Lajmet në gjuhën shqipe 25/01/2015

---U zhvilluan sot duke filluar në orën lokale 07:00 zgjedhjet e
parakohshme parlamentare greke, të konsideruara kritike për të ardhmen
e vendit ballkanik.

Procesi zgjedhor është mbyllur në orën lokale 19:00.

Në këto zgjedhje janë thirrur 9.808.760 persona, të cilët do të
votojnë në 19.449 qendra votimi.

Partitë kryesore që pretendojnë të futen në parlamentin e ri janë
Demokracia e re, SYRIZA, Potami, PASOK-u, Grekët e Pavarur, Agimi i
Artë dhe Lëvizja e Socialistëve Demokratë.

Diferencë të madhe në favor të SYRIZA-s prej 8,5-9,5 pikë përqindje
jep exit poll i Κάπα Research.

Sipas exit poll të Κάπα Research për in.grtovima.grtanea.gr dhe
radion BHMA FM 99,5 përqindja e partive në 70% të analizës të të
dhënave është si vijon:

SYRIZA  33,5-37,5%

Demokracia e Re 25-28%

Agimi i Artë 5,5-7,5%

Potami 5-7%

PASOK-u 4-6%

ΚΚΕ 4,5-6,5%

Grekët e Pavarur 3,5-4,5%

Lëvizja e Socialistëve Demokratë 2,2-3,2%

Parti tjetër 7,3-9,3%

Sipas këtij vlerësimi të votimit vendet e marra nga partitë janë të
shpërndara si vijon:

SYRIZA 148-154

Demokracia e Re 70-78

Agimi i Artë 16-20

Potami 16-19

PASOK-u 12-14

ΚΚΕ 15-

Grekët e Pavarur 10-12

Lëvizja e Socialistëve Demokratë 0-8%
Τελευταία τροποποίηση στις Παρασκευή, 14/06/2013 - 23:54