Δελτίο ειδήσεων στα Αλβανικά
Kritike janë zgjedhjet e nesërme
Gjeni se ku votoni
Përfundoi fushata zgjedhore
Tërmet një ditë para zgjedhjeve në partinë Demokracia e Re
SYRIZA: «Zgjedhjet e së dielës janë referendum»
Grekët e Pavarur: «Referendum për memorandumin zgjedhjet e së dielës»
KKE: «Pozitive rezultatet e para»
Fituan pastrueset e ministrisë së Financave
--- Spitali Errikos Dinan ka udhëzuar menaxhimin e shërbimeve të kujdesit dytësor në "Grupin Shëndetsor Ygeia".
I jepet fund «çështjes së mbeturinave»
Lajmet nga Bota
Sot në qendrat e votimit banorët e Sllovakisë, Letonisë dhe Maltës
E tensionuar situata në Ukrainë
---Nesër janë zgjedhjet kritike evropiane për të ardhmen e jetës sonë si dhe zgjedhjet e balotazhit për pushtetin vendor. Në orën 07:00 të mëngjesit hapen kutitë e votimit dhe votuesit grekë kërkohet që të votojnë për evrodeputetët që ata preferojnë, për të dërguar në Bruksel. Votojnë të gjithë ata që kanë lindur deri në vitin 1996, edhe pse nuk kanë mbushur moshën 18 vjeç. Votimi është i detyrueshëm. Çdokush mund të shënojë deri në katër kryqe në fletën e votimit që preferon, e cila duhet të zgjidhet në mesin e 42 formacioneve zgjedhore që marrin pjesë në këto zgjedhje. Nuk ka nevojë që të vendosni kryq në zgjedhjet e përsëritura lokale, atje ku ato do të zhvillohen. Për zgjedhjet lokale votojnë vetëm ata që janë të regjistruar në listat e votimit të Bashkisë së tyre. Ndërsa në zgjedhjet evropiane, mund të votoni kudo që ndodheni dhe në të dy rastet duhet të keni lejen e qëndrimit, ose pasaportën, ose patentën e shoferit, ose librezën shëndetësore. Të gjithë ata që për ndonjë arsye nuk janë përfshirë në listën zgjedhore mund të votojnë në çdo qendër votimi të Bashkisë, në të cilën janë të regjistruar, mjafton që në ditën e zgjedhjeve të marrin nga Bashkia certifikatën e regjistrimit në regjistrin e popullsisë me shënimin «Jepet ekskluzivisht për zgjedhjet e datës 25 maj 2014»
Gjeni se ku votoni
- Që të informohemi se ku votojmë, mund të kontaktojmë në telefonin me numër 2131361500. Orari i shërbimit për qytetarët është për sot e shtunë, deri në orën 19:00 dhe të dielën, të interesuarit mund të komunikojnë nga ora 07:00 deri më orën 19:00. Gjithashtu mund të informohemi edhe nga faqja e Ministrisë së Brendshme.
Kthimi i patentave të makinave--- Policia Greke për shkak të zgjedhjeve kthen edhe lejet e qarkullimit të automjeteve si dhe patentat, në mënyrë që të lehtësohen qytetarët për të votuar.
Përfundoi fushata zgjedhore
--- Me fjalimin e Kryeministrit, në sheshin Sintagma, përfundoi dje fushata zgjedhore. Ishte një miting zhgënjyes, sepse nuk kishte shumë qytetarë, megjithse Demokracia e Re kishte vendosur me dhjetra autobusë, për të sjellë njerëz nga qyetet e tjera të Greqisë.
Tërmet një ditë para zgjedhjeve në partinë Demokracia e Re
--- U largua nga partia Demokracia e Re ish -ministri, Thanasis Giannopulos, duke deklaruar ndër të tjera se: "Nuk mund të
konsiderohem një rrjedhim politik i kësaj partie të Andoni Samara dhe grupit të tij" dhe vlerësoi se do të ketë zhvillime të menjëhershme në krahun e qendrës së djathtë dhe se nuk do të udhëhiqet nga z.Samara.
SYRIZA: «Zgjedhjet e së dielës janë referendum»
--- "Zgjedhjet e së dielës janë një referendum për jetën, është mundësia historike që populli grek nuk do të lejojë që të shkojë e humbur", vuri në dukje kryetari i SYRIZA dhe kandidati për presidencën e Komisionit Evropian, Aleksis Tsipras nga Sheshi Eleftherias (Lirisë), në Heraklion të ishullit të Kretës, duke dërguar mesazhin e fortë "Mjaft!". Aleksis Tsipras gjatë tubimit zgjedhor, e cila kaloi në madhësi atë të Demokracisë së Re në sheshin Sintagma, shprehu bindjen e tij, se vota e së dielës do të jetë fillimi i fundit për memorandumet dhe për sistemin e vjetër politik e shoqëror. "Të dielën përfundojmë me baltën që vala e periudhës pas diktaturës e solli deri në ditët tona", theksoi kryetari i SYRIZA, duke i ftuar qytetarët, pavarsisht nëse ata janë të djathtë, të majtë apo të qendrës, të votojnë për partinë opozitare, "për një Greqi me zë, me dinjitet dhe status në Evropë, për një Greqi që nuk do të pranojë të goditet dhe as të kërkojë lëmoshë". "Ne nuk e meritojmë një qeveri të tillë, nuk mund të vendosin të pasurit se sa do të mbeten fëmijët tanë pa ngrënë. Ai gjithashtu theksoi, se SYRIZA do të kërkojë që Gjermania të përparojë, siç duhet, në detyrimin historik për t'i shlyer Greqisë dhe popullit grek kredinë e luftës dhe dëmshpërblimet, që i detyrohet këtu e 70 vjet.
Grekët e Pavarur: «Referendum për memorandumin zgjedhjet e së dielës»
-- Referendum për memorandumin i përshkruajti zgjedhjet dhe kryetari i Grekëve të Pavarur, Panos Kamenos, i cili në një intervistë televizive përsëriti thirrjen e tij për votuesit e Demokracisë së Re dhe të PASOK-ut, "për të përmbysur udhëheqjen e partive të tyre" dhe "të dalin me zgjedhjet e reja kombëtare ekuilibrime të tilla, të cilat mund të bëjnë një qeveri të bashkimit kombëtar".
KKE: «Pozitive rezultatet e para»
--- Sekretari i Partisë Komuniste Greke, z.Kucubas në konferencëntelevizive për shtyp të partisë së tij i vlerësoi pozitive rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve dhe tha se: "Ajo që duhet është të forcohet partia më tej këtë të dielë para së gjithash në votimet për zgjedhjet evropiane, por edhe në katër bashkitë që kemi kaluar në raundin e dytë".
Fituan pastrueset e ministrisë së Financave
--- Një tjetër fitore për pastrueset e Ministrisë së Financave është hedhja poshtë nga Gjykata e Lartë e ankesës së Ministrisë së Financave ndaj vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për rikthimin e përkohshëm të 397 pastrueseve në shërbimet e ministrisë. «Krimi i ministrisë është flagrant dhe i vazhdueshëm, jo për 48 orë, por për sa kohë zgjatet paligjshmërie e mos rikthimit të tyre", thotë avokati i njohur, Nikos Mavidis.
Në «Grupin Shëndetsor YGEIA» Errikos Dinan--- Spitali Errikos Dinan ka udhëzuar menaxhimin e shërbimeve të kujdesit dytësor në "Grupin Shëndetsor Ygeia".
I jepet fund «çështjes së mbeturinave»
--- Çështje serioze politike për "partin e mbeturinave" ngre zbulimi i gazetës Eleftherotypia, për ngrirjen, që nga muaji shkurt, dhe anulimi i financimit të BE-së për projektet e menaxhimit të mbeturinave. Heshtje konspirative vihet re nga prefektët e partisë Demokracia e Re, që janë sërish kandidatë dhe me fshehjen përpiqen që të sigurojnë rizgjedhjen e tyre. Mbulimi i të vërtetës shtrihet edhe në ediat private të pronarëve të mëdhenj që marrin pjesë në këto projekte.
Lajmet nga Bota
Sot në qendrat e votimit banorët e Sllovakisë, Letonisë dhe Maltës
-- - Në qendrat e votimit të zgjedhjeve evropiane vijnë sot qytetarët e Sllovakisë, Letonisë dhe Maltës -dhe për ditën e dytë- çekët, duke marrë pishtarin nga irlandezët. Rezultatet e para zyrtare të votimit, i cili zhvillohet brenda katër ditëve në 28 vende të Bashkimit Evropian, do të shpallet të dielën në mbrëmje, pas mbylljes dhe të qendrave të fundit të votimit.
E tensionuar situata në Ukrainë
--- Një ditë para zgjedhjeve presidenciale të dielën, situata në rajonin e Ukrainës mbetet e pazgjidhur dhe informacionet flasin për shumë të vdekur në pjesën lindore gjatë konfliktit në mes të të armatosurve pro-rusë dhe ushtarëve ukrainas. Megjithatë, Presidenti rus Vladimir Putin mesazhon se do të respektojë rezultatin e zgjedhjeve, ndërsa Kremlini paralajmëron për kundërmasa në sanksionet ekonomike që ka vendosur Perëndimi.
Moti sot.Shërbimi Kombëtar Meteorologjik parashikon për sot, e shtunë 24 maj 2014 në Atikë vransira të pakta dhe më të dendura në drekë e pasdite. Era do të fryjë në drejtime të ndryshme nga 3 deri në 4 ballë dhe temperatura do të variojë nga 17ºC- 31ºC, ndërsa në bregdet do të jetë 2-3 gradë më e ulët. Në Selanik do të mbizotërojnë vransira të pakta, që pasdite do të jenë
më të dendura dhe do të ketë shira lokale dhe stuhi kryesisht në zonat lindore. Era do të fryjë në drejtime të ndryshme 3-4 ballë dhe temperatura do të jetë nga 16ºC - 29ºC.