tha se i kërkoi Presidentit për të shkuar sa më shpejt të jetë e mundur në votime, që të rivendoset "normaliteti demokratik".

Zëdhënësi i qeverisë: SYRIZA nuk ka bindur

Nuk ka bindur votuesit për «përmbysjen» që parashikonte Aleksis Tsipras, tha të hënën zëdhënësi i qeverisë, Simos Kedikoglu, duke u përgjigjur në pretendimin e SYRIZA-s, se qeveria nuk ka tashmë legjitimitetin e duhur. Ai gjithashtu argumenton se është «devijim institucional» që të interpretohen zgjedhjet si një referendum për qeverisjen e vendit.

Shqetësim në qeveri

Shqetësim të fortë ka shkaktuar në qeveri "bllokada" e pritur e Këshillit të Shtetit për privatizimin e EYDAP, që ka gjykuar si antikushtetues përfshirjen e kësaj ndërmarrje shtetërore në Fondit për Vlerësimin e Pasurisë Private të Shtetit (TAIPED) - një lajm që u bë i njohur disa orë para se SYRIZA të dalë fituesi i zgjedhjeve evropiane.

Rritet numri i sekuestrimeve

Në 10.000 kanë arritur sekuestrimet për borxhe në fondet e sigurimeve dhe pensioneve. Qendra e Mbledhjes së Borxheve të Fondeve në tremujorin janar-mars 2014 ka vazhduar në marrjen e masave të nevojshme për mbledhjen e borxheve, që arrijnë në shumën 270 milion euro.

Në Bruksel kryeministri Antonis Samaras

Për në Bruksel është nisur sot kryeministri Antonis Samaras, për të marrë pjesë në një darkë pune të Krerëve të Shteteve dhe Qeverive dhe në Samitin e Lartë të Partisë Evropiane Popullore.
Së bashku me z.Samaras, në Bruksel do të udhëtojë dhe kryetari i PASOK-ut, Evangjelos Venizelos, i cili do të marrë pjesë në takimin e kryeministrave dhe zëvendës kryetarëve të qeverive të 19 shteteve anëtare - që i përkasin Partisë Europiane Socialiste.

Mendime mbi shfuqizimin e «bonus» prej 50 vendesh

Çështja e heqjes së ligjit zgjedhor, që i jep partisë së parë që fiton në zgjedhje, bonus prej 50 vende "në drejtim të një proporcionaliteti më të madh" do të përfshihet në rendin e ditës, të takimit që do të kenë të enjten pasdite, kryeministri me zëvendës kryeministrin. Në të njëjtën kohë, nuk përjashtohet që kryetari i PASOK-ut të vërë çështjen e nevojës së rinovimit të marrëveshjes programatike të të dy palëve.

Propozim për rritjen e kësteve të kredive që nuk janë paguar

Rritjen e kësteve për shlyerjen e pagesave të prapambetura nga 12 muaj në të paktën 48 muaj, synon që të kërkojë Qeveria nga Troika. Nën peshën e të dhënave zhgënjyese mbi malin e borxheve të prapambetura, që lartësohet rrezikshëm nga muaji në muaj, zyrtarët e Ministrisë së Financave besojnë se edhe troika do të hedhë pak ujë në verën e saj. Dhe planifikojnë që të përdorin të gjitha mundësitë, në mënyrë që sa më shpejt të jetë e mundur, tatimpaguesit - me theks të veçantë për punonjësit dhe pensionistët - të kenë mundësinë për të paguar taksat e tyre të kaluara, të paktën në 48 këste mujore.
 
Punime të mirëmbajtjes në linjat e tramvajit në Glifada

Nuk do të funksionojë pjesa e rrjetit të tramvajit "Bashkia e Vjetër e Glifadës - Asklipio e Vulës", të martën dhe të mërkurën prej orës 22:00 e deri në fund të turnit, për shkak të punimeve që bëhen për mirëmbajtjen e tij. Prandaj, automjetet e tramvajit do të kenë si stacion të tyre të fundit "Bashkinë e Vjetër".

Qeveria shkel vendimet e drejtësisë

Vazhdojnë përpjekjen e tyre, për të filluar punën, 397 pastrueset, që mbeten jashtë ndërtesës së Ministrisë së Financave. Pavarësisht vendimit gjyqësor në favor të tyre, qeveria aktualisht nuk ka bërë asnjë veprim për zbatimin e këtij vendimi.

Fillojnë të mërkurën provimet në mbarë vendin

Fillojnë të mërkurën provimet në mbarë vendin dhe 105.000 aplikantë pretendojnë që të hyjnë në një nga 70.305 vende në universitetet dhe institucionet teknike në të gjithë vendin.

Tubim i OLME në ministrinë e Arsimit

OLME organizon sot në ministrinë e Arsimit në orën 14:30 pas mesditës një tubim kundër shkurtimit të vendeve të punës dhe bashkimit të shkollave që përparon Ministria. 

Në 35 arrijnë të vdekurit pro-rusë në Ukrainë. 

Për të vdekur që arrijnë deri në 35 persona flasin të armatosur pro-rusë në operacionin e ushtrisë ukrainase, për të rimarrë aeroportin e Donetskut.
 
Zgjedhje presidenciale në Egjipt

Dita e dytë e zgjedhjeve presidenciale në Egjipt për të shpallur në thelb gjeneralin Abdel Fattah el-Sisi, armik fanatik i Vëllazërisë Myslimane, në detyrën më të lartë.
Rezultatet do të njoftohen javën e ardhshme dhe do të ndjekin zgjedhjet parlamentare, ndoshta në vjeshtë.

MOTI

Shërbimi Kombëtar Meteorologjik parashikon për sot, e martë 27 maj 2014 mot të mirë dhe të ngrohtë në të gjithë vendin dhe vransira të pakta, që në orët më të ngrohta të ditës në rajonet kontinentale do të rriten dhe do të ketë shira dhe stuhi, kryesisht në zonat malore të Maqedonisë Lindore dhe në Thrakë. Era do të fryjë mesatare në Egje në drejtimin jugor dhe në Jon me të njëjtin intensitet por në drejtimin perëndimor.
Në Athinë temperatura mesatare do të jetë në 31ºC, ndërsa në Selanik do të jetë në 30ºC.
Τελευταία τροποποίηση στις Παρασκευή, 14/06/2013 - 23:54