Ειδήσεις στα αλβανικά
Vazhdojnë provimet kombëtare
Më provimin në mësimin e Biologjisë, Fizikës, Matematikës dhe Historisë, në varësi të drejtimit që duan të studjojnë nxënësit, kanë vazhduar edhe sot provimet në mbarë vendin.
Është mbledhur Komiteti Ekzekutiv i të Majtës Demokratike
Nga mëngjesi janë në mbledhje Komiteti Ekzekutiv dhe Grupi parlamentar i së Majtës Demokratike, ku do të ngrihet çështja e humbjes në zgjedhjet evropiane, por dhe nëse do të pranohet apo jo dorëheqja e z.Fotis Kuvelis.

Stop për zgjatjen e paraburgimit të emigrantëve dhe refugjatëve
Gjykata Administrative e Athinës frenon vendimin e Ministrit të Rendit Publik për të zgjatur paraburgimin e emigrantëve dhe refugjatëve përtej kufirit më të lartë që është 18 muaj.
Me këtë vendim shumë të rëndësishëm, gjykata ka kontrolluar ligjshmërinë e vendimit ministror dhe konsideron se paraburgimi përtej 18 muajve «nuk është në asnjë dispozitë ligjore». Vendimi shfuqizon krejtësisht mashtrimin ligjor të Këshillit Ligjor të Shtetit, që kishte pagëzuar paraburgimin si "masë të përkohëshme".
Samaras -Venizelos: "Një seri iniciativash kryesore politike"
"Një seri të iniciativave të mëdha politike" -mes të cilave edhe reformimin e qeverisë- kanë diskutuar në takimin e tyre të djeshëm, kryeministri Antoni Samara dhe kryetari i PASOK-ut, Evangjelos Venizelos, me qëllim për të treguar se kanë marrë ... mesazhin e votuesve.
Tashmë përparojnë në një seri njoftimesh për kujdesin shëndetësor të të pasiguruarve, lehtësime për huamarrësit dhe pëshpëritje rreth reduktimit të taksave, në momentin që evropianët dhe FMN-ja insistojnë se do të ketë edhe një tjetër memorandum, ndërsa taksat do të mbeten ... në përjetësi.
Vasilis Kapernaros - deputet i pavarur
Deputeti i 21-të i pavarur në Parlamentin Grek është tashmë Vasilis Kapernaros, që u largua nga Grekët e Pavarur dhe siç deklaroi «nuk do të shkojë në ndonjë parti tjetër».
Dendias: "Nuk kemi para për avione të reja zjarrfikëse"
Ndërsa jemi shumë pranë verës dhe rrezikut të zjarrit, ministri i Rendit Publik Nikos Dendias pranoi se nuk ka para për avione të reja të zjarrfikësve, se mbështetet vetëm në vullnetarët dhe "nuk mund të garantojë se nuk do të ketë asnjë problem".
Theoharis: "nuk do të jepet zgjatje për paraqitjen e E9"
Megjith faktin se TAXISNET ka arritur në kufijtë e saj, z.Theoharis nga Selaniku deklaron se nuk do të jepet një zgjatje e paraqitjes së E9 dhe do të gjobiten me 100 euro.
Sekretari i të ardhurave, që ka marrë pjesë në një konferencë me temë "Etika dhe deontologjia", u gjend përballë me pastrueset e dëbura nga puna dhe me rojet e shkollave dhe u fsheh -përsëri- mbrapa policisë.
POSPERT: Aktivizojmë Evropën për mbylljen e ERT-it
Protesta pan-evropiane me aktivitete jashtë ambasadave greke në bashkëpunim me UNI/MEI dhe shoqata të tjera njoftoi për në datën 11 qershor, kryetari i POSPERT-it, Panajotis Kalfagiannis.
Kujtojmë se në datën 11 qershor mbushet një vit nga mbyllja në mënyrë të paligjshme e ERT-it.
Gjithashtu, të hënën 2 qershor në orën 18:00 pasdite, POSPERT i bën thirrje sindikatave të mblidhen në Qendrën e Punës, për të diskutuar organizimin e aktiviteteve për përvjetorin e mbylljes së ERT-it.
Tragjedi e re në Filipine
Tragjedi e re me viktima punonjës në Filipine, ku tetë punëtorë janë djegur të gjallë në një periferi të Manilas, për shkak se pronari e kishte mbyllur nga jashtë me një dry dhomën në katin e dytë, ku ata banonin.
Betohet më 7 qershor presidenti i ri i Ukrainës
Më 7 qershor, do të bëhet betimi në Kiev i manjatit Petro Poroshenko, fitues i zgjedhjeve presidenciale të së dielës në Ukrainë. Ndërkohë, negociata të reja për gazit natyror të Rusisë fillojnë në Berlin mes Komisionerit Evropian të Energjisë, Günther Oettinger, dhe përfaqësues nga Rusia dhe Ukraina.
MOTI
Shërbimi Kombëtar Meteorologjik parashikon shira dhe stuhi lokale të fuqishme, kryesisht në rajonet kontinentale dhe në Egjeun Verilindor.
Temperatura do të shënojë rënie dhe në Attikë do të arrijë në 25ºC, ndërsa në Selanik do të jetë në 24ºC.