Οι ειδήσεις στα Αλβανικά

Qeveria vazhdon të anashkalojë vendimet e gjykatave

Vazhdon qeveria me anashkalimin e paligjshëm dhe antikushtetues të vendimeve të gjykatave. Pas refuzimit për ripunësimin e pastrueseve të Ministrisë së Financave, Komiteti ndërministror për Investimet Strategjike përshkroi pronën arbitrare të qendrës tregtare Mall «investim-fast track», edhe pse Këshilli i Shtetit e kishte gjykuar të
paligjshme. Në thelb, Komiteti ka përfshirë pronën më arbitrare të Evropës, prej 75.000 metra katrorë në ligjin që rregullon investimet e ardhshme.
Pas vendimit të djeshëm të Komitetit Ndërministror për Investimet, kompania që zotëron këtë Qendër Tregtare, Latsis, tani mund të mos paguajë asnjë euro gjobë për pronën arbitrare, por përfshihet në investimet fast track.

Pastrueset të ballafaquara me dhunën policore

Pastrueset e ministrisë së Financave janë ballafaquar edhe një herë tjetër dje me dhunën policore jashtë Ministrisë, në ditën e 28-të të protestës së tyre. Sot, pastrueset ishin jashtë KEPYO-së në Kalithea, duke kërkuar zbatimin e vendimit të gjykatës që i ligjëson dhe përcakton ripunësimin e tyre. Një prej tyre është dërguar me ambulancë
në spital.


Mitingje dhe demonstrata një dukuri e përditshme në Athinën «e tepricës primare»

Një tubim në stacionin e Metrosë në Keramiko, jashtë qendrës telefonike Online Sales bën Shoqata e Punonjësve të kompanisë së Librit, në mbështetje të dy punonjësve që kjo kompani i ka shkurtuar nga puna.

Gjithashtu, nesër në sheshin Klafthmonos, POSPERT fton të gjithë
qytetarët të marrin pjesë në një tubim dhe marshim në ministrinë e
Financave, kundër shkurtimeve, disponueshmërisë dhe shitjes së
pasurisë publike nga qeveria.

Qeveria shet plazhet

Qeveria me procedura të menjëherëshme "shet", duke i transferuar në Fondin për Vlerësimin e Pronës Publike, tre pasuri të patundshme në bregdetin e Attikës, Qendrën për Ski të Parnassos, hotelet Ksenia, limanin e Zeas dhe sipërfaqje toke në të gjithë Greqinë. 
Duhet të shënojmë se në deklaratat programatike të tij, kryeministri

Antonis Samaras foli për shfrytëzimin e organizuar të bregdetit të Atikës nga Faliro e deri në Sunio, deklaratat që duket se janë të rreme pas anulimit të tyre nga nga ana e Komitetit të Ministrave mbi privatizimin.

Të pafajshëm të akuzuarit për çështjen e kontrabandës së karburantit

Është liruar dje me shumicë nga Gjykata pesë anëtarëshe e Apelit të Krimeve të Pireut, kapiteni i anijes Egje Oil, i cili akuzohej së bashku me vëllain e biznesit të njohur, Dimitri Melissanidis, Jakovo, për një çështje shumë të rëndë që kishte lidhje me kontrabandën e rreth 6.000.000 litra naftë. Duhet shënuar se nga mos-pagesa e detyrimeve dhe taksave, shteti grek është dëmtuar rreth 2.220.000 euro.

Mblidhet sot Grupi Parlamentar i Grekëve të Pavarur

Mblidhet sot Grupi Parlamentar i Grekëve të Pavarur pas largimit dje nga ky grup, i deputetes Mika Iatridi. Për këtë çështje do të flasin si kryetari, Panos Kamenos edhe deputetët e tjerë.

Ballafaqim mes SYRIZA dhe Qeverisë për frekuencat digjitale

Në Parlament ka pasur një debat të fuqishëm mes qeverisë dhe SYRIZA për dhënien e sinjalit dixhital në kompaninë DIGEA (konsorciumi i kanaleve kryesore private MEGA, ANT1, STAR, SKAI, ALPHA, Maqedonia). Transmetimi dixhital është dhënë deri në 15 vjet për një shumë të vogël -për frekuencat- prej 18 milionë eurosh. Deputetja e SYRIZA, Zoi Konstantopulu e karakterizoi shitjen si turp dhe konkursin si "fotografi", në të cilin ka marrë pjesë vetëm një i interesuar. Siç tha ajo, sipas studimit Mason, të cilin e ka porositur dhe paguar sektori publik, çmimi fillestar në tender duhej të ishte të paktën 715 milion euro.


Lëvizje panevropiane nga POSPERT - UNI/ΜΕΙ për përvjetorin e mbylljes së ERT-it

Lëvizje panevropiane para ambasadave greke në bashkëpunim me UNI /MEI dhe organizata të tjera, planifikohet për në datën 11 qershor, kur do të mbushet një vit nga mbyllja fashiste e Radio-Televizionit Publik e Greqisë (ERT).

Arrestime të dhunshme në Sheshin Tiananmen në Pekin

Kina ka arrestuar aktivistë dhe persona të tjerë në përpjekje për të evituar ceremoninë përkujtimore në përvjetorin e trazirave në Sheshin Tiananmen. Dhjetra aktivistë dhe disidentë kinezë janë vendosur në arrest shtëpie ose janë detyruar të lënë Pekinin për 23-vjetorin e masakrës në Sheshin Tiananmen, më 4 qershor 1989, ku qindra studentë dhe qytetarë u vranë nga ushtria që ndërhyri për të shtypur lëvizjen pro-demokraci.
Sipas 'Morning Post' të Hong Kongut, autoritetet lokale i kanë quajtur masat e marra si ato në kohë lufte. Edhe qasja në faqet e mediave sociale ka qenë gjithashtu e kufizuar në përpjekje për të parandaluar rganizimin e tubimeve e referencat ndaj ngjarjeve të vitit 1989. Në një prononcim për shtyp, Ministria e Jashtme shprehu 'pakënaqësinë e fortë' përsa i përket presionit për të liruar të burgosurit e trazirave të Tiananmenit. Grupet për të drejtat e njeriut thonë se 10 persona vazhdojnë të mbeten në burg që nga protestat e vitit 1989.
Pekini konsideron se incidenti në Sheshin Tiananmen ishte 'rebelim kundër-revolucionar'. Ndërsa media shtetërore nuk përmendi drejtpërdrejt përvjetorin, gazeta e forcave të ushtrisë paralajmëroi forcat e armatosura të jenë vigjilente për përpjekjet që të përhapen trazirat përpara kongresit të partisë që do të mundësojë kalimin e lidershipit.

NATO, SHBA dhe krerët evropiane në Varshavë

Presidenti Barack Obama njoftoi planin për një fond prej 1 miliardë dollarë amerikanë për shtimin e trupave amerikane në Europë. Ai e bëri këtë njoftim në Poloni, në etapën e parë të turit katërditor në Europë.
Presidenti Obama që do të takohet me liderët e NATO-s mes shqetësimeve për krizën ukrainase, theksoi se siguria e aleatëve europianë është e shenjtë për Amerikën. Në prill, 150 trupa amerikanë u dërguan në Poloni për strëvitje ushtarake pikërisht në kulmin e tensioneve me Moskën, e cila aneksoi gadishullin e Krimesë në muajin mars.
Ndërkohë, ministrat e Mbrojtjes së NATO-s do të diskutojnë në Bruksel pasojat afatgjata të krizës me Rusinë, në lidhje me krizën në Ukrainë. Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi në Varshavë me presidentin polak, Bronislaë Komoroëski, Obama paralajmëroi Rusinë kundër provokimit të tensioneve të mëtejshme në Ukrainë. Ai tha se Moska duhet të përdorë të gjithë ndikimin e saj për të ndalur separatistët në lindje të Ukrainës.
Obama rikonfirmoi angazhimin amerikan për parimin e NATO-s të mbrojtjes kolektive dhe njoftoi planin e një fondi 1 miliard dollarë, një program që do të kërkojë miratimin e Kongresit. Shtetet e Bashkuara do të rrisin edhe partneritetin me vende të tilla si Ukraina dhe Moldavia. Marrëdhëniet mes NATO-s dhe Moskës kanë rënë në nivel historik që pas aneksimit të gadishullit të Krimesë nga ana e Rusisë, në muajin mars. Të hënën, i dërguari rus në bllokun euroatlantik kërcënoi se Rusia do t'i japë fund traktatit të bashkëpunimit, në fuqi prej një kohe të gjatë me NATO-n. Agjencia e lajmeve AFP citoi një zyrtar të lartë të NATO-s të ketë thënë se ministrat e Mbrojtjes do të marrin vendime fondamentale në lidhje me Rusinë, përpara se planet të shkojnë në samitin e shtatorit, kur liderët e NATO-s do të mblidhen në Britaninë e Madhe.

Moti

Shërbimi Kombëtar Meteorologjik parashikon për sot vransira me shira lokale dhe ka mundësi stuhi në Greqinë e Veriut, Thesali dhe në rajonet lindore kontinentale. Vransira me shira lokale do të ketë Attika dhe temperatura do të arrijë deri në 27ºC. Vransira me shira lokale herët në mëngjes dhe përmirësim gradual do të ketë Selaniku, ndërsa temperatura do të arrijë në 23ºC.
Τελευταία τροποποίηση στις Τετάρτη, 04/06/2014 - 17:03