Lajmet në gjuhën shqipe 28/11/2014

---Sugjerime me masa të "vështira" që përgatit për shoqërinë greke
harton kësaj here qeveria, pasi sipas informacioneve, deri nesër në
mesditë duhet ti dorëzohen Trojkës. Udhëzimet janë dhënë në takimin e
së premtes në kryeministri mes kryeministrit Antóni Samará, zëvendës
kryeministrit, Evángelos Venizélos dhe ministrit të Financave, Gjíka
Hardoúveli.
Ndër të tjera, korniza e re përfshin mbulimin e hendekut fiskal prej
2,5 miliardë euro, rritjen e TVSH, reduktime në pensionet kryesore,
shkurtimeve të reja në sektorin publik dhe ndryshimin e rregullores së
100 kësteve për pagesën e huave të prapambetura.

---Dy tërheqje kundrejt trojkës - për rritjen e TVSH-së në hotele dhe
kushte për daljen në pension për të rinjtë nën 40 vjeç - pranon
PASOK-u.
Sipas kuadrove të kësaj partie, "linja e kuqe" është rritja e TVSH-së
së ulët vetëm në hotele, por jo për barnat, ushqimet dhe për ishujt,
as në rritjen e kufizimeve të moshës për daljen në pension dhe në
reduktimin e pensioneve.

---"Qeveria Samará-Venizélos pak para se të largohet, i jep gjithshka
trojkës dhe duke bërë edhe një herë një tërheqje politike, pranon
kërkesat sfiduese të saj për shkurtime të reja në pensionet, për pagat
në sektorin publik dhe në të drejtat kushtetuese të punës dhe
sindikatave", theksoi deputeti i SYRIZA, Dimítris Stratoúlis.

---Për negociata që kanë si synim fazën e re të mbikëqyrjes bën fjalë
deklarata e Partisë Komuniste Greke (KKE).
Negociatat e qeverisë dhe troikës nuk përfshijnë marrjen ose jo të
masave të reja jopopullore, të cilat janë fakt, por mënyrën dhe kohën
e kalimit në fazën e re të mbikqyrjes, përfundon deklarata.

---Të forta ishin reagimet e para të biznesmenëve për qëllimin e
qeverisë, që të tërhiqet në kërkesën e Trojkës për rritje të TVSH-së
së ulët.
Për një kërkesë absurde dhe sigurisht joefikase thotë kryetari i
Unionit Qendror të Dhomave Tregtare të Greqisë dhe EBEA, Konstantínos
Míchalos.

---Me pagesën e garancisë prej 30.000 euro është liruar të premten në
mesditë, e bija e Áki Tsochatzópoulos, Aretí, pas dhe vendimit të
prokurorëve.
Gjithashtu i ndalohet largimi nga vendi dhe është e detyruar të
paraqitet në rajonin e policisë ku ajo banon, dy herë në muaj.

---Në 25,9% është formuar papunësia në Greqi në muajin gusht 2014,
duke shënuar një rënie të lehtë në krahasim me muajin e kaluar
(26,1%), sipas të dhënave nga Eurostat, që janë publikuar sot.
Megjithatë, vendi ynë mbetet në vendin e parë të normave të larta, e
ndjekur nga Spanja me 24% dhe Qipro me 15,5%.

---"Shkolla të hapura", të cilat do të japin për mësuesit, mundësinë
për të formësuar në një përqindje materialin shkollor, më pak
informacion dhe studim në shkolla, çanta shkollore që do të qëndrojnë
në klasë dhe pasdite relaksuese, janë akset kryesore të propozimit të
Ministrisë së Arsimit për ndryshimet në shkollën fillore, që u
paraqitën sot në një mbledhje të Ministrisë së Arsimit. Propozimi i
ministrisë do të vihet për konsultim deri më 15 janar.

---"As mund, as dëshiron udhëheqja e Ministrisë së Arsimit për të
kuptuar dhe më shumë, për të adresuar problemet e vështira të arsimit
fillor, të nxënësve-nxënëseve dhe të mësuesve të këtij niveli kaq të
rëndësishëm arsimor" thekson në një njoftim të tij Departamentit i
Arsimit i SYRIZA-s.

---Është refuzuar kërkesa e grevistit të urisë, Iraklí Kostári për
transferimin e tij në burgun e tipit të hapur dhe si rjedhim për
dhënien e lejeve të studimit që ai ka të drejtë dhe shtyhet për të
ardhmen e afërt me një kërkesë të re dhe nëse shëndeti i tij e lejon.
Dje ka pësuar një shok hypoglycemic, është nën mjekim, ndaloi grevën e
urisë në ditën e 31-të, ndërsa mjekët kanë lejuar kthimin e tij në
burgun e Korydallos.

---E shqetësuar për rrezikun jo vetëm të shëndetit, por dhe të vetë
jetës së Nikos Romanos, i cili bën grevë urie me të njëjtën kërkesë,
është mjekja e tij, zonja Lína Vergopoúlou dhe ka informuar se të
hënën do të fillojnë grevë urie dhe bashkë-të pandehur të tjerë në
çështjen e Velventos.
Gjithashtu, sipas informacioneve të konfirmuara të Rrjetit të EPA,
Giánnis Michailídis që filloi një grevë urie në mbështetje të Nikos
Romanos, është transferuar me një urdhër të gjykatës nga burgu i
Korydallos në spital, por ende nuk dihet se ku.

---Të pranojë kërkesën e atyre refugjatëve sirianë, që kërkojnë azil
dhe madje me proçes të shpejtë kërkon nga shteti, Bashkia e Athinës,
duke i bërë thirrje qeverisë për të shqyrtuar dhe shfrytëzuar të
gjitha mundësitë, për ndarjen analoge të pasojave të problemit në
shtetet anëtare. Një tubim solidariteti do të mbahet të dielën në
Sýntagma.

Lajmet nga Bota

---Shqiptarët festojnë sot 28 Nëntorin, që shënon 102-vjetorin e
shpalljes së Pavarësisë.
Në ceremoninë e ngritjes së Flamurit me rastin e festimit të 102
Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare në qytetin e Vlorës
ishin të pranishëm Presidenti Bujar Nishani, Kryetari i Kuvendit Ilir
Meta, kryeministri Edi Rama si dhe anëtarë të tjerë të kabinetit
qeveritar.
Flamuri kuq e zi nën tingujt e Himnit Kombetar, u ngrit nga dy figura
të njohura të sportit shqiptar, shpallur së fundmi kampion bote në
peshëngritje, Romela Begaj dhe Daniel Godelli.
Më pas, krerët e lartë të shtetit zhvilluan homazhe edhe te varri i
Ismail Qemalit.
Një seri aktivitetesh kanë organizuar krerët e shtetit, në Tiranë por
edhe në Vlorë, të cilët kanë dhënë mesazhet e tyre në këtë ditë të
rëndësishme.

---Më shumë se 500 civilë janë vrarë si pasojë e rreth 2.000 sulmeve
të kryera nga regjimi sirian që prej 20 tetorit, konfirmoi sot një OJQ
siriane duke dënuar një krim lufte.
Regjimi i Bachar al-Assad duhe të bëjë pjesë në Librin e rekordeve
Guinnes për kryerjen e 2.000 sulmeve ajrore kundër popullit të tij
këto 40 ditët e fundit”, nënvizoi Observatori sirian për të Drejtat e
Njeriut (OSDH).
Sipas organizatës, 527 civilë janë vrarë dhe rreth 2.000 janë plagosur
nga këto sulme që parashikojnë 12 provinca siriane që prej 20 tetorit.

---Në Francë, të paktën katër njerëz kanë vdekur për shkak të stuhive
të rënda dhe përmbytjeve masive që përfshinë pjesën jugore të vendit.

---Në Nigeri, të paktën 50 të vdekur nga një barazh sulmesh me bomba
në një prej xhamive më të mëdha të qytetit Kano.

Moti

---Shërbimi Kombëtar Meteorologjik parashikon për të shtunën 28 nëntor
vransira në të gjithë vendin, shira të dobëta kryesisht në rajonet
veriperëndimore dhe veriore. Në disa zona do të ketë dukshmëri të
kufizuar në orët e para të mëngjesit.
Era në Egje do të fryjë mesatare në drejtimin jug - juglindje 3-5
ballë dhe në Jon do të fryjë e fuqishme në drejtimin juglindje deri në
7 ballë. Temperatura minimale në Athinë do të jetë 12 gradë Celsius
dhe ajo maksimale 17 gradë Celsius, ndërsa në Selanik temperatura do
të jetë nga 9 deri 13 gradë Celsius.

Çdo të hënë në orën 19:00 mund të dëgjoni buletinin e lajmeve në
gjuhën shqipe, që transmetohet nga Rrjeti i ERA në internet në adresën
ertopen.com, në valët FM dhe të Mesme - nëpërmjet stacioneve rajonale
të ERA në të gjithë Greqinë - dhe në valët e shkurtra në të gjithë
botën.
Gjithashtu, programi ynë transmetohet 24 orë nga stacioni i radios së
shoqatës së Punonjësve të Aluminit në valët FM 97,3 me seli Voiotían,
që mbulon Fokída, Fthiótida, Peloponnezi Verior dhe Évia dhe nga radio
e punonjësve të Chalkídas në valët FM 96,5 nga ora 13:00 pas mesditës
e deri në orën 19:00 në mbrëmje.
Τελευταία τροποποίηση στις Παρασκευή, 14/06/2013 - 23:54