Lajmet në gjuhën shqipe 15/12/2014

--- Klimën e frikës dhe të panikut prodhon qeveria, ndërsa zëdhënësja e qeverisë, Sofía Voúltepsi tha në programin e mëngjesit të kanalit privat MEGA, se shpallja e zhvillimit të zgjedhjeve do të jetë e barabartë me një ngjarje të kreditit për vendin. Sigurisht, më pas e refuzoi, duke thënë se janë vlerësime të agjencive të kreditit, që  kanë ardhur në vëmendjen e qeverisë.



----Përgjigje të ashpër ka dhënë partia opozitare. "Samarás është në gjendje madje të regjizojë një bankrun, me ikje artificiale të kapitalit, të sipërmarrësve të njohur, në mënyrë që të bëjë më bindës, argumentin e frikës. Por, rojet janë gati. Ata që do të përpiqen për të bërë diçka të tillë do të japin llogari", tha lideri i SYRIZA në një mbledhje të jashtëzakonshme të Sekretariatit të Politikës dhe stafit të komunikimit të partisë së tij.



---Një përpjekje të terrorizmit të votuesve nga Antoni Samara konstaton jo një gazetë e majtë, por madje edhe Wall Street Journal, që në artikullin e sotëm akuzon kryeministrin grek se përpiqet për të terrorizuar votuesit, në vend që t'i bind ata për reformat që kërkohet të zbatojë.

Gazeta raporton se kryeministri "u përpoq të pezullojë disa reforma, për të demonstruar pavarësinë e tij nga Trojka". Dhe shton se "kjo taktikë nuk do të sjellë konsensus politik dhe as do të bindë grekët se për krizën përgjigjet kryesisht vetë vendi".



---Pas ndërhyrjes së hapur të tij në zhvillimet politike në Greqi për zgjedhjen e zotit Dima në Presidencën e Republikës, komisioneri i Bashkimit Europian për Çështjet ekonomike, Pierre Moscovici viziton sot Athinën, dy ditë para votimit të parë për zgjedhjet presidenciale.

"Ne do të donim që parlamenti aktual të zgjedhë një president dhe zoti Dimas është një njeri i mirë", tha komisioneri në një intervistë për gazetën Kathimerini, duke kërcënuar se "do të qëndrojmë pranë jush, vetëm në qoftë se ju vazhdoni  përgjegjësinë fiskale dhe reformat".

Më parë ai është takuar me kryeministrin Antoni Samara dhe do të ketë takime me zyrtarë të ndryshëm qeveritarë. Në të kundërt, nuk është planifikuar asnjë takim i tij me liderin e opozitës.

---Me një operacion fshesë, në orën 03:00 në mëngjes, policia ka larguar refugjatët sirianë nga Sýntagma, ku ata kanë qëndruar për disa ditë, duke kërkuar dokumente për të udhëtuar. Janë transferuar në zyrat e Emigracionit dhe pas mesditës u liruan.

Siç njoftoi Policia, të 58 refugjatëve u është dhënë dokumenti i nevojshëm 6-mujor për shtyrjen e deportimit, ndërsa gjashtë gra dhe tre fëmijë janë transferuar nga Bashkia në një hotel të Athinës.

Gjithmonë, sipas policisë janë në zhvillim kontaktet me Organizata Jo qeveritare dhe Bashkinë e Athinës, në mënyrë që të gjendet strehim për 49 burrat refugjatë.

---Në gatishmëri të lartë mbeten shërbimet e mbrojtjes civile në rajonin e Evros, për përballimin e përmbytjeve dhe sipas informacioneve është kërkuar dhe ndihma e Ushtrisë.



---Pazari për Krishtlindjet me krijime të punuara në dorë nga punonjësit e ERT-it përfundon sonte në orën 21:00 në mbrëmje, në ndërtesën e ERT Open, Mesogeíon 463 në Agía Paraskeví. Pazari është organizuar për të ndihmuar përpjekjen e punonjësve të përjashtuar në mënyrë të paligjshme të ERT-it.

Të mërkurën, në datën 17 dhjetor në orën 20:00 në mbrëmje do të bëhet hapja zyrtare e ekspozitës së fotografisë nga përpjekja 18-mujore me Vasíli Papakonstantínou dhe Giánni Sidirá.

Shqipëri
---Më 21 qershor 2014, në Shqipëri të mbahen zgjedhjet lokale. Dekreti përkatës u bë i ditur të hënën më 15 dhjetor nga presidenti Nishani.

Sipas kodit aktual zgjedhor, nenit 9 të tij, presidenti e shpall datën e zgjedhjeve jo më vonë se 9 muaj para mbarimit të mandatit të të zgjedhurve vendorë, që në rastin konkret përllogaritet  15 shtatori i vitit 2015. Duket se zoti Nishani ka pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ligjin e ndarjes së re territoriale, ligj i kundërshtuar nga PD aktualisht në opozitë. Sipas këtij vendimi zgjedhjet e reja do të bëhen me hartën e re territoriale.

Zyrtarë të lartë të PD kanë paralajmëruar se edhe mund të refuzojnë pjesmarrjen në zgjedhje. Sipas tyre ndarja e re me 61 njësi vendore, i jep PS fitoren në tavolinë. Kreu i PS Edi Rama, ka shprehur dyshimin pas deklaratave të demokratëve.

---Turjan Huskaj, Floriana Garo dhe Liberta Spahiu nga Kosova, do të jenë prezantuesit e edicionit të 53-të të festivalit të këngës, që do të zhvillohet përgjatë 3 ditëve, 26, 27 dhe 28 dhjetor.
Pasi është hedhur shorti, janë përcaktuar dhe këngët që do të këndohen në natën e parë dhe të dytë të festivalit të këngës. Patrizia Bocconi është skenografe e festivalit, ndërsa Marcelo Lazzeti, drejtor fotografie, të dy personazhe me emër dhe karrierë në RAI dhe jo vetëm.

Ndërkaq, në sallën e orkestrës së RTSH-së vazhdojnë çdo ditë provat me 26 këngët konkurrente, të cilat do të interpretohen ne Pallatin e Kongreseve në datat 26, 27 dhe 28 dhjetor. Ashtu sikurse edicionet e kaluara, gjithçka në Festivalin e Këngës interpretohet live dhe grupi po përgatitet tashmë të kalojë në provat në sallën e madhe të Pallatit të Kongreseve.

Ndërkaq, 26 këngët konkurrente janë ndarë në dy pjesë, nga 13 për secilën natë, ndërsa natën e tretë, më 28 dhjetor, do të interpretohen 18 më të votuarat nga juria. 

Bota
---
Dy persona humbën jetën në operacionin policor për lirimin e pengjeve në bar-kafenë ”Lindt” në Sidnei, njoftoi para pak minutash media australiane.

”Ajo shtoi se mes tyre ishte dhe pengmarrësi”, tha CNN-i duke iu referuar televizionit australian ”7 News”. ”Gjatë operacionit policor mbetën të plagosur edhe katër persona, tre prej të cilëve në gjendje të rëndë”, theksoi CNN-i.

”Nuk ka ende konfirmime zyrtare për ngjarjen”, shtoi ai.

---Grevë e përgjithshme sot në Belgjikë kundër masave të kursimit, që u vendosën nga koalicioni i djathtë qeveritar, ku marrin pjesë madje dhe nacionalistët. Greva 24-orëshe bëhet kundër paketës së kursimit prej 11 miliard euro, që u njoftua nga qeveria e re e liberalistit Charles Michel, Sharl Mishel, që u formua në fillim të tetorit.

---Kryeministri japonez, Shinzo Abe, partia e të cilit fitoi zgjedhjet legjislative të dielën, premtoi organizimin e një plani të ri të stimulimit të aktivitetit ekonomik.

“Do të përgatisim masa të mbështetjes ekonomike deri në fund të vitit”, shpjegoi Abe gjatë një konference për shtyp, por pa dhënë më shumë detaje. Partia Liberal Demokrate (PLD), formacion i krahut të djathtë, fitoi 291 nga 475 vendet e dhomës së ulët të parlamentit, që u shpërbë në nëntor nga kryeministri, duke shkaktuar zgjedhje të parakohshme, për shkak të kritikave që ishin ngritur ndaj politikave të tij ekonomike. Koalicioni PLD – Koemito i Ri (formacion aleat i qendrës), kontrollon në total 326 vende, ose më shumë se dy të tretat e deputetëve, kjo i mundëson Shinzo Abe-së të votojë një ligj edhe nëse ai kundërshtohet nga Senati. Ai i kërkoi gjithashtu pronarëve që të rrisin rrogat për të rritur fuqinë blerëse të popullsisë, para se të rritet sërisht taksa mbi konsumin në prill të vitit 2017.

Moti
---Shërbimi Kombëtar Meteorologjik parashikon për të martën 16 dhjetor vransira në të gjithë vendin me shira lokale. Fenomenet nga mbrëmja do të intensifikohen. Era në Egje do të fryjë mesatare në drejtimin jugor dhe në detin Jon e fuqishme në drejtimin jugperëndim.

Në Attikë do të ketë vransira me shira lokale dhe temperatura në qendër të qytetit do të arrijë në 15 gradë Celsius. Vransira dhe në Selanik, ku temperatura do të arrijë në 13 gradë Celsius. 

Çdo të hënë në orën 19:00 mund të dëgjoni buletinin e lajmeve në gjuhën shqipe, që transmetohet nga Rrjeti i ERA në internet në adresën ertopen.com, në valët FM dhe të Mesme - nëpërmjet stacioneve rajonale të ERA në të gjithë Greqinë, në valët e shkurtra në të gjithë botën, por dhe në valët FM 91,8 në Athinë
Gjithashtu, programi ynë transmetohet 24 orë nga stacioni i radios së shoqatës së Punonjësve të Aluminit në valët FM 97,3 me seli Voiotían, që mbulon Fokída, Fthiótida, Peloponnezi Verior dhe Évia dhe nga radio e punonjësve të Chalkídas në valët FM 96,5 nga ora 13:00 pas mesditës e deri në orën 19:00 në mbrëmje.
Τελευταία τροποποίηση στις Παρασκευή, 14/06/2013 - 23:54