Lajmet në gjuhën shqipe 11/12/2014

---Tubime në solidaritet me grevistët e urisë, të cilët i kthehen gradualisht të ushqyerit janë zhvilluar në Athinë, Selanik, Volos dhe qytete të tjera.
Do të duhen 48 orë që mjekët të japin një vlerësim për dëmet që ndoshta mund të ketë pësuar shëndeti i Níko Romanós nga greva e tij e urisë prej tridhjetë ditësh. Ndërkohë, përshtypje të veçantë shkaktojnë deklaratat e kryetarëve të bashkive nga i gjithë vendi, e në shenjë solidariteti me Níko Romanón i kanë dorëzuar ndërtesat në gjendje të përsosur, madje në disa raste dhe më mirë se sa ishin përpara se të pushtoheshin, dmth me riparime të dëmeve dhe me një pastërti të shkëlqyer.

---Ish-ministri grek i Financave, Jorgos Papakonstantinu, në post gjatë kohës të hyrjes së vendit në krizën e borxhit, dërgohet për gjykim para Gjykatës Speciale, pas akuzave për fshehje të emrave të anëtarëve të familjes së tij, të përfshirë në një listë të dyshuarish fajtorë për evazion fiskal.
Kjo çështje e quajtur ”lista Lagarde” goditi vendin mes krizës financiare.
Ai dyshohet për falsifikim, për heqje të emrave të anëtarëve të familjes nga një dokument që përbante listën e rreth 2.000 grekëve që posedonin llogari në filialin zviceran të bankës HSBC, të dyshuar fajtorë për evazion fiskal.
Kjo listë u bë e njohur në Greqi nën emrin “lista Lagarde”, sepse ajo iu dha qeverisë greke nga drejtoresha aktuale e FMN-së, Christine Lagarde kur ajo ishte ministre e Ekonomisë dhe Financave në Francë.

---Trupat e pajetë të dy personave të zhdukur pas shirave të rrëmbyeshëm që përfshinë veriun e Greqisë u gjetën sot në një lumë, duke e çuar në katër numrin e viktimave nga përmbytjet, theksoi Mbrojtja Civile greke.
Një prej dy personave, të moshës 44 vjeç u gjet i vdekur në shtratin e një lumi pranë Selanikut. I dyti, 49 vjeç, ishte në kërkim që prej ditës mërkurë, pasi makina e tij u rrëzua në një lumë në veri të rajonit.
Dy persona të tjerë humbën jetën të shtunën dhe të martën pas rrëzimit të automjetit të tyre në lumenjtë në të njëjtin rajon të goditur që prej një jave nga shirat e rrëmbyeshëm, duke shkaktuar rritje të nivelit të ujërave.
Situata është kritike në kufirin me Turqinë ku lumi Evros arriti gjendjen e alarmit. Një grup prej 30 imigrantësh, të cilët po përpiqeshin të kalonin me barkë këtë lumë që ndan Turqinë me Greqinë u shpëtuan të hënën.
Në një gjendje të jashtëzakonshme është shpallur dhe ishulli i Póros, për shkak të fatkeqësive të shkaktuara nga moti. 

---Dita e 22-të në Sýntagma, dita e 17-të e grevës së urisë e refugjatëve sirianë. Nga ministria e Brendëshme kanë dalë informacione për mediat sistemike për gjoja zgjidhje të çështjes në prag të vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

---Një tjetër dënim për Greqinë kishim të enjten nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në rastin e një qytetari iranian për trajtimin e tij çnjerëzor dhe poshtërues të kryer në vitin 2010.

---Mbetet në pozicionin e saj Partia Komuniste Greke se nuk ka asnjë arsye që të krijohet Komisioni për revizionimin e Kushtetutës, sipas një deklarate të Sekretarit të Grupit Parlamentar të partisë, Achilléa Kantartzí. 
Potami konsideron të papranueshëm refuzimin e SYRIZA për revizionimin e Kushtetutës. 
Zëdhënësi i partisë Grekët e Pavarur, Térens Kouík sheh zgjedhje të parakohshme, ndoshta dhe para votimit të tretë për Presidentin e Republikës, ndërsa zyra për shtyp e Grekëve të Pavarur njoftoi për një takim me SYRIZA, në nivelin e përfaqësuesve parlamentarë. 
Një tjetër fjalim frikësues ka mbajtur sot, kryeministri Antonis Samaras në mbledhjen e grupit parlamentar të Demokracisë së Re.
Kryetari i SYRIZA, Aléksis Tsípras ka sugjeruar që të jetë në një mbledhje të vazhduar Sekretariati Politik i SYRIZA, në mënyrë që të vlerësohet situata çdo ditë.
Një parti të re pritet të themelojë ish kryeministri Giórgos Papandréou, ndërsa PASOK-u i përgjigjet «Të gjithë do të korespondohemi me detyrën tonë, mjafton që të kujtojmë dhe të llogarisim si duhet». 

---140 metra katrorë në Glyfáda me pronare zëdhënësen e qeverisë Sofía Voúltepsi nuk janë deklaruar askund, sipas denoncimit të Níko Fotópoulos. Por, në vend të saj, rrezikon të ndiqet penalisht ai, pasi mori të dhënat nga baza e të dhënave e Koorporatës Elektroenergjitike e Greqisë (DEH) pa autorizim.

---Forcat e policisë erdhën përsëri në gjykatat e Selanikut për të mbrojtur ankandet. Ndërhyrje janë bërë në gjykatat e Níkaias dhe të qyteteve të Kretës. Një shtëpi me vlerë më shumë se 200.000 euro që i përket një nëne me dy fëmijë të mitur del në ankand në ishullin e Ródos, për një borxh prej 9.600 euro.

---Një tjetër analgjezi tragjike e shtetit ndaj familjes së një ushtari të vrarë me mortajë në qytetin e Vólos. Koorporata Elektroenergjitike e Greqis (DEH) ka njoftuar familjen e ushtarit të vrarë se tashmë nuk ka të drejtë të faturohet si një familje e madhe, ndërsa në të njëjtën ankesë nga ana e familjes thuhet se zyra e taksave i ka mbajtur shumën prej 3.000 euro nga paratë e kompensimit që i ishin dhënë familjes.

---Ka bashkëpunim me autoritetet greke zbulon raporti i Kongresit për torturat e CIA-s. 

---Vazhdohet rënia në bursën e Athinës dhe indeksi lëviz në nivelin e 850 pikëve.

---Në ditën e plotësimit të tetëmbëdhjetë muajsh përpjekje ka mbetur pa energji elektrike, transmetuesi i valëve të mesme i ERA - Ródos, pas ndërhyrjes së NERIT me urdhër të Antoni Samara. Në valët FM dhe në internet ERA - Ródos transmetohet normalisht.

---Në një deklaratë të përbashkët POSPERT, POESY dhe UNI-MEI në lidhje me vendimin e fundit të EBU për të njohur NERIT si një anëtar aktiv i tij, thuhet se është në kundërshtim të plotë me vullnetin e shumicës së popullit grek. Gjithashtu thekson se pretendimi i Presidentit të EBU për gjoja kërkesë kolektive e punonjësve të ERT-it dhe e shoqërisë greke shtrembëron realitetin, prandaj shoqatat kërkojnë të revokohet menjëherë. Në fund të tre shoqatat ftojnë EBU të ndalojë mbështetjen e NERIT, që kontrollohet nga qeveria dhe të mbështesë punonjësit dhe gazetarët grekë të ERTOPEN, duke përforcuar një televizion publik me të vërtetë të pavarur.

Lajmet nga Bota

Shqipëri
---Drejtuesit e Inspektoriatit Shtetëror të Punës zhvilluan të enjten një takim pune në mjediset e Kryqit të Kuq Shqiptar.
Takimi kishte për qëllim trajnimet dhe aftësimin e punonjësve për dhënien e ndihmës së shpejtë në rastet e ndodhjes së anksidenteve.Kreu i Inspektoriatit Shtetëror të Punës, Dritan Ylli si dhe Presidenti i Kryqit të Kuq Shqiptar, Ylli Alushi vizituan disa prej klasave ku po zhvillohej kursi trajnues.
“Një ndër qëllimet kryesore të ISHP-së është krijimi i vendeve të sigurta dhe të shëndetshme në punë me qëllim parandalimin e aksidenteve, por dhe në rastet kur këto ngjarje ndodhin merr rëndësi jetike dhënia e ndihmës së parë dhe të shpejtë, theksoi Ylli pas takimit. Gjithashtu ai theksoi se është një detyrim ligjor dhe human që 1 ndër 10 të punësuar të jetë i aftësuar për ofrimin e një ndihme të shpejtë dhe cilësore.
Ndërsa nga ana e tij Presidenti i Kryqit të Kuq Shqiptar përmbylli këtë takim duke falenderuar Inspektoriatin Shtetëror të Punës për iniciativën dhe mbështetjen e tij në këtë fushatë sensibilizuese. Ai u shpreh se Kryqi i Kuq Shqiptar është i gatshëm që ashtu si deri më tani të realizojë këto kurse në kohë dhe me cilësi në të gjithë vendin.

---Italia po përgatitet të përballet të enjten me një grevë të përgjithshme prej tetë orësh me kërkesë të konfederatave sindikale, për të protestuar kundër politikave ekonomike dhe sociale të qeverisë së kryeministrit Matteo Renzi.
“Kjo nuk shkon kështu”, është motoja e kësaj greve të organizuar në sektorin publik dhe privat nga konfederata kryesore italiane CGIL (e majtë) dhe mbështetur nga UIL (e moderuar).
Një konfederatë e tretë, UGL (e djathtë), më e vogël do t’i bashkohet lëvizjes. Shënjestra kryesore e nervozizmit sindikal mbetet Jobs Act, reforma për tregun e punës kërkuar nga Renzi për inkurajimin e punësimit.
Ligji i miratuar javën e kaluar, parashikon lehtësimin e largimeve nga puna dhe reduktimin e të drejtave dhe mbrojtjes së punonjësve në vitet e para të kontratës. Shënjestra e dytë e sindikatave është projektbuxheti i vitit 2015, ku masat për rimëkëmbjen ekonomike janë gjykuar të pamjaftueshme.

---Të paktën 269.000 tonë mbeturina plastike lundrojnë në sipërfaqen e oqeaneve të të gjithë botës, sipas një hulumtimi të ekspertëve ndërkombëtarë, i publikuar në revistën amerikane PLOS ONE.
Ekspertë nga pesë vende grumbulluan të dhëna nga 24 ekspedita, të cilat janë kryer në periudhën prej gjashtë vitesh 2007-13.
Sipas tyre mbeturinat plastike në oqeane janë në sasi shumë herë më të mëdha nga sa ishte menduar deri tani.
”Në oqeane lundrojnë qese, shishe, lodra, furça dhëmbësh dhe shumë sende të tjera plastike. Mbeturinat plastike janë kërcënim për faunën oqeanike”, thuhet në studim.
Mbeturinat në oqeane mbërrijnë nga lumenjtë dhe nga zonat e ndotura si dhe nga anijet dhe shpesh herë grumbullohen në pesë rrotullime subtropikale, në pjesën veriore dhe jugore të oqeanit Paqësor, në pjesën veriore dhe jugore të oqeanit Atlantik si dhe në Oqeanin Indian

Moti
---Shërbimi Kombëtar Meteorologjik parashikon përkeqësim të motit me shira dhe stuhi të fuqishme. Fenomenet më të forta lokalizohen kryesisht në Peloponez, në Greqinë Lindore, në Evia, në Thessalinë Lindore si dhe në Egjeun Qendror, Lindor dhe Jugor. Dëborë do të bjerë në zonat malore të Epirit. Era do të fryjë e fuqishme në drejtimin juglindor sidomos në ishujt e Dodekanezit me një intensitet më shumë se tetë ballë.
Të premten shirat dhe stuhitë do të vazhdojnë në rajonet lindore dhe qendrore por dhe në Egje, ndërsa pasdite presim përmirësim të motit. Gjithashtu, në Egje do të fryjë erë e fuqishme në drejtimin verilindje, ndërsa temperatura në rajonet londore dhe jugore do të shënojë rënie.

Çdo të hënë në orën 19:00 mund të dëgjoni buletinin e lajmeve në gjuhën shqipe, që transmetohet nga Rrjeti i ERA në internet në adresën ertopen.com, në valët FM dhe të Mesme - nëpërmjet stacioneve rajonale të ERA në të gjithë Greqinë - dhe në valët e shkurtra në të gjithë botën. 
Gjithashtu, programi ynë transmetohet 24 orë nga stacioni i radios së shoqatës së Punonjësve të Aluminit në valët FM 97,3 me seli Voiotían, që mbulon Fokída, Fthiótida, Peloponnezi Verior dhe Évia dhe nga radio e punonjësve të Chalkídas në valët FM 96,5 nga ora 13:00 pas mesditës e deri në orën 19:00 në mbrëmje.
Τελευταία τροποποίηση στις Παρασκευή, 14/06/2013 - 23:54