Lajmet në gjuhën shqipe 05/12/2014

---Në një bllokim policor është Athina këtë fundjavë për shkak të vizitës zyrtare të kryeministrit turk Ahmet Davutoğlu, por edhe për tubimet e nesërme dhe marshimet për Aléksi Grigorópoulo dhe tubimet e së dielës pasdite në Sýntagma dhe Omónoia, ditën e miratimit të buxhetit.
Kryeministri turk, i cili mbërriti në Athinë pak pas orës 15:30 u takua me Presidentin e Republikës dhe më pas me kryeministrin Antonis Samaras në pallatin Maksimu, në praninë e ministrave të jashtëm të të dy vendeve. 
Në mbrëmje, të dy kryeministrat dhe ministrat e jashtëm do të përshëndesin në «Forum e Biznesit Greqi - Turqi», ndërsa nesër në mëngjes zotërinjtë Samaras dhe Davutoğlu do të kryesojnë në «Këshillin e 3-të të Bashkëpunimit Greqi - Turqi». 
Me kryeministrin turk do të takohet nesër në mesditë në aeroport dhe kryetari i SYRIZA Aleksis Tsipras.

---Është paraqitur në parlament dokumenti me nënshkrimet e tetë deputetëve (pesë të pavarur dhe tre të së Majtës Demokratike DIMAR), që kërkojnë zgjedhjen e Presidentit nga ky Parlament dhe Revizionimin e Kushtetutës, duke mbështetur qëllimet e qeverisë.
Ka bërë përshtypje nënshkrimi i deputetit Pétro Tatsópoulos, i cili insistonte deri tani që do të mbante vijën e partisë me të cilën është zgjedhur deputet në Parlament, dmth të SYRIZA.

---Janë arrestuar dhe u dërguan në Sigurimin e Përgjithshëm 50 studentë, të cilët protestuan për veprimin e rektorit Theódoro Fortsáki, që të mbyllë papritur në agim Universitetin e Athinës. 
Edhe 40 persona të tjerë, studentë dhe mbështetës u arrestuan jashtë Departamentit të Drejtësisë, ku kishin planifikuar një performancë proteste, sepse u mblodhën.
Sipas informacioneve, policia ka urdhra dhe për arrestime parandaluese. 

---Ndërkohë, në shenjë solidariteti me Níko Romanó ishte planifikuar një tubim jashtë Spitalit të Përgjithshëm Shtetëror «Giórgos Gennimatás».
Gjithashtu, nesër në mesditë janë planifikuar tubime në qendër të Athinës, në përvjetorin e vdekjes së Aléksi Grigorópoulo, miku i ngushtë i Níko Romanós.

---Të martën parashtrohet në Parlament amendamenti për ndjekjen me korespodencë të studimeve nga të burgosurit.
Në sferën gjyqësore kërkesë apelimi të dekretit gjyqësor ka paraqitur dje në Prokurorinë e Gjykatës së Lartë, avokati i Níko Romanó, Frankískos Ragoúsis. 
Ndërkohë akuza për ndërhyrje në punën e mjekëve nga ana e drejtorit të spitalit Gennimatás zbulohen me një njoftim nga Bashkëpunimi Radikal i Majtë i Mjekëve. 
Ndërkohë, shtohen pushtimet e ndërtesave në shenjë solidariteti me të grevistin e ri të urisë. 

---Euroworking Group njoftoi dje zgjatje e mbikqyrjes nga ana e Trojkës dhe Memorandumit aktual, të paktën për gjashtë muaj. Kjo zgjatje pritet të ratifikohet të hënën në Eurogroup.

---Përshtypje të dhimbshme shkakton deklarata e Komisionerit tashmë e Emigracionit, Dimítri Avramópoulos në Parlamentin Evropian. 
Ka një boshllëk institucional në rastin e refugjatëve sirianë, theksoi ai, dhe argumentoi në mënyrë të rreme se ata vetë nuk pranojnë të dorëzojnë aplikimet për azil dhe se autoritetet greke u japin ndihmë humanitare, të tilla si ushqime dhe kujdes mjekësor.

Lajmet nga Bota

---Administrata Tatimore shumë shpejt do të vërë në funksionim sistemin e ri informatik tatimor. «Ky është një sistem modern, bashkëkohor, i avancuar dhe shumë praktik në përdorim, që do të sigurojë ofrimin e një shërbimi më të mirë për tatimpaguesit dhe qytetarët shqiptarë», bënë të ditur burimet zyrtare të Ministrisë së Financave.

Sipas tyre, sistemi i deklarimit elektronik, si pjesë e këtij sistemi, do të ofrojë risi në mënyrën dhe formën e deklarimit të detyrimeve tatimore, të trajtimit të deklaratave tatimore, përfshirjen e disa lloje të reja tatimesh, të cilat më parë nuk deklaroheshin në mënyrë elektronike, njohjen me situatën financiare të tatimpaguesve në sistemin tatimor, mënyrë të re të administrimit të faqes, etj. «Zëvendësimi i sistemit ekzistues me sistemin e ri është një zhvillim historik shumë i rëndësishëm për Administratën Tatimore dhe marrëdhëniet e saj me tatimpaguesit», thanë burimet. 
Duke filuar nga sot, Administrata Tatimore ka vënë në dispozicion video informuese mbi mënyrën e përdorimit të sistemit të deklarimit elektronik E-Filing në faqen e saj zyrtare. Këto video do të përditësohen sa herë që do të ketë zhvillime të reja.

---Në Gjermani, një gjykatë e Frankfurtit ka dënuar me burgim tre vjet e nëntë muaj një shtetas 20-vjeçar gjerman, i cili u arrestua pas kthimit në Gjermani nga Siria, ku ai u bashkua me radhët e Shtetit Islamik. I riu u gjykua si fajtor për pjesëmarrje në një organizatë të huaj terroriste.

---Bilanci i luftimeve të zhvilluara mes rebelëve çeçenë dhe forcave të rendit në qendër të Groznit ka arritur në 24 të vdekur, njoftuan sot autoritetet ruse dhe ato lokale.
Të paktën 14 anëtarë të forcave të sigurisë u vranë dhe 28 u plagosën, sipas bilancit përfundimtar të Ministrisë ruse të Punëve të Brendshme, të cituar nga agjencia “RIA Novosti”.
Ndërsa 10 rebelë u vranë gjatë luftimeve, sipas një bilanci të publikuar dje nga Komiteti Kombëtar kundër Terrorizmit.

---Më shumë se 200 persona u arrestuan gjatë mbrëmjes së djeshme në Nju Jork gjatë ditës së dytë të manifestimeve kundër mosndëshkimit të shumë policëve që ishin përgjegjës për vrasjen shumë personave me ngjyrë.
Policia njujorkeze theksoi se shumica e arrestimeve u bënë për shkak të trazirave të rendit publik. Një ditë më parë policia kishte kryer rreth 83 arrestime.
Me mijëra amerikanë manifestuan në Nju Jork por gjithashtu, edhe në Çikago, Boston, Filadelfia dhe Uashington. Në të gjitha këto manifestime dënohet dhuna e policëve ndaj viktimave që janë persona me ngjyrë dhe të mosndëshkimit që përfitojnë disa prej tyre.
Këto manifestime përkojnë me zbulimin të një çështje të re në Arizona ku një polic i bardhë kishte vrarë një burr me ngjyrë të moshës 34 vjeçare i cili, gabimisht, dyshoi se ky person ishte duke drejtuar një armë nën çastin e arestimit të tij.

Moti

Shërbimi Kombëtar Meteorologjik parashikon për të shtunën 6 dhjetor vransira me shira dhe stuhi në rajonet perëndimore, veriore dhe në ishujt e Egjeut Verior dhe Lindor, ku ka të ngjarë që në disa zona të jenë të fuqishme.
Temperatura në Athinë nga 11 deri 18 gradë Celsius dhe në Selanik nga 11-13 gradë Celsius.

Çdo të hënë në orën 19:00 mund të dëgjoni buletinin e lajmeve në gjuhën shqipe, që transmetohet nga Rrjeti i ERA në internet në adresën ertopen.com, në valët FM dhe të Mesme - nëpërmjet stacioneve rajonale të ERA në të gjithë Greqinë - dhe në valët e shkurtra në të gjithë botën. 
Gjithashtu, programi ynë transmetohet 24 orë nga stacioni i radios së shoqatës së Punonjësve të Aluminit në valët FM 97,3 me seli Voiotían, që mbulon Fokída, Fthiótida, Peloponnezi Verior dhe Évia dhe nga radio e punonjësve të Chalkídas në valët FM 96,5 nga ora 13:00 pas mesditës e deri në orën 19:00 në mbrëmje.
Τελευταία τροποποίηση στις Παρασκευή, 14/06/2013 - 23:54