Lajmet në gjuhën shqipe 11/01/2015

---Marshimi historik kundër terrorizmit dhe në kujtim të viktimave të atentateve terroriste në Paris mblodhi 1,3 deri 1,5 milionë manifestues në rrugët e kryeqytetit francez, sipas një mesazhi të publikuar në rrjetin social ”Twitter” nga një prej organizatorëve.
Dhjetëra liderë botërorë ishin pjesë e këtij marshimi madhështor, në shenjë solidariteti dhe aleance kundër terrorizmit, dhe në mbështetje të vlerave të lirisë, barazisë dhe vëllazërimit.
Krerët e shteteve dhe qeverive, të cilët formuan një rresht kompakt dhe të bashkuar rreth presidentit francez, janë ndalur pas një minutë heshtjeje dhe janë përshëndetur individualisht nga presidenti francez, François Hollande, i cili i është bashkuar menjëherë të afërmve të viktimave të tre xhihadistëve francezë, vrarë pas operacioneve të ndërmarra nga forcat e sigurisë.
Nga Greqia kanë marrë pjesë në marshim kryeministri Antoni Samara dhe një delegacion i SYRIZA i përbërë nga Manóli Glézo, Panagióti Kurumplí, Ko̱nstantína Kúneva dhe Giórgo Katrúngalo.
Më shumë se 5.500 policë dhe ushtarë janë mobilizuar të dielën në Paris dhe rrethinat e tij, 2.200 prej të cilëve për të garantuar sigurinë e manifestimit historik në kujtim të viktimave të sulmeve të fundit terroriste, njoftoi të shtunën, Ministri i Brendhëm, Bernard Cazeneuve.

---Në një aktivitet politiko-kulturor për 96 vjetorin e Partisë Komuniste ka folur sonte Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të partisë, Dimítris Kutsúmbas.

---Në kalamata foli sonte kryetari i SYRIZA, Aleksi Tsipra, i cili në një intervistë të publikuar sot në të përjavshme greke ”Realnews” tha se Greqia do të qendrojë në zonën euro dhe do të luftojë kundër politikës shtrënguese që po shkatërron Evropën.
“Është e qartë nga çdo pikëpamje se çështje për një dalje të Greqisë nga euro nuk ekziston”, nënvizoi Alexis Tsipras dhe shtoi se ”kjo tendencë paniku ekziston që prej vitit 2012, në mesin e krizës greke, por klima është krejtësisht e ndryshme aktualisht”.
“I vetmi që flet për këtë ngajrje është Antonis Samaras, por kjo është përgënjeshtruar çdo ditë nga drejtuesit e lartë evropianë”, konfirmoi lideri i SYRIZA-s.
Javën e kaluar, Komisioni Evropian theksoi se përkatësia e një vendi në zonën euro ishte e pakthyeshme. “Greqia avancon dhe së bashku me të Evropa ndryshon”, theksoi Alexis Tsipras

---Vazhdojnë reagimet e partive për programin ekonomik të Demokracisë së Re, që ka paraqitur të shtunën kryeministri Antonis Samaras. 
"Përmbledhje e rrugës kapitaliste të zhvillimit dhe angazhimeve të BE-së, që sollën krizën dhe drejtuan popullin në falimentim", e karakterizon Partia Komuniste (KKE).
Kryetari i Grekëve të Pavarur, Panos Kamenos ka kërkuar për fermerët naftë pa taksa dhe tatim zero për pesë vjet, në mënyrë që të ketë prodhim. 

---Një tubim solidariteti me punonjësit e papaguar të Fabrikës së Riciklimit të Përgjithshëm A.E. është mbajtur në Sheshin e Bashkisë së Asprópyrgos. Rikujtojmë, se kjo kompani jo vetëm që u ka borxh ditët e punuara të tyre të tetë muajve, por dhe i ka larguar nga fabrika gjatë protestës së tyre, duke përdorur forcat e policisë dhe duke i dërguar të akuzuar në gjyq.

---Sipas një reportazhi të Éllis Zótou, që është botuar në gazetën «Avgí», baza e të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes së Qytetarit që përmban telefonat e policëve përdoret nga ministri Vasíli Kikília, por edhe nga kandidatë të tjerë të Demokracisë së Re për qëllime parazgjedhore. Në reportazhin e saj, përmend gjithashtu se për ftesën në ngjarje të ndryshme, përdoren gjithashtu policë nga qendra telefonike e Ministrisë.. 

--- Një skaf shoqërues i anijes kërkimore turke Barbaros "ra" në një gumë në zonën detare, pranë brigjeve të Qipros Veriore.
Ankaraja dhe udhëheqja turkoqipriote kanë hedhur poshtë ofertën e qeverisë qipriote për të ndihmuar skafin KOSSO, shoqërues i anijes kërkimore turke Barbaros, deklaroi në agjencinë e lajme të Athinës dhe Maqedonisë, ministri qipriot i Mbrojtjes, Hristóforos Fokaḯdis.

Shqipëri
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, deklaroi sot gjatë marshimit të paqes në kryeqytetin francez se Shqipëria sjell në Paris mesazhin e mbajtjes lart të flamurit të lirive dhe barazisë mes komuniteteve.

Kryeministri Edi Rama iu bashkua sot Marshimit të Paqes, të miliona qytetarëve të botës, në sheshin Republika të Parisit, në përgjigje të vrasjeve terroriste të ndodhura ditët e fundit në Francë.
Kryeministri Edi Rama shoqërohej nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj, përfaqësues të 4 komuniteteve fetare në vend, si dhe përfaqësues të medias, gazetarë dhe analistë.
Delegacioni shqiptar zhvilloi homazhe pranë ndërtesës së revistës “Charlie Hebdo”, në nderim të 12 të vrarëve tragjikisht, duke vendosur edhe një kurorë me lule.

---Raportuesi për Shqipërinë, njëkohësisht Nënkryetar i Grupit të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve, në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein, pas vizitës ne Tiranë, falenderon partnerët shqiptarë për bashkëpunimin dhe shprehet se Shqipëria është në rrugë të mbarë.

Europarlamentari, Knut Fleckenstein, nëpërmjet postimit të tij sot pas dite në rrjetin social facebook ka postuar komentin dhe udhëzuesin ku duhet të përqëndrohet politika shqiptare, duke përcaktuar tri sfida kryesore dhe e shoqëron komentin me një set fotosh, ku bie në sy monumenti i Skënderbeut në qendër të Tiranës dhe foto të takimit të eroparlamentarit me figura të larta të shtetit e politikës.

Bota
---Pesë nga të shtatë të arrestuarit për sulmet e ditëve të fundit në Francë janë liruar nga policia franceze siç transmetojnë agjencitë ndërkombëtare.

---Dhjetëra mijëra persona u mblodhën të shtunën në qytetin lindor gjerman të Dresdenit për të protestuar kundër racizmit dhe për të promovuar tolerancën.

Zyrtarë lokalë thonë se numri i protestuesve ishte 35.000 mijë persona, pothuajse dyfishi i 18.000 personave që morën pjesë në një marshim kundër Islamit në të njëjtin qytet, të hënën që sapo kaloi.
Patriotic Europeans Against the Islamization of the West, thënë ndryshe PEGIDA, që prej tre muajsh po organizaon të tilla manifestime kundër Islamit në Dresden.
Ndërkohë, kancelarja gjermane Angela Merkel ka dënuar veprimet e PEGIDA-s.

---Kroatët kanë votuar të dielën në turin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, ku do të përballen presidenti në ikje, socialdemokrati Ivo Josipovic dhe konservatorja Kolinda Grabar Kitarovic, një votim shumë i ngushtë në këtë vend të përballur që prej 6 vjetësh nga një krizë e rëndë ekonomike.

Qendrat e votimit u hapën në orën 6:00 GMT dhe u mbyllën në orën 18:00 GMT. 
Rreth 3,8 milionë persona do të marrin pjesë në turin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Josipovic, 57 vjeç, me profesion jurist dhe kompozitor i muzikës klasike, i cili mban një mandat të dytë pesë vjeçar mori në turin e parë të zgjedhjeve 38,46 për qind të votave, duke avancuar rivalen e tij Kolinda Grabar Kitaro, e cila mori 37,22 për qind të votave, ish shefen e diplomacisë kroate (2005-2008).

---Në një sondazh të ri të El Pais, lëvizja-parti Podemos regjistron një përqindje rekord prej 28,2%, e pasuar nga Social Demokratët e PSOE-së me 23,5%, në kohën që Partia Popullore në pushtet (PP) ka arritur në 19,2%, ndërsa e Majta e Bashkuar vazhdon të mbetet në 5,3%.

Moti
---Moti përsëri do të përkeqësohet nga e hëna, në mëngjes, duke filluar nga rajonet veriperëndimore të vendit.
Në mënyrë të veçantë, sipas një buletini të jashtëzakonshëm të parashikimit të fenomeneve të rrezikshme të motit që ka dhënë Shërbimi Kombëtar Meteorologjik për të hënën 12 Janar, në Greqinë perëndimore, qendrore dhe veriore parashikohen shira dhe stuhi, kryesisht në zonat bregdetare dhe dëborë në zonat malore veriore. Këto fenomene që në disa rajone do të jenë më të forta, do të shtrihen dhe në pjesën tjetër të vendit.

Çdo të hënë në orën 19:00 mund të dëgjoni buletinin e lajmeve në gjuhën shqipe, që transmetohet nga Rrjeti i ERA në internet në adresën ertopen.com, në valët FM dhe të Mesme - nëpërmjet stacioneve rajonale të ERA në të gjithë Greqinë, në valët e shkurtra në të gjithë botën, por dhe në valët FM 91,8 në Athinë. 
Gjithashtu, programi ynë transmetohet 24 orë nga stacioni i radios së shoqatës së Punonjësve të Aluminit në valët FM 97,3 me seli Voiotían, që mbulon Fokída, Fthiótida, Peloponnezi Verior dhe Évia dhe nga radio e punonjësve të Chalkídas në valët FM 96,5 nga ora 13:00 pas mesditës e deri në orën 19:00 në mbrëmje.
Τελευταία τροποποίηση στις Παρασκευή, 14/06/2013 - 23:54