Lajmet në gjuhën shqipe 17/12/2014

---89 për qind e grekëve nuk i besojnë qeverisë, sipas sondazhit të Eurobarometrit që është kryer në nëntor. Gjithashtu, 98 për qind e grekëve karakterizojnë të keqe situatën e punësimit.

---Në orën 19:00 pasdite do të bëhet votimi i parë në Parlament për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Qeveria ka vendosur si objektiv për votimin e parë, që 170 deputetë të votojnë në favor të zotit Dima.

---Me shi është bërë marshimi i Administratës së Lartë të Bashkimeve të Nënpunësve të Greqisë (ADEDY) dhe të shoqatës së Koordinimit kundër kundër shkurtimeve të vazhdueshme dhe disponueshmërisë në sektorin publik dhe rifunksionimin e të gjitha strukturave dhe shërbimeve të Sektorit Publik, që janë shfuqizuar. 
Kanë marrë pjesë dhe administratorët e Universitetit Kapodistriakú, të cilët të mërkurën e të enjten mbajnë një grevë 48-orëshe kundër shkurtimeve të tyre nga puna. 

---Organizatat e majta ndërhyjnë me një tubim në orën 18:00 pasdite në Propýlaia dhe me një demonstratë në Parlament, në zhvillimet që dalin nga fillimi i procesit të zgjedhjes së Presidentit të Republikës.

---Kandidati për presidencën e Republikës, Stávros Dímas deklaroi për kandidaturën e tij se: "Qëllimi im është të kontribuojë në unitetin e popullit grek, që kërkohet këtë moment nga të gjithë, në mënyrë që vendi të dalë nga kriza".

---Sipas opozitës, deputetët që do të përgjigjen në propozimin e qeverisë për votimin e Stávros Dímas, në thelb do të nënshkruajnë në të njëjtën kohë parakushtet e Trojkës, për Memorandumin ekzistues, të tilla si sistemi i sigurimeve sociale, reduktimi i pagave dhe pensioneve, rritja e TVSH-së për ilaçet dhe ushqimet, ndryshimet në ligjin e sindikatave, por dhe masa të reja që kërkojnë huadhënësit për linjën e kredisë në vitin 2015. Në çdo rast do të ndihmojnë në zgjatjen e jetës qeveritare të zotërinjve Samará kai Venizélo.

---Deklarata të deputetit të Demokracisë së Re, Ádoni Georgiádi u bënë sot në kuadër të përpjekjes së terrorizmit, të cilën përdor qeveria për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Zëdhënësi parlamentar i Demokracisë së Re argumentoi se nëse nuk zgjidhet President i Republikës, vendi drejtohet në zgjedhje të parakohshme dhe bie qeveria Samará, ekonomia greke do të shkatërrohet, sepse vendi do të hyjë në një pasiguri të zgjatur politike.

---Me pranga në duart do të vijnë në Parlament dhe deputetët e burgosur të Agimit të Artë, për të marrë pjesë në procesin parlamentar, pas lejes që ata kërkuan dhe morën nga prokurori mbikëqyrës i burgut Koridallos. Leja përkatëse i është dhënë dhe të burgosurit të përkohshëm në burgjet e Nafplíos, deputetit tashmë të pavarur, Státhi Boúkoura.

---Në burgun e Koridallos është transferuar në drekë Níkos Romanós, i cili doli nga spitali Geórgios Gennimatás, ku kurohej periudhën e fundit, për shkak të grevës shumë ditore të urisë.

---Pritet të publikohet lista e saktë me sendet që kanë humbur refugjatët sirianë të hënën në të gdhirë, kur policia i «ngriti» nga Sýntagma, pa u dhënë atyre mundësinë që të marrin me vete sendet e tyre personale. Ndër sendet që janë zhdukur, janë pasaportat, kartat e kreditit, të holla, telefona celularë dhe sende të tjera personale. Duhet shënuar se humbja e pasaportave të atyre, që nuk i kanë patur në momentin e transferimit, kishte si rezultat të mos identifikohen të dhënat e tyre si Sirianë dhe të ndiqen nga Zyra e të Huajve me një shkresë dëbimi, dmth të braktisin vendin në 30 ditë.

---Ndjekje e re penale për rrjetin e ushtarëve të lirë «Spártakos», për zbulimet e tij në lidhje me veprimtarinë e rrezikshme të krahut të djathtë në ushtri. «Spártakos» denoncon se padia është një përpjekje tjetër për penalizimin e veprimtarisë së tij.

---POSPERT ju fton sot në orën 20:00 në mbrëmje, në ERT-open në Mesogeíon 463, për hapjen zyrtare të Ekspozitës së fotografisë nga përpjekja jonë 18-mujore e mbylljes së ERT-it. Në ceremoninë e hapjes së ekspozitës do të jenë këngëtarët Vasíli Papakonstantínou dhe Giánni Sidirá, të cilët që në momentin e mbylljes së ERT-it janë pranë punonjësve dhe për këtë ndihmë ata do të nderohen.
Gjithashtu, do të bëhet dhe ndarja e çmimeve për të gjithë pjestarët e programeve sportive të ERTopen. Ju presim të gjithëve.

Shqipëri
---Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian ka miratuar një rezolute, ku i kërkon qeverisë dhe opozitës të arrijnë në një dialog konstruktiv.
Sipas rezolutës, ai duhet të zhvillohet në parlament dhe të shoqërohet me reforma në sistemin e drejtësisë dhe luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Dhe kjo, sipas rezolutës, është përgjegjësi e të dyja palëve. Vendosja e dialogut do të jetë jetike për progresin e Shqipërisë drejt BE-së.
Në rekomandimet e këshillit përposh arritjeve që e çuan Shqipërinë në marrjen e statusit të vendit kandidat këtë vit, ajo duhet të përmbushë disa prioritete kyçe për hapjen e negociatave për anëtarësim.
Dhe zbatimi i reformave është thelbi i tyre. Administrata publike është në qendër të këshillave të ndërkombëtarëve, për të rritur profesionalizmin dhe depolitizimin e saj. Në rezolutë theksohet se duhet forcuar pavarësia e gjyqësorit, të intensifikohet lufta kundër krimeve, duke përfshirë edhe kultivimin e drogës dhe trafikimin e saj.

Sipas ndërkombëtarëve, ky proces duhet të shoqërohet me ndjekje penale dhe dënime të të inkriminuarve. Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian risjell në vëmendje nevojën për angazhim konstruktiv për ndërtimin dhe mbajtjen e një fqinjësie të mirë.

Bota
---Parlamenti Evropian (PE) dha mbështetjen e tij në parim mbi njohjen e shtetit palestinez, por pa u kërkuar vendeve anëtare të BE-së ta bëjnë këtë gjë sikurse shpresojnë shumë grupime politike.

“Parlamenti Evropian mbështet në parim njohjen e shteti palestinez dhe zgjidhjen e bazuar në dy shtete, po kjo duhet të ecë në një rrugë me procesin e paqes, që duhet të rifillojë”, sipas rezolutës së miratuar nga 498 vota pro dhe 88 vota kundër.
Ky tekst pa vlera detyruese u përpunua nga pesë grupime politike të Parlamentit Evropian (PE) pas negociatash shumë të vështira.

Socialistët, të Gjelbrit dhe e majta radikale shpresonin që me këtë rezolutë t’i kërkonin shteteve anëtare të njihnin shtetin palestinez, por PPE-ja, formacioni politik kryesor në parlament, ndikoi që ta lidhë këtë prespektivë me një rifillim të bisedimeve për paqe.

Parlamenti Evropian ka vendosur të angazhohet në një iniciativë të quajtur “Parlamentarët për paqe” që synon të afrojë parlamentarët evropianë, izraelitë dhe palestinezë për të mundësuar progresin e prespektivës për paqe.

---Gara për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të Republikës italiane filloi pas shpalljes nga shefi aktual i shtetit, Giorgio Napolitano, se do të largohet nga posti në mes të janarit.

I rizgjedhur në prill të vitit 2013, pasi parlamenti nuk arriti konsensus për një tjetër kandidat, Napolitano, 89 vjeç, asnjëherë nuk i ka mbajtur të fshehura qëllimet e tij për t’i dhënë fund mandatit të tij para shtatorit të vitit 2020, për shkak të moshës dhe të shëndetit.

Dje, gjatë një ceremonie tradicionale të fund vitit në prani të krerëve më të lartë të vendit, Napolitano garantoi se do të ndjekë personalisht, për arsye të vazhdimësisë institucionale, periudhën e presidencës italiane të BE-së. Kjo presidencë mbaron më 31 dhjetor, por formalisht kalimi në presidencën e radhës evropiane kryhet më 13 janar, ndërkohë që media italiane parashikon se Napolitano do të japë dorëheqjen më 14 ose 15 janar.

Pas kësaj dorëheqje, parlamenti do të mblidhet brenda 15 ditëve, bashkë me Senatin, Dhomën e Deputetëve dhe 58 të deleguarit rajonalë, për të zgjedhur presidentin e ri. Në tre raundet e para ështe e nevojshme një maxhorancë me dy të tretat por duke filluar nga raundi i katërt mjafton vetëm maxhoranca e thjeshtë për të zgjedhur presidentin.

Por asnjë parti nuk ka maxhorancën e nevojshme, dhe negociatat tashmë kanë filluar pët të gjetur një kandidat me konsensus.

Moti
---Shërbimi Kombëtar Meteorologjik parashikon për të enjten 17 dhjetor, shira dhe stuhi të forta në ishujt e Egjeut verior dhe lindor si dhe në Dodekanez, në orët e para të mëngjesit. Në rajonet perëndimore, gradualisht në Peloponez, Cyklades dhe në Kretë do të ketë shira loakle dhe stuhi sporadike. Dukshmëria në mëngjes do të jetë e kufizuar.
Temperatura maksimale në Athinë do të jetë 16 gradë Celsius dhe në Selanik 10 gradë Ceksius. 

Çdo të hënë në orën 19:00 mund të dëgjoni buletinin e lajmeve në gjuhën shqipe, që transmetohet nga Rrjeti i ERA në internet në adresën ertopen.com, në valët FM dhe të Mesme - nëpërmjet stacioneve rajonale të ERA në të gjithë Greqinë, në valët e shkurtra në të gjithë botën, por dhe në valët FM 91,8 në Athinë. 
Gjithashtu, programi ynë transmetohet 24 orë nga stacioni i radios së shoqatës së Punonjësve të Aluminit në valët FM 97,3 me seli Voiotían, që mbulon Fokída, Fthiótida, Peloponnezi Verior dhe Évia dhe nga radio e punonjësve të Chalkídas në valët FM 96,5 nga ora 13:00 pas mesditës e deri në orën 19:00 në mbrëmje.
Τελευταία τροποποίηση στις Παρασκευή, 14/06/2013 - 23:54