×

Προειδοποίηση

JUser: :_load: Αδυναμία φόρτωσης χρήστη με Α/Α (ID): 84
JUser: :_load: Αδυναμία φόρτωσης χρήστη με Α/Α (ID): 55

Οι ειδήσεις στα Αλβανικά

Τετάρτη, 28/05/2014 - 16:17
Aleksis Tsipras paralajmëron kryeministrin

Kryetari i SYRIZA, Aleksis Tsipras pas takimit me presidentin e Republikës ka paralajmëruar kryeministrin, që të mos përparojë në emërimin e guvernatorit të ri të Bankës së Greqisë, si dhe në emërimin e komisionerit të ri pa marrëveshjen e opozitës.
Përqindjet e votimit nuk e legjitimojnë qeverinë për të marrë vendime të tilla, tha z. Tsipras dhe tha se i kërkoi Presidentit për të shkuar sa më shpejt të jetë e mundur në votime, që të rivendoset "normaliteti demokratik".

Zëdhënësi i qeverisë: SYRIZA nuk ka bindur

Nuk ka bindur votuesit për «përmbysjen» që parashikonte Aleksis Tsipras, tha të hënën zëdhënësi i qeverisë, Simos Kedikoglu, duke u përgjigjur në pretendimin e SYRIZA-s, se qeveria nuk ka tashmë legjitimitetin e duhur. Ai gjithashtu argumenton se është «devijim institucional» që të interpretohen zgjedhjet si një referendum për qeverisjen e vendit.

Shqetësim në qeveri

Shqetësim të fortë ka shkaktuar në qeveri "bllokada" e pritur e Këshillit të Shtetit për privatizimin e EYDAP, që ka gjykuar si antikushtetues përfshirjen e kësaj ndërmarrje shtetërore në Fondit për Vlerësimin e Pasurisë Private të Shtetit (TAIPED) - një lajm që u bë i njohur disa orë para se SYRIZA të dalë fituesi i zgjedhjeve evropiane.

Rritet numri i sekuestrimeve

Në 10.000 kanë arritur sekuestrimet për borxhe në fondet e sigurimeve dhe pensioneve. Qendra e Mbledhjes së Borxheve të Fondeve në tremujorin janar-mars 2014 ka vazhduar në marrjen e masave të nevojshme për mbledhjen e borxheve, që arrijnë në shumën 270 milion euro.

Në Bruksel kryeministri Antonis Samaras

Për në Bruksel është nisur sot kryeministri Antonis Samaras, për të marrë pjesë në një darkë pune të Krerëve të Shteteve dhe Qeverive dhe në Samitin e Lartë të Partisë Evropiane Popullore.
Së bashku me z.Samaras, në Bruksel do të udhëtojë dhe kryetari i PASOK-ut, Evangjelos Venizelos, i cili do të marrë pjesë në takimin e kryeministrave dhe zëvendës kryetarëve të qeverive të 19 shteteve anëtare - që i përkasin Partisë Europiane Socialiste.

Mendime mbi shfuqizimin e «bonus» prej 50 vendesh

Çështja e heqjes së ligjit zgjedhor, që i jep partisë së parë që fiton në zgjedhje, bonus prej 50 vende "në drejtim të një proporcionaliteti më të madh" do të përfshihet në rendin e ditës, të takimit që do të kenë të enjten pasdite, kryeministri me zëvendës kryeministrin. Në të njëjtën kohë, nuk përjashtohet që kryetari i PASOK-ut të vërë çështjen e nevojës së rinovimit të marrëveshjes programatike të të dy palëve.

Propozim për rritjen e kësteve të kredive që nuk janë paguar

Rritjen e kësteve për shlyerjen e pagesave të prapambetura nga 12 muaj në të paktën 48 muaj, synon që të kërkojë Qeveria nga Troika. Nën peshën e të dhënave zhgënjyese mbi malin e borxheve të prapambetura, që lartësohet rrezikshëm nga muaji në muaj, zyrtarët e Ministrisë së Financave besojnë se edhe troika do të hedhë pak ujë në verën e saj. Dhe planifikojnë që të përdorin të gjitha mundësitë, në mënyrë që sa më shpejt të jetë e mundur, tatimpaguesit - me theks të veçantë për punonjësit dhe pensionistët - të kenë mundësinë për të paguar taksat e tyre të kaluara, të paktën në 48 këste mujore.
 
Punime të mirëmbajtjes në linjat e tramvajit në Glifada

Nuk do të funksionojë pjesa e rrjetit të tramvajit "Bashkia e Vjetër e Glifadës - Asklipio e Vulës", të martën dhe të mërkurën prej orës 22:00 e deri në fund të turnit, për shkak të punimeve që bëhen për mirëmbajtjen e tij. Prandaj, automjetet e tramvajit do të kenë si stacion të tyre të fundit "Bashkinë e Vjetër".

Qeveria shkel vendimet e drejtësisë

Vazhdojnë përpjekjen e tyre, për të filluar punën, 397 pastrueset, që mbeten jashtë ndërtesës së Ministrisë së Financave. Pavarësisht vendimit gjyqësor në favor të tyre, qeveria aktualisht nuk ka bërë asnjë veprim për zbatimin e këtij vendimi.

Fillojnë të mërkurën provimet në mbarë vendin

Fillojnë të mërkurën provimet në mbarë vendin dhe 105.000 aplikantë pretendojnë që të hyjnë në një nga 70.305 vende në universitetet dhe institucionet teknike në të gjithë vendin.

Tubim i OLME në ministrinë e Arsimit

OLME organizon sot në ministrinë e Arsimit në orën 14:30 pas mesditës një tubim kundër shkurtimit të vendeve të punës dhe bashkimit të shkollave që përparon Ministria. 

Në 35 arrijnë të vdekurit pro-rusë në Ukrainë. 

Për të vdekur që arrijnë deri në 35 persona flasin të armatosur pro-rusë në operacionin e ushtrisë ukrainase, për të rimarrë aeroportin e Donetskut.
 
Zgjedhje presidenciale në Egjipt

Dita e dytë e zgjedhjeve presidenciale në Egjipt për të shpallur në thelb gjeneralin Abdel Fattah el-Sisi, armik fanatik i Vëllazërisë Myslimane, në detyrën më të lartë.
Rezultatet do të njoftohen javën e ardhshme dhe do të ndjekin zgjedhjet parlamentare, ndoshta në vjeshtë.

MOTI

Shërbimi Kombëtar Meteorologjik parashikon për sot, e martë 27 maj 2014 mot të mirë dhe të ngrohtë në të gjithë vendin dhe vransira të pakta, që në orët më të ngrohta të ditës në rajonet kontinentale do të rriten dhe do të ketë shira dhe stuhi, kryesisht në zonat malore të Maqedonisë Lindore dhe në Thrakë. Era do të fryjë mesatare në Egje në drejtimin jugor dhe në Jon me të njëjtin intensitet por në drejtimin perëndimor.
Në Athinë temperatura mesatare do të jetë në 31ºC, ndërsa në Selanik do të jetë në 30ºC.

Ειδήσεις στα Αλβανικά

Δευτέρα, 26/05/2014 - 17:06
Shumica e grekëve dënoi politikën e memorandumeve

70% e votuesve grekë dënuan politikën Samara - Venizelos. Partia e parë në zgjedhje del SYRIZA me 3,5% dhe partia e dytë, Demokracia e Re. Në mënyrë të veçantë, kur është numëruar 98% e votave, SYRIZA merr 26,54% të votave, Demokracia e Re merr 22,82%, Agimi i Artë 9,41%, Elia 8,03%, Potami 6,60%, KKE 6,07%, Grekët e Pavarur 3,42%, LAOS 2,70%, Qytetarët Evropianë Grekë 1,42% dhe e Majta Demokratike 1,21%. 

Selitë e partive politike greke në Parlamentin Evropian

Në bazë të të dhënave, SYRIZA zgjedh gjashtë eurodeputetë, Demokracia e Re pesë, Agimi i Artë zgjedh tre evrodeputetë, nga dy deputetë për Parlamentin Evropian zgjedhin Elia, KKE, dhe Potami, ndërsa Grekët e Pavarur zgjedhin vetëm një. Jashtë Parlamentit Evropian mbeten LAOS (2,70%), Qytetarët Evropianë Grekë (1,42%) dhe E Majta Demokratike (1,21%).

Partia myslimane në vendin e parë në Rodopi dhe Ksanthi

Në zonat zgjedhore të Rodopit dhe Ksanthit, partia e parë në këto zgjedhje del Partia e Barazisë, Paqes dhe Miqësisë, e myslimanëve që drejtohen nga Konsullata turke.

Zgjidhet Rena Duru në Qarkun e Attikës

Rena Duru fitoi me një diferencë të vogël në numër, Qarkun e Attikës, që përfaqëson rreth gjysmën e popullsisë së Greqisë. Fitoi me 50,87%, kundrejt rivalit të saj, Jannis Sguros me 49,13%.

Në rajonet e tjera

Në përgjithësi, 6 rrethe i ka fituar Demokracia e Re dhe dy SYRIZA. Në Kretë rizgjidhet prefekti që ishte më parë dhe që u mbështet nga PASOK-u, Stavros Arnautakis. Në rajonin e Peloponezit fitues është Petros Tatulis, i cili kishte mbështetjen e PASOK-ut dhe Demokracisë së Re. Në Maqedoninë Qendrore, fitues i madh është Tzitzikostas që nuk është mbështetur nga asnjë parti. Në Maqedoninë Perëndimore u zgjodh gjithashtu, i pavaruri Theodoros Karypidis. Së fundi, i pavaruri Theodoros Katsifaras u zgjodh në Greqinë Perëndimore.

Jorgos Kaminis fitoi Bashkinë e Athinës

Me një diferencë të vogël votash, fitoi Bashkinë e Athinës, Jorgos Kaminis nga rivali i tij, Gavriil Sakelaridis i mbështetur nga SYRIZA. Fitore e madhe për Gianni Butarin në Bashkinë e Selanikut. Moralis dhe Beos në timonin e Bashkive në Pire dhe Volo, ndërsa Peletidis i mbështetur nga partia Komuniste Greke fitoi në Bashkinë e Patrës.

Deklaratat e kryetarëve të partive pas rezultatit të zgjedhjeve

Pas rezultateve të zgjedhjeve të djeshme, Aleksi Tsipra kërkoi të zhvillohen së shpejti zgjedhjet parlamentare në vend.
* Kundërshtim të qartë të shantazhit të partisë më të madhe opozitare, treguan zgjedhjet sipas Evangjelos Venizelos.
* Negativ është rezultati për të Majtën Demokratike, komentoi kryetari i saj, Fotis Kuvelis. * Do të vazhdojmë deri sa të ndryshojmë të gjitha, por pa dëmtuar vendin, deklaroi kryetari i Potamit, Stavros Theodorakis. * Rezultati i zgjedhjeve nuk mund të sjellë përmbysjen, theksoi sekretari i KKE-së, Dimitris Kutsubas. * Mosmiratimi i qeverisë është fakt, theksoi kryetari i Grekëve të Pavarur, Panos Kamenos.

Kryeministri Andonis Samaras drejtohet për reformimin e qeverisë

Me qëllim ruajtjen e kohezionit të frontit qeveritar, kryeministri Antonis Samaras duket se do të drejtohet në zgjidhjen e reformimit të qeverisë, pas kërkesës edhe të Evangjelos Venizelos për aktualizimin e marrëveshjes së programit qeveritar.

Kryetari i SYRIZA takohet me Presidentin e Republikës

Në Pallatin Presidencial shkoi sot krzetari i SYRIZA, Aleksis Tsipras, ku u takua me Presidentin e Republikës, Karolos Papulias.
"Me çfarë legjitimiteti politik do të negociojë z.Samaras çështjen e borxhit dhe do të vendosë masa të reja të vështira, për të cilat tashmë ka vendosur", ishte pyetja që ai i shtroi Presidentit.

Mbledhje në PASOK

Nën kryesimin e kryetarit të PASOK-ut, Evangelos Venizelos u mblodhën sot Këshilli Politik dhe Sekretariati i Komisionit të Zgjedhjeve të Partisë.

Medalje për ekipin e meshkujve në gjimnastikë

Medaljen e argjendit në ushtrimet në tapet ka marrë Lefteris Kosmidis, në Kampionatin Evropian të Gjimnastikës për meshkuj, që përfundon të dielën në Sofje.

Fundi për bankat e Ukrainës në Krime

Me urdhër të Kremlinit ndalon nga sot funksionimi i bankave të Ukrainës në Krime dhe Sevastopol, «për shkak të dështimit të tyre në përmbushjen e detyrimeve të tyre ndaj kreditorëve».

U hapën qendrat e votimit në Egjipt

Në Egjipt janë hapur qendrat e votimit për zgjedhjet presidenciale që do të zgjasin dy ditë dhe në të cilat fitues i sigurt do të jetë ministri i mbrojtjes Abdel Fattah el-Sisi, edhe pse është -për arsye procedurale- edhe një kandidat tjetër, zëdhënësi i socialistëve.

Vazhdon udhëtimin e tij Papa Francisco

Në një fjalim në Muzeun izraelit të Holokaustit vazhdon Papa Francisco udhëtimin e tij në Tokën e Shenjtë dhe u bëri thirrje të gjitha palëve, që të punojnë më intensivisht për paqen.

Moti

Shërbimi Kombëtar Meteorologjik parashikon për sot, e hënë 26 maj 2014 mot të mirë me diell në të gjithë vendin dhe temperatura do të arrijë deri në 30ºC.

Δελτίο ειδήσεων στα Αλβανικά

Κυριακή, 25/05/2014 - 15:45
Kritike janë zgjedhjet e nesërme

---Nesër janë zgjedhjet kritike evropiane për të ardhmen e jetës sonë si dhe zgjedhjet e balotazhit për pushtetin vendor. Në orën 07:00 të mëngjesit hapen kutitë e votimit dhe votuesit grekë kërkohet që të votojnë për evrodeputetët që ata preferojnë, për të dërguar në Bruksel. Votojnë të gjithë ata që kanë lindur deri në vitin 1996, edhe pse nuk kanë mbushur moshën 18 vjeç. Votimi është i detyrueshëm. Çdokush mund të shënojë deri në katër kryqe në fletën e votimit që preferon, e cila duhet të zgjidhet në mesin e 42 formacioneve zgjedhore që marrin pjesë në këto zgjedhje. Nuk ka nevojë që të vendosni kryq në zgjedhjet e përsëritura lokale, atje ku ato do të zhvillohen. Për zgjedhjet lokale votojnë vetëm ata që janë të regjistruar në listat e votimit të Bashkisë së tyre. Ndërsa në zgjedhjet evropiane, mund të votoni kudo që ndodheni dhe në të dy rastet duhet të keni lejen e qëndrimit, ose pasaportën, ose patentën e shoferit, ose librezën shëndetësore. Të gjithë ata që për ndonjë arsye nuk janë përfshirë në listën zgjedhore mund të votojnë në çdo qendër votimi të Bashkisë, në të cilën janë të regjistruar, mjafton që në ditën e zgjedhjeve të marrin nga Bashkia certifikatën e regjistrimit në regjistrin e popullsisë me shënimin «Jepet ekskluzivisht për zgjedhjet e datës 25 maj 2014»

Gjeni se ku votoni

- Që të informohemi se ku votojmë, mund të kontaktojmë në telefonin me numër 2131361500. Orari i shërbimit për qytetarët është për sot e shtunë, deri në orën 19:00 dhe të dielën, të interesuarit mund të komunikojnë nga ora 07:00 deri më orën 19:00. Gjithashtu mund të informohemi edhe nga faqja e Ministrisë së Brendshme.

Kthimi i patentave të makinave

--- Policia Greke për shkak të zgjedhjeve kthen edhe lejet e qarkullimit të automjeteve si dhe patentat, në mënyrë që të lehtësohen qytetarët për të votuar.

Përfundoi fushata zgjedhore

--- Me fjalimin e Kryeministrit, në sheshin Sintagma, përfundoi dje fushata zgjedhore. Ishte një miting zhgënjyes, sepse nuk kishte shumë qytetarë, megjithse Demokracia e Re kishte vendosur me dhjetra autobusë, për të sjellë njerëz nga qyetet e tjera të Greqisë.

Tërmet një ditë para zgjedhjeve në partinë Demokracia e Re

--- U largua nga partia Demokracia e Re ish -ministri, Thanasis Giannopulos, duke deklaruar ndër të tjera se: "Nuk mund të
konsiderohem një rrjedhim politik i kësaj partie të Andoni Samara dhe grupit të tij" dhe vlerësoi se do të ketë zhvillime të menjëhershme në krahun e qendrës së djathtë dhe se nuk do të udhëhiqet nga z.Samara.

SYRIZA: «Zgjedhjet e së dielës janë referendum»

--- "Zgjedhjet e së dielës janë një referendum për jetën, është mundësia historike që populli grek nuk do të lejojë që të shkojë e humbur", vuri në dukje kryetari i SYRIZA dhe kandidati për presidencën e Komisionit Evropian, Aleksis Tsipras nga Sheshi Eleftherias (Lirisë), në Heraklion të ishullit të Kretës, duke dërguar mesazhin e fortë "Mjaft!". Aleksis Tsipras gjatë tubimit zgjedhor, e cila kaloi në madhësi atë të Demokracisë së Re në sheshin Sintagma, shprehu bindjen e tij, se vota e së dielës do të jetë fillimi i fundit për memorandumet dhe për sistemin e vjetër politik e shoqëror. "Të dielën përfundojmë me baltën që vala e periudhës pas diktaturës e solli deri në ditët tona", theksoi kryetari i SYRIZA, duke i ftuar qytetarët, pavarsisht nëse ata janë të djathtë, të majtë apo të qendrës, të votojnë për partinë opozitare, "për një Greqi me zë, me dinjitet dhe status në Evropë, për një Greqi që nuk do të pranojë të goditet dhe as të kërkojë lëmoshë". "Ne nuk e meritojmë një qeveri të tillë, nuk mund të vendosin të pasurit se sa do të mbeten fëmijët tanë pa ngrënë. Ai gjithashtu theksoi, se SYRIZA do të kërkojë që Gjermania të përparojë, siç duhet, në detyrimin historik për t'i shlyer Greqisë dhe popullit grek kredinë e luftës dhe dëmshpërblimet, që i detyrohet këtu e 70 vjet.

Grekët e Pavarur: «Referendum për memorandumin zgjedhjet e së dielës»

-- Referendum për memorandumin i përshkruajti zgjedhjet dhe kryetari i Grekëve të Pavarur, Panos Kamenos, i cili në një intervistë televizive përsëriti thirrjen e tij për votuesit e Demokracisë së Re dhe të PASOK-ut, "për të përmbysur udhëheqjen e partive të tyre" dhe "të dalin me zgjedhjet e reja kombëtare ekuilibrime të tilla, të cilat mund të bëjnë një qeveri të bashkimit kombëtar".

KKE: «Pozitive rezultatet e para»

--- Sekretari i Partisë Komuniste Greke, z.Kucubas në konferencëntelevizive për shtyp të partisë së tij i vlerësoi pozitive rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve dhe tha se: "Ajo që duhet është të forcohet partia më tej këtë të dielë para së gjithash në votimet për zgjedhjet evropiane, por edhe në katër bashkitë që kemi kaluar në raundin e dytë".

Fituan pastrueset e ministrisë së Financave

--- Një tjetër fitore për pastrueset e Ministrisë së Financave është hedhja poshtë nga Gjykata e Lartë e ankesës së Ministrisë së Financave ndaj vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për rikthimin e përkohshëm të 397 pastrueseve në shërbimet e ministrisë. «Krimi i ministrisë është flagrant dhe i vazhdueshëm, jo për 48 orë, por për sa kohë zgjatet paligjshmërie e mos rikthimit të tyre", thotë avokati i njohur, Nikos Mavidis.

Në «Grupin Shëndetsor YGEIA» Errikos Dinan

--- Spitali Errikos Dinan ka udhëzuar menaxhimin e shërbimeve të kujdesit dytësor në "Grupin Shëndetsor Ygeia".

I jepet fund «çështjes së mbeturinave»

--- Çështje serioze politike për "partin e mbeturinave" ngre zbulimi i gazetës Eleftherotypia, për ngrirjen, që nga muaji shkurt, dhe anulimi i financimit të BE-së për projektet e menaxhimit të mbeturinave. Heshtje konspirative vihet re nga prefektët e partisë Demokracia e Re, që janë sërish kandidatë dhe me fshehjen përpiqen që të sigurojnë rizgjedhjen e tyre. Mbulimi i të vërtetës shtrihet edhe në ediat private të pronarëve të mëdhenj që marrin pjesë në këto projekte.

Lajmet nga Bota

Sot në qendrat e votimit banorët e Sllovakisë, Letonisë dhe Maltës

-- - Në qendrat e votimit të zgjedhjeve evropiane vijnë sot qytetarët e Sllovakisë, Letonisë dhe Maltës -dhe për ditën e dytë- çekët, duke marrë pishtarin nga irlandezët. Rezultatet e para zyrtare të votimit, i cili zhvillohet brenda katër ditëve në 28 vende të Bashkimit Evropian, do të shpallet të dielën në mbrëmje, pas mbylljes dhe të qendrave të fundit të votimit.

E tensionuar situata në Ukrainë

--- Një ditë para zgjedhjeve presidenciale të dielën, situata në rajonin e Ukrainës mbetet e pazgjidhur dhe informacionet flasin për shumë të vdekur në pjesën lindore gjatë konfliktit në mes të të armatosurve pro-rusë dhe ushtarëve ukrainas. Megjithatë, Presidenti rus Vladimir Putin mesazhon se do të respektojë rezultatin e zgjedhjeve, ndërsa Kremlini paralajmëron për kundërmasa në sanksionet ekonomike që ka vendosur Perëndimi.

Moti sot.

Shërbimi Kombëtar Meteorologjik parashikon për sot, e shtunë 24 maj 2014 në Atikë vransira të pakta dhe më të dendura në drekë e pasdite. Era do të fryjë në drejtime të ndryshme nga 3 deri në 4 ballë dhe temperatura do të variojë nga 17ºC- 31ºC, ndërsa në bregdet do të jetë 2-3 gradë më e ulët. Në Selanik do të mbizotërojnë vransira të pakta, që pasdite do të jenë
më të dendura dhe do të ketë shira lokale dhe stuhi kryesisht në zonat lindore. Era do të fryjë në drejtime të ndryshme 3-4 ballë dhe temperatura do të jetë nga 16ºC - 29ºC.

ΥΠΕΞ Αλβανίας: Να χυθεί φως στην υπόθεση θανάτου του Ιλι Καρέλι

Σάββατο, 29/03/2014 - 14:15

Την αντίδρασή του σε σχέση με το θάνατο του Αλβανού βαρυποινίτη Ιλι Καρέλι, στις φυλακές Νιγρίτας, εξέφρασε το αλβανικό υπουργείο Εξωτερικών, ζητώντας από την αλβανική πρεσβεία στην Αθήνα και το Προξενείο της Θεσσαλονίκης να παρακολουθήσουν θεσμικά και εκ του σύνεγγυς την κατάσταση. Ο εισαγγελέας της Άμφισσας, Νίκος Αντωναράκος, έχει δώσει εντολή να ερευνηθούν οι συνθήκες κάτω από τις οποίες πέθανε ο 42χρονος βαρυποινίτης, ενώ οι σωφρονιστικοί υπάλληλοι των φυλακών Νιγρίτας, βρίσκονται σε επιφυλακή μετά τις αποκαλύψεις των ιατροδικαστών ότι ο θάνατος του Καρέλι προήλθε από κατάγματα και όχι από παθολογικά αίτια.

 

Σελίδα 4 από 4