Lajmet në gjuhën shqipe 28/04/2015
---Kryeministri grek, Aleksis Cipras përjashton mundësinë e zgjedhjeve
të parakohshme, në rast se negociatat me kreditorët do të dështojnë.
Ai ka folur në një intervistë për televizionin privat Star tv dhe
midis t; tjerash ka vlerësuar ministrin grek të Financave, Giáni
Varufáki
si një 'aset të madh' për qeverinë.
"Vizioni im nuk është për Greqinë jashtë zonës euro", ka thënë Cipras,
duke vënë në dukje se një ristartim për Greqinë do të ishte një
falimentim për Europën dhe për kancelaren Angela Merkel. Bisedimet
janë në fazën finale, dhe Cipras uron një marrëveshje në ditët e
ardhshme.
---Zbulimin vullnetar të depozitave që kanë grekët në Zvicër kundrejt
pagesës së një pjese të taksës ka si qëllim, projekt-ligji që do të
pavancojë qeveria, siç del nga deklaratat e ministrit të Financave,
Giáni Varufáki.
Nga viti 2018 pritet të vihet në zbatim marrëveshja e BE-së - Zvicrës
për shkëmbimin automatik të informacionit.
---Kryeministri Aleksi Cipra ka informuar të martën në lidhje me
negociatat në një mbledhje të përbashkët Sekretaritin Politik dhe
Byronë e Grupit Parlamentar të SYRIZA.
---Zëvendësministri i Rrjeteve, Hrístos Spírxis kërkoi dorëheqjen e
drejtuesve të Komitetit Kombëtar të Telekomunikacionit dhe Postave,
duke i hedhur përgjegjësi direkte për "të zezën" që ra të martën në
mëngjes në ekranet e televizineve nga kompania Digea.
---Katër të pandehur, mes të cilëve dhe një nga pronarët e dyqaneve të
bukës "Horiátiko" janë shpallur si fajtor të martën për akuzën e
krijimit të një organizate kriminale dhe trafikimit, dhe në mënyrë
unanime janë shpallur të pafajshëm 18 të tjerë nga Gjykata tre
anëtarësh e Apelit për Krime të Rënda.
---Zbatimin e Aktit legjislativ, me të cilin transferohen depozitat e
institucioneve të larta TEI në Bankën e Greqisë kanë vendosur
kryetarët e TEI-së në një mbledhje të jashtëzakonshme që kanë bërë.
«Pjesëmarrja jonë në çdo rast do të jetë e, por është kreyesisht
simbolike», vuri në dukje kryetari i TEI-së së Pireut, Lázaros
Vryzídis, duke dhënë në këtë mënyrë stigmën se Mbledhja vendosi që të
marrë pjesë në përpjekjen e përbashkët kombëtare.
--- Nga shumica qeveritare pritet të votohet sonte, projekt-ligji për
rihapjen e ERT-it.
---Në kuadrin e strategjisë së zëvendësministres së Ekonomisë,
Infrastrukturave, Marinës Detare dhe Turizmit, znj.Élena Kunturá për
tërheqjen e tregjeve të reja turistike, përfshihet pjesmarrja e
Organizatës Greke të Turizmit me një pavion në ekspozitën WTM-Sao
Paolo në Brazil, panairin më të madh të turizmit në Amerikën Latine.
Vlen të përmendet se numri i brazilianëve të ardhur në Greqi pothuajse
është dyfishuar në vitin 2014 në krahasim me vitin 2013, ndërsa për
vitin 2015 parashikimet e agjentëve është se tendenca do të mbetet në
rritje.
Në panair, që është organizuar për të tretin vit, EOT u përfaqësua nga
sekretari i përgjithshëm z.Pános Livadás, i cili ka zhvilluar një seri
takimesh me operatorët të rëndësishëm turistikë të Brazilit, të cilët
specializohen kryesisht në turizmin luksoz dhe turizmin fetar, si për
shembull CVC, Queensberry, Designer Tours ose Flot. Delegacioni grek u
takua edhe me kryetarin e Braztoa, Shoqata e Operatorëve Turistikë dhe
agjentëve të Brazilit, por dhe me gazetarë dhe blogerë turistikë.
Me vlerë të veçantë ishte takimi me Drejtorin Ekzekutiv të
Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit për çështje të
Konkurrencës dhe Partneritetetit zoti Marcio de Paula. Zoti De Paula
është ish-Ministri i Turizmit i Brazilit me kompetencat e tij aktuale
në OBT, është shumë aktiv në krijimin e rrjeteve të faktorëve të
turizmit grek me atë të Brazilit.
EOT ka marrë pjesë në WTM i shoqëruar nga biznese përfaqësuese të
turizmit dhe organe të turizmit grek.
---8 prilli është Dita Botërore e sigurisë dhe shëndetit në punë.
Kjo ditë synon të ndërgjegjësojë dhe të përqëndrojë vëmendjen
ndërkombëtare mbi tendencat e reja në fushën e sigurisë dhe shëndetit
në punë si dhe rëndësinë e problemeve të lidhura me lëndimet,
sëmundjet dhe vdekjet në mbarë botën.
Gjithashtu, 28 prilli është një ditë, në të cilën sindikatat në botë
përkujtojnë dhe nderojnë kujtimin e viktimave të aksidenteve dhe
sëmundjeve në punë.
Dita Botërore për sigurinë dhe shëndetin në punë është një pjesë
integrale e Strategjisë Globale mbi Sigurinë dhe Shëndetin në Punë e
drejtuar nga ILO, e cila promovon krijimin e një sigurie globale
parandaluese dhe të një kulture shëndetësore me përfshirjen e të
gjithë aktorëve. Në këtë datë, në shumë vende të botës, autoritetet
kombëtare, sindikatat, organizatat e sigurisë dhe të shëndetit në punë
dhe punëdhënësit, organizojnë aktivitete të shumta.
Sipas statistikave çdo vit në Bashkimin Europian, më shumë se 5.500
njerëz humbin jetën e tyre si pasojë e aksidenteve në vendin e punës.
Është shumë e vështirë që të përcaktosh ndikimin e sëmundjeve
profesionale ndaj shëndetit dhe për këtë çështje nuk ka asnjë
konsensus të të dhënave. Megjithatë, vlerësimet e Organizatës
Ndërkombëtare të Punës (ILO) sugjerojnë se 159.000 njerëz në BE çdo
vit vdesin si rezultat i sëmundjeve profesionale.
Shqipëria
---Ekspertë të ODIHR-t, pas një misioni faktmbledhës dyditor në
Tiranë, publikuan të martën një raport paraprak për zgjedhjet vendore
të 21 Qershorit.
Raporti konstaton se klima politike është e polarizuar mes PS-së në
pushtet dhe PD-së në opozitë, e cila pak kohë më parë i dha fund
bojkotit parlamentar.
“Ekipi i OSBE/ODIHR, gjatë takimeve të zhvilluara, u shpreh se,
ashpërsimi i retorikave politike mes partive do të ketë impakt negativ
në zgjedhje”, vëren raporti. Lidhur me Komisionin Qendror të
Zgjedhjeve, institucionin që administron procesin zgjedhor, raporti
thekson se “KQZ dhe komisionet në nivel lokal janë të pambrojtura nga
presioni politik dhe nuk kanë një konfidencë të plotë”.
Referuar takimeve në Tiranë ekspertët në raport theksojnë se “na është
kërkuar që OSBE/ODIHR të sjellë numrin më të madh të mundshëm të
vëzhguesve për të monitoruar të gjitha shkallët e procesit, në mënyrë
të posaçme punën e administratës zgjedhore, regjistrimin e
kandidatëve, fushatën elektorale dhe procedurat që do të ndiqen ditën
e zgjedhjeve si numërimin, tabulimin dhe rezultatin”.
Ekspertët, në raport i rekomandojnë OSBE/ODIHR-t dërgimin e një
misioni vëzhgimi për zgjedhjet e ardhshme. Ata kërkojnë që fillimisht
të dërgohen 24 vëzhgues afatgjatë për të ndjekur procedurat në të
gjithë territorin e Shqipërisë. Më pas, një ekip me vëzhgues
afatshkurtër prej 250 personash, për të ndjekur ditën e zgjedhjeve,
procedurat, votimin, numërimin, tabulimin dhe rezultatin. /a.s/f.n/
---Kryqi i Kuq Shqiptar ka akorduar 20.000 euro për emergjencën
humanitare në Nepal.
Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq (FNKK) dhe të
Gjysmëhënës së Kuqe (FNKK) ka nisur një operacion të gjerë ndihmë
emergjente në përgjigje të pasojave të tërmetit që goditi Nepalin më
25 prill.
Në një njoftim për shtyp, Kryqi i Kuq Shqiptar bëri të ditur të martën
se, autoritetet vendore raportojnë për mbi 3.000 të vdekur dhe shumë
ndërtesa tërësisht të rrënuara kryesisht në kryeqytetin Katmandu,
Nepal.
Në përgjigje të nevojave të theksuara humanitare si rezultat i
tërmetit, FNKK ka apelur për ndihma emergjente, ndërsa ka dhënë 33.4
milion franga zvicerane, me qëllim realizimin në vend të shërbimeve
jetësore të nevojshme që përfshijnë ushqim, strehim, ujë dhe
përkujdesje shëndetësore për 75.000 persona. Donacioni vjen pas
alokimit nga Fondi i emergjencës së Federatës për raste katastrofash
dhe shuma totale deri tani llogaritet në 500.000 franga zvicerane, e
livruar menjëherë në ndihmë të njerëzve në nevojë, citon njoftimi i
Kryqit të Kuq Shqiptar e.xh/ /m.m/
---Të ardhurat e realizuara në buxhetin e shtetit nga tatimi mbi
fitimin, gjatë 3 muajve të parë të vitit 2015 rezultuan rreth 37.6 %
më të larta, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2014.
Sipas treguesve fiskal të buxhetit, publikuar nga Ministria e
Financave, gjatë periudhës janar-mars 2015, në buxhet u arkëtuan 8.715
milionë lekë nga tatimi mbi fitimin, rreth 2.383 milionë lekë më shumë
se në të njëjtën periudhë të vitit 2014. Në tremujorin e parë të vitit
2014 u arkëtuan në buxhet 6.332 milionë lekë.
Të gjitha kompanitë (të huaja ose jo), që janë të regjistruara në
regjistrin tregtar dhe paguajnë TVSH, janë subjekt i tatimit mbi
fitimin. Tatimpaguesit rezidentë i nënshtrohen tatimit vetëm për të
ardhurat e gjeneruara në territorin e Republikës së
Shqipërisë./a.gjonaj//m.m/
---Panairi “Edukimi Jashtë Shqipërisë” , që përbën një nga zhvillimet
më të mëdha në vend rreth konsultave të këtij lloji në Evropën
Juglindore, përmbylli me sukses punimet e datave 27 dhe 28 mars në
Hotel Rogner.
Këtë vit panairi numëroi rreth 3.000 studentë pjesëmarrës, të cilët
morën informacion dhe këshillim të mëvetshëm për mundësitë dhe
prioritetet e studimit jashtë vendit dhe në disa prej institucioneve
më në zë të arsimit në Perëndim. Me një sukses në rritje me prej 1.000
pjesëmarrësish krahasuar me 2014, ky aktivitet u organizua nga
Integral Group.
Ndër institucionet e huaja arsimore ishin pjesëmarrëse aktive shkolla
nga Britania e Madhe, SHBA-ja, Gjermania, Zvicra, Holanda, Belgjika,
Spanja, Italia, Portugalia, Greqia etj. Gjithashtu, zyrtarë të lartë
nga përfaqësitë diplomatike në Shqipëri vizituan panairin dhe takuan
institucionet nga vendet përkatëse.
Mbi 120 organizata arsimore vizituan Shqipërinë gjatë këtyre 5 viteve
falë Panairit dhe zyrës mbështetëse Integral Educational Programs. Mbi
6.000 vizitorë përfituan nga informacionet te ofruara nga panairi, nga
të cilët mbi 1.000 u regjistruan në një program jashtë vendit.
Gjithashtu, e veçantë e aktivitetit të sivjetshëm ishin uljet e
veçanta të shkollave verore që shërbejnë për përgatitjen e studentëve
për aplikim dhe/apo vijim të suksesshëm të studimeve në disa prej
institucioneve më të mira të edukimit ndërkombëtar.
Qëllimi kryesor i projektit në zbatim nga viti 2003, është informimi i
të interesuarve për prirjet më të reja të edukimit jashtë vendit dhe
promovimi i aspekteve novatore të strukturës të institucioneve
arsimore të mesme dhe të larta.
---Kodrat e Currilave në Qytetin e Durrësit tani kanë një tjetër pamje
nga ajo e para disa viteve, ku rrëshqitjet dhe balta ishte problem jo
vetëm për banorët e lagjeve poshtë saj, por edhe e kalimtarëve që
drejtoheshin për nga plazhi tradicional me të njëjtin emër “Currilat”.
Ishte një nismë e Ministrisë së Mjedisit në kuadër të mbrojtjes së
zonave të pyllëzuara që ishin në rrezik shpyllëzimi dhe shndërrimi në
toka pa bimësi.
Në këtë kuadër u ripyllëzua dhe u mbrojt nga erozioni dhe kodra e
Currilave. Rrjetat e vendosura në zonat e rrëshqitshme, skrapatet e
krijuara në faqen e kodrës dhe ngritja e mureve mbrojtës, kanë bërë që
kjo zonë të futet te natyra e bukur e qytetit të Durrësit. Këtë sezon
veror pushuesit durrsakë por jo vetëm, do të shfrytëzojnë të qetë edhe
plazhin e Currilave./m.m/
---Shqipëria përfaqësohet në edicionin e 56-të të Ekspozitës
Ndërkombëtare të Artit në Venecia 2015 me veprën “Trilogjia Shqiptare:
Një Seri Stratagjemash të Tërthorta”, e artistit Armando Lulaj.
Kjo vepër përfaqëson përfundimin e një kërkimi shumë-vjeçar të
artistit sa i përket periudhës së Luftës së Ftohtë në Shqipëri por
edhe më gjerë, rolit të së kaluarës në të tashmen, kujtesës dhe
eksperiencës historike – veçanërisht nëpërmjet arkivave, “trofeve” dhe
“boshllëqeve” të së kaluarës. Vepra e parë në këtë cikël titullohet
“It Ëears as It Groës”, kurse e dyta është e mirënjohura “Never” – që
është shfaqur në ekspozita të rëndësishme ndërkombëtare. Vepra e
tretë, “Recapitulation” do të prodhohet posaçërisht për Bienalen e
Venecias.
Prezantimi mbi pavijonin shqiptar “Trilogjia Shqiptare: Një Seri
Stratagjemash të Tërthorta” nga artisti Armando Lulaj, kuruar nga
Marco Scotini dhe asistent kurator Andris Brinkmanis, ka zgjuar
interes si në lidhje me subjektin edhe me perspektiven se si artisti
sheh, interpreton dhe prezanton në pavijon, historinë e komunizmit.
Realizimi i pavijonit shqiptar është rezultat i bashkëpunimit të
artist, kuratorit dhe stafit të tyre me Ministrinë e Kulturës, si edhe
stafit administrativ të ministrisë dhe institucioneve të tjera
shtetërore./a.g/
Bota
---Bilanci i fundit zyrtar bën të ditur se janë 4.310 viktima nga
tërmeti në Nepal, megjithatë ky bilanc është vetëm provizor.
Ndërkaq, një milionë persona kanë mbetur pa strehë, të cilët
aktualisht jetojnë në tenda, ndërsa toka vijon të dridhet herë pas
here. Sipas qendrës kombëtare të operacioneve të emergjencës, rreth
6.6 milionë persona janë goditur në përmasa të ndryshme nga tërmeti në
34 distrikte të Nepalit. Lokalitete të ndryshme, sidomos afër
epiqendrës janë të izoluara dhe nuk janë arritur nga ndihma e shpejtë.
Qeveria nepaleze vlerëson gjithashtu se 400 mijë ndërtesa janë
shkatërruar plotësisht. Për ekipet e emergjencës janë në dispozicion
13 helikopterë, mes të cilëve tre të dërguar nga India, që merren me
transportin e të plagosurve drejt spitalit të Katmandusë. Dridhjet e
tokës vijojnë ende me tërmete të tjerë, me magnitudë nga 3.9 në 4.8 të
shkallës Rihter.
---Komisioni Evropian propozoi sot krijimin e një qendre
antiterroriste të Bashkimit Evropian, në ndërkohë që bëri të ditur një
sërë masash të marra pas sulmeve vdekjeprurëse në Francë dhe Danimarkë
dhe pas dështimit të një atentati në Belgjikë, në fillim të këtij
viti.
Terrorizmi përbën një shqetësim të madh brenda Bashkimit Evropian, me
sfida që përfshijnë kthimin e luftëtarëve radikalë, të cilët kanë
lindur në territorin e unionit, por që luftojnë në Siri dhe Irak si
edhe problemet e shfaqura nga interneti dhe lëvizja e lirë brenda
bllokut.
Komisioni premtoi vitin e kaluar të rishikonte gjithë axhendën e
sigurisë që daton që nga viti 2010. Ky problem ridoli si emergjencë
pas vrasjes së 17 personave nga sulmet terroriste në Paris, janarin e
kaluar.
Siguria e brendshme është përgjithësisht kompetencë kombëtare dhe
vendet anëtare kanë qenë tradicionalisht hezituese për të ndarë me
njëra-tjetrën informacione konfidenciale që kanë lidhje me të
dyshuarit apo hetimet.
Komisioni u kërkon vendeve anëtare të mbështesin politikisht axhendën
e tij pesëvjeçare të sigurisë në samitin e ardhshëm të qershorit./
a.jor.
---Trazirat në Baltimore të Maryland -it, në Shtetet e Bashkuara
detyruan autoritetet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme.
Qindra persona u përleshen me policinë, të revoltuar nga vdekja e afro
– amerikanit 25 vjeçar, Freddie Gray, në fillim të këtij muaji, i cili
ndërroi jetë pas një dëmtimi ende të pashpjegueshëm në shtyllën
kurrizore, kur ndodhej nën arrest.
Përleshjet nisën disa orë pas varrimit të Gray -t, të hënën. Qindra të
rinj sulmuan policinë me gurë, tulla, shishe dhe objekte të tjera. Ata
u vunë flakën një ndërtesë, disa dyqaneve dhe makinave të policisë. Të
paktën 15 policë u plagosën dhe rreth 27 persona u arrestuan. Për një
javë në qytet, ku janë vendosur rreth 5.000 trupa të Gardës Kombëtare,
do të zbatohet ndalim, qarkullimi nga ora 10 e mbrëmjes deri në orën 5
të mëngjesit.
Autoritetet e drejtësisë kanë nisur hetimet për vdekjen e tij,
ndërkohë u pezulluan gjashtë policë të përfshirë në këtë çështje.
Presidenti amerikan, Barack Obama tha se administrata e tij do të
garantojë të gjithë ndihmën e nevojshme. Kryebashkiakja e Baltimores
tha se është shumë i qartë dallimi mes protestuesve paqësore, të atyre
që kërkojnë drejtësi dhe bandave që kërkojnë të ndezin dhunë. Ky është
njëri prej protestuesve, i cili gjeti një mënyrë paqësore, për t’iu
drejtuar policisë, duke kënduar këngën e Michael Jackson “Beat It”.
---Të paktën 52 persona rezultuan të zhdukur si pasojë e rrëshqitjeve
së tokës në një rajon të provincës Badakhshan, në veri të
Afganistanit, theksuan zyrtarët rajonalë.
Sipas zëvendësguvernatorit, Gul Mohammad Beidar, një rrëshqitje toke
ndodhi në fshatin Geriy Bala në distriktin Khwahan. 52 persona janë
zhdukur, 25 prej të cilëve gra, 22 fëmijë dhe pesë burra.
Informacioni u konfirmua nga zëdhënësi i policisë rajonale, Lal
Mohammad Ahmadzai./ /ec/
---Papa Françesku priti të martën sekretarin e përgjithshëm të OKB-së,
Ban Ki-Moon, në kuadër të një konference shkencore për mbrojtjen e
mjedisit, organizuar në Vatikan, njoftoi shërbimi i shtypit të Selisë
së Shenjtë.
”Ban Ki-moon dhe papa Françesku zhvilluan një takim privat për një
gjysmë ore para fillimit të konferencës”, sipas Ciro Benedettini,
zëvendësdrejtor i sallës së shtypit në Vatikan, i cili nuk ka dhënë
detaje për temat e diskutuara.
“Papa Françesku dhe unë zhvilluam një bisedë shumë të gjerë dhe
frytdhënëse”, theksoi Ban në hapje të konferencës “Mbrojtja e
planetit”, organizuar nga Akademia papnore e Shkencave. “Shkenca dhe
feja nuk janë kundër për ndryshimet klimatike”, shtoi ai duke
përshëndetur përpjekjet e papës dhe Kishës për të tërhequr vemendjen
mbi nevojën urgjente përsa i përket promovimit të një zhvillimi
afatgjatë./ec/
---Të paktën 20 persona, prej të cilëve dhe civilë, u vranë sot nga
luftimt mes rebelëve shiitë dhe kundërshtarëve të tyre në jug të
Jemenit, ndërkohë që një sulm ajror shënjestroi një bazë ushtarake në
Sana, sipas burimeve ushtarake dhe mjekësore.
”Në Aden, qyteti i dytë i Jemenit, përpleshjet e dhunshme në rrugë
kanë shkaktuar vdekjen e nëntë rebelëve”, sipas burimeve të afërta të
këtyre milicëve.
Përveç këtyre, 11 civilë dhe luftëtarë, mbështetës së presidentit të
larguar Abd Rabbo Mansour Hadi kanë humbur jetën në këto luftime”,
theksoi zyrtari i sektorit të shëndetësisë në Aden, Al-Khader
Lassouar.
Rebelët shiitë Huthis, të mbështetur nga Irani, kanë marrë kryeqytetin
e Sanaas në shtator të vitit 2014 para se të ndërmerrnin në ofensivë
drejt jugut duke e detyruar presidentin Hadi të arratisej nga
Adeni./ec/
Moti
---Shërbimi Kombëtar Meteorologjik parashikon për të Mërkurën, 29prill
re të pakta me shira lokale dhe stuhi të përkohëshme në rajonet
perëndimore dhe veriore dhe pas mesditës edhe në zonat malore
qendrore. Era në Egjeun Qendror dhe Verior do të fryjë mesatare në
drejtimin jugperëndim deri në 7 ballë, ndërsa në Jon, era do të fryjë
mesatare në drejtimin veriperëndim. Temperatura do të variojë në të
gjithë vendin nga 12 deri në 25 gradë Celsius.
Në Attikë parashikohet mot me diell dhe re të pakta në mesditë e
pasdite, ndërsa temperatura do të arrijë në 24 gradë Celsius.
Në Selanik parashikohet mot me diell dhe re të pakta që ka mundësi të
dendësohen në shira lokale ose stuhi në zonat malore pasdite, ndërsa
temperatura maksimale do të jetë 23 gradë Celsius.
Është buletini i lajmeve në gjuhën shqipe, që transmetohet nga Rrjeti
i ERA në internet në adresën www.ertopen.com, në valët FM dhe të Mesme
- nëpërmjet stacioneve rajonale të ERA në të gjithë Greqinë, në valët
e shkurtra në të gjithë botën, por dhe në valët FM 106,7 në Athinë.
Gjithashtu, programi ynë transmetohet 24 orë nga stacioni i radios së
shoqatës së Punonjësve të Aluminit në valët FM 97,3 me seli Voiotían,
dhe nga radio e punonjësve të Halkídës në valët FM 96,5 nga ora 13:00
pas mesditës e deri në orën 19:00 në mbrëmje.
Në Attikë mund të shikoni ERT-3 me sinjal digjital në kanalet
televizive 34 dhe 58, ndërsa në Maqedoninë Qendrore në kanalin 50.