Lajmet në gjuhën shqipe 29/05/2015
---Ndryshim i papritur, pozitiv në rrugën përfundimtare për arritjen e një marrëveshje mes qeverisë greke dhe partnerëve të saj, është bërë në Brussels Group, siç transmeton Agjencia e Lajmeve të Athinës-Maqedonisë, duke cituar një burim në Bruksel.
Sipas këtij burimi «mbeten pak të dhëna, në të cilat duhet të gjendet zgjidhje thelbësore, që të ketë marrëveshje». Këto shifra, sipas të njëjtit burim, kanë të bëjnë me tatimet e pronës dhe nivelin e normave të TVSH-së.
Gjithashtu, sipas informacioneve që ka transmetuar gazeta spanjolle El Mundo, ndërhyrje që të ketë përparim dhe të mbyllet marrëveshja, ka bërë sot Kancelarja Angela Merkel. Më parë, një zyrtar i Eurozonës kishte deklaruar në Agjencinë e Lajmeve të Athinës-Maqedonisë se «koha është e shkurtër», por pa patur datë të përfundimit.
---«Të gjitha palët interesuese» në bisedimet për çështjen greke duhet të «lëvizin» nga qëndrimet e tyre që të shmanget një «krizë», tha Sekretari amerikan i Thesarit Jack Lew, pas përfundimit të takimit të G7 në Dresden.
Siç tha ai, «duhet të ketë fleksibilitet nga ana e institucioneve», por në të njëjtën kohë «vendime shumë të vështira» duhet të merren nga Athina, në mënyrë që të përfundojnë negociatat për financimin e Greqisë, duke bërë thirrje që të «zgjidhet» problemin «në interesin e të gjithëve dhe të ekonomisë botërore».
---Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schauble, mikëpritësi i G7-s të Financave në Dresde, theksoi se njoftimet pozitive nga qeveria greke nuk reflektonin plotësisht avancimin e diskutimeve të Athinës me kreditorët.
Qeveria greke ka lënë të kuptohet se këtë javë një marrëveshje ishte e mundshme pas disa muajve negociatash intensive për zhbllokimin e një ndihme financiare për Athinën, gjë që partnerët e saj e kanë përgënjeshtruar.
Schauble u shpreh të enjten në mbrëmje i habitur me deklaratat që vinin nga Athina dhe zyrtarët e tjerë të pranishëm në Dresde, ku komisioneri evropian, Pierre Moscovici dhe drejtoresha e përgjithshme e FMN-së, theksuan se kishte ende shumë punë para një marrëveshjeje përfundimtare.
---30 qershori, pikërisht ditën që përfundon programi aktual është afati i fundit për marrëveshjen mes qeverisë dhe partnerëve, ka deklaruar ministri i Financave, Giánis Varufákis.
Ministri i Financave zbuloi se ka pasur marrëveshje në lidhje me modelin që do të aplikohet për TVSH-në, duke shtuar se propozimi i palës greke është që të vijnë 900 milion euro në arkat e shtetit nga ndryshimi në normat e saj.
---Rikthimi i recesionit në Greqi gjatë tremujorit të parë të vitit 2015 u konfirmua të premten nga agjencia greke e statistikave, ELSTAT, që vinte në dukje sidomos rënien me 7,5 për qind të investimeve që nga fillimi i vitit.
”PBB-ja u ul 0,2 për qind krahasuar me tremujorin paraardhës”, thotë ELSTAT-i.
Dy tremujorë të njëpasnjëshëm me ulje të PBB-së konsiderohen si hyrje në recesion. Eksportet u ulën 0,6 për qind për këtë tremujor, ku të mirat materiale të përfshira u ulën 0,3 për qind dhe shërbimet 1,7 për qind.
Importet u ulën 0,7 për qind, ku ato të të mirave materiale u ulën 2,3 për qind dhe importet e shërbimeve u rritën 10,8 për qind.
---Ministri i Riorganizimit të Prodhimit, Mjedisit dhe Energjisë, Panajotis Lafazanis është nisur për në Moskë, ku do të takohet me zëvendës-ministrin e Financave të Federatës Ruse, Ministrin e Energjisë dhe kreun e Gazprom, për çështjet e energjisë me interes të përbashkët.
---Është pezulluar greva 48-orëshe që kishte shpallur Federata e Shoqatave të Aviacionit Civil për të dielën 31 maj dhe të hënën, 1 qershor.
Ky vendim është marrë nga OSYPA pas takimit me Zëvendës Ministrin e Transportit dhe Rrjeteve, Hrísto Spírxi.
---Pyetjet në lëndën e historisë kanë qenë të lehta për maturantët që kanë dhënë të premten provimin në drejtimin teorik. Më kërkuese ishin pyetjet në lëndën e fizikës, pasi provat që u kërkuan ishin aq shumë, sa shumë maturantë nuk arritën për të përfunduar ato.
Provimet përfundojnë të martën e ardhshme, 2 qershor, me mësimin e Parimeve të Teorisë Ekonomike. Provimet e mësimeve të veçanta fillojnë më 17 qershor me lëndën e anglishtes dhe përfundojë më 24 qershor me provimin në lëndën e gjuhës gjermane dhe italiane.
---Formimin e tre Drejtorive në Radio-televizionin publik ka vendosur Këshilli drejtues i ERT-it në mbledhjen e tij të parë, vetëm për një çështje, pas fillimit të detyrave të tij.
Gazetari Kóstas Halvaxákis do të jetë drejtori i departamentit të lajmeve- informacionit dhe përmbajtjes së ERT-it, Nikos Mihalicis ndërmerr Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve Teknike të ERT-it dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve Financiare dhe Administrative është emëruar Vangélis Luridás.
---Çështja e fillimit të pagesës së pagave të punonjësve të ERT-it do të përfshihet në Vendimin Ministror të Përbashkët të Ministrave të Financave dhe të Shtetit që do të miratohet së shpejti, shpjegoi Sekretariati i Përgjithshëm i Informacionit.
---Fluturimi i parë i linjës ajrore i kompanisë Aegean nga Parisi mbërriti të enjten pasdite në aeroportin e Kalamatës, duke sjellë gazetarë francezë dhe operatorë turistikë dhe duke përuruar kështu lidhjen direkte ajrore të Kalamatës me kryeqytetin francez.
Njëqind e pesëdhjetë vizitorët e parë francezë u pritën me ngrohtësi në aeroportin ndërkombëtar «Kapetán Vasílis Konstantakópoulos», nga Bashkia e Kalamatës, duke u ofruar atyre çanta me material informativ dhe rajonin e Peloponezit, që ofroi produkte të këtij rajoni, ndërsa
Shoqata e Grave e Sperchogia ka kërcyer valle tradicionale.
Prefekti i Peloponezit, Pétros Tatúlis ka mirëpritur agjentët e udhëtimit dhe gazetarët dhe u kërkoi atyre që të njihen me bukurinë, historinë dhe gastronominë e Peloponezit.
Pétros Tatúlis e karakterizoi Peloponezin si një «ishull i madh në qendër të Mesdheut» dhe njoftoi se shumë shpejt, aeroporti i Kalamatës, me nismat e rajonit, do të lidhet me destinacione të reja dhe në veçanti me kryeqytetet e vendeve evropiane dhe arabe.
Vlen të përmendet se destinacioni tjetër i ri është Libani dhe në fillim të qershorit do të nisë lidhja direkte ajrore e Kalamatës me Bejrutin.
---Si një nga 10 destinacionet më të mira evropiane për zhytje paraqet ishullin e Hios, website e specializuar Dive.in, në një reportazh të detajuar në lidhje me të gjithë Evropën.
Faqja e internetit e karakterizon Hion si vendin më të mirë për peshkim nënujor, për ata që kërkojnë një përvojë mahnitëse për zhytje në detet e Greqisë.
Në Hios do të takoni disa nga shpellat më mahnitëse nënujore, mure vertikale, formacione shkëmbore të bukura nënujore dhe anije të mbytura thotë - ndër të tjera - reportazhi.
E karakterizon zonën e Hios si një zonë të madhe për zhytësit fillestar, për faktin se ujërat ofrojnë shikueshmëri të mirë dhe temperaturat janë të mesatare, veçanërisht gjatë periudhës nga muaji prill e deri në muajin tetor.
Shqipëria
---Autoritetet shqiptare vazhdojnë t'ju bëjnë thirrje të gjithë shqiptarëve që synojnë emigracionin e jashtëligjshëm, të heqin dorë nga këto veprime, pasi ata jo vetëm do të rëndojnë pozicionin e tyre, por do të ndikojnë negativisht tek bashkëatdhetarët.
Franca ka rikthyer të enjten në Shqipëri 50 shtetas shqiptarë, të cilët kishin shkelur rregullat e qëndrimit në zonën Shengen. Operacioni i riatdhesimit u zhvillua nga policia shqiptare, në bashkëpunim me agjensitë ligjzbatuese franceze dhe FRONTEX.
Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, shqiptarët e rikthyer kanë mbërritur në Rinas, të enjten rreth orës 15.00. Në bordin e avionit ishte dhe një përfaqësues i Avokatit të Popullit, me qëllim monitorimin e respektimit të të drejtave të shtetasve që u riatdhesuan. Në përbërje të eskortës kishte dhe një mjek e një psikolog. Të gjithë shtetasit e kthyer, janë penalizuar për 5 vjet të mos udhëtojnë drejt vendeve të hapsirës Shengen.
Kohët e fundit ka patur një fluks në rritje të shtetasve shqiptarë drejt vendeve të BE, kryesisht Gjermanisë, për të kërkuar azil ekonomik. Por autoritetet shqiptare dhe ato europiane kanë paralajmëruar se mundësitë e tyre për të fituar këtë status janë gati inegzistente.
---Ministria e Punëve të Brendshme realizoi për herë të parë aplikimin dhe prodhimin e pasaportave të udhëtimit për shtetasit e huaj, që kanë fituar statusin e refugjatit dhe mbrojtjes plotësuese në Republikën e Shqipërisë.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme, prodhimi i këtyre dokumentave biometrike (letërnjoftim elektronik për të huajt dhe dokument udhëtimi) u krye në Qendrën e Personalizimit, me standarte të larta sigurie dhe teknologjinë e fjalës së fundit. Një refugjat i pajisur me këtë pasaportë mund të udhëtojë lirshëm brenda dhe jashtë shtetit, i cili ka pranuar t’i sigurojë mbrojtje atij.
Ndërkohë, pajisja me këto dokumente për këtë kategori personash i ndihmon ata që të përfitojnë arsimim, trajnim apo punësim, bashkim familjar, duke u kthyer në një parakusht thelbësor për një zgjidhje të qëndrueshme për problemet e tyre.
Qeveria shqiptare kryen kështu edhe një detyrim sikurse dhe një shërbim të shtuar ndaj personave që bien nën ombrellën e Konventës për Statusin e Refugjatit të vitit 1951 dhe Protokollit të saj të vitit 1967, por dhe të Konventës në lidhje me Statusin e personave pa shtetësi. Nga 148 shtete palë të Konventës së Gjenevës, në lidhje me statusin e refugjatit, Shqipëria renditet në listen e vetëm 32 shteteve që e ofrojnë dhe konkretizojnë ketë të drejtë. /a.ke/
---Policia ka një gjuhë dhe një mision, atë të përballjes me shkelësit e ligjit. Kjo ishte kryefjala e takimit që po zhvillohet në Janinë mes Drejtorit të Policisë Shqiptare, Haki Çako dhe homologut të tij grek, Dimitros Caknakis.
Sipas burimeve nga Policia e Shtetit, mësohet se në takim kanë marrë pjesë edhe Drejtori i Përgjithshëm Për Krimin e Organizuar e Krimet e Rënda, Ardian Çipa, Drejtori i Përgjithshëm Për Kufirin, Genc Merepeza, Drejtori i Qarkut Gjirokastër, Kastriot Skënderaj dhe Drejtori i Kufirit te Korçës, Dashamir Spaho. Nga pala greke pjesëmarrës në takim janë homologet perkates.
Burimet policore bëjnë të ditur se në çelje të takimit, kryepolici grek, Caknakis, ka uruar zotin Çako për detyrën dhe është shprehur se marrëdhëniet mes dy policive janë mjaft të mira.
Çako nga ana e tij e ka falenderuar për ftesën, duke i konfirmuar po të njëjtin vlerësim për marredhëniet dypalëshe dhe është shprehur se policinë nuk e dallon dhe e ndan gjuha apo shtetësia, policia ka një gjuhë e një shtetësi, shërbimin për të siguruar rendin, të luftojë krimin dhe të garantojë qetësinë. “Kjo është gjuha e shtetesia e policisë, ligji”, theksoi Çako./a.ke/
---Shtetas të vendeve fqinjë si, Kosova, Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë dhe Mali i Zi kryesojnë hyrjen në Shqipëri, në krahasim më të huajt e tjerë dhe rezulton se këto tre shtete në harkun kohor 2010-2014 zënë mesatarisht 62,5% të hyrjeve në pikat kufitare shqiptare.
Hyrjet nga Kosova zënë mesatarisht 48,6 % të hyrjeve të vendeve në Europën Jugore, çka lidhet sa me faktin se zgjedhin të bëjnë pushimet në bregdetin shqiptar, por edhe sepse një numër i konsiderueshëm kosovarësh kanë blerë banesa në këto zona. Në vendin e dytë vjen Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë 13% dhe Mali i Zi me 6 %.
Sipas INSTAT, hyrjet e shtetasve të huaj në pikat kufitare në periudhën kohore 2005-2014 janë rritur mesatarisht 19,9 % në vit, ndërsa daljet e shqiptarëve janë rritur mesatarisht 6,9 %. Gjatë harkut kohor 2010-2014 hyrjet e shtetasve të huaj nga vendet e Europës zënë pjesën më të madhe të hyrjeve gjithsej, e llogaritur mesatarisht në 92,3 %, por Europa Jugore zë përqindjen më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj me 84,3 % të hyrjeve gjithsej në Shqipëri. /n.m/ /a.ke/
---Opera "Paliagcci" e Ruggero LeonCavallo do të ngjitet nën skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit me 31 maj 1 dhe 2 qershor.
Për herë të parë, soprano e njohur me fame nderkombetare Inva Mula perveç se protagoniste ne rolin e Nedda-s është edhe regjisore e veprës. Ky është produksion i madh dhe i shumepritur që do te ofrojnë për publikun një shfaqje jo vetem të bukur por edhe që mbart një mesazh të rëndësishëm, "ndal dhunës ndaj grave".
Në skënën e "Teatrit të Operas dhe Baletit" kjo shfaqje do të ngjitet në formë moderne, duke na përballur me realitetin që jetojmë dhe për të thënë se mesazhi i veprës është një, që nuk njeh kufij dhe as kohë. Mariana Leka e cila do të interpretojë në rolin e Neddas tregon sesa e ka emocionuar ky personazh dhe sa aktual është në jetë.
Orkestra Simfonike e TKOB, do të drejtohet nga Maestro Michelangelo Mazza i cili nuk ka hezituar për të qënë pjesë e këtij projekti. Në ndihmë të interpretuesve solistë dhe orkestrës është edhe kori që luan një rol të rëndësishëm në këtë vepër. Kostumet në aktin e parë do te jenë të thjeshta, shumëngjyrëshe dhe aktuale, kurse ato të aktit të dytë do të sjellin personazhet e famshëm të komedisë Italiane dhe ngjyrat e kostumeve do të shërbejnë për të pasqyruar sa më mirë karakterin e personazhit. Skenografia do të jetë plot me detaje të cilat do të shërbejnë për të plotësuar skenat masive dhe per te transmetuar mesazhin qe vepra percjell.
Bota
---Kancelarja gjermane Angela Merkel tha të premten se do të punojë në mënyrë konstruktive me kryeministrin e Britanisë, David Cameron për reformën e BE-së, duke rikonfirmuar dëshirën e saj që Britania të mbetet në Bashkimin Europian.
Si Merkel dhe Cameron nuk kanë pranuar të përgjigjen në pyetjet se a është e mundur të bëhen ndryshime në traktatin e BE-së, para se Britania të mbajë një referendum për qëndrimin e saj ose jo në Bashkimin Europian. Cameron deklaroi se "thelbi" i reformave është faktori më i rëndësishëm.
---Amnesty International ka protestuar lidhur me vrasjet në Pakistan, duke thënë se ekzekutimet e fundit janë duke u përdorur për të "heshtur mospajtimin politik" dhe duke mbuluar shkeljet e të drejtave të njeriut.
Amnesty tha se qeveria ka ekzekutuar 140 njerëz kur ajo i dha fund një moratoriumi mbi dënimin me vdekje në dhjetor pasi talibanët kishin masakruar 154 nxënësit në Peshavar.
Pakistani ka ekzekutuar tre separatistë baluçë, të dënuar për rrëmbimin e një aeroplani në vitin 1998, në përpjekje për të detyruar Islamabadin që të ndalojë provat bërthamore në rajonin e tyre. Ata kanë urdhëruar pilotin që të fluturojë drejt Indisë, por aeroplani ka devijuar drejtimin dhe është shpëtuar nga forcat e sigurisë. Dy nga të dënuarit janë varur në provincën Sind, ndërsa i treti në Karaçi.
Ata kanë qenë të dënuar me vdekje për rrëmbimin e aeroplanit të kompanisë Pakistan Airlines, me 30 pasagjerë në bord, më 24 maj të vitit 1998, katër ditë para provës së parë bërthamore në Pakistan.
---I nxehti vrasës i rreth 2.000 personave, që ka mbërthyer Indinë që prej 10 ditësh, ka shkaktuar rritje të ndotjes atmosferike në Nju Delhi, sidomos përsa i përket ozonit, njoftoi sot media indiane.
Sipas centraleve të Sistemit të Cilësisë së Ajrit dhe Kërkimeve Meteorologjike indiane (SAFAR), mesatarja e ozonit e përllogaritur gjatë një fashe tetë orarëshe arriti nivelin e 240 mikrogramëve për metër kub, thënë ndryshe, dyfishi i lejuar që është 100 mikrogramë për metër kub.
Sipas ekspertëve, ndotja nga ozoni, shpesh i përcaktuar si ”smog veror” pasi krijohet nga rrezatimi i fortë diellor, shkakton shqetësime në frymëmarrje, edhe nëse ndodh për pak kohë.
Kryeqyteti indian me 18 milionë banorë është përcaktuar nga OBSH-ja si më i ndoturi në botë, sidomos për nivelin e pluhurit që del nga skapamentot, kantieret e ndërtimit dhe aktivitetet e ndryshme djegëse./ a.jor.
---SHBA-ja ka hequr sot Kubën nga lista e zezë e shteteve që mbështesin terrorizmin, në kuadër të afrimit historik mes dy vendeve pas më shumë se një gjysmë shekulli ftohjeje.
Ky vendim, i njoftuar nga departamenti amerikan i Shtetit, ishte pritur që kur presidenti amerikan, Barack Obama e mbështeti në mes të muajit prill dhe që Havana e kishte vendosur si kusht paraprak për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Uashingtonin.
”Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry shfuqizoi përcaktimin e Kubës si një sponsorizuese e terrorizmit në fund të përiudhës së njoftimit të Kongresit prej 45 ditësh, që nisi më 14 prill, kur Obama njoftoi për herë të parë synimin e tij për të hequr Kubën nga kjo listë”, njoftoi në një komunikatë zëdhënësi i diplomacisë amerikane, Jeffrey Rathke.
Havana bënte pjesë në këtë listë që prej vitit 1982, përkrah Sirisë, Sudanit dhe Iranit./ec/
---Joseph Blatter, president në detyrë që prej vitit 1998, u rizgjodh sot në moshën 79-vjeçare për një mandat të pestë katër vjeçar pas tërheqjes së Princit Ali para turit të dytë, gjatë votimit në Zyrih.
Këto zgjedhje u mbajtën ndërkohë që FIFA është goditur nga një skandal planetar korrupsioni. Në turin e parë, Blatter mori 133 vota, ndërsa Princi Ali, 73 vota./ec/
Moti
---Shërbimi Kombëtar Meteorologjik parashikon për të Shtunën, 30 Maj përmirësim gradual të motit në të gjithë vendin. Era do të fryjë mesatare në drejtimin verior deri në 6 ballë në Egje, ndërsa temperatura do të shënojë një ngritje të vogël në Jon dhe rajonet kontinentale.
Në Attikë, në fillim priten vransira të pjesshme dhe ka mundësi shira sporadike, ndërsa pasdite pritet në përgjithësi mot i mirë. Era do të fryjë mesatare në drejtimin verior nga 3 deri në 4 ballë dhe gradualisht pas mesditës në drejtimin juglindje me të njëjtin intensitet. Temperatura do të variojë nga 16 deri në 24 gradë Celsius dhe në zonat bregdetare do të jetë dy me tre gradë më e ulët.
Në Selanik, parashikohen vransira të përkohshme dhe pasdite në përgjithësi mot të mirë. Era do të fryjë mesatare në drejtimin veriperëndim nga 3 deri në 4 ballë dhe gradualisht në drejtimin juglindje me të njëjtin intensitet. Temperatura do të variojë nga 16 deri në 22 gradë Celsius.
Është buletini i lajmeve në gjuhën shqipe, që transmetohet nga Rrjeti i ERA në internet në adresën www.ertopen.com, në valët FM dhe të Mesme - nëpërmjet stacioneve rajonale të ERA në të gjithë Greqinë, në valët e shkurtra në të gjithë botën, por dhe në valët FM 106,7 në Athinë.
Gjithashtu, programi ynë transmetohet 24 orë nga stacioni i radios së shoqatës së Punonjësve të Aluminit në valët FM 97,3 me seli Voiotían, dhe nga radio e punonjësve të Halkídës në valët FM 96,5 nga ora 13:00 pas mesditës e deri në orën 19:00 në mbrëmje.
Në Attikë mund të shikoni ERT-3 me sinjal digjital në kanalet televizive 34 dhe 58, ndërsa në Maqedoninë Qendrore në kanalin 50.