Lajmet në gjuhën shqipe 03/12/2014
---Gjëndja shëndetësore e Níko Romanos, që është në ditën e 24-të të grevës së urisë, përkeqësohet, ndërsa Harálampos Athanasíou, në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp njoftoi se po përgatitet tashmë një kornizë e re legjislative, në mënyrë që të paditurit dhe të dënuarit, të cilët kanë kaluar në universitete dhe institucione të larta teknike mund të studiojnë me korrespondencë dhe me mjete elektronike.
«Unë nga ana ime vazhdojë, kaloj çdo mundësi që të kthehem prapa dhe përgjigjem me Luftë deri në fitore ose Luftë deri në vdekje», përgjigjet me një njoftim të tij, që është postuar në indymedia, Nikos Romanos, për vendimin vrasës të Këshillit Gjyqësor, i cili vendosi të mos i japë lejen për mësime që ai ka të drejtë, për të ndjekur mësimet në institucionin teknik që ai ka kaluar.
Demonstrata në solidaritet me grevistët e urisë Níko Romanó, Giánni Michailídi, Andréa Dimítri Bourzoúko dhe Dimítri Políti janë planifikuar për të mërkurën në Selanik dhe në qytete të tjera.
---Ndërkaq, deputetet e SYRIZA, Zoí Konstantopoúlou dhe Vasilikí Katrivánou kanë bërë një hap përfaqësimi tek ministri i Drejtësisë. Pyetje për të njëjtën çështje ka parashtruar në Parlament, deputeti i opozitës Táso Kouráki.
---Tre dhjetor sot, Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuar dhe forcat e policisë kanë penguar persona me aftësi të kufizuara, për t'iu qasur Ministrisë së Financave, në kuadër të mobilizimit të tyre. Madje, policia ndaloi karriget me rrota, në mënyrë që të .. frenojnë lëvizjen e demonstruesve në ministrinë e rrugës Níkis.
---Shoqata Rajonale e të Verbërve të Thrákit ka mbajtur një protestë të ulur në sheshin e Ksánthit, duke protestuar për shkurtimet dhe humbjen e të ardhurave të tyre, për eliminimin e përjashtimeve tatimore, shfuqizimin e strukturave sociale, për kujdesin shëndetësor, degradimin dhe tkurrjen e arsimit special, për funksionimin e çrregullt të Qendrave të Çertifikimit të Aftësisë së Kufizuar (KE.P.A.) dhe për daljen e vazhdueshme të informacionit në lidhje me humbjen e mëtejshme të të ardhurave.
---Sqarime të mëtejshme dhe skepticizëm nëse do të zbatohet përshtatja e taksave kanë shprehur përfaqësuesit e huadhënësve dhe përmes email kërkojnë masa alternative ekuivalente, në rast se ndërhyrjet e propozuara nuk sjellin rezultatet e pritura.
Duhet shënuar se Samarás-Venizélos kanë nënshkruar që në pranverën e kaluar masat konkrete, por e kanë shtyrë votimin e tyre, për shkak të zgjedhjeve evropiane, me pëlqimin e Trojkës. Në vazhdim, përsëri nuk i votuan të frikësuar për koston e tyre politike.
---«Dalim nga një periudhë e vështirë e rregullimeve të suksesshme fiskale»!!!, deklaroi kryeministri Antonis Samaras, gjatë fjalimit të tij në aktivitetin «Looking globally from Athens».
---Gjobë 10 milion euro dhe 14,52 milion euro në bazë gjashtë mujore për Greqinë, deri në përshtatjen e saj me detyrimet sipas direktivës së BE-së «mbi mbeturinat e qëndrueshme», vendosi Gjykata Europiane në lidhje me vendet ilegale të grumbullimit të plehrave që Greqia vazhdon t'i funksionojë.
---Këshilli i Unionit të Gazetarëve të Gazetave të Përditshme të Peloponezit, Epirit dhe Ishujve denoncon sulmin e paprovokuar dhe parandalimin e gazetarëve - anëtarë të këtij unioni, në momentin që po xhironin kapjen e demonstruesve të martën në mbrëmje në qendër të Mytilínit.
---Shërbimi Kombëtar Shëndetësor (EOPYY) kërcënon klinikat private që kanë kaluar në pengesën e punës si garanci pagese, duke pretenduar pagesën e tyre nga ky Shërbim, se nëse nuk e ndërpresin, do të zgjidhë kontratat e tyre. Ndërkohë në pengesën e punës si garanci pagese pritet të kalojnë nga data 8-12 dhjetor, mjekët e kontraktuar me EOPYY dhe qendrat diagnostike.
---Kujdes të pasigurtë të qytetarëve në spitalet publike denoncojnë mjekët, për shkak të shkurtimeve të shpenzimeve shëndetësore. Mungesat në stafin mjekësor dhe personelin infermieror, shkatërrimi fizik dhe mendor i fuqisë punëtore, të kombinuara me ndryshimet organizative në spitalet publike, e bëjnë të pasigurt dhe të padenjë kujdesin shëndetësor të qytetarëve grekë, thotë Shoqata Mjekësore Panhelenike.
---Në kutitë e votimit kanë shkuar sot avokatët e 63 shoqatave të avokatëve të vendit në mënyrë që të përgjigjen nëse ata pranojnë apo jo dispozitat e reja të Kodit të Procedurës Civile, që promovon Ministria e Drejtësisë, ndërsa procesi zgjedhor pritet të vazhdojë edhe të premten.
Lajmet nga Bota
---Organizatat mjedisore në Juglindje dhe në Jug të Shqipërisë po reagojnë bashkarisht ndaj rrezikut për disa pasuri natyrore si pasojë e investimeve për hidrocentralet. Sipas organizatave, shfrytëzimi i pasurive ujore duhet bërë në përputhje me vlerat natyrore dhe në dobi të komuniteteve të banorëve.
Kohët e fundit edhe me mbështetje të organizatave ndërkombëtare, shoqatat mjedisore po zhvillojne gjithnjë e më shumë aktivitete ndërgjegjësuese me qytetarët për mbrojtje të mjedisit. Rasti i lumit të Lëngaricës mbi të cilin është projektuar ngritja e një HEC-i ka sensibilizuar banorët dhe shoqatat ambjentaliste.
---Autoritetet ukrainase njoftuan sot se një aksident ndodhi javën e kaluar në një central bërthamor në juglindje të vendit, që nuk përfaqëson asnjë kërcënim për dalje të materilait radioaktiv apo për sigurinë në rajon.
“Nuk ka asnjë kërcënim. Incidenti ndodhi në reaktorin e tretë të centralit bërthamor ‘Zaporijia’, brenda sistemit të prodhimit të elektricitetit. Dhe kjo nuk është e lidhur drejt për drejtë me reaktorin. Bëhet fjalë për një lidhje të shkurtër”, njoftoi ministri ukrainas i Energjisë, Volodymyr Demtchichine.
Lidhja e shkurtër ndodhi të premten, duke shkaktuar shkëputje të elektricitetit në rajonet përreth.
Një komunikatë e publikuar në faqen e internetit të centralit njoftonte më herët se “reaktori numër 3 është mbyllur deri në datë 5 dhjetor dhe se niveli i radiokativitetit në central nuk ka ndryshuar”.
Centralet bërthamore përfaqësojnë 44% të prodhimit të energjisë së Ukrainës, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.
---Temperaturat e regjistruara nga muaji janar dhe tetor në kontinentet dhe oqeanet mund ta bëjnë vitin 2014 më të ngrohtin që prej vitit 1880, një tendencë që kontribuon në përmbytjet e rënda në shumë vende, sipas Organizatës Meteorologjike Botërore (OMB).
“Nëse muaji nëntor dhe dhjetor ruajnë të njëjtën tendencë, atëherë viti 2014 do të jetë më i ngrohti i regjistruar ndonjëherë, para vitit 2010, 2005 dhe 1998”, theksoi OMB-ja, organizëm i Kombeve të Bashkuara, në një vlerësim paraprak për vitin 2014, publikuar sot në Gjenevë dhe në Lima, ku negociatat ndërkombëtare mbi ndryshimet klimatike rifilluan të hënën dhe do të zgjasin për dy javë.
Moti
Shërbimi Kombëtar Meteorologjik parashikon shira dhe stuhi deri në pasdite në ishujt e Egjeut lindor dhe Dodekanez si dhe në orët e para në pjesët e tjera të vendit. Era do të fryj mesatare nga drejtimet juglindore 5-7 ballë me një rënie graduale. Në Athinë, temperatura do të arrijë 20 gradë Celsius dhe në Selanik në 13 gradë Celsius.
Çdo të hënë në orën 19:00 mund të dëgjoni buletinin e lajmeve në gjuhën shqipe, që transmetohet nga Rrjeti i ERA në internet në adresën ertopen.com, në valët FM dhe të Mesme - nëpërmjet stacioneve rajonale të ERA në të gjithë Greqinë - dhe në valët e shkurtra në të gjithë botën.
Gjithashtu, programi ynë transmetohet 24 orë nga stacioni i radios së shoqatës së Punonjësve të Aluminit në valët FM 97,3 me seli Voiotían, që mbulon Fokída, Fthiótida, Peloponnezi Verior dhe Évia dhe nga radio e punonjësve të Chalkídas në valët FM 96,5 nga ora 13:00 pas mesditës e deri në orën 19:00 në mbrëmje