Lajmet në gjuhën shqipe 20/11/2014

---Vazhdon përqendrimi që ka thirrur Lëvizja "Dëboni Racizmin" dhe
Shkolla e së Dielës e Emigrantëve në Sýntagma, në mbështetje
solidariteti për rreth 300 refugjatë sirianë, që shumica janë të
pastrehë dhe qëndrojnë përpara parlamentit, duke protestuar për
situatën e tyre dhe indiferencën e autoritetet greke për t'i mbrojtur
ata. Janë refugjatë të luftës, të cilët mbetën të bllokuar në vendin
tonë, pa mundësinë e kthimit në vendin e tyre dhe as të lëvizin për të
shkuar në një vend tjetër evropian. Përfaqësuesit e Lëvizjes kanë
dorëzuar një rezolutë proteste në Parlament. Nuk ka asnjë mundësi për
të qëndruar dhe një natë të dytë në Sýntagma, është kërcënimi nga ana
e policisë.

---Konferencë për shtyp ka dhënë sot në Shoqatën e Avokatëve të
Athinës, Nisma e të afërmve të të burgosurve, ku është njoftuar se
është bërë apelim në Këshillin e Shtetit kundër Vendimit Ministror, që
përcakton burgun e Domokos si një burg i sigurisë maksimale. Është e
vetmja mënyrë që të gjykohet kushtetutshmëria e ligjit për burgjet e
tipit Gamma, që është votuar nga seanca verore e Parlamentit. Në
intervistë është deklaruar gjithashtu, se është dorëzuar një kërkesë
për ndërprerjen e përkohshme të vendimit, i cili do të gjykohet më
herët nga shqyrtimi i apelit të datës 23 prill të vitit 2015 nga
Seksioni i tretë i Parlamentit.

---Ndryshon tani mendimin Rektorati i Universitetit Kombëtar dhe
Kapodistrian të Athinës (EKPA), duke deklaruar se propozimi për
votimet elektronike të studentëve nuk vë në dyshim në asnjë rast
legjitimitetin dhe dobinë e shoqatave studentore, në momentin që kemi
protesta të studentëve në Universitete për shkak të politikës
autoritare të Fortsákit. Nesër në orën 18:00 pasdite, në Fakultetin
Juridik të Athinës do të mbahet një aktivitet për të drejtat
demokratike sot dhe përgjigja e lëvizjes studentore në represionin
shtetëror.

---Interpelancë për dhunën brutale dhe të paprovokuar të policisë
gjatë marshimit me rastin e përvjetorit të Kryengritjes së
Universitetit Politeknik më 17 nëntor në Athinë dhe Selanik, kanë
paraqitur sot 11 deputetë të SYRIZA. «Ishte një operacion policor,
jashtë funksionimit demokratik. Jemi një hap larg vajtimit për
viktima», theksoi në emisionin e lajmeve të rrjetit ERA, deputeti i
partisë më të madhe të opozitës, Chrístos Karagiannídis.

---"Nuk ka kufij për mirëkuptim të konsiderueshëm me qeverinë për
borxhin dhe përballimin e krizës, deklaroi zëdhënësi i SYRIZA, Pános
Skourlétis, duke iu referuar skenarëve për një takim të ardhshëm
Samará - Tsípra.

---Nuk do të ketë rimbursime të taksave për qytetarët dhe bizneset ka
denoncuar nënkryetari i Federatës së Zyrës Tatimore, Trýfonas
Alexiádis. "Defekt teknik ka sistemi thotë ministria e Financave, por
ky është një veprim i motivuar politikisht", vuri në dukje zoti
Alexiadis.

---Kryetari i partisë greke, LA.OS, Giórgo Karatzaféri do t’i
nënshtrohet hetimit nga prokuroria, pas konfirmimit nga ana e
komisionit parlamentar të kontrollit të financave të partive dhe
deputetëve, se politikani në fjalë ka në pronësi të tij dy kompani
“off shore” që nuk i ka regjistruar në deklaratën e të ardhurave që ka
paraqitur pas vitit 1993. Në llogaritë bankare të këtyre dy kompanive

u evidentuan transferta me vlerë 1,6 milionë dollarë.
Komisioni parlamentar ratifikoi unanimisht rezultatet e kontrollit
duke konstatuar veprën penale të pjesëmarrjes së paligjshme të
kryetarit të LAOS-it në kompani ”off shore” dhe deklarimit të pasaktë
të pasurisë. Sipas prokurorisë, ka shenja edhe për “pastrim parash”.
Që nga viti 2003 deputetëve u ndalohet të kenë në pronësi të tyre
kompani ”off shore”.

---Detyrues do të jetë tani mendimi i Ministrisë së Mjedisit në
hartimin dhe zbatimin e planeve të menaxhimit të mbeturinave, sipas
projekt-ligjit, që u dha nga qeveria për konsultim. Prefektura e
Attikës denoncon se është fjala për një përpjekje të kujdestarisë së
planifikimit rajonal dhe forcimit të interesave të kontraktorëve
privatë në grumbullimin dhe menaxhimin e mbeturinave.

---Është kthyer në qelinë e tij, pas një qëndrimi të shkurtër në
spitalin e burgut të Korydallos, Níkos Romanós, që po kalon ditën e
njëmbëdhjetë të grevës së tij të urisë, duke pretenduar lejen për
arsim, në mënyrë që të ndjekë praktikën në laboratoret e
institucioneve të larta TEI, ku ai ka kaluar. Në një fazë të
rrezikshme, sipas informacioneve të ERA-s hyn dhe shëndeti i të
burgosurit tjetër, Iraklí Kostári, që po kalon ditën e njëzetë e tretë
të grevës së urisë.

---Pa ujë të pijshëm për tri ditë është Kímolos. Ishulli është
shpallur në një gjendje të jashtëzakonshme. "Nuk ka asnjë plan për
furnizimin tonë me ujë nga Ministria e Marinës Detare", ankohet
kryetari i bashkisë së ishullit në një letër për kryeministrin Antonis
Samaras.

---Përfaqësuesit e Digea, administratën e Komitetit Kombëtar të
Telekomunikacionit dhe Postave si dhe stafin politik të Ministrisë së
Transportit, Infrastrukturës dhe Rrjeteve ka thirrur për një seancë
dëgjimore, Komisioni i Institucioneve dhe Transparencës i Kuvendit për
çështjen e shpërndarjes së transmetimit digjital të stacioneve
rajonale.

---Në krijimin e Orkestrës Simfonike të Rinisë me emrin «ERT Open
Orchestra - Youth" përparon POSPERT-i (Federata Kombëtare e Shoqatave
të Personelit të Radiotelevizionit Grek) në bashkëpunim me Ambasadën e
Republikës Bolivariane të Venezuelës dhe fton të reja e të rinj nga
mosha 16-25 vjeç. Për të deklaruar pjesëmarrjen tuaj mund të
kontaktoni në telefonin me numër 210 60 18 208 dhe në adresën
elektronike email
Αυτή η διεύθυνση ηλεκτρονικού ταχυδρομείου προστατεύεται από τους αυτοματισμούς αποστολέων ανεπιθύμητων μηνυμάτων. Χρειάζεται να ενεργοποιήσετε τη JavaScript για να μπορέσετε να τη δείτε.

Lajme nga Bota

---Gjykata e Apelit konfirmoi sot mandatarrestin në lidhje me një
akuzë për dhunë seksuale të ngritur kundër themeluesit të
WikiLeaks-it, Julian Assange, i cili kërkon anulimin e tij. Gjykata e
Apelit ka refuzuar kërkesën e Julian Assange për anulimin e
mandatarrestit të ngritur nga Gjykata.
Themeluesi i “WikiLeaks”, Julian Assange, deklaroi disa kohë më parë
për radion publike suedeze se nuk kishte asnjë garanci përsa i përket
paanshmërisë së drejtësisë suedeze, për çështjen e përdhunimit që ai
akuzohej.
Kundër Assange janë ngritur dy padi të deponuara nga dy suedeze të
moshës 30 vjeç, të cilin e akuzojnë për dhunim dhe agresion seksual në
vitin 2010 në rajonin e Stokholmit.

---Një mijë persona janë vrarë në Ukrainë që prej hyrjes në fuqi të
armëpushimit në lindje të vendit më 5 shtator, njoftoi sot zyra e
Komisariatit të Lartë për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të
Bashkuara.

"Nga 5 shtatori deri më 18 nëntor ka pasur 957 të vrarë (838 burra dhe
119 gra), një mesatare prej 13 të vrarësh në ditë", sipas raportit mbi
situatën për të Drejtat e Njeriut në Ukrainë. Numri i të zhvendosurve
gjithashtu është rritur ndjeshëm duke arritur nga 257 489 më 18
shtator në 466 829 më 19 nëntor.

Që prej mesit të muajit prill, ky konflikt kundër separatistëve
prorusë të mbështetur nga Moska ka shkaktuar 4 317 të vrarë duke
përfshirë dhe 298 pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit të avionit MH17
të ”Malaysian Airlines” rrëzuar në muajin korrik.

Moti

---Shërbimi Kombëtar Meteorologjik parashikon për të premten 21nëntor,
mot me diell në pjesën më të madhe të vendit, por dhe vransira lokale,
të cilat veçanërisht në rajonin e Egjeut do të jenë më të shumta. Deri
në 17ºC do të jetë temperatura në qendrën e Athinës, ndërsa në Selanik
do të jetë 14ºC.
Τελευταία τροποποίηση στις Παρασκευή, 21/11/2014 - 00:27