Lajmet në gjuhën shqipe 21/11/2014

---Masiv ishte tubimi ndër-arsimor që është zhvilluar të premten jashtë Ministrisë së Arsimit, nën vështrimin e forcave të fuqishme MAT.
Incidente janë shënuar në mes të policisë dhe studentëve, ku e para ka përdorur kimikate. Ka denoncime se një student është spërkatur me kimikate në fytyrë, ndërsa një tjetër është rrahur dhe dërguar në selinë e policisë.
Në të njëjtën kohë protesta me mbylljen e shkollave ka filluar edhe në institucionet e larta AEI dhe TEI, pas propozimeve të rektorit të Universitetit, z.Fortsáki për heqjen e shoqatave studentore dhe vendim-marrjen përmes referendumeve elektronike.
Shoqatat studentore në Fakultetin Juridik të Athinës, që tashmë është mbyllur nga studentët, bëjnë thirrje për pjesmarrje në aktivitetin që organizohet për autoritarizmin në universitete, me rastin e 41 vjetorit të kryengritjes së Universitetit Politeknik.

---Sistemi i taksave në Greqi është në mesin e tre sistemeve më të këqia të Evropës thuhet në një anketë të Deloitte.
Në vendin e parë është sistemi tatimor i Ukrainës dhe me një diferencë të vogël vijnë sistemet e Polonisë dhe Greqisë.

---Të ardhura tatimore shtesë 1,3 miliard euro parashikon projektbuxheti i Shtetit për vitin 2015, i cili u paraqit në Parlament dhe pritet të votohet nga Kuvendi më 7 dhjetor.
Sipas projektbuxhetit të ri, taksat indirekte do të rriten në 53,5% të PBB-së në vitin 2015 nga 53,1% të PBB-së në vitin 2014. Në të kundërt, taksat e drejtpërdrejta do të reduktohen në 46,5% të PBB-së nga 46,9% të PBB-së në vitin 2014.

---Ndryshimet në Kodin e Procedurës Civile janë një çështje e madhe politike, që do të ndikojë në mënyrë dramatike të gjithë shoqërinë greke, deklaroi kryetari i SYRIZA, Aléksis Tsípras, pas takimit që kishte të premten (21 nëntor) me kryetarin e shoqatës së Avokatëve të Athinës, Vasíli Alexandrí.
Kryetari i Shoqatës së Avokatëve të Athinës ka shprehur kundërshtime të forta me përmbajtjen e dispozitave të reja të Kodit të Procedurës Civile, i cili siç tha ai, haptazi favorizon bankat dhe jo interesat e shumicës së qytetarëve. Avokatët janë në ditën e tretë të grevës së tyre dhe kanë paralajmëruar se do të abstenojnë nga detyrat e tyre dhe javën e ardhshme.

---Konferenca e dytë politike e Grekëve të Pavarur do të mbahet të shtunën (22 nëntor) dhe të dielën (23 nëntor) në Pallatin e Paqes dhe Miqësisë.
Krizë brenda partisë ka shkaktuar deputeti Panagiótis Melás, i cili lë të hapur mundësinë për të votuar për Presidentin e Republikës, pavarësisht ultimatumit që ka dhënë kryetari i partisë, Pános Kamménos.

---Veçanërisht kritike është karakterizuar gjendja e shëndetit të të dënuarit si anëtar i organizatës "17 Nëntori",  Iraklí Kostári, i cili është transferuar për trajtim në spitalin Thriáseio, pas urdhërit të kardiologut të burgut Korydallo.
Iraklí Kostári është 24 ditë në grevë urie në shenjë proteste, sepse i kanë prerë lejen për arsim që ai merrte për 2,5 vjet, për të studiuar në TEI të Pireut.
Duhet të shënojmë se në ditën e dymbëdhjetë të grevës së urisë është tani dhe Níkos Romanós dhe në mbështetje të tij Giánnis Michailídis. Kërkojnë të marrin leje për mësime nga burgu ku mbahen, të cilat me ligj kanë të drejtë të marrin, për të ndjekur mësimet në shkollat ku ata kanë kaluar pas provimeve që kanë dhënë.

---Për të tretën ditë mbeten në Sýntagma të 300 refugjatët sirianë, të cilët kërkojnë të arsyeshmen, strehim, ushqim dhe azil.
Solidaritetin e tyre për refugjatët kanë shprehur të enjten jashtë Parlamentit, pastrueset e ministrisë së Financave dhe rojet e sigurisë shkollore me ushqime dhe krevate lëvizëse.
Një shkresë - proteste për këtë çështje kanë dorëzuar deputetë të SYRIZA-s në drejtim të ministrave të Mbrojtjes së Qytetarit, Punës, Shëndetësisë dhe Punëve të Brendshme.

---Të hedhë dritë mbi rrethanat e vdekjes së fotoreporterit Athanásio Kossé në Ukrainë, kërkon Departamenti i Politikës së Jashtme të SYRIZA. Në të njëjtën kohë shpreh indinjatën e tij të thellë për vdekjen e fotoreporterit grek, i cili u vra në datën 18 nëntor pas bombardimeve të forcave të armatosura të Ukrainës, ndërsa ai ishte në strehimin e aeroportit të Donetsk-ut.

---Në krijimin e Orkestrës Simfonike të Rinisë me emrin «ERT Open Orchestra - Youth" përparon POSPERT-i (Federata Kombëtare e Shoqatave të Personelit të Radiotelevizionit Grek) në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës Bolivariane të Venezuelës dhe fton të reja e të rinj nga mosha 16-25 vjeç.
Për të deklaruar pjesëmarrjen tuaj mund të kontaktoni në telefonin me numër 210 60 18 208 dhe në adresën elektronike
Αυτή η διεύθυνση ηλεκτρονικού ταχυδρομείου προστατεύεται από τους αυτοματισμούς αποστολέων ανεπιθύμητων μηνυμάτων. Χρειάζεται να ενεργοποιήσετε τη JavaScript για να μπορέσετε να τη δείτε.

Lajme nga Bota

---Në Itali, sigurimi i të ashtu-quajturës "karta sociale" për qytetarët, të cilët janë duke përjetuar vështirësi financiare, do të përdoret dhe për të huajt me leje të përhershme qëndrimi, njoftoi Ministria Italiane e Financave.

---Presidenti amerikan, Barack Obama ofroi dje për rreth pesë milionë klandestinë, nga 11 milionë në total që jetojnë në SHBA, një shtyrje të përkohshme të lejes së tyre për të shmangur një dëbim, njoftoi ekzekutivi amerikan.
Gjatë një fjalimi zyrtar nga Shtëpia e Bardhë, Obama shpjegoi se të gjithë klandestinët që jetojnë që prej pesë vjetësh në SHBA dhe që kanë një fëmijë amerikan apo titullar të një statusi të rezidentit të përhershëm, mund të marrë një leje qëndrimi me një kohëzgjatje prej tre vitesh.

---Një helikopter ushtarak, me 10 persona në bord, u rrëzua mëngjesin e sotëm në zonën malore Sibiu duke shkaktuar vdekjen e tetë prej tyre si edhe plagosjen, në gjendje shumë të rëndë të dy të tjerëve.
Ministrja rumune e Mbrojtjes, Mirca Dusha tha se menjëherë pas fatkeqësisë është dërguar një ekip teknik, që do të hetojë arsyet e incidentit.

Moti

---Shërbimi Kombëtar Meteorologjik parashikon për të shtunën 22 nëntor, mot me diell në pjesën më të madhe të vendit, vransira lokale, të cilat në disa vende do të jenë më të dendura dhe mund të ketë rreshje të dobta shiu.
Nga 10ºC deri në 16ºC do të jetë temperatura në Athinë dhe nga 9ºC deri në 14ºC do të jetë temperatura në Selanik.

Çdo të hënë në orën 19:00 mund të dëgjoni buletinin e lajmeve në gjuhën shqipe, që transmetohet nga Rrjeti i ERA në internet në adresën
ertopen.com, në valët FM dhe të Mesme - nëpërmjet stacioneve rajonale të ERA në të gjithë Greqinë - dhe në valët e shkurtra në të gjithë botën.
Gjithashtu, programi ynë transmetohet 24 orë nga stacioni i radios së shoqatës së Punonjësve të Aluminit në valët FM 97,3 me seli Voiotían, që mbulon Fokída, Fthiótida, Peloponnezi Verior dhe Évia dhe nga radio e punonjësve të Chalkídas në valët FM 96,5 nga ora 13:00 pas mesditës e deri në orën 19:00 në mbrëmje.
Τελευταία τροποποίηση στις Παρασκευή, 14/06/2013 - 23:54