Lajmet në gjuhën shqipe 22/02/2015

---Manolis Glezos, heroi i Rezistencës Greke kundër nazizmit, eurodeputeti 92-vjeçar i SYRIZA-s, sulmoi sot politikën e kryeministrit Aleksis Cipras pas fitores së 25 janarit, duke i thënë që t’i kërkojë falje popullit grek, pasi, siç thotë, edhe ai kishte qenë pjesë e këtij iluzioni.

Në një artikull në website-n kinisienergoipolites.gr, ish-partizani Glezos thotë se ka kaluar një muaj dhe nuk është bërë asgjë për grekët.
”Ta quash tani trojkën institucion dhe memorandumin marrëveshje është si të quash mishin peshk, pasi asgjë nuk ndryshon nga e kaluara”, thotë Glezos.
”Nga ana ime i kërkoj falje popullit grek pasi isha pjesë e këtij iluzioni. Përpara se të jetë shumë vonë duhet të reagojmë… militantë dhe simpatizantë të SYRIZA-s. Të bëjmë takime të jashtëzakonshme në të gjitha nivelet e përfaqësimit, të mobilizohemi për të vendosur nëse e pranojmë apo jo këtë situatë”, thekson Glezos.

---Kryeministria përgjigjet me një deklaratë zyrtare.

"Ka shumë mundësi që Manoli Glezo të mos jetë informuar mirë për negociatat e vështira, të cilat vazhdohen. Negociata për të fituar përsëri populli grek dinjitetin e tij", theksohet në deklaratë. 

---Për planin e reformave është mbledhur të shtunën Këshilli i ministrave, i cili do të dërgohet të hënën në Bruksel. Caktimi i 100 kësteve për borxhet ndaj shtetit, marrëveshjet kolektive dhe një seri rregullimesh tatimore përfshihen sipas informacioneve në listën me masat e propozuar.

---Kryeministri grek, Aleksis Cipras deklaroi të shtunën se marrëveshja e arritur një ditë më parë me eurozonën për zgjatjen e financimit do t’i mundësonte Greqisë të hiqte dorë nga masat shtrënguese, duke nënvizuar se vështirësi reale do të ketë në të ardhmen.

“Ne kemi fituar një betejë, por jo luftën (…) vështirësi reale na presin”, konfirmoi në një fjalim televiziv Cipras, i cili theksoi gjithashtu se me kompromisin e arritur në Bruksel, vendi ka kapërcyer masat shtrënguese, memorandumin dhe trojkën e kreditorëve (BE, BQE, FMN

---Antoni Samara sulmon kryeministrin dhe insiston se qeveria ka nënshkruar një Memorandum për katër muaj të tjerë, duke ndryshuar vetëm emrin e tij.

---Reagim i fortë ka ardhur nga kryeministria. «Z. Samaras është përgjegjës për shkatërrimin nga memorandumet dhe për përpjekjen e tij që të vendosë në kurth qeverinë e re greke, ka investuar të ardhmen e tij politike në dështimin e negociatave dhe dështoi», theksojnë qarqet qeveritare.

---Hapin e parë vendimtar në luftën kundër evazionit fiskal ka bërë qeveria, sipas reportazhit të gazetës Ethnos. Janë angazhuar 404 milion euro nga 17 depozitues, në total 50 depozitues të mëdhenj që kontrollohen për një evazion shumë të madh fiskal të pastrimit të parave. Këto shifra kanë mbetur të pashfrytëzuara për dy vjet në zyrat e Krimit Financiar.

---Qeveria nuk do të vazhdojë privatizimet dhe shitjen e pasurisë publike si dhe ndërmarrjeve publike, bën të qartë Panagiótis Lafazánis.

---Vizitë në Abu Dhabi zhvillon ministri i Mbrojtjes Kombëtare Pános Kamménos me rastin e Ekspozitës Ndërkombëtare të Mbrojtjes IDEX 2015.
Pasardhësi i i Abu Dhabit dhe zëvendës Komandanti Suprem i Forcave të Armatosura të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan dhe zoti Kamménos kanë rënë dakord për ngritjen e një komisioni të përbashkët midis Greqisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, që të identifikohet potenciali i bashkëpunimit mes dy vendeve në sferën ushtarake dhe veçanërisht në arsimimin dhe stërvitjet ushtarake.

---Konsultimi i projektligjit për hapjen e ERT-it në takimin e ministrit të Shtetit, Níko Papá me POSPERT-in dhe gazetarët të martën në orën 10:00 në mëngjes. 

---Të panjohur kanë ekzekutuar 47-vjeçarin, reshterin e burgut Domoko jashtë shtëpisë së tij në Stylida të Fthiotidas. Ka filluar ndjekja për identifikimin e autorëve të krimit nga forcat e Policisë dhe në këto kërkime merr pjesë dhe Shërbimi kundërterrorizmit.

---Në gatishmëri Policia Rrugore për daljen e banorëve me rastin e festës së Karnavaleve. Ndalohet të hënën qarkullimi i automjeteve mbi 1,5 ton në krahun e hyrjes për në Athinë nga ora 15:00-21:00. 

---Të hapur  nga mëngjesi deri në drekë të Hënën do të jenë dyqanet në Tregun Qendror të Athinës, në Ag. Ioánni të Réntit, si dhe tregu i peshkut në Varvákeio, i cili do të hapet në orën 22:00 të dielën në mbrëmje dhe do të mbetet i hapur deri në mesditën e të Hënës.

Shqipëria
---Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) miratoi në 20 shkurt rishikimin e dytë dhe të tretë të marrëveshjes të nënshkruar me FMN vitin e kaluar.

Burime nga Ministria e Financave theksojnë se, ky miratim mundëson tërheqjen e menjëhershme të një shume prej 47 miliom SDR (rreth 53 milion euro).
Vendimi i mësipërm vjen si rezultat i angazhimit serioz të autoriteteve shqiptare për çuarjen përpara të reformave strukurore të rëndësishme në fusha si ajo taksave, e energjisë, e pensioneve, e shlyerjes së pagesave të prapambetura, thekson Ministria e Financave.

Sipas Ministrisë së Financave, politikat fiskale, të ndjekura për reduktimin e rreziqeve që vijnë nga niveli i lartë i borxhit publik, kanë krijuar gjithashtu premisa për një kuadër të favorshëm makroekonomik, që mundëson rigjenerimin e ekonomisë drejt normave më të larta të rritjes dhe punësimit.

---Kursimet e shqiptarëve që mbyllen në bankat e nivelit të dytë, nuk sjellin më fitim për ta, pasi interesi i depozitave me afat ka rënë. Këtë fakt e pohon edhe raporti i Bankës së Shqipërisë, për tre mujorin e katërt të vitit 2014. Interesi i depozitave ka rënë si për ato në lekë edhe në valutë. Tashmë depozitimi i parave në bankë mund të shërbejë për ti pasur ato të sigurta dhe për të mos i mbajtur në shtëpi, ndërsa norma e fitimit ka rënë ndjeshëm. 

BSH raporton se normat e interesit të depozitave në lekë kanë ndjekur ecurinë rënëse në tremujorin e fundit. Në terma mesatarë, interesi i depozitave në lekë shënoi 1.65% këtë tremujor, ose 0.14 pikë përqindje më pak nga tremujori i tretë. Interesi për depozitat 12-mujore në lekë shënoi 1.57% në muajin nëntor, duke u ulur me 0.16 pikë përqindje nga niveli i tremujorit të mëparshëm. Zvogëlimi i normave të interesit të depozitave në lekë është shtrirë tek të gjitha maturitetet kryesore. Normat e depozitave në euro janë shfaqur më të qëndrueshme, duke regjistruar ulje të lehta. Diferenca midis interesit të depozitave me afat në lekë dhe atyre në euro është ngushtuar, si pasojë e rënies më të madhe të të parave. 

Bota
---Kryengritësit separatist në Ukrainë kanë rënë dakord të nisin tërheqjen e armëve të rënda nga fronti i konfliktit. 

Njoftimin e bëri një gjeneral rus i përfshirë në zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit. Gjenerali Alexander Lentsov tha se separatistët prorusë kanë nënshkruar urdhërin për përfundimin e tërheqjes së armëve përgjatë dy javëve të ardhshme, duke nisur nga e diela. Nuk është e qartë nëse kjo lëvizje do të pasohet nga tërheqja e armëve prej trupave qeveritare të Kievit. 
Njoftimi vjen menjëherë pasi palët shkëmbyen robërit e luftës, 191 persona, pjesë e marrëveshjes së Minskut. Shkëmbimi thonë korrespondentët, ishte i pari hap i përfunduar me sukses nga kushtet e marrëveshjes së 12 shkurtit nënshkruar në kryeqytetin bjellorus e të negociuar nga Gjermania dhe Franca. 

Të burgosurit u shkëmbyen ndërsa sekretari amerikan Xhon Kerri tha se Uashingtoni po merr në konsideratë sanksione serioze kundër Rusisë, nëse kjo e fundit vijonte të mbështeste shkelje të marrëveshjes. Sipas Kerrit, këto sanksione do të ndëmerreshin në shumë pak ditë.
Megjithatë, Kremlini nuk i kurseu replikat, e tha se sanksionet nuk do të ndihmonin për ndonjë gjë. 

---Mijëra automjete u bllokuan në rrugët e Francës juglindore.

Drejtuesit e tyre u gjetën të papërgatitur përballë reshjeve të dendura të dëborës. Të prekura janë kryesisht rrugët drejt rezorteve alpine, ku autoritetet dërguan çadra në të cilat udhëtarët të mund të kalonin natën.

---Një paradë vdekjeje mund të konsiderohen pamje që vijnë nga Kirkuku. Militantët e Shtetit Islamik kanë mbyllur në kafaz 21 luftëtarë kurdë Peshmerga.

Me uniforma portokalli, xhihadistët i kanë nxjerrë ata për t’i ekspozuar nëpër qytet, me kafazët të vendosur mbi automjete. Parakalimi i paraprin ekzekutimit me metoda nga më çnjerëzoret, me shumë gjasa me djegie përsëgjalli, ashtu si në rastin e aviatorit jordanez, pak javë më parë.

Në video u bëhet thirrje militantëve kurdë Peshmerga, të cilët prej periudhës së Sadam Huseinit luftojnë për pavarësinë e rajoneve të populluara prej tyre në veri të Irakut, të dorëzojnë armët, ose do të kenë të njejtin fat. Ndërsa në veri të Sirisë, ushtria turke zhvilloi një operacion blic në një provincë pranë Alepos, ku ndodheshin eshtrat e Sulejman Shahut, gjyshit të Osmanit të Parë, themeluesit të Perandorisë Osmane që ka jetuar rreth viteve 1178 – 1236.
Ato ndodheshin 37 kilometra në brendësi të Sirisë, në një territor sovran turk të krijuar sipas një marrëveshjeje të vitit 1921, mes Ankarasë dhe Damaskut. Eshtrat rrezikonin të binin në duart e xhihadistëve që kishin rrethuar zonën. Pasi morën mbetjet e tij, forcat turke evakuuan 40 ushtarë turq të stacionuar prej kohësh në këtë zonë.
Sipas kryeministrit Davutollu, eshtrat e Sulejman Shahut do të vendosen në një vend ende të papërcaktuar në Siri.
Damasku e konsideroi aktin një agresion flagrant, megjithëse Ankaraja u justifikua se kishte informuar konsullatën siriane në Stamboll për ndërhyrjen.

---Mbi 1 mijë besimtarë myslimanë rrethuan një sinagogë në Oslo.

Rrethimi u quajt “Unaza e Paqes” dhe ofroi mbrojtje simbolike për komunitetin hebre. Organizatorët e këtij manifestimi thanë se qëllimi kryesor ishte të përcillnin një mesazh paqeje dhe mirëkuptimi mes dy komuniteteve.

Moti
Shërbimi Kombëtar Meteorologjik parashikon për të hënën 23 shkurt përkeqësim gradual të motit me shira dhe stuhi në pjesën më të madhe të vendit. 
Në Attikë temperatura minimale dhe maksimale do të jenë 5 dhe 11 gradë Celsius, ndërsa në Selanik, temperatura minimale dhe maksimale do të jenë 3 dhe 6 gradë Celsius.

---Ju kujtojmë se në Attikë mund të shikoni ERT-3 me sinjal digjital në frekuencat 34 dhe 58, ndërsa transmetimi satelitor bëhet nëpërmjet Intelsat 19.

Çdo të hënë në orën 19:00 mund të dëgjoni buletinin e lajmeve në gjuhën shqipe, që transmetohet nga Rrjeti i ERA në internet në adresën ertopen.com, në valët FM dhe të Mesme - nëpërmjet stacioneve rajonale të ERA në të gjithë Greqinë, në valët e shkurtra në të gjithë botën, por dhe në valët FM 106,7 në Athinë. 
Gjithashtu, programi ynë transmetohet 24 orë nga stacioni i radios së shoqatës së Punonjësve të Aluminit në valët FM 97,3 me seli Voiotían, që mbulon Fokída, Fthiótida, Peloponnezi Verior dhe Évia dhe nga radio e punonjësve të Chalkídas në valët FM 96,5 nga ora 13:00 pas mesditës e deri në orën 19:00 në mbrëmje.
Τελευταία τροποποίηση στις Παρασκευή, 14/06/2013 - 23:54