Lajmet në gjuhën shqipe 12/01/2015

---Komente shumë negative ka mbledhur në Internet fotografia familjare
e 50 udhëheqësve që u shfaqën në demonstratën e djeshme në Paris dhe
më të shumtit e karakterizojnë të paktën hipokrite. Vetë marshimi nga
Sheshi i Demokracisë në Sheshin e Kombit kishte një pjesmarrje shumë
të madhe, që ka tejkaluar një milion protestues, ndërsa ministrat e
brendshëm të 11 vendeve evropiane dhe ministri amerikan i Drejtësisë,
i SHBA, Prokurori i Përgjithshëm, Eric Holder kishin rënë dakord për
intensifikimin e luftës kundër terrorizmit, kryesisht përmes forcimit
të kontrollit në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian, por dhe të
kontrollit më të mirë të internetit.

Rreth 5.000 policë dhe agjentë francezë do të mobilizohen që prej
ditës së sotme për të mbrojtur të gjitha shkollat hebreje të vendit,
dhe ushtarë do të dërgohen gjithashtu si përforcime në 48 orë, njoftoi
ministri i Brendshëm francez, Bernard Cazeneuve.
Cazeneuve e ka bërë këtë njoftim para prindërve të nxënësve të një
shkolle hebreje në një lagje në jug të Parisit, pranë vendit ku Amedy
Coulibaly, një prej xhihadistëve, autor i atentateve të javës të
kaluar në një supermarket hebre në lindje të Parisit, u vra nga
policia franceze.

---29 parti, katër koalicione partish dhe një i pavarur kanë deklaruar
pjesmarrjen e tyre në zgjedhjet për deputetë, që do të zhvillohen në
datën 25 Janar. Se sa parti ose koalicione do të marrin pjesë në fund
do të vendoset nga Gjykata e Lartë, e cila do të bëjë shpalljen e
formacioneve të mërkurën.

---Dy javë përpara zgjedhjeve intensifikohet veprimtaria në skenën
politike. Sot njoftohen fletëvotimet e Shtetit të partive. Në partinë
Demokracia e Re në krye të fletëvotimit të shtetit është rektori i
forcave policore dhe njeriu i qeverisë për të gjitha punët, Thodorís
Fortsákis, ndërsa në fletëvotimin e shtetit të SYRIZA, në krye do të
jetë Doktori i Letrave dhe Shkencave të Njeriut në Universitetin e
Parisit, Konstantínos Tsoukalás. Në krye të fletëvotimit të shtetit të
POTAMIT do të jetë Panagiótis Karkatsoúlis, ndërsa fletëvotimin e
plotë të shtetit të të Majtës Demokratike, në krye të të cilit është
Vasílis Vasilikós, kanë paraqitur Fótis Kouvélis dhe Níkos Hrysógelos.

---Kryeministri Antonis Samara ka folur sonte në orën 19:00 në Qendrën
e Konferencave të hotelit Du Lac në Janinë. Në të njëjtën orë kryetari
i Grekëve të Pavarur, Pános Kaménos mbajti një fjalim në hotelin
Pharae në Kalamata. Kryetari i PASOK-ut, Evangjelos Venizelos ka
mbajtur një fjalim për drejtuesit e lëvizjeve masive sociale në
hotelin Caravel, në Athinë. Lideri i Lëvizjes së Socialistëve
Demokratë, Giórgos Papandréou ka folur sot në Qendrën e Punës në
qytetin e Lamias. Dhe në fund, kryetari i SYRIZA, Aleksi Tsipra është
i ftuar sot në mbrëmje në emisionin televiziv të gazetarit
Níko Hatzinikoláou «në Enikó».

---Pas denoncimit për policinë që punon për promovimin e fushatës së
kandidatit Vasíli Kikília dhe kandidatëve të tjerë të Demokracisë së
Re dhe një tjetër ankesë vjen këtë herë nga punonjësit e OTE-së dhe
konkretisht nga E-value, filjale e Cosmote, të cilët janë detyruar për
të punuar për promovimin e kandidatit Micháli Karchimáki që është me
partinë e re të Giorgo Papandreut. Nga ana e kompanisë nuk është bërë
asnjë komunikim për kushtet e këtij bashkëpunimi.

---Në rënie kanë qenë shitjet në shumicën e bizneseve të shitjes me
pakicë gjatë sezonit të Krishtlindjeve, sipas studimit të Institutit
të Konfederatës së Përgjithshme të Punëtorëve të Greqisë. Gjashtë në
dhjetë kompani, xhiro ka rënë, ndërsa është rritur në 90 për qind
numri i bizneseve me një xhiro vjetore që nuk tejkalon 15.000 euro. Në
fund, 71% e bizneseve që nuk kanë asnjë të punësuar kanë patur një
rënie të xhiros në sezonin e Krishtlindjeve.

---Në një letër drejtuar gazetës Ethnos, i burgosuri Aléksandros
Giotópoulos denoncon kushtet që mbizotërojnë në burgun e Domokos, i
cili në festën e Krishtlindjeve është quajtur një burg i sigurisë së
lartë. I burgosuri thotë në letrën e tij se nuk ka mundësi të takohet
me të afërmit e tij dhe shumë gjëra të tjera që tregojnë jo vetëm
brutalitetin, por dhe absurditetin e transferimeve që vazhdojnë ende
të bëhen për në burgjet e llojit G.

Shqipëri
---Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, priti sot në një takim
Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të  Republikës së
Kosovës, Hashim Thaçi, duke i garantuar mbështetjen e institucioneve
të Shqipërisë në rrugën euroatlantike të Kosovës.

Presidenti i Republikës vlerësoi lart krijimin e qeverisë së re të
Kosovës, si vendimin më të drejtë dhe më të arsyeshëm për perspektivën
e Kosovës dhe për partneritet me miqtë ndërkombëtarë dhe si një
tregues të qartë të sfidave që sjell demokracia. “Ky vendim i pjekur i
lidershipit politik të Kosovës është një progres në konsolidimin e
institucioneve shtetërore dhe sovranitetin e Kosovës”, u shpreh
Presidenti.

Nishani shprehu qëndrimin e tij për rëndësinë e shfrytëzimit më
efektiv të infrastrukturës për krijimin e një tregu më të madh
ekonomik rajonal, duke punuar me pjekuri në tejkalimin e të gjitha
sfidave që mund të dalin përpara, duke pasur si busull interesin
kombëtar në integrimin e ekonomive tona dhe sugjeroi bashkëpunim më të
ngushtë në mes të dy qeverive tona lidhur me diasporën shqiptare në
botë si një pasuri e madhe e kombit tonë.

Ndërsa Zëvendëskryeministri Thaçi falënderoi për kontributin dhe
ndihmën e Presidentit Nishani në konsolidimin dhe çuarjen përpara të
marrëdhënieve mes dy vendeve si dhe për përkrahjen dhënë Kosovës dhe
institucioneve të saj.

---Edhe pse ditë të ftohta janari, mjeshtrat e Drejtorisë Rajonale
Kulturore Kombëtare të qytetit të Gjirokastrës janë duke punuar në
përmbushje të misionit për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e monumenteve.

DRKK Gjirokastër duke vënë në pah mungesën e mjeteve te pakta dhe
vështirësitë të cilat janë të pranishme për shkak të natyrës së punës,
nuk janë ndalur përpara problematikave, por përkundrazi, ata e kanë
vijuar punën e nisur. Në moton “Mirëmbajtja e monumenteve nuk njeh mot
dhe kohë”, puna që grupi po realizon gjatë këtyre ditëve në banesën
“Beqiri”, është pasqyruar e shoqëruar me foto të cilat tregojnë edhe
mjeshtrat gjatë proçesit.

Bota
---Interpoli shpërndau një mandatarresti ndërkombëtar në kërkim të
ish-presidentit ukrainas, Viktor Janukoviç, sipas një njoftimi të
konsultuar në faqen e internetit të organizmit të bashkëpunimit
policor me qendër në Lion (Francë).

Janukoviç kërkohet për shpërdorime financiare. Ukraina i kishte
kërkuar Interpolit që marsin e kaluar që të jepte njoftimin për
arrestimin e tij me akuzën për ”abuzim me pushtetin dhe vrasje”.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka pranuar më 24 tetor se Moska kishte
ndihmuar ish-presidentin që të largohej nga vendi pas rrëzimit të
regjimit të tij.

---Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, konservatorja, Kolinda Grabar
Kitarovic u zgjodh presidente e Kroacisë, në përfundim të turit të
dytë të zgjedhjeve presidenciale që u zhvilluan dje, përballë
presidentit në ikje, Ivo Josipoviç sipas rezultateve zyrtare.

Ajo është gjithashtu gruaja e parë presidente në Ballkan zgjedhur me
votim popullor.
”Kolinda Grabar Kitarovic fitoi një luftë demokratike dhe e
përshëndes”, theksoi Ivo Josipovic duke pranuar humbjen.
“Ju kam premtuar se Kroacia do të jetë një vend me prosperitet dhe i
pasur, një prej vendeve më të zhvilluara të Bashkimit Evropian dhe
botës”, theksoi Kolinda Grabar Kitarovic.
Grabar Kitarovic, 46 vjeç, mori 50,4 për qind të votave kundër 49,6
për qind për social demokratin, Ivo Josipovic, sipas rezultateve në
bazë të numërimit të 99,3 për qind të votave paraqitur nga Komisioni
Qendror Zgjedhor.

---Qeveria komuniste e Kubës liroi 53 të burgosur politikë si pjesë e
një afrimi të vazhdueshëm me Uashingtonin, njoftuan sot burime të
qeverisë amerikane duke konfirmuar kështu njoftimet e medias.

Duke e përshëndetur si një veprim pozitiv, burimet thanë se të
burgosurit ishin në një listë që Shtëpia e Bardhë ia dorëzoi qeverisë
së presidentit kuban, Raul Castro gjatë bisedimeve për rivendosjen e
marrëdhënieve politike mes dy vendeve.
Uashingtoni dhe Havana arritën një marrëveshje historike në mes të
dhjetorit të vitit të kaluar për rivendosjen e marrëdhënieve politike,
që ishin prishur 50 vite më parë.
Grupet kubane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut thonë se dhjetëra
të burgosur, përfshirë edhe anëtarë të grupimeve të ndaluara politike,
janë liruar gjatë javës së kaluar.
Departamenti amerikan i Shtetit deklaroi se diplomatja Roberta
Jacobson do të fillojë bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve në
Havanë, më 21 dhe 22 janar.

Moti
---Shërbimi Kombëtar Meteorologjik parashikon për të martën 13 janar
shira dhe stuhi në Kretë, Dodekanez dhe në Ciklades Jugore dhe mot të
përmirësuar me vransira të pakta në rajonet e tjera të vendit. Në
Attikë temperatura do të variojë nga 4 deri në 10 gradë Celsius,
ndërsa në Selanik nga 0 deri në 9 gradë celsius.


Çdo të hënë në orën 19:00 mund të dëgjoni buletinin e lajmeve në
gjuhën shqipe, që transmetohet nga Rrjeti i ERA në internet në adresën
ertopen.com, në valët FM dhe të Mesme - nëpërmjet stacioneve rajonale
të ERA në të gjithë Greqinë, në valët e shkurtra në të gjithë botën,
por dhe në valët FM 91,8 në Athinë.
Gjithashtu, programi ynë transmetohet 24 orë nga stacioni i radios së
shoqatës së Punonjësve të Aluminit në valët FM 97,3 me seli Voiotían,
që mbulon Fokída, Fthiótida, Peloponnezi Verior dhe Évia dhe nga radio
e punonjësve të Chalkídas në valët FM 96,5 nga ora 13:00 pas mesditës
e deri në orën 19:00 në mbrëmje.
Τελευταία τροποποίηση στις Παρασκευή, 14/06/2013 - 23:54