Lajmet në gjuhën shqipe 10/02/2015

---Takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunimin
Ekonomik dhe Zhvillimin, Ángel Gurría do të ketë të mërkurën në
mëngjes kryeministri Aleksis Tsipras në pallatin Maksimou. Ministri i
Financave Gianis Varoufakis duke folur dje në Parlament, i është
referuar OECD-së për të ndihmuar në reformat.

---Greqia është në vendet e para në lidhje me reformat, sipas raportit
të OECD-së, por që konstaton se këto reforma kanë rritur veçanërisht
pabarazinë e të ardhurave në vitet e fundit. Madje, rekomandon
"përmirësim të pagave" dhe "paketë masash që do të rrisin simulimin".

---Përfundon në Parlament diskutimi i programit të qeverisë së re. Ky
diskutim përfundon me fjalimin e kryeministrit Aleksi Tsipra dhe
menjëherë do të fillojë votimi për votën e besimit.

---Sekretari amerikan i Thesarit, Jacob Lew i kërkoi dje Greqisë dhe
partnerëve evropianë të moderojnë gjuhën për gjetjen e një
marrëveshjeje pragmatike mbi borxhin e Athinës që po mban zonën euro
në tension.

“Tashmë të gjithë duhet të bëjnë përpjekje për të ulur presionin e
retorikës, duhet të ketë një dialog nëpërmjet të cilit Greqia dhe të
gjitha palët të kërkojnë një zgjidhje praktike dhe pragmatike”,
deklaroi Lew për stacionin televiziv CNBC.

“Kjo është në interes të të gjithëve”, theksoi ai ndërkohë që qeveria
e re greke po bën përpjekje me partnerët evropianë për gjetjen e një
zgjidhjeje për lehtësimin e barrës së borxhit.

“Greqia ka bërë shumë sakrifica dhe ndryshime në ekonominë e saj gjatë
këtyre viteve të fundit. Ajo ka baza më solide (…) dhe duhet të
ndërtohet mbi këto baza më solide”, shtoi ai./ec/

---Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kamenos deklaroi se Athina zyrtare
do të kërkojë ndihmën e Shteteve të Bashkuara, Rusisë apo Kinës, në
rast se nuk gjen gjuhën e përbashkët me Bashkimin Europian për
çështjen e borxhit.

Komentet, aleati i vogël i kryeministrit Cipras, i bëri në një program
televiziv, ku tha se vendi është i detyruar të ketë një plan rezervë
për këtë çështje.

---Takim me punonjës të papaguar në kantjeret detare kishte të martën
ministri i Marinës, Thodorís Drítsas, i cili kërkoi më tepër kohë, në
mënyrë që të ketë mjetet e duhura për trajtimin e problemeve serioze
të tyre siç janë pagat, një çështje që e karakterizoi si prioritet
kryesor të qeverisë së re.
Nga ana e tij kryetari i Shoqatës Panhelenike e punonjësve detarë të
Marinës Tregtare, Antonis Dalakogiorgos foli për vonesë në pagat e
ekuipazheve të anijeve nga kompanitë ΝΕΛ, ΑΝΕK, HELLENIC SEAWAYS dhe
VENTOURIS SEA LINES.

---Nga sot e deri të mërkurën, 25 shkurt 25 ftohen kandidatët e
Shkollave të Mesme të Përgjithshme dhe Profesionale të paraqesin
kërkesën-deklaratë të pjesmarrjes në provimet kombëtare për pranim në
arsimin e lartë.

---Tubime me sloganin «Nuk i trëmbemi kërcënimeve, asnjë hap prapa nga
ato», organizohen në të gjithë vendin të mërkurën, 11 shkurt, në kohën
që në Bruksel do të zhvillohet takimi i jashtëzakonshëm i Εurogroup-it
për çështjen e Greqisë. Kjo thirrje bëhet nga Mediat sociale.

---Një tubim për ERT-in do të zhvillohet të mërkurën, 11 shkurt, kur
mbushen 20 muaj nga mbyllja e Radio-televizionit publik të vendit,
jashtë ndërtesës së ERT-it në orën 17:30 pasdite.

----Në gatishmëri janë shërbimet e Bashkisë së Athinës për të ndihmuar
të pastrehët, për shkak të përkeqësimit të motit këtë javë.
Nga sot do të mbetet hapur për 24 orë Palestra e Mbyllur në Rouf
(Peiraiós dhe Echelidón 69), për të mikpritur të pastrehë dhe të
varfër, si dhe Qendra e Pritjes dhe e Solidaritetit e Bashkisë së
Athinës (Sofokléous dhe Peiraiós 35).
Gjatë gjithë 24-orëve funksionon linja e komunikimit me qytetarët për
raste emergjence në numrin telefonik 1595.

Shqipëria
---Të martën, në ambjentet e senatit akademik të Universitetit të
Tiranës u nënshkrua marrëveshja nga Rektori i universitetit të
Tiranës, Dhori Kule si dhe Prof. Wang Yuying, Kryetare e Këshillit të
Universitetit Tianjin i financës dhe Ekonomisë.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje ka si qëllim shkëmbimin e stafeve
akademike dhe studentëve të tyre. Forcimi i kontakteve ndërmjet dy
universiteteve do të bëhët nëpërmjet bashkpunimit në format e
mësimdhënies afatshkurtra dhe afat-gjata të zhvillimit të seminareve,
hulumtimit bashkëpunues, si dhe ndjekja e kurseve të studimit një
semestral në universitetin partner.
Kryetarja e delegacionit kinez, Wang Yuying vlerësoi mjaft ndërthurjen
e procesit arsimor me aktivitetet sportive, si një mundësi shumë e
mirë për të edukuar të rinjtë me vlera pozitive. “Në këtë drejtim,
kemi shumë ç’të mësojmë nga ju” u shpreh Yuying.

---Ministria e Zhvillimit Ekonomik prezantoi kalendarin vjetor të
panaireve 2015, si eventet që promovojnë biznesin vendas, forcojnë
bashkëpunimin mes tyre dhe janë një vlerë e shtuar për njohjen
produkteve “Made in Albania”.

Zv/ministrja e jashtme, Odeta Barbullushi, tha në fjalën e saj gjatë
prezantimit të kalendarit se sipërmarrja shqiptare ka nevojë për një
diplomaci ekonomike. Ndërsa zv.ministrja e Ekonnomisë, Brunilda
Paskali, u shpreh se biznesi shqiptar tashmë përmes Panaireve, ka
institucionalizuar modelin e promovimit, me një format te
standartizuar bashkohor.

Kalendari sjell në mënyrë të detajuar panairet që do të organizohen
përgjatë vitit 2015. Qëllimi i organizimit të këtyre evenimenteve
është njohja e publikut në qytete të ndryshme të vendit me produktet e
prodhuara “Made in Albania” si dhe zgjerimi i bashkëpunimit mes
rajoneve shqiptare.

Të gjitha panairet në mbështetje të biznesit do të organizohen nga
Qendra Kombëtare e Panaireve.
Sipas këtij kalendari, panairi i parë në këtë vit do të zhvillohet më
datë 27 Shkurt në Tiranë, ndërkohë që panaire të tjera do të kenë
shtrirje gjeografike si në Shkodër, Elbasan, Vlorë etj.

Kalendari vjetor i panaireve, botimin e të cilit QNK tashmë e ka
kthyer në traditë, është një burim i larmishëm informacioni në shërbim
të aktiviteteve ekonomike dhe një ndihmë e çmuar për veprimtaritë e
marketingut, promovimit e menaxhimit në të gjitha nivelet, si dhe për
misionet e biznesit dhe takime të rëndësishme mes këtij sektori.

---Federata ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe të
Gjysmëhënës së Kuqe po mbështesin apelin e bërë nga Kryqi i Kuq
Shqiptar për të ndihmuar 2.000 familje (8.000) të prekur nga
përmbytjet e ditëve të fundit të shkaktuara nga reshjet e fundit që
prekën Shqipërinë Jugore dhe Jug – Perëndimore.

Shuma e përgjithshme në mbështetje të apelit është 247.000 Franga
Zvicerane. Operacioni i ndihmës i KKSH shtrihet në rrethin e Fierit,
të Vlorës, të Beratit, të Elbasanit, të Gjirokastrës, ku çdo familje
në nevojë merr ndihma me ushqimet baze për rreth një muaj. I gjithë
operacioni i ndihmës do të menaxhohet nga strukturat e KKSH në qendër
dhe në degë, bazuar në rrjetin e vullnetarëve të trajnuar dhe me
eksperiencë nën monitorimin e vazhdueshëm bashkëpunues të FNKK.

Kryqi i Kuq Shqiptar ka qenë prezentë që ditën e parë të përmbytjeve
pranë më nevojtarëve, duke qenë ndër të parët që ka filluar
shpërndarjen e ndihmave në komunat më të prekura në rrethet Fier,
Vlorë, Berat mbështetur nga publiku i gjerë, donatorët vendas dhe të
huaj. /a.g/

Bota
---Kayla Mueller, punonjësja amerikane e ndihmave, e mbajtur peng nga
ISIS-i në Siri, ka vdekur, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë dhe familja e
saj.

Më 26 janar, ISIS-i njoftoi se Mueller, 26 vjeçe, kishte vdekur pas
një sulmi jordanez, ndërkohë që ky informacion nuk ishte konfirmuar
dhe Jordania kishte përgënjeshtruar ISIS-in.
Mueller, e marrë peng që në gusht 2013, ishte pengu i fundit i njohur
amerikan i mbajtur nga ISIS-i.
“Zemrat tona janë dërrmuara për vajzën tonë të vetme”, tha familja
Mueller në një deklaratë.
“Kayla ia kushtoi jetën e saj ndihmës ndaj të tjerëve… Përkushtimi i
saj na tregon se edhe në rrethanat më të vështira humanizmi mund të
mbijetojë”, thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë./ a.jor.

---Të paktën shtatë ushtarë ukrainas dhe pesë civilë janë vrarë në
luftime në 24 orët e fundit në lindje të Ukrainës, njoftuan
autoritetet ukrainase dhe rebelët në bilance të ndara.

“Shtatë ushtarë u vranë dhe 23 të tjerë u plagosën si pasojë e
luftimeve dhe të shtënave kundër pozicioneve të rebelëve nga ushtria”,
theksoi shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave ukrainase,
Vladislav Seleznev, në një konferencë shtypi.

”Paralelisht, tre civilë janë vrarë dhe shtatë janë plagosur këto 24
orët e fundit nga të shtënat me artileri në Debaltseve, qytet i
kontrolluar nga ushtria ukrainase”, njoftoi policia rajonale në Kiev.
Dhuna në lindje të Ukrainës vazhdon, ndërkohë që rusët, ukrainasit,
francezët dhe gjermanët po negociojnë për një plan paqeje për t’i
dhënë fund dhjetë muajve të një konflikti që ka shkaktuar më shumë se
5.400 të vdekur.

---Presidenti rus Vladimir Putin është takuar me homologun e tij
egjiptian Al Sisi, duke nisur kështu dhe vizitën zyrtare në Kajro. Të
dyja vendet synojnë të thellojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe të
diskutojnë çështje madhore të sigurisë rajonale.

Putin shihet si mbështetës i rëndësishëm i presidentit të Egjiptit,
Abdel Fattah al-Sisi, i cili është kritikuar nga Perëndimi për
shtypjen e disidentëve. Al-Sisi, ish-shef i ushtrisë, është zgjedhur
president pasi lideri i mëparshëm, Mohamed Morsi, është përmbysur në
vitin 2013.

---Gjykata Europiane e Drejtësisë ka vendosur që Britania i ka mohuar
të drejtën e votës të burgosurve.

Sipas gjykatës, kjo çështje përbën shkelje të konventës europiane të
të drejtave të njeriut. Vendimi prek mbi 1 mijë persona. Kjo është
hera e katërt që Britania penalizohet për këtë shkelje, ndërsa
parlamenti i vendit ka dështuar të aprovojë një ligj për këtë çështje.

Moti
Dëborë që në disa zona do të jetë e dëndur kemi pothuajse në të gjithë
vendin, e cila gradualisht do të kufizohet në rajonet lindore dhe
Jugore. Për këtë qëllim ndalohet nisja e anijeve nga Pireu, Rafina dhe
Lavrio. Në Attikë nuk janë hapur shkollat në zonat Palaiá dhe Néa
Pentéli, Vrilíssia, Melíssia dhe Thrakomakedónes.
Shërbimi Kombëtar Meteorologjik parashikon për të mërkurën 11 shkurt
dëborë në Egjeun Jugor dhe Lindor dhe reshje të përkohshme dëbore në
Attikë, Viotia në Evia dhe në Peloponezin Verilindor, por ku fenomenet
gradualisht do të kufizohen në zonat malore. Fenomenet në Kretë do të
jenë lokalisht të fuqishme. Ka mundësi të ketë dëborë për pak kohë në
pjesën verilindore të vendit dhe në Sporades.
Vransira të përkohëshme me reshje dëbore kryesisht në zonat veriore
dhe lindore dhe kufizim gradual të fenomeneve në Parnitha, presim të
mërkurën në Attikë.Temperatura në qendër dhe në lagjet më jugore do të
arrijë në 4 gradë Celsius, por në lagjet e tjera dhe sidomos në lagje
veriore do të jetë nga 2 deri në 3 gradë më e ulët.
Vransira të pakta parashikohen për të mërkurën në Selanik. Në mëngjes
do të ketë ngricë të madhe, ndërsa në mesditë temperatura do të arrijë
në 6 gradë Celsius.

---Ju kujtojmë se në Attikë mund të shikoni ERT-3 me sinjal digjital
në frekuencat 34 në qendrën e Athinës dhe 58 në Attikën Lindore,
ndërsa transmetimi satelitor bëhet nëpërmjet Intelsat 19.

Çdo të hënë në orën 19:00 mund të dëgjoni buletinin e lajmeve në
gjuhën shqipe, që transmetohet nga Rrjeti i ERA në internet në adresën
ertopen.com, në valët FM dhe të Mesme - nëpërmjet stacioneve rajonale
të ERA në të gjithë Greqinë, në valët e shkurtra në të gjithë botën,
por dhe në valët FM 106,7 në Athinë.
Gjithashtu, programi ynë transmetohet 24 orë nga stacioni i radios së
shoqatës së Punonjësve të Aluminit në valët FM 97,3 me seli Voiotían,
që mbulon Fokída, Fthiótida, Peloponnezi Verior dhe Évia dhe nga radio
e punonjësve të Chalkídas në valët FM 96,5 nga ora 13:00 pas mesditës
e deri në orën 19:00 në mbrëmje.
Τελευταία τροποποίηση στις Παρασκευή, 14/06/2013 - 23:54