Lajmet në gjuhën shqipe 16/12/2014
---Të mërkurën, 17 dhjetor në orën 19:00 pasdite do të bëhet votimi i parë në Parlament për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Qeveria ka vendosur si objektiv për votimin e parë, që 170 deputetë të votojnë në favor të zotit Dima.
----Takim të menjëhershëm me deputeten e pavarur, Míka Iatrídi kërkoi Kryeministri Antoni Samara, pas publikimit të intervistës së saj, në të cilën deklaronte se nuk do të votojë për presidentin e Republikës. Duhet të shënojmë se deputetja Míka Iatrídi ishte përjashtuar nga partia Demokracia e Re nga vetë Antonis Samaras, kur ajo kishte refuzuar të votonte Memorandumin.
Sipas intervistës së sotme të saj, Míka Iatrídi deklaroi se i bëhet presion i madh që të takohet me Kryeministrin.
----Ndërkohë vazhdohet përhapja e skenareve terroriste, për fatin e ekonomisë dhe të vendit, në qoftë se do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme, si nga faktori i huaj dhe nga mediat sistemike.
----Të hënën, Giánnis Stournáras në cilësinë e tij si guvernator i Bankës së Greqisë deklaroi se do të ketë problem të likuiditetit, në qoftë se nuk zgjidhet Presidenti i Republikës dhe vuri në dukje se tashmë ka filluar largimi i kapitalit nga vendi. Dorëheqjen e tij kërkoi SYRIZA.
---"Ne do të donim që parlamenti aktual të zgjedhë një president dhe zoti Dimas është një njeri i mirë", tha komisioneri i Bashkimit Evropian për Çështjet Evropian, Pierre Moscovici, pas takimit që kishte me kryeministrin Antoni Samara.
---Për këto deklarata, Pierre Moscovisi ka marrë protestën e disa anëtarëve të Partisë Socialiste Franceze, që e akuzojnë se i nënshtrohet politikës së masave shtrënguese të egra.
---Edhe deklarata e zëdhënëses së qeverisë Sofía Voúltepsi se shpallja e zgjedhjeve do të jetë e barabartë me një fakt krediti tregon klimën e frikës dhe të panikut që prodhon qeveria.
---Ndërkohë, ngrihet temperatura në korridoret e Parlamentit, ku kryeministri Antonis Samaras, duke propozuar procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës, tenton të uzurpojë votat e deputetëve për marrjen dhe zbatimin e menjëhershëm të të gjitha masave të ashpra të "vlerësimit", që nuk arriti të kalojë, por dhe të Memorandumit të ri, që do të shoqërojë "linjën e kreditit" për vitin 2015.
---Kryeministrin grek akuzon dhe gazeta Wall Street Journal, se përpiqet të terrorizojë votuesit në vend që t'i bind ata për reformat që kërkohet të zbatojë.
---Për ushtrimin e terrorizmit në një përpjekje të dëshpëruar për gjetjen e 180 votave për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, por dhe për synimin e qeverisë për të shkuar në zgjedhje në një klimë alarmante, akuzoi kryeministrin Antonis Samaras, zëdhënësi i SYRIZA, Pános Skourlétis.
Z.Skourlétis theksoi se është një lojë shumë e rrezikshme ajo me ekonominë, që përbën një kërcënim për interesat e popullit. Madje, karakterizoi kryeministrin si një arkitekt të kaosit.
---Gjashtë në 10 grekë deklarojnë se ata nuk janë aspak të kënaqur me jetën e tyre, gjendjen e tyre ekonomike, punën, por dhe me mjedisin e jetesës, sipas shifrave të publikuara nga Shërbimi Statistikor Grek.
---Rajoni i Attikës ndërmerr të paguajë shpenzimet e rilidhjes së energjisë elektrike për familjet në të cilat është prerë për shkak të pamundësisë së tyre që të paguajnë faturën.
---«Qeveria synon të le ujkun për të ruajtur delet», thekson në mënyrë karakteristike Shoqata e Konsumatorëve për Cilësinë e Jetës (EKPIZO), duke iu referuar bankave dhe ankandeve, duke konsideruar deklaratat e ministrit të Zhvillimit Kósta Skréka si mashtruese. Qytetarët mbeten të pambrojtur përfundon njoftimi i Shoqatës së Konsumatorëve dhe kërkon të ndalojnë menjëherë ankandet, derisa të zgjidhet problemi i kredive të kuqe.
---Administrata e Lartë e Bashkimeve të Nënpunësve të Greqisë (ADEDY) organizon të mërkurën në orën 13:00 një grevë dhe tubim në sheshin Klafthmónos kundër shkurtimeve të vazhdueshme dhe disponueshmërisë në sektorin publik.
---Të mërkurën, në datën 17 dhjetor në orën 20:00 në mbrëmje do të bëhet hapja zyrtare e ekspozitës së fotografisë nga përpjekja jonë 18-mujore, së bashku me këngëtarët Vasíli Papakonstantínou dhe Giánni Sidirá, të cilët që në momentin e mbylljes së ERT-it janë pranë punonjësve.
Shqipëri
---Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë bëri me dije të martën, nëpërmjet nje njoftimi në faqen zyrtare se pas mbylljes së proçedurave të nevojshme ligjore, në bashkëpunim me palën braziliane, u mundësua heqja reciproke e regjimit të vizave edhe për pasaportat e thjeshta të shtetasve shqiptarë e shtetasve brazilianë.
Ministria e Jashtme shpjegon më tej se “që prej datës 27.11.2014 shtetasit e të dy vendeve kanë mundësinë që të lëvizin lirshëm në territoret e Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës Federative të Brazilit. Shtetasit shqiptarë mund të hyjnë e të qëndrojnë në Republikën Federative të Brazilit për motive afatshkurtra deri në 90 ditë për 180 ditë, të llogaritura nga hyrja e pare”.
Me këtë rast, ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë shpreh edhe një herë kënaqësinë e saj për këtë lehtësim që i krijohet shtetasve të të dy vendeve për të lëvizur lirshëm në territoret respektive.
---Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka zhvilluar të martën ceremoninë e ndarjes së çmimeve vjetore për zhanret e gazetarisë së shkruar dhe asaj audiovizive. Kryetari i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa ka deklaruar në këtë aktivitet, se çmimi kryesor është ai për gazetarinë ekonomike, çmim që mban emrin Vangjush Gambeta, si dhe çmimet vjetore të karrierës. Në ceremoninë e Unionit mori pjesë edhe Presidenti i Republikës Bujar Nishani.
Bota
---Sulmi i një komandoje talebanësh kundër një shkolle për fëmijët e ushtarakëve pakistanezë në Peshauar përfundoi dhe të gjithë sulmuesit u vranë, njoftuan dy përgjegjës të policisë lokale.
Sulmi, që zgjati shtatë orë, përfundoi me vdekjen e 130 personave, ku shumica ishin nxënës të moshës 10 deri në 20 vjeç, sipas bilancit të fundit të autoriteteve.
Ky ishte një prej sulmeve më të përgjakshëm të kryer këto dhjetë vitet e fundit në Pakistan dhe tashmë një prej sulmeve më të rënda pasi TTP-ja, grupi kryesor rebel islamik në vend dhe bashkëpunëtor i afërt i Al Kaedës ka vënë në shënjestër fëmijët e ushtarëve që i luftojnë.
Rreth 500 nxënës, pjesa më e madhe të moshës 10 deri në 20 vjeç, ishin të pranishëm në momentin e sulmit.
---Të paktën 66 gazetarë u vranë në vitin 2014, dy prej të cilëve u ekzekutuan, një numër më i ulët se në vitin 2013, por rrëmbimet janë më të shumta me 119 raste, ndërkohë që 40 gazetarë mbeten ende pengje në botë, sipas një bilanci të përvitshëm të Reporterëve pa Kufij (RSF).
Dy e treta e vrasjeve ka ndodhur në zonat e konfliktit, në Siri, vend që mbetet, si vitin e kaluar, më i rrezikshmi për gazetarët me 15 të vdekur, në territoret palestineze, kryesisht në Rripin e Gazës, shtatë të vdekur në lindje të Ukrainës, gjashtë të vdekur në Irak dhe në Libi katër të vdekur.
Rrëmbimet në rritje me 37 për qind, kanë qenë të shumta në Ukrainë (33), Libi (29) dhe në Siri (27), si dhe në Irak (20), për shkak të ofensivës të grupit të Shtetit Islamik dhe pasigurisë që mbretëron në Libi.
Përveç rrëmbimeve dhe vrasjeve, 178 gazetarë profesionistë dhe 178 gazetarë amatorë janë në burg, një shifër e qendrueshme, 139 janë larguar kryesisht në Siri dhe në Libi, dy herë më shumë se në vitin 2013, 853 janë arrestuar (+3 për qind) dhe 1.846 të kërcënuar (-15 për qind) .
Përsa i përket arrestimeve, dy vende bëjnë pjesë në krye të klasifikimit, Ukraina dhe Egjipti, më pas vjen Irani, Nepali dhe Venezuela.
Moti
---Shërbimi Kombëtar Meteorologjik parashikon për të mërkurën 17 dhjetor, vransira me shira në pjesën më të madhe të vendit, por dhe stuhi të fuqishme në Greqinë Perëndimore.
Temperatura maksimale në Athinë do të jetë 16 gradë Celsius, ndërsa në Selanik deri në 13 gradë Ceksius.
Çdo të hënë në orën 19:00 mund të dëgjoni buletinin e lajmeve në gjuhën shqipe, që transmetohet nga Rrjeti i ERA në internet në adresën ertopen.com, në valët FM dhe të Mesme - nëpërmjet stacioneve rajonale të ERA në të gjithë Greqinë, në valët e shkurtra në të gjithë botën, por dhe në valët FM 91,8 në Athinë.
Gjithashtu, programi ynë transmetohet 24 orë nga stacioni i radios së shoqatës së Punonjësve të Aluminit në valët FM 97,3 me seli Voiotían, që mbulon Fokída, Fthiótida, Peloponnezi Verior dhe Évia dhe nga radio e punonjësve të Chalkídas në valët FM 96,5 nga ora 13:00 pas mesditës e deri në orën 19:00 në mbrëmje.