Lajmet në gjuhën shqipe 10/05/2015
---Greqia dhe kreditorët ndërkombëtarë janë shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje për zhbllokimin e kredive për vendin në prag të asfiksisë financiare, konfirmoi të dielën, një ditë para takimit të Eurogrupit, ministri grek, Euclide Tsakalotof.
“Pas disa javëve negociatash të vështira, nëse pala tjetër e dëshiron këtë, ne do të shohim që (…) një marrëveshje është shumë pranë dhe se do të arrihet sa më shpejt”, deklaroi për të përditshmen ”Avgi”, z.Tsakalotos, emëruar së fundi koordinator i negociatave me kreditorët.
Megjithatë, zëvendësministri i Punëve të Jashtme i ngarkuar me çështjet ekonomike, Tsakalotos pranoi se Greqia dhe kreditorët mbeten politikisht shumë të ndarë për çështjen e reformave për punën dhe pensionet dhe se disa çështje do të qëndrojnë të hapura deri në minutën e fundit.
Greqia pret nga Eurogrupi të hënën në Bruksel një komunikatë pozitive për negociatat me kreditorët dhe shpreson për zhbllokimin e një pjesë të këstit të fundit nga kreditë e BE-së dhe FMN-së në kuadër të një plani të dytë ndihme 2012, me një shumë prej 7,2 miliardë euro.
Megjithatë, sipas presidentit të Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem, takimi i ministrave të Financave të vendeve të zonës euro nuk do të jetë vendimtar për Greqinë, edhe nëse janë bërë progrese. “Nesër takimi i Eurogrupit nuk do të jetë vendimtar, duhet më shumë kohë”, theksoi të premten Dijsselbloem.
---Në një sondazh të kompanisë MRB që ka publikuar gazeta REALNEWS, pasqyrohen masat që nuk pranojnë qytetarët:
91,7% nuk pranon rritjen e TVSH-së për mallrat themelore, 89,4% nuk pranon reduktimin e pagave, 85,8% reduktimin e pensioneve kryesore apo pensionet suplementare, 85,2% liberalizimin e shkurtimeve grupore nga puna, 75,2% uljen e ndihmës EKAS dhe të përfituesve të kësaj ndihme, ndërsa 69,4% nuk pranon qëndrimin e pagës bazë në nivelet aktuale.
---Rrjedhje subversive kundër qeverisë që paraqesin një vend të falimentuar në drejtim të disa mediave të veçanta, nëpërmjet email, nga zyra e Guvernatorit të Bankës së Greqisë, ka botuar gazeta e Redaktorëve.
Dorëheqjen e Guvernatorit, z.Sturnara kërkojnë anëtarë të SYRIZA-s, ndërsa Banka e Greqisë refuzon se është dërguar e-mail me rrjedhje të synuara nga zyra e Guvernatorit, Giánni Sturnára apo nga Departamenti i Komunikimit të Bankës.
---Një këshill qeveritar është bërë të dielën në mesditë, nën drejtimin e kryeministrit Aleksi Cipra në prag të samitit të Eurogroup-it.
---Të mos transferojnë rezervat financiare të bashkive në Bankën e Greqisë, nëse qeveria nuk deklaron publikisht se vendi përballet me një problem, zgjidhja e të cilit është e lidhur me rezervat e bashkive vendosi Bashkimi Qëndror i Bashkive të Greqisë në kongresin e rregullt vjetor të tij në Sithonia të Halkidikisë.
---Dionýsis Caknís ndërmerr postin e presidentit të ERT-it, shef i Këshillit ekzekutiv Lámbis Tagmatárchis, i cili ishte raportuesi i propozimeve Mosialos për reduktimin e ERT-it në vitin 2010. Anëtarë të Bordit janë: kompozitori Mihális Grigoríu, profesori i Shkollës së Lartë të Arteve të Bukura, Níkos Tranós dhe regjisorja Élli Papakonstantíu.
---Të hënën, 11 Maj që mbushen 23 muaj luftë dhe kujtesë, ftojmë në orën 09:00 në mëngjes të gjithë punonjësit e ERT-it në zyrat e POSPERT - ERTOPEN, që të shkojmë në ndërtesën e radiotelevizionit dhe të kërkojmë vendosjen tonë në programin e punës.
---Sot është Dita e Nënës dhe të gjitha nënat e botës meritojnë urimet më të mira për punën e tyre të madhe, amësinë!
Në vendin tonë kjo festë u festua për herë të parë më 2 shkurt të vitit 1929, në kombinim me festën fetare të Ypapantís. Më në fund, gjatë viteve 60-të festa u zhvendos nga data 2 shkurt në datën 2-të muajit maj.
---Me sloganin qendror «Mirage in the Med» u zhvillua të premten, me pjesëmarrjen e degëve lokale dhe mediave prezantimi i fushatës së re ndërkombëtare e Marketing Greece, që realizohet në bashkëpunim me Organizatën Turistike të Halkidikisë.
Duke paraqitur vendndodhjen e saj gjeografike, bukurinë e saj natyrore dhe karakteristikat unike të saj, fushata e re e vendos Halkidikinë nga pozita strategjike si parajsa ekzotike në «pragun» e Europës.
Paraqitja e Halkidikis implementohet përmes një programi të integruar, i cili përfshin promovimin dixhital nëpërmjet rrjeteve sociale, digital media, video campaign, promovimin e ofertave të hoteleve për këtë destinacion dhe misione të veçanta gazetareske, duke synuar në krijimin dhe riprodhimin e publicitetit pozitiv në tregje të zgjedhura-të synuara si Gjermania, Turqia, Belgjika, Holanda dhe Ballkani.
Paralelisht me fillimin e fushatës në muajin prill, filloi një konkurs në Discovergreece.com, i cili fton publikun që të dërgojë dhe të ndajë historinë e tij të dashur nga Halkidiki në http://www.discovergreece.com/ mirage-in-the med dhe një fitues do të ketë mundësinë për të jetuar një eksperiencë të paharrueshme në një udhëtim 5 ditë për dy persona.
Përveç kësaj, është krijuar në Discovergreece.com një përmbajtje e detajuar në pesë gjuhë, me fotografi, histori dhe përvoja që theksojnë karakteristikat unike të destinacionit. Me këtë mënyrë, përdoruesi ka mundësinë që të udhëtojë në peizazhe ekzotike, ujëra transparente dhe hotele mikpritëse, që ofrojnë mundësinë për çdo lloj të pushimeve, një trashëgimi të pasur kulturore dhe aktivitete, por dhe momente relaksimi dhe kënaqësie.
Fushata do të rritet në intensitet nga fundi i muajit maj dhe në qershor, me promovimin e filmit të veçantë të destinacionit dhe me paraqitje në Discovergreece.com. Vlen të përmendet se përmbajtja e faqes së Disovergreece.com në Facebook, që i përket Halkidikis shënon shifra të mëdha, duke tejkaliar mbi një milion përdorues.
Shqipëria
---Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, mori pjesë në koncertin e organizuar me rastin e “Ditës së Europës” në qytetin antik të Butrintit në Sarandë.
Në këtë event ishin të pranishëm kryetari i Kuvendit Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama, anëtarë të kabinetit qeveritar, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin, si dhe mjaft personalitete të jetës publike në vendin tonë.
Në koncertin e organizuar me rastin e “Ditës së Europës”, performoi sopranoja e njohur shqiptare Inva Mula, tenori Armand Kllogjeri si dhe kori dhe Orkestra e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.
I organizuar në një nga monumentet e trashëgimisë së pasur kulturore dhe historike të vendit tonë, në koncert u luajtën pjesë të shkëputura nga kryevepra të kompozitorëve më të njohur shqiptarë dhe evropianë./i.v/ /a.ke/
---Në Ditën Kombëtare të Drejtësisë (që përkon me 10 Maj), Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, doli para mediave në një konferencë për shtyp, ku përveç fjalës përshëndetëse të rastit iu përgjigj interesit të mediave për reformën në drejtësi.
Ministri Naço, duke u ndalur fillimisht në simbolikën e kësaj dite, u shpreh se “origjina e saj lidhet me Kanunin e Zhurisë, i cili daton më datë 10 maj 1913 dhe se sot vlen të reflektohet mbi rëndësinë e kësaj dite për sistemin e drejtësisë në Shqipëri”.
Ministri i Drejtësisë, Naço, i pyetur nga mediat se si do të zgjidhet ngërçi me KLD për emërimin e zv/kryetarit të këtij institucioni, u shpreh se “ky është një problem që duhet të zgjidhet dhe se propozimi i tij duhet të shqyrtohet nga kreu i KLD, i cili ende nuk e ka miratuar. Ata që bëhen pengesë për reformat në drejtësi, nuk bëjnë gjë tjetër veçse shtyjnë në kohë qeverisjen e tyre. Ne do të vazhdojmë të insistojmë në denoncimin dhe shkarkimin e gjyqtarëve të korruptuar, siç kemi bërë së fundmi, por ka ende raste të tjera dhe ky është vetëm fillimi”.
Në fund të konferencës për shtyp, ministri Naço u dhuroi mediave dhe të pranishmëve një botim të Kanunit të Zhurisë, të firmosur nga vetë ministri i Drejtësisë, si dhe i ftoi të vizitonin ekspozitën e botimeve të legjislacionit shqiptar ndër vite, mundësuar nga Qendra e Publikimeve Zyrtare dhe Biblioteka Kombëtare. /a.ke/
Bota
---Bashkimi Evropian u shpreh shumë i shqetësuar për konfliktin e armatosur në Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, në kufi me Kosovën, që shkaktoi 22 të vdekur në radhët e policisë dhe një grupi të armatosur.
“Çdo përshkallëzim i mëtejshëm i dhunës duhet të shmanget, në interes të stabilitetit të përgjithshëm në vend”, deklaroi komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn, në një komunikatë të shtunën në mbrëmje.
Duke u shprehur shumë i shqetësuar nga situata e krijuar në rajonin e Kumanovës, në veri të Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, komisioneri evropian u kërkoi autoriteteve dhe të gjithë drejtuesve politikë dhe komunitarë të bashkëpunojnë për vendosjen e qetësisë dhe të kryejnë një hetim të plotë për ngjarjet me objektivitet dhe transparencë në bazë të ligjit.
”Përleshjet e armatosura ndodhën kur policia rrethoi një lagje ku ishin vendosur anëtarë të një grupi të ardhur nga një vend fqinj me qëllimin për të kryer një sulm terrorist”, theksuan dje autoritetet maqedonase.
Të dielën një zëdhënës i policsë konfirmoi se anëtarët e grupit të armatosur bënin pjesë në një grup terrorist prej 30 personash. Të shtënat kanë vazhduar edhe sot.
Brukseli ka shprehur gjithashtu shqetësim përsa i përket situatës politike në Maqedoni, ku opozita e majtë akuzon pushtetin konservator për korrupsion dhe përgjimin e 20.000 personave./ec/
---Kancelarja gjermane, Angela Merkel mbërriti të dielën në Moskë, për të nderuar kujtimin e ushtarëve sovjetik të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore, pasi mungoi në paradën ushtarke ruse një ditë më parë.
Merkel vendosi një kurorë me lule në varrin e ushtarit të panjohur në Kremlin, në shenjë pajtimi pasi kishte refuzuar të merrte pjesë një ditë më parë në ceremonitë përkujtimore me rastin e 70-vjetrit të fitores ndaj Gjermanisë naziste.
Duke u pritur në Kremlin, kancelarja, e cila ka luajtur këto muajt e fundit një rol kyç në negociatat për Ukrainën, nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit. “Është e nevojshme për ne të punojmë, të bashkëpunojmë edhe në situata të komplikuara dhe të përpiqemi të gjejmë zgjidhje diplomatike”, konfirmoi Merkel në nisje të këtij takimi.
Rusia festoi dje 70-vjetorin e fitores së Aleatëve ndaj Gjermanisë naziste me një paradë madhështore, por pjesa më e madhe e vendeve perëndimore i bojkotuan këto festime, për të protestuar kundër aneksimit të Krimesë nga Moska dhe mbështetjes së saj për separatistët në lindje të Ukrainës./ec/
---Misioni i Kombeve të Bashkuara në Jemen ka tërhequr vërejtjen se koalicioni ushtarak kundër rebelëve Huthi, i cili udhëhiqet nga Arabia Saudite, është duke bombarduar edhe civilë.
Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se bombardimi i zonave të populluara është kundër ligjit ndërkombëtar.
Sipas OKB-së, sulmet ajrore kanë vrarë së paku 1,400 njerëz, më shumë se gjysma e tyre civilë. Koordinatori humanitar i OKB-së për Jemenin, Johannes Van Der Klauuë, ka thënë se është "thellësisht i shqetësuar" nga ndikimi i sulmeve. Rebelët Huthi kanë marrë nën kontroll pjesë të mëdha të Jemenit, përfshirë edhe kryeqytetin Sana.
---Tajfuni i fuqishëm ”Noul” po u afrohet brigjeve verilindore të Filipineve këtë të dielë, duke detyruar forcat e armatosura të evakuojnë me qindra banorë dhe të paralajmërojnë shumë të tjerë për përmbytje dhe rrëshqitje toke, në rajonin që do të preket prej tij.
Më shumë se 2.000 persona u larguan nga shtëpitë e tyre në afrim të tajfunit ”Noul” në veri të Filipineve, ku autoritetet paralajmëruan për përmbytje, rrëshqitje toke dhe dallgë gjigante.
”Tajfuni ngadalësoi lehtë fuqinë e tij, por u riforcua me erëra që arrinin deri në 220 kilometra në orë duke iu afruar pjesës veriore të ishullit kryesor të Luzonit”, theksoi Esperanza Cayanan, drejtoreshë e divizionit të mbikëqyrjes meteorologjike të qeverisë. Erërat e fuqishme të ”Noulit” pritet të arrijnë një shpejtësi nga 260 kilometra në orë deri në 315 kilometra në orë.
“Bëhet fjalë për stuhinë më të rrezikshme, më të fuqishme këtë vit”, theksoi Rene Paciente, shef i shërbimeve meteorologjike detare. ”Më shumë se 2 000 banorë të rajonit bregdetar të Cagayanit po evakuohen”, konfirmoi Norma Talosig, shef i mbrojtjes civile rajonale./ec/
Moti
---Shërbimi Kombëtar Meteorologjik parashikon për të Hënën, 11 Maj mot të paqëndrueshëm me shira lokale dhe stuhi sporadike, kryesisht në rajonet kontinentale. Era do të fryjë e fortë në drejtimin verior lokalisht në det deri në 7 ballë dhe gradualisht në Jon deri në 8 ballë, ndërsa temperatura do të shënojë ulje të vogël në rajonet veriore.
Në Attikë priten re të pakta, që gradualisht do të rriten dhe do të ketë shira lokale apo stuhi, kryesisht në mesditë dhe pasdite. Era do të fryjë mesatare në drejtimin verior nga 4 deri në 6 ballë dhe në lagjet lindore deri në 7 ballë. Temperatura do të variojë nga 16 deri në 24 gradë Celsius, ndërsa në zonat lindore e veriore të saj temperatura maksimale do të jetë dy me tre gradë më e ulët.
Në Selanik, moti do të karakterizohet nga vransirat, që gradualisht do të rriten me shira sporadike apo stuhi, kryesisht në mesditë dhe pasdite. Era do të fryjë mesatare në drejtimin veriperëndim nga 4 deri në 6 ballë, ndërsa temperatura do të variojë nga 14 deri në 21 gradë Celsius.
Është buletini i lajmeve në gjuhën shqipe, që transmetohet nga Rrjeti i ERA në internet në adresën www.ertopen.com, në valët FM dhe të Mesme - nëpërmjet stacioneve rajonale të ERA në të gjithë Greqinë, në valët e shkurtra në të gjithë botën, por dhe në valët FM 106,7 në Athinë.
Gjithashtu, programi ynë transmetohet 24 orë nga stacioni i radios së shoqatës së Punonjësve të Aluminit në valët FM 97,3 me seli Voiotían, dhe nga radio e punonjësve të Halkídës në valët FM 96,5 nga ora 13:00 pas mesditës e deri në orën 19:00 në mbrëmje.
Në Attikë mund të shikoni ERT-3 me sinjal digjital në kanalet televizive 34 dhe 58, ndërsa në Maqedoninë Qendrore në kanalin 50.

Paralelisht me fillimin e fushatës në muajin prill, filloi një konkurs në Discovergreece.com, i cili fton publikun që të dërgojë dhe të ndajë historinë e tij të dashur nga Halkidiki në http://www.discovergreece.com/