Lajmet në gjuhën shqipe 26/01/2015

---Një gjë e turpshme e pabesueshme në kundërshtim me kulturën
politike të çdo demokracie parlamentare që asnjëherë nuk ka ndodhur më
parë në historinë greke ka kryer sot Antonis Samaras, duke refuzuar
t'i dorëzojë kryeministrinë Aleksis Tsipras, kryeministri i ri i
betuar dhe duke minimizuar ndryshimin e pushtetit, duke e kthyer në
një çështje të zyrtarëve.

---Aleksis Cipras ka marrë nga presidenti Karolos Papulias zyrtarisht
mandatin për krijimin e qeverisë së re të Greqisë, pas fitores së
partisë së tij në zgjedhjet e së dielës.

36,34%  e pjesëmarrësve në votime preferuan partinë e tij. Pjesë e
qeverisë së ardhshme do të jetë edhe “ANEL-Grekët e Pavarur”, e
drejtuar nga Panos Kamenos, që mori 4,75% të votave.

Dy liderët kanë zhvilluar një takim mëngjesin e së hënës për të
dakordësuar detajet e krijimit të koalicionit. Është vendosur që
parlamenti ta votëbesojë qeverinë më 5 shkurt, ndërsa ajo pritet të
betohet para presidentit gjatë së martës. Cipras tha pas fitores se
një erë e re nis për Greqinë dhe se nuk ka kohë për të humbur.
Aleksis Tsipras, pas betimit të tij që u bë me ceremoni jo fetare para
Presidentit të Republikës, Karolos Papulias shkoi në Kaisarianí për të
vendosur një kurorë në nderim të heronjve të ekzekutuar dhe në vazhdim
erdhi për herë të parë si kryeministër në pallatin Maksimos.

---Më vonë pritet të njoftojë të gjithë emrat që do të përbëjnë
qeverinë e tij, ndërsa të martën do të bëhet betimi i Kabinetit
qeveritar dhe pastaj ceremonitë e dorëzimit - pranimit të Ministrive.
Në orën shtatë pasdite, Aleksis Tsipras do të takohet me liderin e
Potamit, Stávro Theodoráki, ndërsa kërkesa e njëjtë e tij për një
takim me sekretarin e Përgjithshëm të KKE, Dimitris Koutsoumbas nuk
është pranuar nga komunistët.

Ndërkohë, rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Greqi janë:
SYRIZA                        36,34% dhe 149 vende në Parlament
Demokracia e Re            27,81% dhe 76 vende
Agimi i Artë                    6,28% dhe 17 vende
Potami                           6,05% dhe 17 vende
Partia Komuniste Greke  5,47% dhe 15 vende
Grekët e Pavarur            4,75% dhe 13 vende
ΠΑ.ΣΟ.Κ                       4,68% dhe 13 vende

---Vlerësimin se fitorja e Aleksis Tsipras dhe e SYRIZA do të lejojë
që Greqia të çlirohet nga politika e masave shtrënguese ka shprehur
udhëheqësi i partisë spanjolle Podemos, Pablo Iglesias, duke
parashikuar se «2015-a do të jetë viti i ndryshimit».

---Duke marrë një letër që përfshin udhëzime me shkrim nga shtabi
ekonomik i SYRIZA-s për zgjatje të kohës, në mënyrë që të arrijë të
formojë qeverinë, shkon sot në Bruksel, ministri i Financave, Gjíkas
Hardoúvelis, për të përfaqësuar vendin në këshillin e ministrave të
Financave të Eurozonës.
Sipas ministrit francez të Financave Michel Sapin, ministrat e
Financave të Eurozonës do të shqyrtojnë dhënien e një periudhe të
mjaftueshme të kohës për qeverinë e re. Shënohet se Eurogroup ka dhënë
një periudhë zgjatje prej dy muaj për programin grek, i cili përfundon
në fund të muajit Shkurt, ndërsa mbetet i hapur dhe përfundimi i
vlerësimit të fundit, me të cilin do të hapet rruga e disbursimit të
këstit prej 7,2 miliard euro.

---Qëllimin e lartë të SYRIZA-s për prerje të borxhit është përpjekur
që të ulë presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz. Duke folur
për radion gjermane z.Schulz vuri në dukje se nuk pret "prerje" dhe
shtoi se nuk beson që të ketë një shumicë të gatshme për të mbështetur
këtë hap. Presidenti i Parlamentit Europian ka vlerësuar se Aleksis
Tsipras nuk do të jetë në gjendje për të përmbushur angazhimet e tij
radikale, të cilat, siç tha ai i ka shprehur edhe vetë atij në bisedën
që kishin pas rezultateve të zgjedhjeve të djeshme. Megjithat, Martin
Schulz është optimist për bashkëpunimin e Greqisë me partnerët
Evropianë, duke thënë se kryetari i SYRIZA «është një pragmatist, i
cili e di se duhet të shkojë në kompromise».

---Për ristrukturimin e borxhit grek ka folur të hënën në mëngjes në
rrjetin holandez-folës VRT, ministri i Financave i Belgjikës nga
Brukseli, duke shtuar se ai sheh mundësinë që të diskutohen "detajet"
e borxhit grek dhe programit me vendet e tjera të eurozonës, pas
fitores triumfuese të së majtës radikale SYRIZA.

---Rritje të madhe ka regjistruar të hënën në mëngjes rendimenti i
obligacioneve shtetërore greke, pas fitores së SYRIZA-s në zgjedhjet
parlamentare të djeshme. Konkretisht, interesi i bonove 10-vjeçare u
përforcua më herët rreth 23 pikë bazë në 8,733%.

---Këngëtari grek Demis Roussos i cili shiti 60 milionë albume në
gjithë botën, vdes në moshën 68 – vjeçare. Largimi i tij nga kjo jetë
konfirmohet nga e bija, një ditë pasi u fol për vdekjen e tij.

Prej kohësh artisti grek ishte shtruar në një spital privat, nga një
sëmundje që mbeti e pazbuluar nga mjekët.
Demis Roussos nuk ishte vetëm një këngëtarë i madh, por një ikonë e
muzikës. Solot më të njohura, hite të viteve 1970-80 janë, “Forever
and ever”, “Goodbye my love Goodbye”, “Quand je t’aime” ndërsa në
Shqipëri identifikohet me “Mamy Blue”.

I lindur dhe i rritur në Aleksandri, nga një familje me baba grek dhe
mama italiane, Demis Roussos, e zhvilloi karrierën në Greqi. Familja e
tij u shpërngul pas krizës së Suezit. Ai mori famë ndërkombëtare me
bandën e rrokut progresiv Aphrodite’s Child, bashkë me artistin e
njohur grek Vangelis.
Nga viti 1972 ai nisi karrierën solo, duke rregjistruar me dhjetëra
albume në gjuhën angleze, gjermane, spanjolle, franceze dhe japoneze.
Suksesi i tij mbërriti deri në Shtetet e Bashkuara. Pjesë e tureve
ishte edhe Shqipëria. Në vitin 2000 ai mbajti një koncert në Pallatin
e Kongreseve.

Shqipëri
---Lundrimi detar risi dhe sfidë për zhvillimin e një turizmi elitar,
ishte tema e një takimi që u zhvillua në “ Hotel Rogner”, mes
bizneseve shqiptaro-italiane që operojnë në këtë sektor.

Assonautica italiane dhe Assonautica Euromesdhetare nën kujdesin e
“Unioncamere di Puglia” në Tiranë oganizuan këtë takim teknik në
kuader të  projektit  “Zhvillimi i qëndrueshëm: promovimi dhe trendi
“Made in Italy” përmes kualifikimit dhe  vlerësimit të zinxhirit të
sektorit të lundrimit”, ku ishin të pranishëm 16 sipërmarrje puljeze
të sektorit të lundrimit dhe të ekonomisë së detit, ushqimit,
artizanatit dhe turizmit.

Po ashtu, moren pjesë edhe rreth 70 operatorë ekonomikë shqiptarë të
disa sektorëve si,  lundrimi për argëtim, tregtim,  pajisje dhe
aksesorë lundrimi, konsulenca dhe shërbime, turizëm detar dhe
lundrues, porte,  marina, ekonomia e detit etj. /a.ke/

---Leku shqiptar vijon që të zhvlerësohet përballë monedhave të huaja
e kryesisht dollarit, i cili vijon të fitojë pikë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një dollar ka arritur të
shkëmbehet me 124.44 lekë ditët e fundit, ndërkohë që Euro qëndron në
kuotat e 139.89 lekëve.
Monedha europiane edhe pse në tregjet ndërkombëtare është zhvleresuar
në minimum në 11 vitet e fundit, duke u shkëmbyer me 1.15 dollarë,  në
Shqipëri vazhdon të ruajë të njëjtin pozicion. Një euro sipas kursit
zyrtar të BSH-së është shkëmbyer me rreth 139.89 lekë, duke ruajtur
nivele te larta kundrejt rënies që ka pësuar në tregjet nderkombetare.

Sipas ekspertëve forcimi i dollarit tashmë ka ardhur e ndikuar edhe si
pasojë e vendimit për hedhjen e 1.3 trilionë eurosh nga Banka Qendrore
Europiane. Në tregjet ndërkombëtare euro është zhvlerësuar ndjeshëm
ndaj dollarit. Por pozicioni i lartë i Euros ndaj Lekut shqiptar
shpjegohet me faktin e kërkesave të larta për këtë valutë si dhe
kryerjen e 40% të shkëmbimeve me Euro.

---Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE) ka zhvilluar
sot zgjedhjet për President dhe Zëvendëspresident të Asamblesë
Parlamentare të Këshillit të Europës.

Në këto zgjedhje, Valentina Leskaj, deputete e Partisë Socialiste,
është zgjedhur Zëvendëspresidente e Asamblesë Parlamentare të
Këshillit të Europës. Asambleja Parlamentare e KiE përbëhet nga 47
vende anëtare që përfaqësohen nga 642 deputetë gjithsej. /a.ke/

Bota
---Me mijëra protestues marshuan në Madrid për të shprehur
kundërshtinë ndaj një ligji të propozuar nga Qeveria me anë të të
cilit do të vendosen penalitete të rënda për aktin e të protestuarit.

Legjislacioni mbulon veprime të tilla, të cilat do të cilësohen jo të
ligjshme, si demonstrimi jashtë ndërtesës së parlamentit apo në
instalacione të tjera strategjike. Protestat në reagim të këtij ligji
u zhvilluan jo vetëm në kryeqytet por edhe në qytete të tjera kryesore
të vendit dhe vijnë pasi parlamenti miratoi Ligjin për Sigurinë
Publike, ku përfshihen edhe penalitetet për protestat. Ligji pritet të
hyjë në fuqi në muajin shkurt ënse miratohet edhe nga Senati, që
kontrollohet nga Qeveria.

Protestuesit kanë vendosur shirita në fytyrë mbi gojë, dhe kanë
mbajtur banera ku ligji përshkruhej si një "ligj siguresë", për të
siguruar që njerëzit të mos protestojnë kundër padrejtësive sociale
dhe të mbyllin gojën ndaj veprimeve arbitare.

---Qeveria ukrainase ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në dy
rajonet lindore të vendit, në Donjeck dhe Luhansk.

Ndërsa, në gjendje alarmi ndodhet pjesa tjetër e vendit, njoftoi
kryeministri Jacenjuk. Luftimet me filorusët kanë qën të ashpra me mbi
10 viktima në rradhët e forcave qeveritare në 24 orët e fundit.

---Presidenti amerikan Barack Obama është shprehur se duhen të
ndërpriten operacionet ushtarake ruse në Ukrainë. Ai tha se po
shqyrtohet të gjitha mundësitë për të shtuar presionin mbi Moskën. Ai
i bëri këto komente në Nju Delhi të Indisë, ku dhe ndodhet për jnë
vizitë zyrtare, pas sulmeve të separatistëve pro rusë të dielën.

Obama ka thënë se nevojitet një konsultim me partnerët ndërkombëtar e
veçanërisht me Bashkimin Evropian, për të shikuar mundësitë e
ndërprerjes së konfrontimit ushtarak në lindje të Ukrainës. BE e ka
thirrur një takim urgjent të ministrave të jashtëm për datën 29 janar,
për të diskutuar rreth situatës në Ukrainë.

---Më shumë se 500 minatorë janë bllokuar në mesditë në një minierë
qymyri në Donetsk, në lindje të Ukrainës, si pasojë e ndërprerjen së
energjisë elektrike, e provokuar nga bombardimet, njoftoi ”Ministria”
e Situatave Emergjente në republikën e vetëshpallur të Donetskut.

Moti
---Shërbimi Kombëtar Meteorologjik parashikon për të martën 27 janar
shira dhe stuhi në shumë rajone të vendit, por më të shumta në Greqinë
Perëndimore dhe në Egje. Dëborë do të bjerë në zonat malore dhe në
zonat e Maqedonisë Perëndimore me lartësi të ulët. Temperatura
minimale në vend do të jetë -2 gradë Celsius dhe maksimale 17 gradë
Celsius.
Gjatë ditës priten vransira me shira të përkohshëm ose stuhi në Attikë
dhe temperatura maksimale në Athinë do të jetë 14 gradë Celsius.

---Rikujtojmë se në Attikë, në lagjet e pjesës jugore të saj dhe në
pjesën tjetër të Athinës transmetohet programi i vetë-menaxhuar i
ERT-3, që tashmë mund të shikohet dhe me sinjal dixhital në frekuencat
34 dhe 58 në Attikë. ERT-3 aktualisht mbulon 68% të vendit. Sinjali i
saj transmetohet dhe në Réthymno, Haniá, Pátra, Thessalía dhe Lamía.
Transmetimi satelitor transmetohet nëpërmjet Intelsat 19.

Çdo të hënë në orën 19:00 mund të dëgjoni buletinin e lajmeve në
gjuhën shqipe, që transmetohet nga Rrjeti i ERA në internet në adresën
ertopen.com, në valët FM dhe të Mesme - nëpërmjet stacioneve rajonale
të ERA në të gjithë Greqinë, në valët e shkurtra në të gjithë botën,
por dhe në valët FM 91,8 në Athinë.
Gjithashtu, programi ynë transmetohet 24 orë nga stacioni i radios së
shoqatës së Punonjësve të Aluminit në valët FM 97,3 me seli Voiotían,
që mbulon Fokída, Fthiótida, Peloponnezi Verior dhe Évia dhe nga radio
e punonjësve të Chalkídas në valët FM 96,5 nga ora 13:00 pas mesditës
e deri në orën 19:00 në mbrëmje.
Τελευταία τροποποίηση στις Παρασκευή, 14/06/2013 - 23:54