Lajmet në gjuhën shqipe 24/01/2015
---Pak orë mbeten për zhvillimin e zgjedhjeve kritike në Greqi. Qendra
e zgjedhjeve do të hapen në orën 07:00 në mëngjes dhe do të mbyllen në
orën 19:00 pasdite.
Të drejtën e votimit e kanë 9,8 milionë shtetas, ndërkohë që janë
përjashtuar nga votimi 100.000 të rinj të moshës 18 vjeç.
Votuesit mund të mësojnë se ku votojnë, duke përdorur faqen në
internet të ministrisë së Brendëshme në adresën www.ypes.gr dhe
pikërisht në "ku voton" ose me një telefon në numrin 213 1361500.
Për shërbimin më të mirë të qytetarëve në ushtrimin e të drejtës së
votimit, Zyrat e pasaportave do të jenë të hapura të shtunën nga ora
08:00 - 18:00 dhe të dielën nga ora 07:00 - 19:00.
Vlerësimi i parë i rezultateve të procesit zgjedhor pritet në orën
21:30 në mbrëmjen e së dielës, sipas deklaratës së kryetarit të
Singural Logic.
---Ka nisur të shtunën funksionimi i Qendrës së Shtypit për zgjedhjet
parlamentare në pallatin Záppeio. Janë akredituar 876 gazetarë dhe
korespodentë nga 45 vende, një numër 35% më i lartë se ai i gazetarëve
të akredituar në zgjedhjet e vitit 2012. Qendra e Shtypit do të
funksionojë deri në përfundimin e rezultateve të procesit zgjedhor,
për shërbimin e përfaqësuesve të mediave greke dhe të huaja, si dhe të
korrespondentëve të shtypit të huaj, që do të mbulojnë zgjedhjet e 25
janarit. Gjithashtu, Salla e Intervistave e Qendrës së Shtypit do të
jetë në dispozicion pas përfundimit të procesit zgjedhor, të liderëve
të partive politike që dëshirojnë të japin deklarata për media, me
përkthim në gjuhën angleze.
---Ndërtesën e POSPERT-it dhe ERT OPEN kanë vizituar shërbimet e
mediave private dhe publike të Evropës dhe në mënyrë të veçantë nga
vendet e Jugut, për të mbuluar me reportazhet e tyre përpjekjen e
paparë të vetëdrejtimit të ERT-it nga punonjësit dhe vullnetarët në
periudhën nga mbyllja e ERT-it e deri sot.
Në mënyrë të veçantë na kanë vizituar media private SIC Noticias nga
Lisbona e Portugalisë, televizioni RAI nga Italia dhe shërbimi
televiziv i Podemos nga Spanja.
Delegacioni i Podemos na përcolli mesazhin e kreut të partisë Pablo
Iglesias për punonjësit luftëtarë të ERT-it, se situata do të
ndryshojë të hënën në Greqi dhe në të gjithë Evropën, duhet të
shpresojmë.
---Një person tjetër ka humbur jetën sot nga virusi i gripit, duke e
çuar në 14 numrin e të vdekurve në vendin tonë. Sipas KEELPNO, 27
pacientë të tjerë kurohen në spitalet greke.
---U varros të shtunën në Kestríni të Igoumenítsës, gazetarja Katerina
Gjikas, që vdiq në moshën 45 vjeç nga sëmundja e kancerit.
---Në transmetimin e parë televiziv në ET-3 u shfaq të shtunën,
përpara edicionit të lajmeve, dokumentari me çmim-fitues i Spýro Tésko
“Haragménes Zo̱és - Jetë të gdhendura”. Filmi zbulon shkaqet e krizës
njerëzore në Greqi, nëpërmjet një rruge të dokumentuar në histori dhe
përmes dy tragjedive paralele.
Shqipëri
---Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ditmir
Bushati, kreu homazhe pranë Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite
në Tiranë, me rastin e ndarjes nga jeta të Madhërisë së Tij, Mbretit
të Arabisë Saudite Abdullah bin Abdul Aziz Al Saud.
Ministri Bushati shprehu ngushëllimet më të thella për popullin dhe
Familjen Mbretërore Saudite për ndarjen nga jeta të Mbretit Abdullah
si dhe mbështetjen e popullit shqiptar në këtë moment të vështirë të
popullit dhe Familjes Mbretërore Saudite.
Mbreti i Arabisë Saudite, Abdullah bin Abdulaziz vdiq dje në moshën 91-vjeçare.
---Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në hapjen e “Shtëpisë së
Gjethes” e njohur nga shqiptarë si shtëpia e përgjimit dhe e tortutës
ndaj shqiptarëve në regjimin diktatorial, apo thënë ndryshe, si
shtëpia “Drakulës”.
Rama në fjalën e tij në nisjen e projektit për transparencë nga e
shkuara diktatoriale, tha se “regjimi ka luftuar më këtë shtëpi deri
në grahmat e fundit, pasi ka patur teknologji të lartë për kohën. Ne
nuk po bëjmë ndonjë gjë që s’e kanë bërë të tjerët, pasi Gjermania e
ka bërë që në krye të herës, prandaj ne çdo ditë do të fillojmë të
dëliremi nga e kaluara diktatoriale”.
Pas “Shtëpisë së Gjethes”, duke e shëndërruar në muze, tha Rama, “do
të vazhdojmë me zona muzeale në të gjithë vendin, ashtu siç ishte
rrjeta e sekreteve në Shqipëri, ku gjeneratat e reja mund të njihen me
infrastukturën jo vetëm fizike, por dhe psikologjike të regjimit. Më
pas do të jetë dhe hapja e dosjeve të ish-sigurimit të shteti në javën
e ardhshme”, tha Rama.
Kryeministri vetëm pak më vonë pas aktivitetit solli komentin e tij në
në rrjetin social Facebook, duke pohuar se “nis projekti për shtëpinë
e “Gjethes”, me pas hapja e dosjeve të bashkëpuntoreve të
ish-sigurimit të shteti për të garantuar trasparencën me të shkuarën”.
Kryeministri Edi Rama shkruan sërisht në statusin e tij social
Facebook, duke sjellë në vëmendjen e opinjonit publik faktin se
Shqipëria dhe Rusia janë të vetmet vende ish-komuniste që nuk kanë
hapur dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit.Kryeministri e shoqëron
postimin e tij me nje foto që tregon misterin që mbart regjimi
diktatorial dhe ish-Sigurimi i Shtetit.
---Projekti “Edukimi Përmes Kulturës” ishte edhe projekti i cili u
zhvillua të premten i cilësuar si “Një orë fantastike” midis Galerisë
Kombëtare të Arteve dhe nxënësve artistë të gjimnazit Sami Frashërit.
Galeria Kombëtare e Arteve bën me dije se GKA dhe Shkolla “Sami
Frashëri” prej dy vitesh kanë një bashkëpunim të mrekullueshëm në
fushat e edukimit artistik. GKA gjithashtu është një mjedis i hapur në
të cilin nxënësit dhe mësuesit e arteve pamore zhvillojnë programin e
kurrikulës arsimore.
GKA dhe stafi i specialistëve të Edukimit përmes Kulturës ishin në
mjediset e shkollës “Sami Frashëri”, në mesin e dhjetra nxënësve, të
cilët ekspozuan punimet e tyre të artit dhe biseduan sëbashku rreth
artit dhe artistëve shqiptar e të huaj. Specialistët e GKA, mësuesit
dhe nxënësit artistë u kënaqën, u gëzuan dhe dialoguan mbi
kreativitetin, imagjinatën dhe frymëzimin, rreth ngjyrave, linjave,
dritës, temave, subjekteve dhe personazheve.
Bota
Bilanci ndaj bombardimit me raketë hedhëse të shumfishtë të tipit
“Grad” kundër një lagje shumë të populluar në qytetin port të
Mariupolit ka arritur në 30 të vdekur.
Ndërkohë që separatistët prorusë deklaruan sot se kanë filluar një
ofensivë kundër portit strategjik të Mariupolit, qyteti i fundit më i
madh në Lindje të vendit nën kontrollin e Kievit.
Pushtimi i këtij qyteti industrial me gjysmë milionë banorë do të
krijonte një urë tokësore për mes Rusisë dhe Krimesë, të aneksuar në
mars por shumë të varur nga Kievi për furnizimet me ujë, elektricitet
dhe prodhime ushqimore.
---Liderët botërore udhëtojnë drejt Arabisë Saudite për të marr pjesë
në homazhet për mbretin Abdullah, i cili ndërroi jetë në moshën
90-vjeçare të premten.
Kryeministri Britanik David Cameron dhe presidenti francez Francois
Hollande do të jenë në Riad. Ndërsa delegacioni i Shteteve të
Bashkuara të Amerikës do të kryesohet nga zv. presidenti Joe Biden.
Mbreti Abdullah u varros në një varr të zakonshëm në varrezat e
Riadit, pas lutjeve të së premtes. Irani do të prezantohet nga
ministri i Jashtëm Muhamed Javad Zarif.
Pasardhësi i fronit të Arabisë, mbreti Selman zotohet për të mbajtur
kombin e pasur me një kurs të qëndrueshëm, si vëllai i tij, mbreti
Abdullah. Në deklaratën e tij të parë publike si sundimtar,
79-vjeçari u zotua për të "mbetur me fuqinë e Perëndisë, bashkangjitur
në rrugën e drejtë që ky shtet ka ecur që nga themelimi i tij." Ai
bëri thirrje për "unitet dhe solidaritet" nmes muslimanëve dhe u zotua
të punojë në "mbrojtjen e çështjeve të kombit".
Udhëheqësit botërorë e vlerësuan lartë mbretin e ndjerë Abdullah, si
një ndërmjetës kryesor midis myslimanëve dhe Perëndimit. Mbreti
Abdullah mori fronin në vitin 2005, por ka qenë de fakto për 10 vjet
lideri pasi paraardhësi i tij mbreti Fahd vuante nga një goditje në
tru. Mbreti Abdullah vitet e fundit ka patur probleme me shëndetin,
dhe mbreti Selman ka marr përgjegjësitë e monarkisë.
Moti
---Shërbimi Kombëtar Meteorologjik parashikon për të dielën 25 janar
shira dhe stuhi lokale të fuqishme në Thrakë, Egjeun Lindor, Ciklades
Jugore dhe në Kretë dhe vransira të përkohëshme në zonat e tjera të
vendit me shira lokale kryesisht në rajonet perëndimore.
Era në Egje do të fryjë e fuqishme në drejtimin jugore dhe në Jon
mesatare në drejtimin perëndim - veriperëndim.
Vransira me shira në mëngjes dhe përmirësim të shpejtë presim të
dielën në Attikë. Temperatura do të arrijë në 15 gradë Celsius, ndërsa
era do të fryjë mesatare në drejtimin perëndimor.
Vransira do të ketë dhe Selaniku të dielën. Temperatura do të arrijë
në 13 gradë Celsius, ndërsa era në Thermaiko do të fryjë mesatare në
drejtimin verior.
---Rikujtojmë se në Attikë, në lagjet e pjesës jugore të saj dhe në
pjesën tjetër të Athinës transmetohet programi i vetë-menaxhuar i
ERT-3, që tashmë mund të shikohet dhe me sinjal dixhital në frekuencat
34 dhe 58 në Attikë. ERT-3 aktualisht mbulon 68% të vendit. Sinjali i
saj transmetohet dhe në Réthymno, Haniá, Pátra, Thessalía dhe Lamía.
Transmetimi satelitor transmetohet nëpërmjet Intelsat 19.
Çdo të hënë në orën 19:00 mund të dëgjoni buletinin e lajmeve në
gjuhën shqipe, që transmetohet nga Rrjeti i ERA në internet në adresën
ertopen.com, në valët FM dhe të Mesme - nëpërmjet stacioneve rajonale
të ERA në të gjithë Greqinë, në valët e shkurtra në të gjithë botën,
por dhe në valët FM 91,8 në Athinë.
Gjithashtu, programi ynë transmetohet 24 orë nga stacioni i radios së
shoqatës së Punonjësve të Aluminit në valët FM 97,3 me seli Voiotían,
që mbulon Fokída, Fthiótida, Peloponnezi Verior dhe Évia dhe nga radio
e punonjësve të Chalkídas në valët FM 96,5 nga ora 13:00 pas mesditës
e deri në orën 19:00 në mbrëmje.