Lajmet në gjuhën shqipe 26/04/2015
---Një mesazh për huadhënësit dërgon, pas kritikave që ai mori në Eurogrup, ministri i Financave, Giánis Varufákis, duke folur në gazetën Realnews.
«Detyra jonë është që të bindim partnerët tanë se kemi nevojë për struktura reale, reforma të thella dhe një politikë fiskale të kujdesshme. Detyra e tyre është që të zhbllokohen nga përkushtimi steril i tyre në logjikën e dështuar të memorandumeve», thotë në deklaratën e tij ministri i Financave.
---Më shumë se shtatë në 10 grekë dëshirojnë një marrëveshje me kreditorët BE dhe FMN, duke menduar se ekziston rreziku për dalje nga zona euro për shkak të ngadalësimit të negociatave, sipas një sondazhi të publikuar të dielën.
Pyetjes se cila do të ishte zgjidhja më e mirë për vendin, 71, 9 për qind e të pyeturve u përgjigjën ”një marrëveshje me kreditorët”, kundër 23,2 për qind që dëshirojnë një shkëputje me Evropën dhe 4,9 për qind nuk u prononcuan, sipas këtij sondazhi të publikuar në të përjavshmen greke To Vima.
Grekët janë tradicionalisht shumë mbështetës të euros pavarësisht kundërshtimit të tyre ndaj politikës shtrënguese, gjë që është konfirmuar sërish nga ky sondazh.
72,9 për qind shprehen pro euros kundër 20,3 për qind që dëshirojnë një rikthim të dhramisë, ish-monedhës kombëtare.
Për 68,8 për qind të të pyeturve, vendi rrezikon të dalë nga euro kundër 24,1 për qind që mendojnë se nuk ekziston ky rrezik, pas sondazhit të zhvilluar më 21- 22 prill me marrjen në pyetje të 1.007 personave në mbarë vendin nga shoqëria ”Kapa Research”.
Negociatat mes Athinës dhe kreditorëve për vazhdimin e dhënies së kredive për vendin ndodhen në vështirësi, ndërkohë që vendi po përballet me vështirësi ekonomike.
---Në Patra ishte të shtunën kryetari i Demokracisë së Re, Antonis Samaras, ku zhvillohet konferenca e parë rajonale e partisë mbi emigracionin.
Gjatë fjalës së tij dhe duke iu referuar emigracionit, ish-Kryeministri theksoi se kjo është një arsye për të cilën nevoitet dy herë më shumë një marrëveshje, që do të sigurojë prezencën e Greqisë në Evropë.
---Në emërime të synuara pas përfundimit brenda muajit maj të kontakteve dhe vizitave në spitalet e vendit planifikon të bëj Ministria e Shëndetësisë, sipas ministrit Panagioti Kurupli.
---Nën presionin e kreditorëve, BE dhe FMN dhe partive të opozitës në Greqi, ministri i Brendshëm theksoi se nëse do të jetë e nevojshme, zgjedhje të reja të përgjithshme mund të zhvillohen për t’i mundësuar popullit të shprehet për politikën e qeverisë së majtë radikale.
“Ata që mendojnë se qeveria aktuale është një parantezë (…) gabohen. Populli është shprehur së fundi dhe nëse do të jetë nevoja do ta bëjë sërish”, theksoi Nikos Vucis, gjatë një debati në Parlament për dekretin përsa i përket transferimit të fondeve të organizmave publike në bankën e Greqisë, një masë e miratuar për të shmangur mungesën e financave publike.
Partitë e opozitës, kryesisht e djathta, Demokracia e Re dhe socialistët e Pasok-out e cilësuan dekretin si antikushtetues dhe akuzuan qeverinë për zvarritje të negociatave me kreditorët, gjë që rrezikon të çojë në boshatisjen e arkave të Shtetit.
“Ne dëshirojmë një kompromis me kreditorët për problemin e ekonomisë, por nëse opozita kërkon legjitimitetin e kësaj marrëveshjeje nga populli, ne nuk kemi frikë për zgjedhje”, nënvizoi ai.
---Nga data 11 maj do të fillojë aplikimi i kërkesave të përdoruesve që do të përdorin «rripin e orës-vrahioláki» për arrest shtëpiak sipas ministrit të Drejtësisë Nikos Paraskevopoulos.
---Konfirmimin se masa për rezervat financiare të Bashkive dhe Rajoneve do të jetë «e jashtëzakonshme» dhe e përkohshme kanë marrë prefektët nga Kryeministri, në një takim që kishin të shtunën në kryeministri.
---Fillon të hënën suspendimi i të dhënave kadastrale në njëmbëdhjetë bashki të Attikës, në Asprópyrgo, Mándra, Ílion, Petrúpoli, Haïdári, Álimo, Ellinikó, Moscháto, Távro, Dáfni dhe në Ymitó.
---Dhe një Blogtrotters i dytë do të organizojë Marketing Greece në Selanik nga data 16 -20 qershor 2015.
Gjatë këtij organizimi, dhjetra blogerë ndërkombëtare do të njohin qytetin, do të jetojnë përvoja unike dhe do t'i ndajnë ato në mediat sociale, duke krijuar një album dixhital, që do të udhëtojë në botë, me qëllim paraqitjen e Selanikut dhe rajonit më të gjerë të Maqedonisë Qendrore.
Pamje të panumërta të bukura dhe përvoja kanë ndarë bloggers nga e gjithë bota në platformat e rrjeteve sociale, pas vizitave të organizuara në Greqi, nga Halkidiki e deri në Mani, që organizoi Marketing Greece.
I specializuar mbi fotografinë, modën dhe lifestyle, bloggers të njëhur dhe vloggers kanë regjistruar të gjitha përvojat e veçanta që kanë jetuar gjatë qëndrimit të tyre në vendin tonë.
Qëllimi strategjik i Marketing Greece në organizimin e misioneve të specializuara të blogerëve ndërkombëtare, tregon dinamikën që paraqesin mediat sociale si një mjet i paraqitjes së një destinacioni.
Shqipëria
---Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, gjatë një takimi të dielën paradite me banorët e Shishtavecit në Kukës, tha se “duket ta ndërtojmë të ardhmen në vendin tonë”.
Duke folur për eksodin e shqiptarëve, kreu i shtetit iu bëri thirrje njerëzve të mos largohen nga Shqipëria drejt vendeve perëndimore.
“Duhet të flasim me qytetarët, t’i bindim ata ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në vendin e tyre. Ne të gjithë, përfaqësues shteti apo edhe politikanë duhet t’u japim garanci shqiptarëve për një jetë më të mirë në të ardhmen e tyre”, është shprehur Presidenti Nishani, i cili ka shtuar se për të ndalur këtë eksod duhet angazhim dhe projekte zhvillimore ndaj vendit.
Presidenti Nishani i bëri apel zyrtarëve të dalin nga zyrat e tyre e të takojnë banorët për ti bindur ata, që mos largohen nga Shqipëria.e.xh/f.n/
---Në Galerinë prestigjioze të artit modern Michael Schultz, në Berlin është çelur të shtunën në mbrëmje në prani të shumë koleksionistëve e artëdashësve, ekspozita vetiake e Kryeministrit Edi Rama me 115 piktura të realizuar nga Ai, gjate viteve në tryezën e tij të zyrës.
Në faqen e tij në Facebook, shkruhet,, “Mbrëmë në Berlin, në Galerinë prestigjioze të artit modern Michael Schultz, ku u çel në prani të shumë koleksionistëve e artdashësve ekspozita me 115 piktura të bëra gjatë viteve në tryezën e zyrës. Dy muzeume të artit në Gjermani shfaqën interesin për ta ekspozuar koleksionin në mjediset e tyre. Një kontribut modesisht pozitiv edhe për imazhin e Shqipërisë”. Ky postim shoqërohet edhe më një seri fotosh nga ky aktivitet./f.n/
---Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë shpreh keqardhjen dhe ngushëllimet më të sinqerta për popullin dhe Qeverinë e Nepalit për jetët e humbura në tërmetin e së shtunës.
Në një njoftim për shtyp, MPJ shpreh solidaritetin me autoritetet e Nepalit për të kaluar sa më parë këtë moment të vështirë. Ministria e Punëve të Jashtme informon se shërbimi konsullor i kësaj Ministrie ka vënë në dispozicion adresën elektronikeΑυτή η διεύθυνση ηλεκτρονικού ταχυδρομείου προστατεύεται από τους αυτοματισμούς αποστολέων ανεπιθύμητων μηνυμάτων. Χρειάζεται να ενεργοποιήσετε τη JavaScript για να μπορέσετε να τη δείτε. dhe numrat e telefonit pa pagesë +355699826678 dhe 08000022 për të asistuar të gjithë ata shtetas, të afërmit e të cilëve ndodhen në zonat e prekura nga tërmeti në Nepal.
Ministria e Punëve të Jashtme fton të interesuarit të kontaktojnë sa më parë të jetë e mundur në adresën elektronike dhe numrat e telefonit të sipërpërmendura për të informuar mbi vendndodhjen dhe për të ofruar numrat e telefonit të të afërmve të tyre që ndodhen në këto zona dhe që kanë nevojë për asistencë konsullore. /a.gegvataj/
---Kanë përfunduar edhe 3 ndeshjet e futbollit të Super Ligës në vend.
Ndeshja e parë, ajo midis Flamurtarit të Vlorës dhe Elbasanit është zbardhur në shifrat 2 me 1.
Pjesa e parë është mbyllur në avantazhin e vlonjatëve, me anën e golit të realizuar që në minutën e 5-të nga Bregu. Në minutën e 67-të, Toçi ka barazuar për miqtë, gol ky i cili do të vlejë vetëm për statistikë për Elbasanasit (zyrtarisht të rënë nga kategoria), pasi Shehaj në minutën e 90-të i jep golin e avantazhit dhe fitores Flamurtarit, i cili pas kësaj fitore renditet në vendin e 6-të me 38 pikë. Elbasani e sheh veten zyrtarisht të rënë dhe në fundin e tabelës, ku në 32 takime, skuadra ka marrë vetëm 13 pikë.
Në takimin tjetër, atë të zhvilluar po në bregdet, por kësaj here jo më në Vlorë por në Durrës, Teuta e Durrësit nuk ka mundur dot të shkëpusë ndonjë pike nga “Demat e Kuq” të Partizanit, të cilët e kanë fituar takimin me durrsakët në shifrat 0 me 1.
Në minutën e 54-rt, Batha shënon për Partizanin golin e vetëm të takimit, gol ky i cili i rendit “Demat” e Duros në vendin e dytë së bashku me Tiranën dhe Kuksin, të cilat ndeshjet e vlefshme për javën e 32-të të Super Ligës do t’i zhvillojnë ditën e nesërme. Teuta e Durrësit ndodhet në vendin e 8-të me 26 pikë të grumbulluara.
Sakaq, takimi disi surprizë ka qënë ai i zhviluar në Fier, ku Apolonia ka mundur Shkodranët e Vllaznisë me rezultatin 2 me 0.
Golat e Dimo(në minutën e 51) dhe Ribaj (në atë të 87) i kanë dhuruar 3 pikëshin e fitores Fierakëve.
Bota
---Ekipet e shpëtimit janë përballur të dielën me shkatërrime masive dhe vështirësi komunikimi pas tërmetit shkatërrues në Nepal, që ka shkaktuar më shumë se 2.000 të vdekur dhe 4.000 të plagosur, sipas një bilanci paraprak që pritet të rëndohet, ndërkohë që komuniteti ndërkombëtar ka rritur asistencën në vendin himalian.
Sipas policisë nepaleze tërmeti me magnitudë 7,8 ballë Rihter ka shkaktuar 1.953 të vdekur në Nepal, më i përgjakshmi që prej 80 vjetëve, dhe disa dhjetëra të tjerë në veri të Indisë dhe në Kinë. Ka më shumë se 4.000 mijë të plagosur.
Ky bilanc pritet të rëndohet dhe agjencitë humanitare në vend e kanë të vështirë të vlerësojnë përmasat e shkatërrimit dhe nevojave. Lëkundje të tjera kanë goditur Katmandunë, ku shumë banorë janë detyruar të kalojnë natën jashtë, në rrugë apo në tenda të improvizuara, pavarësisht nga moti i ftohtë.
Në Everest, ku tërmeti ka shkaktuar një ortek të përgjakshëm, 17 të vdekur janë konfirmuar të dielën sipas një zyrtari nepalez të turizmit.
”Në Indi, autoritetet kanë njoftuar për 53 të vdekur, pjesa më e madhe në shtetin lindor të Biharit. 17 persona janë gjetur të vdekur në Tibet”, sipas shtypit zyrtar kimez. Tërmeti ka prekur gjithashtu dhe Bangladeshin.
---Një ndihmë ndërkombëtare për viktimat e tërmetit të fuqishëm që goditi të shtunën Nepalin, po organizohet menjëherë, edhe pse shumë agjenci humanitare e kanë të vështirë për të vlerësuar nevojat në vend.
Ky tërmet me magnitudë 7,8 ballë të shkallës Rihter, më i përgjakshmi që prej vitit 1934 në Nepal, ka ngjallur menjëherë reagim ndërkombëtar.
SHBA-ja njoftoi dërgimin e një ekipi shpëtimi dhe zhbllokimin e një milionë dollarëve për t’iu ardhur në ndihmë viktimave, njoftoi agjencia amerikane e ndihmës USAID.
Norvegjia premtoi 3,5 milionë euro ndihmë humanitare, duke theksuar se vendi do të kontribuonte më shumë”, theksoi ministri i Punëve të Jashtme, Borge Brende.
Presidenti rus, Vladimir Putin i shprehu dhimbjen e tij presidentit të Nepalit, Ram Baran Yadav ashtu dhe presidentit kinez, Xi Jinping, i cili theksoi se dëshironte të ofronte ndihmën e tij.
Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Frank-Walter Steinmeier u shpreh i tronditur, duke shtuar se Gjermania ishte e gatshme të bënte gjithçka që është në pushtetin e saj për të dhënë ndihmën e saj në këto momente të rënda.
Presidenti francez, François Hollande deklaroi sot se Franca ishte e gatshme t’i përgjigjej kërkesave për ndihmë dhe asistencë që Nepali mund t’i dërgojë pas tërmetit të fuqishëm që ka shkaktuar disa qindra të vdekur në vend./ec/
---Përdorimi i forcës nuk është një zgjidhje për tragjedinë e imigrantëve në Mesdhe, theksoi sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon, në një intervistë të publikuar të dielën nga e përditshmja ”La Stampa”.
“Nuk ka zgjidhje ushtarake për tragjeditë që po ndodhin në Mesdhe”, shtoi Ban në këtë intervistë, ku ai thotë se preferon një inkurajim për imigracionin ligjor si zgjidhje globale.
Bashkimi Evropian, që u mblodh të enjten në një samit të jashtëzakonshëm, u shpreh i gatshëm për të ndërmarrë veprime të armatosura kundër kontrabandistëve të vendosur në brigjet libiane, me kusht për të marrë dritën e gjelbër nga Kombet e Bashkuara.
Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini u ngarkua nga drejtuesit evropianë të kërkonte këtë mandat nga OKB.
“Kombet e Bashkuara janë të gatshme të bashkëpunojnë me partnerët tanë evropianë për këtë qëllim”, shtoi ai.
“Masat e njoftuara së fundi në Luksemburg dhe Bruksel janë hapi i parë i rëndësishëm drejt një veprimi kolektiv. Është e vetmja rrugë që mund të funksionojë për një problem të kësaj natyre, kaq të gjerë dhe transkombëtar”, shtoi Ban, që do të pritet nesër në Itali.
”Kryeministri italian, Matteo Renzi, Ban Ki-moon dhe Federica Mogherini do të marrin pjesë së bashku në një udhëtim në Mesdhe për të treguar solidaritetin e tyre pas dramave të fundit të imigracionit”, njoftoi shërbimi diplomatik i Bashkimit Evropian./ec/
---Ukraina kujtoi të dielën 29-vjetorin e katastrofës më të rëndë bërthamore civile, të ndodhur në centralin e Çernobilit, 100 kilometra nga Kievi, ku ndërtimi i një mburoje të re për reaktorin e aksidentuar është vonuar.
”Rreth orës 01:23 të mëngjesit, ora e saktë e shpërthimit, qindra persona vendosën tufa me lule dhe ndezën qirinj në monumentin e viktimave të Çernobilit në Slavutitch, rreth 50 kilometra nga centrali dhe që u ndërtua pas katastrofës”, njoftuan gazetarët.
Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko shkoi në mesditë në Çernobil për të bërë homazhe për viktimat e katastrofës dhe rishikoi punimet për mburojën e re prej çeliku të reaktorit numër katër që shpërtheu më 26 prill 1986, duke kontaminuar një pjesë të madhe të Evropës, por kryesisht Ukrainën, Bjellorusinë dhe Rusinë.
Qindra mijëra persona u evakuan nga zona në rrezen prej 30 kilometrash rreth centralit, që vazhdon të jetë e ndaluar dhe bilanci sanitar nga Çernobili diskutohet ende.
Komiteti shkencor i Kombeve të Bashkuara për efektet e rrezatimit pranon zyrtarisht vetëm 31 operatorë dhe zjarrëfikës të vdekur që lidhen me katastrofën, ndërkohë që OJQ-ja ”Greenpeace” flet për të paktën 100.000 të vdekur si pasojë e kontaminimit radioaktiv.
Më 26 prill 1986, në orën 01:23 reaktori numër katër i centralit sovjetik në Çernobil, në veri të Ukrainës shpërtheu gjatë një testi sigurie, duke shkaktuar katastrofën më të rëndë bërthamore deri në atë kohë.
Pavarësisht aksidentit, centrali i Çernobilit ka vazhduar të funksionojë dhe të prodhojë energji deri në vitin 2000, vit kur ndërpreu punën reaktori i fundit operacional./ec/
Moti
---Shërbimi Kombëtar Meteorologjik parashikon për të Hënën, 27 prill mot të mirë në të gjithë vendin, vransira në mesditë në rajonet kontinentale dhe dukshmëri të kufizuar në mëngjes në disa zona. Temperatura në të gjithë vendin do të variojë nga 5 deri në 25 gradë Celsius.
Vransira të pakta dhe dukshmëri të kufizuar lokale në mëngjes presim të hënën në Attikë, ndërsa temperatura do të arrijë në 25 gradë Celsius.
Vransira të shumta në mesditë dhe dukshmëri të kufizuar lokale në mëngjes presim të hënën në Selanik, ndërsa temperatura do të arrijë në 23 gradë Celsius.
Është buletini i lajmeve në gjuhën shqipe, që transmetohet nga Rrjeti i ERA në internet në adresën www.ertopen.com, në valët FM dhe të Mesme - nëpërmjet stacioneve rajonale të ERA në të gjithë Greqinë, në valët e shkurtra në të gjithë botën, por dhe në valët FM 106,7 në Athinë.
Gjithashtu, programi ynë transmetohet 24 orë nga stacioni i radios së shoqatës së Punonjësve të Aluminit në valët FM 97,3 me seli Voiotían, dhe nga radio e punonjësve të Halkídës në valët FM 96,5 nga ora 13:00 pas mesditës e deri në orën 19:00 në mbrëmje.
Në Attikë mund të shikoni ERT-3 me sinjal digjital në kanalet televizive 34 dhe 58, ndërsa në Maqedoninë Qendrore në kanalin 50.