Lajmet në gjuhën shqipe 30/05/2015
---Në prani të Kryeministrit Aleksis Cipras është mbledhur Grupi i
Negociatave Politike në Pallatin Maksimu.
Gjithashtu, me rritme intensive vazhdohen dhe të shtunën në Bruksel,
konsultimet e përfaqësuesve të Greqisë me përfaqësuesit e
institucioneve.
Të shtunën në mëngjes janë takuar nivelet teknike për një gamë të
gjerë çështjesh që lidhen me funksionimin e Drejtësisë, tregjet etj,
ndërsa pasdite janë takuar dhe drejtuesit e Brussels Group.
Burime diplomatike greke deklarojnë të kënaqur me ecurinë e
konsultimeve, duke theksuar se kanë tendencë për arritjen e
marrëveshjes në fushat me rëndësi kryesore që lidhen me nivelet e
TVSH-së, reduktimin drastik të pensioneve të parakohshëm, integrimin
gradual të fondeve të sigurimeve sociale, etj. Konsultimet do të
vazhdojnë dhe të dielën, ndërsa burimet e BE-së të shtunën kanë
vlerësuar se ka të ngjarë të vazhdojnë dhe javën e ardhshme.
---Është në interes të të gjitha palëve që në negociatat e Greqisë me
kreditorët të zgjidhen të gjitha mosmarrëveshjet dhe të konkludojnë në
një marrëveshje që nuk do të krijojë turbulenca të panevojshme në
tregjet monetare, pasi një diçka e tillë nuk do të jetë në interes të
askujt, deklaroi zëdhënësi i shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Josh
Earnest gjatë informimit të përditshëm të gazetarëve.
Josh Earnest shprehu shpresën se të gjitha palët do të ulen me vullnet
të mirë dhe do të konkludojnë në një marrëveshje që do të fshijë
shqetësimet e tyre.
Kur u pyet nëse FMN është ndërmjet këtyre palëve, u përgjigj se “është
e qartë se FMN është pjesë e negociatave dhe organizma si FMN kanë një
rol për të luajtur. FMN i ka ofruar ndihmë të konsiderueshme Greqisë”.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë shtoi se ditë më parë me një deklaratë
të tijën, sekretari amerikan i Thesarit, Jack Lew, u bëri thirrje të
gjitha palëve që të punonin bashkarisht për një marrëveshje që nuk do
të shkaktonte turbulenca të panevojshme në tregjet monetare./ a.jor.
---«Brenda javës ne duhet të kemi një zgjidhje dhe marrëveshje»,
argumentoi ministri i Brendshëm dhe Riorganizimit Administrativ, Nikos
Vucis, duke folur sot në kanalin televiziv privat «SKAÏ» dhe
njëkohësisht nuk ka përjashtuar mundësinë e zgjedhjeve.
Z. Vucis parashikoi se «marrëveshja do të jetë e ndershme, e pastër, e
qartë, por dhe mjaft e dhimbshme», duke theksuar se «në qoftë se
qeveria humbet numrin e duhur gjatë votimit, do të bëjmë atë që
parashikon Kushtetuta, dmth zgjedhje» dhe vuri në dukje me theks të
veçantë se «nuk mund t'i themi popullit se do të përparojmë me
paterica të tjera».
Lidhur me çështjen e disiplinës partiake, ai tha se «e Majta e di se
kur duhet të vetëdisiplinohet, kur ka përpara saj të gjithë kuadrin.
Gjithkush do të marrë vendimet e tij, duke pasur përballë popullin që
na votoi. Në qoftë se është diçka që të tharton, do të na thartojë të
gjithëve».
Së fundi, zoti Vucis ka hedhur poshtë skenarin «táim áout», dmth
«ngrirjen» e negociatave për dy muaj, derisa të ketë marrëveshje, duke
i dhënë idenë z.Schäuble.
---Detyrën e grekëve ndaj Qipros kujtoi Presidenti i Republikës,
Prokopis Pavlopulos, gjatë takimit të tij, të shtunën me Këshillin
Drejtues të Shoqatës Mbarëqipriote të Komandës së Rezervistëve në
Pallatin Presidencial.
«Është e pakonceptueshme që të qetësohemi si Grekë, nëse problemi i
Qipros nuk është zgjidhur para së gjithash me tërheqjen e plotë të të
gjitha trupave pushtuese dhe largimit të kolonistit të fundit. Sepse
dhe kolonistët në njëfarë mënyre janë trupa okupuese», tha Presidenti
dhe shtoi: «Zgjidhja e problemit të Qipros është një zgjidhje që është
e pranueshme vetëm nëse ajo garanton ecurinë e Qipros në kuadrin e
Bashkimit Evropian dhe Eurozonës. Këto janë vijat e kuqe të vërteta
për ne grekët. Dhe them për ne, Grekët, sepse helenizmi është i
bashkuar dhe i pandashëm». Ai vuri në dukje se «na kujtoni detyrën
tonë. Detyrën e të gjithë grekëve dhe mua personalisht, si President i
Republikës Greke».
---Mbështetjen për SYRIZA-n dhe qeverinë greke, "për drejtësinë e
luftës që zhvillojnë kundër "rrugës së vetme" të kursimit në Evropë",
shprehin me një deklaratë të përbashkët, 183 evrodeputetë dhe deputetë
të 13 vendeve evropiane.
Në deklaratën e tyre ata thonë se zgjedhja e popullit grek për të
votuar Aleksi Cipra dhe Syriza, një parti e majtë, "është e lidhur me
një shpresë të qartë: shpresën për një jetë më të mirë, larg nga
politikat shtrënguese, për të cilat thuhet se nuk ka alternativë. Këto
politika kanë bërë shkurtime të thella në shpenzimet publike, në të
njëjtën kohë që lejojnë milionerët të paguajnë taksë minimale". Ata
vërejnë se "në javët e para të qeverisjes së tij, SYRIZA ka bërë
tashmë hapat e parë të guximshme, për të përmirësuar gjendjen sociale
dhe për të rindërtuar ekonominë greke në interes të popullit".
---Gjithashtu, kontestojnë kundër politikave shtrënguese, "të cilat
mbështeten nga Merkel dhe Trojka (Komisioni Evropian, Fondi Monetar
Ndërklombëtar, Banka Qendrore Evropiane)" dhe që "çuan në krizën
sociale dhe humanitare në Greqi: miliona njerëz janë zhytur në
papunësi, varfëri dhe uri. 30% e popullsisë së Greqisë jeton nën
nivelin e varfërisë dhe të papunët arrijnë në më shumë se një e
katërta e popullsisë dhe një në dy të rinj është i papunë". Ata do të
thonë gjithashtu, se "ndërsa shumica e grekëve vuajnë, milionerët dhe
miliarderët paguajnë taksa të ulta, pa dhënë aspak llogari për evazion
e tyre".
---Është pezulluar greva 48-orëshe që kishte shpallur Federata e
Shoqatave të Aviacionit Civil për të dielën 31 maj dhe të hënën, 1
qershor.
Ky vendim është marrë nga OSYPA pas takimit me Zëvendës Ministrin e
Transportit dhe Rrjeteve, Hrísto Spírxi.
---Formimin e tre Drejtorive në Radio-televizionin publik ka vendosur
Këshilli drejtues i ERT-it në mbledhjen e tij të parë, vetëm për një
çështje, pas fillimit të detyrave të tij.
Gazetari Kóstas Halvaxákis do të jetë drejtori i departamentit të
lajmeve- informacionit dhe përmbajtjes së ERT-it, Nikos Mihalicis
ndërmerr Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve Teknike të ERT-it dhe
në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve Financiare dhe
Administrative është emëruar Vangélis Luridás.
---Çështja e fillimit të pagesës së pagave të punonjësve të ERT-it do
të përfshihet në Vendimin Ministror të Përbashkët të Ministrave të
Financave dhe të Shtetit që do të miratohet së shpejti, shpjegoi
Sekretariati i Përgjithshëm i Informacionit.
---Ishujt Mýkonos, Santoríni dhe Ródos kanë preferuar për pushimet e
tyre këtë vit, turistët e huaj që do të vizitojnë Greqinë, sipas të
dhënave nga aparati i kërkimit të çmimeve të hoteleve trivago.
Analiza është e bazuar në hulumtimin e kryer nga trivago për kërkime
që u bënë nga data 1 shkurt e deri në 11 maj të vitit 2015, për të
udhëtime që do të bëhen nga data 1 korrik e deri në 31 gusht 2015.
Ishujt e Mýkonos dhe Santorínit i preferojnë kryesisht italianët,
australianët dhe turqit. Ródos këtë vit do të presë turistë të shumtë,
të cilët do të vijnë kryesisht nga Italia, Suedia, Finlanda dhe
Turqia.
Reputacioni i Kretës së bukur jashtë vendit e rendit këtë vit në një
nga destinacionet më të dashura të turistëve të huaj, duke e drejtuar
në vendin e katërt. Turistët që preferojnë Kretën janë kryesisht nga
Anglia, Izraeli dhe vendet Skandinave.
Në vendin e pestë dhe të gjashtë janë destinacionet veriore, Halkidiki
dhe Thásos, për të cilët tregojnë interes të veçantë kryesisht
britanikët, serbët dhe rumunët.
Paraqitjen e saj bën dhe Greqia Perëndimore, ku Zákyntho dhe Párga
monopolizojnë interesin, kryesisht për italianët, anglezët dhe serbët.
Çmime të larta duket se kanë ishujtë - flamurtarë të turizmit grek -
të cilat janë në 262 euro mesatarisht për një natë në ishullin e
Mýkonos dhe 218 euro për Santorinin. Në nivele më të ulëta variojnë
çmimet në Ródos, me një çmim mesatar për një natë në 111 euro, ndërsa
në Kretë janë edhe më të ulëta, në 93 euro. Halkidiki mban një çmim
tre shifror për qëndrimin një natë në një hotel të këtij rajoni dhe
pikërisht në 109 euro. Në shifra të dyfishtë, megjithatë, janë çmimet
si në Tháso, Párga dhe Zákyntho me çmime në vlerën 86,88 dhe 96 euro,
respektivisht.
Shqipëria
---Në kuadër të sezonit turistik, Ministria e Zhvillimit Ekonomik,
Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes ka marrë një sërë masash, duke i
kushtuar rëndësi rendit publik dhe shmangies së trafikut.
Ndërsa pastrimin e plazheve, nëpërmjet Agjencisë së Bregdetit, në
bashkëpunim edhe me Ministrinë e Mbrojtjes dhe atë të Mjedisit ka kohë
që ka filluar, Ministri Ahmetaj ka bërë publike edhe një sërë masash
të tjera. Kjo edhe për faktin se pushteti vendor është në proces
zgjedhor.
Nga ana tjetër, në fokus do të jetë dhe sinjalistika rrugore dhe ajo e
destinacioneve. Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës po punon
për sinjalistikën e rrugëve kryesore të përdorura nga qarkullimi
turistik. Në të njëjtë kohë, bashkëpunimi nga të dyja agjencitë, qoftë
Agjencia Kombëtare e Turizmit, qoftë ajo Bregdetit është fokusuar edhe
tek sinjalistika e destinacioneve turistike, kulturore dhe historike.
Po kështu, sipas qeverisë, këtë vit për herë të parë në plazhe do të
ngrihen qendra urgjence shëndetësore me autoambulanca të
posaçme../a.gjonaj/ /a.g/
---Skuadra e Laçit ka fituar Kupën e Shqipërisë pasi ka mposhtur
Kukësin me rezultatin 2-1.
Sfida nisi e fortë dhe me një mbështetje spektakolare nga tifozët e dy
ekipeve që kishin mbudhur stadiumin kombëtar në Tiranë. Golin e parë e
shënoi Laçi në miuntën e 28 të pjesës së parë me Emiljano Veliajn.
Mbrojtësi i Kukësit, Mici pengoi në mënyrë të gabuar Mustafën në hyrje
të zonës dhe si lojtar i fundit rrezikoi kartonin e kuq, por arbitri
akordoi goditje dënimi dhe karton të verdhë, ndërsa Kukësi pretendoi
të kundërtën, penallti dhe karton të kuq për kundërshtarin. Goditja e
dënimit u akordua në hyrje të zonës, Veliaj e ekzekutoi në mënyrë
perfekte, duke dërguar topin në rrjetë me një super gjuajtje.
Laçi e ka fituar për herë të dytë këtë trofe, ndërsa Kukësinuk arriti
ta bëjë ‘sefte’ por edhe të shpëtonte edicionin nga dështimi, pasi në
kampionat nuk arriti më shumë se vendi i dytë.
Bota
---Një tërmet me magnitudë 8,5 ballë të shkallës Rihter tronditi një
numër ishujsh pranë Tokios si edhe një pjesë të mirë të vendit,
njoftoi Agjencia Meteorologjike japoneze.
Tërmeti tronditi ndërtesat në Tokio dhe në zonën përreth saj në
ndërkohë që trenat e shpejtësisë së lartë Tokio-Shin Osaka pezulluan
nisjet. Autoritetet nuk dhanë alarm për cunami dhe deri tani nuk
njoftohen viktima apo dëme materiale. Epiqendra e tërmetit ishte pranë
ishujve Ogasawara.
Nuk u vërejtën probleme as në centralin bërthamor të Fukushimas./ a.jor.
---Të paktën 71 civilë, prej të cilëve gra dhe fëmijë u vranë sot si
pasojë e sulmeve të ndërmarra nga regjimi sirian kundër provincës
Alepo, në veri të vendit nëluftë, sipas një bilanci tjetër të dhënë
nga një OJQ siriane.
Sulmet kanë prekur qytetin Al-Bab nën kontrollin e xhihadistëve të
Shtetit Islamik (EI) dhe lagjen Al-Chaar në qytetin Alepo, nën
kontrollin e rebelëve sirianë”, theksoi Observatori sirian për të
Drejtat e Njeriut.
“Bilanci arriti në 71 civilë të vrarë, 59 në Al-Bab dhe 12 në Alepo”,
sipas këtij burim, që kishte njoftuar më herët për 45 të vdekur./ec/
---Rreth 4.200 imigrantë u shpëtuan të premten në Mesdhe, njoftuan
rojet bregdetare italiane që koordinuan shpëtimin e imigrantëve,
ndërkohë që 17 të vdekur janë gjetur në disa barka.
Totali i personave të shpëtuar në 24 orë është një prej më të lartëve
të këtyre viteve të fundit, por rojet bregdetare nuk janë në gjendje
të thonë nëse ky është një rekord. Deri tani, ditët më të ngarkuara të
këtij viti kanë shënuar shpëtimin e 3.791 imigrantëve më 12 prill dhe
3.690 më 2 maj.
Thirrjet për shpëtim kanë ardhur nga 22 anije të ndryshme, kryesisht
nga brigjet e Libisë, por gjithashtu edhe në jug të brigjeve italiane.
Organizata e Kombeve të Bashkuara vlerëson se të paktën 40 mijë njerëz
janë përpjekur të kalojnë Mesdheun që nga janari deri në fund të
prillit. Shtimi i ndjeshëm i numrit të emigrantëve klandestinë lidhet
kryesisht me kaosin që ka përfshirë Libinë gjatë kohëve të fundit.
Gjithashtu edhe shumë emigrantë janë duke u përpjekur t’i shpëtojnë
konfliktit apo varfërisë në vende si Siria, Eritrea, Nigeria dhe
Somalia./ec/
---Lindshmëria në Gjermani ka arritur nivelin më të ulët global.
Sipas një studimi, niveli mesatar i lidshmërisë në këtë vend arrin në
8.2 fëmijë për 1 mijë banorë, edhe më i ulët se Japonia, që mbante
vendin e fundit me 8.4.
Ekspertët thonë se me këto ritme, brenda 2030 -ës, ekonomia gjermane
do të përballet me vështirësi, për shkak të problemeve në tregun e
punës.
---Partia e ish – Presidentit francez Nicolas Sarkozy do të ketë një
emër të ri. Unioni i Lëvizjes Popullore në opozitë do të quhet
“Republikanët”.
Propozimi i Sarkozy, që drejton partinë prej 2014 -ës, u përkrah nga
83% e antarësisë, por ka ngjallur reagime në opinionin publik.
Sarkozy mund të kandidojë sërish në zgjedhjet presidenciale të vitit
2017. Sipas një sondazhi, 70 për qind e publikut dhe 40 për qind e
mbështetësve të UMP-së, theksuan se asnjë prej partive nuk ka të
drejtën të përdorë etiketimin ”Republikanë”./ec/ a.jor.
Moti
---Shërbimi Kombëtar Meteorologjik parashikon për të Dielën, 31 Maj
vransira të përkohshme dhe ka mundësi shira të përkohshme në mesditë
dhe pasdite. Megjithatë, temperatura do të shënojë një rritje të
vogël.
Në Attikë, moti do të jetë në përgjithësi i mirë dhe priten reshje
shiu të përkohshme në mesditë dhe pasdite. Era do të fryjë mesatare në
drejtime të ndryshme nga 3 deri në 4 ballë, ndërsa temperatura do të
variojë nga 13 deri në 26 gradë Celsius dhe në zonat bregdetare do të
jetë dy me tre gradë më e ulët.
Në Selanik, moti do të jetë në përgjithësi i mirë. Shira të përkohshme
priten në mesditë dhe pasdite. Era do të fryjë mesatare në drejtime të
ndryshme nga 3 deri në 4 ballë dhe gradualisht në drejtimin juglindje
me të njëjtin intensitet. Temperatura do të variojë nga 12 deri në 26
gradë Celsius.
Është buletini i lajmeve në gjuhën shqipe, që transmetohet nga Rrjeti
i ERA në internet në adresën www.ertopen.com, në valët FM dhe të Mesme
- nëpërmjet stacioneve rajonale të ERA në të gjithë Greqinë, në valët
e shkurtra në të gjithë botën, por dhe në valët FM 106,7 në Athinë.
Gjithashtu, programi ynë transmetohet 24 orë nga stacioni i radios së
shoqatës së Punonjësve të Aluminit në valët FM 97,3 me seli Voiotían,
dhe nga radio e punonjësve të Halkídës në valët FM 96,5 nga ora 13:00
pas mesditës e deri në orën 19:00 në mbrëmje.
Në Attikë mund të shikoni ERT-3 me sinjal digjital në kanalet
televizive 34 dhe 58, ndërsa në Maqedoninë Qendrore në kanalin 50.