Lajmet në gjuhën shqipe 08/12/2014

---Takimi i Kryeministrit Antoni Samara me babain e Níko Romanós ishte
i pafrytshëm, pasi nuk u angazhua për asgjë Antonis Samaras. Níko
Romanós kalon sot ditën e njëzet e nëntë të grevës së urisë dhe
avokati i tij njoftoi se ai synon të vazhdojë dhe në refuzimin e ujit.
Një raund i ri i pushtimeve me katër bashki të vendit, në Chaniá,
Kavála, Janinë dhe Zográfou i shtohen numrit të përgjithshëm të
pushtimeve të ndërtesave publike për mbështetjen e Níko Romanós dhe
tani tejkalon shifrën 25.
Në Gjykatën e Lartë shqyrtohet sot kërkesa e anulimit të vendimit të
Këshilli Gjyqësor të Pireut.

---Në Greqi vazhdojmë traditat. Me 155 vota pro, 134 kundër dhe me një
abstenim nga 290 deputetë, parlamenti grek miratoi dje në mbrëmje vonë
buxhetin e shtetit për vitin 2015.
Në favor votuan dy partitë që përbëjnë koalicionin ”Demokracia e re” e
kryeministrit, Antonis Samaras dhe PASOK-u e zëvendëskryeministrit,
Evangjelos Venizelos.
Debati parlamentar për buxhetin u shoqërua me një klimë tensioni dhe
me një paqartësi politike të përbashkët në përballjen me donatorët
ndërkombëtarë si edhe për çështjen e zgjedhjes së presidentit të
republikës, për të cilin opozita nuk jep konsensus me qëllimin e
mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.
Samaras deklaroi se ishte i bindur se buxheti do të miratohej,
ndërkohë që akuzoi liderin e SYRIZA-s, Aleksis Cipras se kërkonte
shkeljen e kushtetutës për çështjen e zgjedhjes së presidentit.

---Angazhimin se në qoftë se vihen re devijime në madhësitë bazë
ekonomike, do të paraqitet në Parlament një buxhet suplementar me masa
që kanë rënë dakord, brenda gjashtë mujorit të parë të vitit 2015,
përmban sipas gazetës Víma e së dielës, e-mail që i ka dërguar Trojkës
të premten në mbrëmje, Ministri i Financave, Gjikas Hardoúvelis.
Mblidhet sot në Bruksel takimi i Eurogrupit, ku pritet të shtrohet
kërkesa për një zgjatje teknike të afatit të programit grek, një
zgjatje që nuk do t’i tejkalojë disa javë, me gjasa një
muaj.Faktikisht, nga Ministria greke e Financave i është dërguar
drejtuesve të trojkës një përgjigje e qëndrimeve për marrjen e masave
shtesë.
Vlerësimin se ekziston akoma mundësia që të dakordohen të gjitha
brenda vitit 2014, ka shprehur, në një intervistë për të përjavshmen
”Real News”, shefi i Euro Working Group, Thomas Vizer.
Vizer thekson se kërkesat do të mund të votoheshin javën e fundit para
Krishtlindjeve mirëpo, siç nënvizoi, vetëm nëse trojka pajtohet
plotësisht me axhendën.

---Kanalet sistemike kanë arritur dje të kapërcejnë më në fund
keqinformimin dhe propagandën dhe të transmetojnë buletine lajmesh që
ishin të qartë në fushën e realitetit virtual. Madje, në një prej tyre
u dëgjua se janë kërcënuar gazetarët nga demonstruesit, por jo se janë
kapur gazetarë dhe fotoreporterë. Po aq mbetet e padukshme për mediat
sistemike të arrestuarit e keqpërdorur që janë akuzuar për krime të
rënda dhe janë sjellë në gjykata me duar të lidhura, ndërsa dhe video
ku duket që një polic mbush çantën e shpinës me bomba koktej, nga dje
ka filluar të marrë një kuptim të ri me spikazin e duhur.

---Në një abstenim të zgjatur kanë vendosur sot të gjithë avokatët e
vendit, pas referendumit mbarëkombëtar, me të cilin thanë 'jo' në
projektligjin e Kodit të Procedurës Civile. Kujdesi kryesor i
iniciativave të avokatëve është mbrojtja e shoqërisë dhe të drejtat e
qytetarëve, që preken nga dispozitat e këtij projekt-ligji.

---Në sheshin Syntágma, pavarësisht kushteve të vështira gjenden për
20 ditë radhazi refugjatët sirianë. Përveç grave dhe fëmijëve, të
tjerët janë në një grevë urie për ditën e 14-të radhazi.
Në sheshin Syntágma vazhdon të jetë dhe deputeti i SYRIZA-s, Giánnis
Michelogiannáki, i cili bën grevë urie në shenjë solidariteti si me
refugjatët sirianëve dhe me Niko Romanos.
Sot në mëngjes situata u bë edhe më e vështirë, për shkak të shiut të
vazhdueshëm dhe të ftohtit. Të mbështjellë me batanije dhe me ndihmën
e çadrave të improvizuara, refugjatët sirianë përpiqen të mbrohen,
duke këmbëngulur në kërkesat e tyre: dhënia e azilit, strehimit dhe
kujdesit shëndetësor.

---Vazhdohet shqetësimi për përmbytjet në Έβρο dhe në zona të tjera të
vendit. Në gatishmëri janë autoritetet e rajonit.

---Është në pritje raporti mjeko-ligjor, që do të përcaktojë shkakun e
vdekjes së Méni Koumantaréa, ndërsa nesër do të bëhet varrimi i
shkrimtarit të rëndësishëm. Shkrimtari grek, Menis Koumandareas, 83
vjeç, një prej autorëve më të njohur në vend, u gjet i vdekur në
shtëpinë e tij në Athinë, sipas policisë.
Autor i 20 romaneve, novelave dhe eseve që prej viteve 60, vepra e
Menis Kumandareas është vlerësuar dy herë me çmimin shtetëror për
romanin dhe përkthimin në disa gjuhë.
Përkthyes i Hemingwayt dhe Scott Fitzgerald, Menis Kumandareas u bë i
njohur me veprat “Gruaja e Metrosë”, “Zonja Koula” apo “Kristalierja”,
me një stil të thjeshtë, një portret i shoqërisë greke pas luftës.

Lajmet nga Bota

Shqipëri
---Kryeministri Edi Rama do të vizitojë sërish Beogradin në datat
16-17 dhjetor, për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik që mbahet nën
patronazhin e Kinës, ku do të marrin pjesë dhjetra kryetarë të
qeverive dhe ministra të ekonomisë nga bota, kryesisht nga vendet e
Evropës Qëndrore, u shprehën për ATSH-në burime nga Ministria e Punëve
të Jashtme.
Ndërsa, Agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” ka mësuar se në këtë forum
Kryemnistri Rama do të shoqërohet nga një delegacion prej 4 anëtaresh.
Delegacioni shqiptar ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht pjesëmarrjen
në këte forum.
Përveç Shqipërisë në këtë samit ekonomik në Beograd do të jene edhe
ministrat dhe përfaqësues nga Kina, Rusia, Ukraina, Maqedonia, Kroacia
e vendet tjera nga Ballkani.
Vizita e dytë me radhë e kyemnistrit shqiptar Edi Rama në kryqytetin
serb vjen pas asaj të 10 nëntorit, ku Rama zhvilloi një takim me
homologun Aleksandër Vuçiç dhe një ditë më pas vizitoi Preshevën.

---Beteja të ashpra në rrugë mes qindra demonstruesve dhe policisë
kanë ndodhur natën kaluar në Oakland dhe Berkeley në Shtetet e
Bashkuara, me gaz lotsjellës, lëndime dhe arrestime në vazhdën e
incidenteve të njëpasnjëshme të vrasjeve të afrikano-amerikanëve nga
policia.

---UNICEF karakterizoi vitin 2014 si një vit katastrofik për fëmijët,
pasi të paktën 15 milionë janë plagosur nga përleshjet në Republikën e
Afrikës Qendrore, Irak, në Sudanin Jugor, Siri, Ukrainë dhe në
territoret palestineze, ndërsa numri është gjithnjë në rritje, siç
vuri në dukje Drejtori Ekzekutiv i UNICEF-it, Anthony Lake.

---Një javë vendimtare për të ardhmen e Ukrainës nis sot me linjën e
negociatave të para për paqe që prej tre muajsh mes rebelëve dhe
përfaqësuesve të Kievit dhe hyrjes së pritshme në fuqi të një
armëpushimi në lindjen proruse, ku 11civilë janë vrarë këtë fundjavë.
Në matje forcash paralele mes Rusisë dhe perëndimorëve, kancelarja
gjermane, Angela Merkel dënoi Moskën, duke e akuzuar se kishte
shkaktuar vështirësi tek fqinjët dhe kryesisht në Ukrainë, që po
përballet prej tetë muajsh me një rebelim të armatosur prorus,
mbështetur ushtarakisht nga Rusia sipas Kievit dhe perëndimorëve.
Merkel, me siguri drejtuesja evropiane që Vladimir Putin respekton më
shumë, ka mbështetur gjithashtu sanksionet perëndimore kundër Rusisë,
duke theksuar se kjo ishte rruga më e mirë pavarësisht dëmeve të
shkaktuara ekonomive evropiane.

---Të paktën 21 persona humbën jetën pas kalimit të tajfunit
”Hagupit”, që më pas u shndërrua në një stuhi të thjeshtë, njoftoi sot
Kryqi i Kuq vendas.
”Nga të vdekurit, 18 persona jetonin në ishullin lindor Samar, ku
tajfuni kaloi të premten”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i Kryqit
të Kuq, Gwendolyn Pang.
Ky tajfun u shoqërua me erëra deri në 210 kilometra në orë.
Qindra mijëra persona u evakuan për shkak të tij.

Moti

Shërbimi Kombëtar Meteorologjik parashikon për të martën 9 dhjetor
shira dhe stuhi sporadike në Jonin Jugor, në zonat qendrore dhe
kryesisht në Maqedoni, në Thrakë dhe në Egje, ku fenomenet do të jenë
më të forta..
Në Atikë, temperatura maksimale do të jetë 16 gradë Celsius dhe në
Selanik do të jetë 10 gradë Celsius.

Çdo të hënë në orën 19:00 mund të dëgjoni buletinin e lajmeve në
gjuhën shqipe, që transmetohet nga Rrjeti i ERA në internet në adresën
ertopen.com, në valët FM dhe të Mesme - nëpërmjet stacioneve rajonale
të ERA në të gjithë Greqinë - dhe në valët e shkurtra në të gjithë
botën.
Gjithashtu, programi ynë transmetohet 24 orë nga stacioni i radios së
shoqatës së Punonjësve të Aluminit në valët FM 97,3 me seli Voiotían,
që mbulon Fokída, Fthiótida, Peloponnezi Verior dhe Évia dhe nga radio
e punonjësve të Chalkídas në valët FM 96,5 nga ora 13:00 pas mesditës
e deri në orën 19:00 në mbrëmje.
Τελευταία τροποποίηση στις Παρασκευή, 14/06/2013 - 23:54