Lajmet në gjuhën shqipe 24/11/2014
---Kryeministri Antonis Samaras takohet sot me zv/kryeministrin Evangjelos Venizelos. Të martën, ekipi negociator grek takohet në Paris me krerët e troikës, në mënyrë që të vazhdojë vlerësimin dhe të shqyrtojë kuadrin e ditës tjetër, sipas njoftimit të Ministrisë së Financave. Një delegacion i SYRIZA në Moskë për një konferencë ndërkombëtare mbi marrëdhëniet Evropë-Rusi.
"Peng i kërkesave të kreditorëve dhe me shkurtime shtesë të shpenzimeve do të shkojë qeveria në takimin e nesërm me Treshen në Paris, ku do të luajë episodin e fundit në serialin e supozuar të daljes nga Memorandumi", thekson në njoftimin e saj SYRIZA.
---«Grekët e Pavarur nuk do të votojnë për presidentin e Republikës» përsëriti në një radio, kryetari i lëvizjes Pános Kamménos. Dhe deklaroi se «qeveria do të kërcejë tangon e fundit në Paris» duke komentuar takimin e planifikuar me troikën, të martën në kryeqytetin francez.
---Qeveria duket se i ka dhënë Qendrës Kombëtare të Ndihmës së Shpejtë (EKAB) kujdesin e refugjatëve sirianë, pasi është dikasteri i vetëm shtetëror që është marrë me ta, pas përkeqësimit të shëndetit të tyre sot. Provokues është qëndrimi i kryebashkiakut të Athinës Giórgo Kamí për këtë çështje. Dita e gjashtë e refugjatëve sirianë në Sýntagma dhe sipas informacioneve disa prej tyre vendosën të përshkallëzojnë luftën e tyre, duke filluar dhe një grevë urie.
---Dorëheqjen e papritur ka paraqitur kryetari i Qendrës Kombëtare të Ndihmës së Shpejtë (EKAB), Dimítris Papagiannídis, për shkak të vdekjes së një 34 vjeçari, babai i katër fëmijëve, i cili vdiq në asfalt pas një aksidenti rrugor, duke pritur ambulancën.
Në letrën e dorëheqjes së tij, z.Papagiannídis lë të kuptohet se kishte ndërhyrje me qëllim të keq në punën e tij dhe thotë se "ndërsa unë nuk kisha mbështetjen e duhur, persona për të cilët dyshoj se nuk dëshirojnë prosperitetin e EKAB, filluan të ndërhyjnë në punën time me qëllim të keq".
---Konferencë për shtyp ka dhënë sot familja, mjekët dhe avokatët e Iraklí Kostári, që ndodhet në grevë urie, duke pretenduar lejen për shkollë që ai ka të drejtë. Iraklí Kostári vazhdon të jetë në spitalin Evangelismó dhe gjendja e tij shëndetësore është kritike.
---Ditën e 14-të të grevës së urisë po kalon, me të njëjtën kërkesë, dmth lejen për të vazhduar studimet, edhe Níkos Romanós, i cili është dërguar në spitalin Tzáneio, pasi ka humbur 10 kg dhe organizmi i tij është i lodhur, ndërsa në solidaritet me të merr pjesë në grevën e urisë dhe Giánnis Michailídis nga organizata 17 nëntori.
---Pyetje serioze për ministrin e Rendit Publik, Vasíli Kikília vë publikimi i fotografive që tregojnë forcat e policisë duke hedhur gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve në Skouriés, diçka që është rreptësisht e ndaluar dhe mund të rezultojë në dëmtim serioz ose në vdekje. Dje, edhe një herë forcat zyrtare të represionit kanë funksionuar si një polici private e kompanisë Eldorado Gold, duke mbytur njerëz dhe pyje me kimikate.
---Pastrueset e ministrisë së Financave bëjnë thirrje për një tubim dhe aktivitete të ndryshme, të martën në rrugën Karageórgi Servías me rastin e ditës botërore për eliminimin e dhunës ndaj grave
Lajmet nga Bota:
---Një sondazh i ri që është zhvilluar në Spanjë tregon se partia e re e majtë Podemos, e cila u krijua nga lëvizja spanjolle e të Indinjuarve, është në vendin e parë, nëse zhvilloheshin tani zgjedhjet në këtë vend.
Presidenti amerikan, Barack Obama do të njoftojë sot dorëheqjen e sekretarit të tij të Mbrojtjes, Chuck Hagel për shkak të mosmarrëveshjeve përsa i përket miratimit të strategjisë kundër grupit të Shtetit Islamik, konfirmoi e përditshmja amerikane, New York Times duke cituar zyrtarë të lartë.
”Presidenti amerikan dhe sekretari Mbrojtjes kanë zhvilluar diskutime që prej dy javësh dhe Obama vendosi dy ditë më parë të ndahet nga Hagel, 68 vjeç, anëtari i vetëm republikan i kabinetit të tij”, sipas të përditshmes amerikane.
---Një tjetër adoleshent me ngjyrë bie viktimë e breshërisë së plumbave të policisë amerikane. Episodi i fundit që shkakton indinjatë në SHBA është vrasja e një fëmije afro-amerikan vetëm 12 vjeç në Klivland, i qëlluar për vdekje në një kënd lojërash, ndërsa mbante në dorë një pistoletë lodër.
Justifikimi i forcave të rendit është se djali nuk i është bindur urdhrit të efektivëve për të ngritur duart lart. Patrulla e policisë kishte nxituar për në vendngjarje pas një thirrjeje në numrin e emergjencave 911. Por, disa dëshmitarë pretendojnë se ai që telefonoi e kishte përmendur mundësinë e një pistolete të rreme e kishte folur për moshën tepër të re të personit që ja drejtonte armën plastike njerëzve, duke e cilësuar edhe si “të zi”.
Moti
---Shërbimi Kombëtar Meteorologjik parashikon për të martën, 25 nëntor mot me diell, vransira të përkohëshme në Greqinë Perëndimore dhe në Egjeun Lindor dhe vransira me shira lokale në zonat e tjera të vendit. Pak reshje dëbore do të ketë në zonat malore.
Temperatura maksimale në Athinë do të jetë 14ºC dhe në Selanik do të arrijë në 11ºC.
Çdo të hënë në orën 19:00 mund të dëgjoni buletinin e lajmeve në gjuhën shqipe, që transmetohet nga Rrjeti i ERA në internet në adresën ertopen.com, në valët FM dhe të Mesme - nëpërmjet stacioneve rajonale të ERA në të gjithë Greqinë - dhe në valët e shkurtra në të gjithë botën.
Gjithashtu, programi ynë transmetohet 24 orë nga stacioni i radios së shoqatës së Punonjësve të Aluminit në valët FM 97,3 me seli Voiotían, që mbulon Fokída, Fthiótida, Peloponnezi Verior dhe Évia dhe nga radio e punonjësve të Chalkídas në valët FM 96,5 nga ora 13:00 pas mesditës e deri në orën 19:00 në mbrëmje.