Lajmet në gjuhën shqipe 10/12/2014

---Fitore e Níko Romanós dhe e lëvizjes së solidaritetit që ngjalli kërkesa e tij, është amendamenti që u miratua njëzëri në Parlament, me votimin me emër, i cili parashikon ndjekjen pa pengesa të mësimeve përmes mbikqyrjes elektronike, rripi i zakonshëm në dorë.
Pas 31 ditësh grevë urie e Níko Romanós, demonstratave të solidaritetit, e gjithë opozitës së bashkuar në anën e tij dhe papajtueshmërisë shumë ditëshe të qeverisë, Ministri i Drejtësisë, Harálampos Athanasíou foli se u bë një përpjekje për pajtimin e mendimeve që u paraqitën gjatë debatit të djeshëm në Parlament. Sipas avokatit të Níko Romanós, zoti Ragoúsi, Níko Romanó ndalon grevën e urisë dhe menjëherë fillon proçesin e të ushqyerit. «Do të mirëpresim Níko Romanón», deklaron drejtori i TEI të Athinës.

---Pasdite herët janë lënë të lirë të 19 të arrestuarit, pas marshimit të së shtunës me rastin e përvjetorit të vrasjes së Aléksi Grigorópoulo, sepse nuk kanë dalë të dhëna inkriminuese për ata. Në disa prej të arrestuarve janë vendosur kushte kufizuese. 

---Për ditën e 16-të vazhdojnë grevën e urisë, refugjatët sirianë në Sýntagma, që pretendojnë dokumente të udhëtimit, siç përcakton e drejta ndërkombëtare për ata që vijnë nga zona të konfliktit. Duke sfiduar të ftohtin dhe shiun vazhdojnë të qëndrojnë në sheshin Sýntagma për ditën e 22-të sot.

---Më 17 dhjetor votimi i parë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Ish komisioneri dhe zëvendës kryetar i Demokracisë së Re, Stávros DímasSW, kandidat i Qeverisë për Presidencën e Republikës.

---Në Berlin janë takuar sot zv/kryeministrit Evángelos Venizélos me ministrin gjerman të Financave, Wolfgang Schäuble, i cili deklaroi dje se ai kishte dijeni për veprimet e kryeministrit Antoni Samara në lidhje me përshpejtimin e zgjedhjeve presidenciale.

---Me greva 24-orëshe të vazhdueshme përgjigjen punonjësit e Metrosë së Selanikut në mungesën e çdo lloj kujdesi për vendet e tyre të punës, në momentin që projekti është në ajër. 

---Sot, disa minuta pas takimit trepalësh që është mbajtur në Inspektimin e Punës së Aleksandroúpolit, në lidhje me dëbimin nga puna të 3 punonjësve që ka bërë kazinoja e Thrákës më 26 Nëntor 2014, administrata e kazinos ka shkarkuar nga puna dhe katër pjestarë të shoqatës së punonjësve thotë në njoftimin e saj shoqata e punonjësve në kazinonë e Thrákës.

---Grevë 24-orëshe ka shpallur për të enjten sindikata e punonjësve në kompaninë wind, duke kundërshtuar në shkurtimet nga puna që bën kjo kompani dhe duke pretenduar një kontratë operacionale të punës.

---Front me studentët dhe një grevë 48-orëshe në datat 17 dhe 18 dhjetor vendosën  administratorët e Universitetit Kapodistriako, pas bllokimit të sotëm në funksionimin e ndërtesës qendrore, duke përshkallëzuar protestat e tyre në prag të skadimit të tetë muajve të disponueshmërisë dhe kundër shkurtimeve nga puna që priten të bëhen.

---Një vendim shok kundër punonjësve të ERT-it në Irákleio të Kretës nga Gjykata e Apelit e Kretës lindore. Kryetari i Gjykatës, Níkos Vergitsákis duke adoptuar plotësisht apelin e shtetit grek, heq vendimin e Gjykatës së shkallës së parë, e cila i kishte dhënë të drejtë punonjësve. Punonjësit, përveç vendimit refuzues, duhet të përballohen dhe me shpenzimet e gjyqit, pasi gjykatësi vlerëson se këto duhet të kompensohen nga të dy palët.

Lajmet nga Bota

Shqipëri
Në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur rolin e OSBE-së në Shqipëri.
Në një pritje të zhvilluar nga OSBE, kryeministri Edi Rama u shpreh se “OSBE në gjithë këto vite ka bërë një punë të shkëlqyer në Shqipëri dhe se është për t’u vlerësuar roli i OSBE  në zgjedhjet e 23 qershorit që sipas tij ishin zgjedhje të lira”.
Po ashtu, Kryeministri Rama në vijim të fjalës së tij, u shpreh se “Paqja dhe siguria janë gjithmonë në pikëpyetje dhe të lidhura pazgjidhshmërisht me të drejtat e njeriut. Sot duhet të vlerësojmë lart ndihmesën e OSBE-së në kalvarin e gjatë që na u desh të kalonim deri në çlirimin e zgjedhjeve. Sot kemi mundësinë të vlerësojmë gatishmërinë e OSBE-së edhe në ndihmën ndaj Kosovës, edhe sa i takon të drejtave të pakicave”.

---Malala Yousafzai nga Pakistani dhe Kailash Satyarthi nga India kanë marrë Çmimin Nobel për Paqe, për rrezikimin e jetës së tyre në luftë për të drejtat e fëmijëve. 
Malala 17-vjeçare, bëhet personi më i ri që fiton Çmimin Nobel. Ajo dhe Satyarthi morën çmimin në një ceremoni të organizuar sot në kryeqytetin norvegjez. Duke thënë se të gjithë fëmijët kanë të drejtën e fëmijërisë dhe të arsimit në vend të punës së detyruar, kryetari komitetit të Nobelit, Thorbjorn Jagland tha se "për këtë nuk ka asnjë shprehje më të mirë se fituesit e këtij viti". 
Ceremonitë e dhënies së çmimeve janë mbajtur gjithmonë më 10 dhjetor, në përvjetorin e vdekjes së themeluesit të çmimit Alfred Nobel në 1896. 
Çdo vit, fëmijë në Norvegji festojnë ndarjen e çmimit Nobel të Paqes duke organizuar një festë në qendrën e kryeqytetit në Oslo.
Festa bëhet nga fëmijët për fëmijët dhe mbështetet nga Save the Children Norvegji. Gjatë festës, fituesit e Çmimit Nobel për Paqen bisedojnë dhe i përgjigjen pyetjeve të fëmijëve.
Në këtë ditë historike për të drejtat e fëmijëve, Save the Children nxit fuqishëm qeveritë dhe komunitetin ndërkombëtar për të rritur në mënyrë drastike përpjekjet e tyre për të mbështetur të drejtën e çdo fëmije për arsim.
Qeveritë duhet të bëjnë gjithçka që është e mundur për të mbrojtur shkollat, mësuesit dhe nxënësit nga rreziku që shkaktohet nga situata konfliktesh dhe krizash.
Arsimi është një e drejtë themelore që sot u mohohet ende shumë fëmijëve në botë. 57.8 million fëmijë të moshës së ciklit fillor, nuk ndjekin shkollën. 28.5 milion prej tyre jetojnë në zonat e prekura nga konfliktet.
Arsimi është një element i rëndësishëm që ndikon edhe në zgjidhjen e problemit të punës së fëmijëve. Arsimi i mbron fëmijët nga format më të këqija të punës, i ofron fëmijëve një hapësirë më të sigurt nga abuzimi dhe dhuna.

Moti
Shërbimi Kombëtar Meteorologjik parashikon për të enjten 11 dhjetor shira dhe stuhi që do të intensifikohen më tej pasdite në rajonet më të shumta të pjesës lindore të vendit.
Era do të fryjë mesatare në drejtimin lindor, juglindor në detin Jon deri në 5 ballë dhe në Egje deri në 7 ballë.
Deri në 15 gradë Celsius do të jetë temperatura në Athinë dhe 10 gradë Celsius në Selanik. 

Çdo të hënë në orën 19:00 mund të dëgjoni buletinin e lajmeve në gjuhën shqipe, që transmetohet nga Rrjeti i ERA në internet në adresën ertopen.com, në valët FM dhe të Mesme - nëpërmjet stacioneve rajonale të ERA në të gjithë Greqinë - dhe në valët e shkurtra në të gjithë botën. 
Gjithashtu, programi ynë transmetohet 24 orë nga stacioni i radios së shoqatës së Punonjësve të Aluminit në valët FM 97,3 me seli Voiotían, që mbulon Fokída, Fthiótida, Peloponnezi Verior dhe Évia dhe nga radio e punonjësve të Chalkídas në valët FM 96,5 nga ora 13:00 pas mesditës e deri në orën 19:00 në mbrëmje.
Τελευταία τροποποίηση στις Παρασκευή, 14/06/2013 - 23:54