Lajmet në gjuhën shqipe 20/01/2015

---Pesë ditë para zgjedhjeve intensifikohet veprimtaria në arenën politike.
Kryetari i SYRIZA, Aleksis Tsipras është sot në Selanik për fjalimin e tij zgjedhor në orën 19:00 në «Παλέ ντε Σπορ».

---Kryetari i Grekëve të Pavarur, Pános Kamménos të mërkurën në orën 12:00, do të japë konferencën për shtyp në Pallatin Záppeio dhe të enjten në orën 20:00, do të mbajë fjalimin e tij qendror zgjedhor në Aigáleo, në palestrën e Bashkisë «Stávros Venétis».

---Me pretendime që të gjendet në vendin e tretë përpiqet Partia Komuniste, e cila nuk përjashton dhe një vetë-fuqi të SYRIZA-s, sipas atyre që deklaroi në një intervistë televizive, sekretar i përgjithshëm i partisë Dhimitris Kutsúmbas. Partia Komuniste do të mbajë sot mitingun e saj të zgjedhjeve në Selanik, ku do të flasë sekretari i përgjithshëm i partisë Dhimitris Kutsúmbas në orën 19:30 pasdite në Qendrën e Konferencave Vellídeio.

---Kthehen duke filluar të mërkurën, me vendim të Ministrit të Rendit Publik, Vasíli Kikília, diploma si dhe targa, por dhe leja e qarkullimit të automjeteve (makina dhe motoçikleta), për të lehtësuar votuesit që do të shkojnë me mjetet e tyre të transportit në vendet ku ata do të ushtrojnë të drejtën e votimit.

---Kryeson SYRIZA me diferencë 4% ndaj Demokracisë së Re, sipas sondazhit të kompanisë GPO, kryer për një kanal privat televiziv. Në mënyrë të veçantë, SYRIZA grumbullon 30,4% dhe Demokracia e Re 26,4%.Vlen të shënohet fakti se 19% e të anketuarve deklaruan të pavendosur, pesë ditë përpara zgjedhjeve.

---Ndërkohë, siç parashikojnë 12 sondazhet e orëve të fundit, SYRIZA do të fitojë zgjedhjet parlamentare të 25 janarit, por dhe një studim statistikor i Universitetit të Maqedonisë, siç shkruan gazeta greke ”Kathimerini”.

Gazeta bën një mesatare të 13 sondazheve dhe nxjerr se SYRIZA do të marrë 29,5% të votave, Demokracia e re 25,7%, POTAMI 6%, Agimi i Artë 5,2%, KKE 4,8% dhe PASOK-u katër për qind, ndërkohë që 10,9 për qind e grekëve janë ende të pavendosur. Megjithatë, gazeta thotë se është shumë e vështirë të parashikosh nëse SYRIZA do të mund të qeverisë e vetme Greqinë.

---800.000 punonjës marrin në Greqi vetëm 300 euro për punën e tyre, sipas sistemit  "Ergáni" i Ministrisë së Punës, që numëron marrjen dhe shkurtimin nga puna që ndodhin çdo vit në vend. 

---Liçensë ndërtimi për ambientet e kompanisë «Ellinikós Chrysós» në Skouriés, tenton të jepet me veprimet e zëvendës Ministrit kalimtar të Mjedisit dhe deputet i Demokracisë së Re në Korinthía, Níkos Tagarás, pak para zgjedhjeve parlamentare. 

---Mospërfilljen flagrante të autoriteteve greke për dhënien e drejtësisë denoncon  Amnesty International, për shkak të hetimit të pakënaqshëm të tragjedisë në Farmakoní, e cila rezultoi në vdekjen nga mbytja e 11 afganëve, duke theksuar njëkohësisht linjën e rreptë që ndiqet në lidhje me azilin dhe migracionin.

---Tre persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit nga gripi, duke e çuar në njëmbëdhjetë numrin e përgjithshëm të viktimave të gripit në Greqi. 

---Në duart e grabitësve të antikave në Turqi, është gjetur dhe konfiskuar një kokë mermeri i perëndisë Ermí, 2000 vjeçare, në kuadrin e operacionit të autoriteteve për zbulimin e grupeve të grabitjes së antikiteteve.

---Pas premierës së tij botërore në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit dokumentar të Kopenhagenit, dokumentari «Agorá» e Giórgo Avgerópoulos, shfaqet në kinematë historike të Athinës «Alkyonís», «Studio» dhe «Aavóra» dhe në Selanik në kinemanë «Olýmpion».

---Rikujtojmë se në Attikë, në lagjet e pjesës jugore të saj nga dita e premte dhe në pjesën tjetër të Athinës nga dita e shtunë transmetohet programi i
vetë-menaxhuar i ERT-3, që tashmë mund të shikohet dhe me sinjal
dixhital në frekuencat 34 dhe 58 në Attikë. ERT-3 aktualisht mbulon 68% të vendit. Sinjali i saj transmetohet dhe në Réthymno, Haniá, Pátra, Thessalía dhe Lamía. Transmetimi satelitor transmetohet nëpërmjet Intelsat 19.

Shqipëri
---Përfaqësues të Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit së bashku me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit, organizuan  në Gjirin e Lalëzit një takim konsultativ me grupet e interesit dhe komunitetin, si pjesë e procesit të përgatitjes për sezonin e ardhshëm turistik veror. 
Në takim u diksutua mbi standartizimin, kriteret dhe standardet që duhet të përmbushë një stacion plazhi për certifikimin “Blue Flag”. Mes të tjerave u diskutua edhe mbi problemin e erozionit dhe dallgëthyesëve në vijën bregdetare. Gjatë debatit folën specialistë shkencorë, duke dhënë përvojën e vendeve të zhvilluara në mbrojtjen e vijave bregdetare. /a.ke/

---Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka publikuar të martën raportin vjetor të respektimit të të drejtave të njeriut në Shqipëri, teksa ka evidentuar dhe dy problematika kryesore, mbipopullimin e burgjeve dhe dhunën në familje, veçanërisht ndaj grave.

Kryetarja e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Vjollca Meçaj, tha se gjendja në burgje nuk është në lartësinë e duhur. “Mbipopullimi në disa institucione të paraburgimit arrin deri në 100% për vitin 2014, ndërsa në burgje ndodhen 32% të dënuar më shumë se kapaciteti i tyre”, tha ajo.
Sipas Meçajt, problematikë të lartë ka dhe dhuna në familje, ku në vitin 2014 ky fenomen ka pasur rritje. Ajo gjithashtu evidentoi si problematikë edhe sigurinë në shkolla.

Raporti në tërësinë e tij trajtonte vlerësime rreth cënimit të të drejtave që lidhen me jetën, me shëndetin dhe pasurinë e shtetasve, me lirinë e medias dhe të shprehjes, me të drejtën për proces të rregullt ligjor, me të drejtën për informim, me mbrojtjen nga diskriminimi, me të drejtat e personave me liri të kufizuar, që ndodhen pranë burgjeve/paraburgimeve dhe ambienteve të policisë, me përfshirjen e pjesëmarrjen e shtetasve në çështjet me interes publik./m.m/

---Në tregun e këmbimit valutor vendas, sot monedha kombëtare fitoi pikë ndaj dollarit amerikan dhe humbi në këmbim me euron, krahasur me një ditë më parë.
Sipas kursit zyrtar të publikuar nga Banka Qendrore, të martën në mesditë dollari këmbehej me 120.89 lekë ose 0.10 lekë më lirë se një ditë më parë.  Ndërsa monedha europiane, euro, është rritur me 0.01 lekë duke u këmbyer me 140.25 lekë.
Në tregjet ndërkombëtare, dollari ka qenë në nivelet e tij më të larta kundrejt pjesës më të madhe të valutave. Monedha e gjelbër u këmbye me 1.1576 dollarë për euro. 

Bota
---Zgjidhje alternativë për Evropën është SYRIZA, siç mbështet gazeta Liberation me një artikull të saj.
Të enjten do të vijnë në Athinë kreu i Partisë Komuniste të Francës dhe Pablo Iglesias e Podemos, për të mbështetur përpjekjet e kryetarit të SYRIZA, Aleksis Tsipras përpara zgjedhjeve kombëtare.

---Shirat e rrëmbyer që përfshinë kryeqytetin boshnjak të Sarajevës provokuan përmbytje të mëdha, sidomos në periferinë perëndimore të saj.

Lumi Bosna doli nga shtrati, duke përmbytur katet e para të dhjetëra shtëpive. Në zonën ku bashkohen me lumin Bosnja edhe dy lumenj të vegjël, Zheljeznica dhe Miljaçka, problemi u rëndua edhe më shumë.
Shteti i vogël shumetnik ballkanik nuk e ka marrë veten ende nga përmbytjet e majit të vitit të kaluar./ a.jor.

---Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur parashikimet për rritjen e ekonomisë globale për këtë vit dhe vitin e ardhshëm. 

FMN tani pret që rritja të jetë 3,5 për qind këtë vit, 0.3 pikë më poshtë nga parashikimi i mëparshëm prej 3,8 për qind, që ishte bërë në tetor. Edhe rritja për vitin 2016 është reduktuar në 3,7 për qind. 

Ulja e parashikimit vjen pavarësisht nxitjes masive të ekonomisë globale, të pasqyruar në rënien e çmimit të naftës, që është pozitive për shumë vende. 
FMN pret kjo rënie të shoqërohet edhe me faktorë të tjerë negativë, si investimet e dobëta. Këto reduktime ulin edhe më tej parashikimet mbi rritjen ekonomike për ekonomitë e zhvilluara dhe ato në zhvillim për vitet e ardhshme. 
Sa i takon eurozonës, FMN pret që rimëkëmbja ekonomike të vazhdojë, por jo me hapa të fuqishëm. Parashikimet e saj për këtë zonë janë një rritje prej 1,2 për qind këtë vit dhe 1,4 për qind në vitin 2016. Për Bankën Qendrore Evropiane, prioriteti imediat është frenimi i deflacionit, ose rënies së çmimeve, që tani është në rrugë e sipër. 

Moti
---Shërbimi Kombëtar Meteorologjik parashikon për të mërkurën 21 janar vransira me shira lokale apo stuhi në Epir, në Greqinë Perëndimore, Maqedoni dhe në Thrakë. 
Në Attikë temperatura do të arrijë në 17 gradë Celsius, ndërsa në Selanik deri në 15 gradë celsius.

Çdo të hënë në orën 19:00 mund të dëgjoni buletinin e lajmeve në gjuhën shqipe, që transmetohet nga Rrjeti i ERA në internet në adresën ertopen.com, në valët FM dhe të Mesme - nëpërmjet stacioneve rajonale të ERA në të gjithë Greqinë, në valët e shkurtra në të gjithë botën, por dhe në valët FM 91,8 në Athinë. 
Gjithashtu, programi ynë transmetohet 24 orë nga stacioni i radios së shoqatës së Punonjësve të Aluminit në valët FM 97,3 me seli Voiotían, që mbulon Fokída, Fthiótida, Peloponnezi Verior dhe Évia dhe nga radio e punonjësve të Chalkídas në valët FM 96,5 nga ora 13:00 pas mesditës e deri në orën 19:00 në mbrëmje.
Τελευταία τροποποίηση στις Παρασκευή, 14/06/2013 - 23:54