Lajmet në gjuhën shqipe 22/11/2014

---Konferenca e dytë politike e Grekëve të Pavarur do të mbahet të shtunën (22 nëntor) dhe të dielën (23 nëntor) në Pallatin e Paqes dhe Miqësisë. 
Krizë brenda partisë ka shkaktuar deputeti Panagiótis Melás, i cili lë të hapur mundësinë për të votuar për Presidentin e Republikës, pavarësisht ultimatumit që ka dhënë kryetari i partisë, Pános Kamménos. 

---Përparësi për SYRIZA japin tre sondazhe të reja. Në mënyrë të veçantë, sondazhi i kompanisë MRB për gazetën «Agorá» jep një përparësi prej 4,3% në partinë opozitare në qëllimin e votimit, ndërsa barometri javor i kompanisë Metron Analysis i jep SYRIZA një përparësi prej 4,7 %. 
Së fundi, në anketën e kompanisë Public Issue për Gazetën e Redaktorëve, partia opozitare SYRIZA shënon një përparësi prej 11,5% dhe përqendrohet në 38,5% kundrejtë 27% që mbledh Demokracia e Re, në vlerësimin e ndikimit zgjedhor. Përqindja e partisë kryesore të opozitës është rritur në krahasim me sondazhin e të njëjtës kompani në muajin tetor, ndërsa përqindja e Demokracisë së Re ka mbetur e qëndrueshme.

---Në një litar të tendosur janë marrëdhëniet e kryetarit të PASOK-ut, Evángelos Venizélos me ish kryeministrin Giórgo Papandréu, pas letrës së këtij të fundi, sipas të cilës kërkon të zhvillohet kongresi i jashtëzakonshëm i Lëvizjes dhe zgjedhja e liderit të ri të partië nga baza.

Evángelos Venizélos ka kërcënuar me dëbimin e ish kryetarit të partisë me anë të një njoftimi shumë të rreptë që ka lëshuar nga selia e socialistëve në rrugën Chariláou Trikoúpi dhe "ka fotografuar" ish-kryeministrin.

---Për ditën e katërt mbeten në Sýntagma refugjatët sirianë dhe megjith protestat si dhe iniciativat politike që janë ndërmarrë, nga ana e qeverisë asgjë nuk duket se do të bëhet për zgjidhjen e problemit.
Me iniciativën e rojeve të shkollave dhe pastrueseve të ministrisë së Financave që bëjnë pjesë në grupin e punonjësve të dëbuar nga puna, grumbullohen në vend ushqime dhe rroba për refugjatët sirianët.

---Një sulm i përgjakshëm ka ndodhur në një klub nate në Mikrolímano në agim, nga një person i panjohur me një pistoletë, gjatë të cilit 15 persona u plagosën.

---Veçanërisht kritike është karakterizuar gjendja e shëndetit të të dënuarit si anëtar i organizatës "17 Nëntori",  Iraklí Kostári, i cili është transferuar për trajtim në spitalin Thriáseio, pas urdhërit të kardiologut të burgut Korydallo.
Iraklí Kostári është 24 ditë në grevë urie në shenjë proteste, sepse i kanë prerë lejen për arsim që ai merrte për 2,5 vjet, për të studiuar në TEI të Pireut. 
Duhet të shënojmë se në ditën e dymbëdhjetë të grevës së urisë është tani dhe Níkos Romanós dhe në mbështetje të grevës së tij të urisë është dhe Giánnis Michailídis. 

---Me një komunikim të tij, Unioni i Gazetarëve të Gazetave të Përditshme të Athinës, (ESHEA) kritikoi qëndrimin e administratës së gazetës «Eleftherotypía» për të mbyllur sipas modelit të mbylljes së zezë të ERT-it llogaritë e redaktorëve në site e gazetës enet.gr, në mënyrë që të mos ngarkojnë ndonjë tekst në internet.

Lajme nga Bota

---Në Siri, bilanci i bombardimeve që ka iniciuar koalicioni ndërkombëtar, që udhëhiqet nga SHBA tregon se të paktën 910 njerëz kanë humbur jetën, ku përfshihen 52 civilë, nga fillimi i fushatës kundër Shtetit Islamik dhe organizatave të tjera sipas organizatave jo-qeveritare.

---Një javë pas shpërthimit të skandalit për korrupsion në lidhje me dhënien e vizave ”të arta” për të pasurit e huaj, Portugalia është goditur nga një çështje tjetër politiko-financiare, me arrestimin e ish-kryeministrit socialist, Jose Socrates.
Arrestimi i ish-kryeministri ka shkaktuar një tronditje të madhe në botën politike, brishtësuar nga një sërë hetimesh gjyqësore që kanë prekur zyrtarët e lartë shtetërorë.
Jose Socrates, 57 vjeç, i cili drejtoi vendin nga viti 2005 deri në vitin 2011, u arrestua dje në mbrëmje pas mbërritjes në aeroportin e Lisbonës, pas rikthimit nga një vizitë në Paris, në kuadër të një hetimi për mashtrim fiskal, pastrim parash dhe korrupsion. Ish-kryeministri, i pari në Portugali që përballet me një fat të tillë, do të dalë para gjykatës ashtu si tre të dyshuarit e tjerë që u dërguan para drejtësisë një ditë më parë.

Moti 

---Shërbimi Kombëtar Meteorologjik parashikon për të dielën 23 nëntor shtunën 22 nëntor, mot me diell në pjesën më të madhe të vendit, vransira lokale të cilat do të jenë më të mëdha në rajonin e Egjeut dhe temperatura të ulta në orët e para të mëngjesit si dhe ngricë në zonat malore të Epirit. 
Temperatura në Athinë do të arrijë në 16ºC dhe në Selanik në 12ºC. 

Çdo të hënë në orën 19:00 mund të dëgjoni buletinin e lajmeve në gjuhën shqipe, që transmetohet nga Rrjeti i ERA në internet në adresën ertopen.com, në valët FM dhe të Mesme - nëpërmjet stacioneve rajonale të ERA në të gjithë Greqinë - dhe në valët e shkurtra në të gjithë botën. 
Gjithashtu, programi ynë transmetohet 24 orë nga stacioni i radios së shoqatës së Punonjësve të Aluminit në valët FM 97,3 me seli Voiotían, që mbulon Fokída, Fthiótida, Peloponnezi Verior dhe Évia dhe nga radio e punonjësve të Chalkídas në valët FM 96,5 nga ora 13:00 pas mesditës e deri në orën 19:00 në mbrëmje.
Τελευταία τροποποίηση στις Παρασκευή, 14/06/2013 - 23:54