Lajmet në gjuhën shqipe 25/11/2014

---Dorëheqjen e tij ka paraqitur zv/rektori i Universitetit
Aristotéleio i Selanikut, Giánnis Tzifópoulos pas zhurmës që ka
shkaktuar deklarata e tij në një panel televiziv se: «Kam frikë se
duhet të bëhemi fashistë të gjithë ne që jemi në poste drejtuese,
sepse ndryshe grekët nuk kuptojnë. Nëse sillesh keq, të hash një
shuplakë që të mblidhesh, siç bëhet në të gjitha vendet seroize të
botës».
Video është postuar në internet nga shoqata e studentëve të Fakultetit
të Filozofisë. Dekani Periklís Mítkas e ka pranuar dorëheqjen e tij,
ndërsa studentët kanë hyrë në një nga ndërtesat e administratës së
Universitetit Aristotéleio, duke kërkuar që të jenë të hapura
mbledhjet e Senatit.

---Ka nisur sot takimi i parë në zyrat e OECD-së në Paris në mes të
delegacionit grek dhe përfaqësuesve të Trojkës. Kontaktet do të
vazhdojnë dhe të mërkurën.
Qëllimi i kontakteve në Paris, vunë në dukje zyrtarë të qeverisë,
është përpjekja që të gjendet gjuha e përbashkët, në mënyrë që të
mbyllet vlerësimi para samitit të fundit të vitit për Eurogrupin, më 8
dhjetor.
Kryeministri Antonis Samaras dhe zv/kryeministri Evangelos Venizelos
ranë dakord të hënën në mbrëmje që të këmbëngulin në qëndrimet e tyre
për ndryshimet e diskutueshme që kërkon trojka, duke paraqitur
gjithashtu faktorin e destabilizimit politik në vend.
"Një qeveri që rrëzohet nuk mund të lidhë popullin grek me një
marrëveshje të re memorandumi, pasi kjo do të jetë e pavlefshme nga
vota e tij", komenton SYRIZA.

---Në 10,9 miliardë euro arritën në fund të muajit tetor borxhet e
grumbulluara në drejtim të Zyrave të Financave nga fillimi i vitit.
Në muajin tetor janë shtuar dhe borxhet e maturimit prej 1,2 miliardë
euro. Nga borxhet e reja të vitit 2014 janë mbledhur deri tani 1,6
miliard euro, dmth 14,85%.
Sipas Memorandumit, deri në fund të vitit duhet të jenë mbledhur 25% e
borxhit të ri, i cili duket i pamundur në dy muajt e mbetur deri në
fund të vitit.

---Të vendosur për të qëndruar deri në festat në Sýntagma deklarojnë
refugjatët sirianë. Paralajmërojnë se nga sot do të fillojnë të mos
pijnë as ujë, ndërsa dje filluan  një grevë urie. Ata pretendojnë
azil, strehim dhe disa prej tyre të shkojnë në vende të tjera të
BE-së.
Grevistët e urisë kanë mbyllur simbolikisht gojën e tyre, ndërsa
fëmijët e vegjël janë të përjashtuar nga kjo grevë. Të hënën ka pasur
katër raste me zalisje, mes të cilëve dhe një grua shtatzënë.

---Lirimin e Aretí Tsochatzopoúlou me kushte të kufizuara vendosën
shumica e gjyqtarëve të Gjykatës pesë anëtarëshe e Apelit për Krimeve
të Rënda, në të kundërt kanë refuzuar unanimisht edhe një herë
kërkesën e lirimit për Víky Stamátin.

---Një zgjatje të re për kontratat e NERIT-qeveritare ka sjellë
qeveria për miratim në Parlament, me të cilën miraton një seri të
shpenzimeve të Administratorit Special deri më 30 qershor të vitit
2015. Amendamenti është përfshirë në projektligjin për studimin e
Ministrisë së Arsimit, që do të diskutohet sot dhe nesër në seancën
plenare të Parlamentit. Shpenzimi total vlerësohet në shumën 26,16
milion euro.

Lajmet nga Bota:

---Nga Siatëll në Nju Jork, duke kalur nga Çikago dhe Los Anxhelos, me
mijëra amerikanë dolën në rrugë dje në mbrëmje, pas vendimit të
gjykatës për të mos dënuar policin e bardhë që vrau një të ri të zi,
të pa armatosur, në Ferguson në gusht.

Pas shpalljes së vendimit të jurisë, disa qindra manifestues dolën
"Times Square" në Nju Jork, me pankarta ku shkruhej, “racizmi vret!”,
“ne nuk do të qëndrojmë të heshtur!” si dhe pankarta që dënonin
“racizmin e policisë”. Në Uashington, disa qindra protestues u
mblodhën gjithashtu para Shtëpisë së Bardhë, ku thërisnin “duart lartë
mos qëlloni”, një sllogan që është bërë thirrje bashkuese për
manifestuesit që prej dramës në Ferguson, një qyteti i vogël në Misuri
(qendër).
Presidenti Barack Obama, bëri thirrje, që nga Shtëpia e Bardhë, për
qetësim. “Ne jemi një komb i themeluar mbi respektin e ligjit”, kishte
theksuar, duke i kërkuar të gjithë atyre që kontestonin vendimin, që
të ishin më paqësorë. Madje ai theksoi se edhe familja e Michael Brown
kishte kërkuar të evitohej çdo lloj dhune.

---Dhoma e Ulët e parlamentit italian miratoi sot reformat në tregun e
punës të drejtuara nga qeveria e kryeministrit Matteo Renzi dhe të
kundërshtuara fort nga sindikatat.

Këto reforma u miratuan me 316 vota pro, gjashtë kundër dhe pesë
abstenime në dhomën me 630 deputetë. Shumë deputetë të majtë dhe të
djathtë u larguan nga salla përpara votimit, përfshirë edhe më shumë
se 30 deputetë të Partisë Demokratike të qendrës së majtë, që ishin
kritikë ndaj këtyre reformave.

Kjo reformë lehtëson marrjen apo largimin nga puna të punonjësve,
përmirëson funksionimin e zyrave të punësimit, por ndërkohë kritikët
thonë se për kryerjen e tyre nuk ka burime financiare për plotësimin e
premtimeve. Pritet që kjo reformë të kalojë tani në Dhomën e Lartë të
parlamentit, në Senat. Votimi nuk pritet të bëhet brenda dy javëve të
ardhshme.

Ndërkohë, dy nga sindikatat më të mëdha të vendit, CGIL dhe UIL, kanë
bërë thirrje për një grevë të përgjithshme më 12 dhjetor.

---Të paktën 17 persona kanë vdekur, ndërsa shumë prej tyre janë
plagosur nga shembja e një objekti banimi në Kajro, në pjesën lindore,
njoftuan zyrtarë egjiptianë.

”Ndërtesa gjashtëkatëshe u shemb në mëngjes, ndërsa 17 persona kanë
humbur jetën”, ka konfirmuar për Anadolu Agency (AA), Gamal Halawa nga
Administrata e Mbrojtjes Civile e Egjiptit.

Shtatë të mbijetuarit janë nxjerrë nga rrënojat dhe janë dërguar në
spital për trajtim. Shembja e ndërtesave është e shpeshtë në Egjipt,
ku si shkaktarë renditen mosrespektimi i rregullave të sigurimit
teknik dhe mirëmbajtja e dobët e tyre.

Moti

---Shërbimi Kombëtar Meteorologjik parashikon për të mërkurën 26
nëntor re kalimtare në të gjithë vendin, që shpejt në zonat
kontinentale do të bëhen më të dendura dhe do të ketë dhe reshje bore
kryesisht në zonat malore të Greqisë Veriore.
Era në Egje do të fryj mesatare në drejtimin verior dhe në nivel lokal
pothuajse e fuqishme. Në detin Jon, era do të fryj mesatare në
drejtimin juglindor që në mesditë do të jetë më e fuqishme.
Vransira të dendura presim të mërkurën në Athinë. Temperatura në
qendrën e qytetit do të arrijë në 13 gradë Celsius. Vransira me shira
lokale presim për nesër në Selanik. Temperatura do të arrijë në 8
gradë Celsius.

Çdo të hënë në orën 19:00 mund të dëgjoni buletinin e lajmeve në
gjuhën shqipe, që transmetohet nga Rrjeti i ERA në internet në adresën
ertopen.com, në valët FM dhe të Mesme - nëpërmjet stacioneve rajonale
të ERA në të gjithë Greqinë - dhe në valët e shkurtra në të gjithë
botën.
Gjithashtu, programi ynë transmetohet 24 orë nga stacioni i radios së
shoqatës së Punonjësve të Aluminit në valët FM 97,3 me seli Voiotían,
që mbulon Fokída, Fthiótida, Peloponnezi Verior dhe Évia dhe nga radio
e punonjësve të Chalkídas në valët FM 96,5 nga ora 13:00 pas mesditës
e deri në orën 19:00 në mbrëmje.
Τελευταία τροποποίηση στις Παρασκευή, 14/06/2013 - 23:54