Lajmet në gjuhën shqipe 26/05/2015
---Brussels Group që ishte programuar për të martën, mund të mbahet në
mbrëmje për shkak të problemeve teknike. Të mërkurën do të zhvillohet
takimi në Bruksel.
---Ministri grek i Financave, Giáni Varufáki u kërkoi kreditorëve të
vendit të binin dakord, ndryshe rimbursimi i borxhit nuk do të mund të
kryhet për shumë kohë.
“Që prej katër muajsh, datë e ardhjes në pushtet e qeverisë Cipras, ne
i kemi përmbushur detyrimet tona përballë kreditorëve, duke shtyrë
drejt fundit ekonominë tonë, kjo nuk mund të bëhet pafundësisht dhe
kreditorët tanë e dinë”, theksoi ministri për CNN.
Ndryshe nga ministri i Brendshëm, Nikos Vucis, i cili deklaroi të
dielën se Greqia nuk kishte më para për të paguar FMN-n në muajin
qershor, Varufaqis vazhdon të mos japë detaje se deri në cilën datë
vendi mund t’i bëjë ballë detyrimeve të tij.
“Jam optimist nga natyra, pra do të thoja se do t’i kryejmë këto
pagesa në qershor, sepse ne do të kemi një marrëveshje deri në atë
kohë”, theksoi ai. Pyetjes nëse pagesa e qershorit lidhjet me
marrëveshjen, Varufakis iu përgjith në mënyrë evazive: “Duhet të
arrijmë në një marrëveshje (…) të gjithë e dinë se shteti grek nuk
mund të vazhdojë të bëjë më shumë pagesa për FMN-në pa një
marrëveshje”.
---Koha po mbaron për Greqinë për arritjen e një marrëveshjeje për
reformat me kreditorët e saj dhe nuk do të ketë më tej financim pa një
marrëveshje, i deklaroi gazetës më të shitur gjermane ”Bild”, kreu i
Mekanizmit Evropian të Stabilitetit (ESM), Klaus Regling.
“Ka mbetur shumë pak kohë”, tha Regling. ”Prandaj po punojmë ditë e
natë për një marrëveshje. Pa marrëveshje me kreditorët, Greqia nuk ka
për të marrë kredi të reja”, theksoi ai.
“Edhe mospagimi i një kësti ndaj FMN-së do të ishte gjë e rrezikshme.
Kjo do të influenconte edhe te kreditorë të tjerë, siç jemi ne. Nga
ana tjetër, fondi i shpëtimit mund t’i zgjerojë kreditë vetëm kur të
realizohen reforma”, shtoi Regling.
---Detyrimi i Greqisë që rrjedh nga e Drejta Ndërkombëtare, janë
propozimet që ka paraqitur pala greke në institucionet për
marrëdhëniet e punës, deklaroi Presidenti i Republikës, Prokopis
Pavlopulos, në takimin me ministrin e Punës, Panos Skurletis, i cili
ka njohur rëndësinë e këtyre ditëve në lidhje me negociatat.
---Banka e Greqisë refuzon për të dhënën detaje në lidhje me kreditë e
pronarëve të kanaleve televizive private dhe mediave, duke iu cituar
sekretit zyrtar dhe profesional.
---Paketë për në vendet e tjera dëshiron të bëjë emigrantët
komisioneri për Emigracionin, Dimitris Avramopulos, i cili do të
paraqesë një propozim të mërkurën, në Shtetet Anëtare të BE-së për
aktivizimin e mekanizmit të emergjencës, në mënyrë që të mundësohet
një numër i konsiderueshëm i azilkërkuesve të zhvendosen nga Shtetet
Anëtare të linjës së parë në shtete të tjera të Bashkimit Europian.
---Nxënësit, kandidatë për në shkollat e larta do të ulen përsëri të
mërkurën në bankat e tyre për të konkurruar në mësimin e Latinishtes,
Kimisë, Energjisë elektrike dhe Zhvillimit të Aplikimeve në një Mjedis
të Planifikuar, në kuadër të provimeve në mbarë vendin.
---Me votën «e pranishme» e Kryetares së Parlamentit, Zoí
Konstantopúlu dhe me votën «Jo» nga deputetja e SYRIZA-s, Rahil Makrí
për Drejtorin e propozuar të Përgjithshëm të Administratës, Lámbis
Tagmatárhis është votuar dje Këshilli i ri drejtues i ERT-it nga
Komiteti i Institucioneve dhe Transparencës i Parlamentit.
Pas një procesi që zgjati gati 10 orë, Lámbis Tagmatárhis nuk ka marrë
shumicën absolute prej 15 deputetëve të pranishëm.
---Një grevë paralajmëruese 48-orëshe ka shpallur Federata e Shoqatave
të Aviacionit Civil për të dielën 31 maj dhe të hënën, 1 qershor.
Punonjësit në aeroporte kërkojnë financimin e menjëhershëm të
Shërbimit të tyre për vepra dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës së
aeroporteve dhe shërbimeve të navigacionit ajror, të hartimit të një
plani të mundshëm zhvillimi dhe emërime me personel të këtij Shërbimi,
i cili vepron me një personel nën kufijtë minimale të kërkuara. Ata
gjithashtu kërkojnë pagesën e menjëhershme të ditëve të tyre të punës,
ku përfshihen paga të papaguara deri në një vit.
---Filluan të martën lëvizjet në ishullin e Ái Strátit, pasi «kanë
kaluar 36 ditë të izolimit nga tragetet»..
Të martën dhe të mërkurën do të mbeten të mbyllura shërbimet e
Bashkisë, ndërsa që në mëngjes banorët janë mbledhur jashtë Bashkisë
me një parullë, ku shkruhet «Shteti është indiferent. Të 300 banorët e
Ái Strátit lëshojnë SOS». Gjithashtu, rojet e kufirit të ishullit
vendosën që të dorëzojnë armët e tyre, nëse deri të premten nuk është
trajtuar problemi i linjës detare ishullit të vogël.
---Shira të rrëmbyeshëm kanë rënë në Hania të Kretës pak pas mesditës
dhe breshër në ishullin e Gavdos. Moti i keq, sipas parashikimit të
Shërbimit Kombëtar Meteorologjik do të vazhdojë.
---Në mesditën e të enjtes, 28 Maj fillon Rally i 14-të historik i Akropolit.
Në garën tre-ditore marrin pjesë 99 ekipe, në mesin e tyre edhe
ertopen me kolegun tonë Taso Aroniti në makinën me numrin e
pjesmarrjes 139.
---Një tjetër çmim për ertopen dhe për POSPERT-in erdhi të hënën, në
Çmimet e Evias për sportet 2015, që ka organizuar radio stacioni i
Qendrës të Punës të Halkidës, për të nderuar veprimtarinë thelbësore
dhe humane të tyre.
---Për aeroportin «Níkos Kazanxákis» në Irákleio hapi krahët e saj,
kompania e linjave ajrore Lufthansa nga e shtuna, 23 maj, duke i dhënë
edhe një herë «votëbesimin» turizmit grek.
Avioni i llojit Airbus A320 i Lufthansa ka sjellë nga Mynihu 162
pasagjerët e parë, duke sjellë përsëri pas 10 viteve itinerarin që
lidh ishullin e Kretës me nyjen gjermane, çdo të shtunë. Autoritetet
lokale kanë rezervuar një mirëseardhje të ngrohtë për pasagjerët dhe
pjestarët e ekuipazhit.
Siç kishte njoftuar Lufthansa, gjatë programit veror të saj do të
fluturojë çdo të shtunë nga Mynihu në orën 08:30 të mëngjesit, për të
sjellë turistë gjermane por dhe turistë të tjerë evropianë në
destinacionin e preferuar të verës në Greqi.
Kreta është e njohur për infrastrukturën e saj të mirë turistike, por
edhe për bregdetin e saj të madh që tejkalon të një mijë kilometrat.
Arkitektura tradicionale dhe muzetë e bëjnë gjithashtu Iraklion një
destinacion interesant turistik. Klima mesdhetare e ishullit të Kretës
karakterizohet nga moti i thatë dhe i nxehtë, me konkluzion që në
periudhën nga muaji maj e deri në shtator të jetë ideale për udhëtime
në ishull.
Shqipëria
---Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të zhvillojë të
mërkurën një vizitë zyrtare në Shqipëri, e para e një kryeministri
serb në Shqipëri.
Ministria e Punëve të Jashtme ka zbardhur dhe axhendën e vizitës
dyditore të Vuçiç në Tiranë. Kreu i Qeverisë serbe pritet të zbresë në
Aeroportin e Rinasit në orën 11:00, ndërsa pritet të mbërrijë në
Pallatin e Brigadave rreth orës 11:30.
Nga ora 11:35 – 11:45 do të zhvillohet ceremonia e mirëseardhjes
(përpara Pallatit të Brigadave). Nga ora 11:50 - 12:45 do të
zhvillohet takimi dypalësh i delegacioneve, kryesuar nga dy
kryeministrat, ndërsa nga ora 12:50-13:20 pritet edhe konferenca e
përbashkët për shtyp.
Po ashtu, sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme nga ora 15:00 – 15:40,
Kryeministri Vuçiç do të zhvillojë një takim me Kryetarin e
Parlamentit, Ilir Meta. Më tej nga ora 15:50 -16:30 do të ketë një
takim me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani, ndërsa nga ora
16:40-17:15 do të takohet me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Lulzim
Basha./m.m/
---Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të
Kujdesit Shëndetësor do të mundësojnë kujdes shëndetësor të përforcuar
në zonat turistike, me qëllim që të jenë më afër turistëve vendas dhe
të huaj për çdo emergjencë apo problematikë shëndetësore.
Sakaq, Fondi që do të akordohet është 60,5 milion lekë që do të
përdoren për barna dhe materiale mjekësore, ambientet dhe personelin
mjekësor për këto qendra shëndetësore. Ndërkohë, Fondi po shikon
mundësinë e financimit të shërbimit të pandërprerë përtej këtij afati,
pas kërkesave të bëra gjatë vizitës së ministrit të Shëndetësisë dhe
drejtorit të Fondit në disa qendra shëndetësore alpine, ku sezoni
vijon datës 31 gusht.
Qendrat shëndetësore që do të kenë shërbim të pandërprerë gjatë
sezonit turistik janë që nga Valbona, Thethi e Razma në veri dhe 19
zona të bregdetit duke filluar që nga Velipoja deri në Ksamil./m.m/
---Miratimi nga Banka Botërore të Kornizës së Partneritetit me
Shqipërinë, 2015-2019 me programin e huadhënjes të 1,2 miliardë usd,
vlerësohet mbështetje e fortë për reformat dhe modelin e ri ekonomik
që ka vendi.
Burime të ministrisë së Zhvillimit Ekonomik shprehen se ky fond bën të
mundur avancimin e reformave dhe masave që ka nisur qeveria në
mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm dhe modelit të ri ekonomik,
ecurinë e reformave në shërbim të qytetarëve dhe sundimit të ligjit.
Në bashkëpunim me Bankën Botërore po punohet për zhvillimin e disa
sektorëve kyç të ekonomisë, si turizmi, energjia, arsimi profesional,
bujqësia, prodhimi, manifaktura dhe eksportet “Made in Albania”.
Programi 5-vjeçar për këtë ministri, synon mbështetjen e sektorit
privat, me objektiv, rritjen e konkurrueshmërisë, krjimin e vendeve të
reja të punës, të cilat vjet, u rritën 10%. Kjo rritje, sipas
burimeve, përbën një rekord, krahasuar me 20 vitet e fundit.
---Nis Java Botërore e Luftës Kundër Duhanit.
Në kuadër të javës së luftës antiduhan do të organizohen një sërë
aktivitetesh sensibilizuese edhe në Shqipëri. Fushata sensibilizuese
“Të gjithë t’i themi JO duhanit” do të përfshijë një sërë nismash me
fëmijët dhe të rinjtë në Tiranë, të ndërrmarë nga shoqëria civile dhe
të mbështetura nga Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet e tjera
shëndetësore në vend.
Çdo vit, më 31 maj, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe partnerë të
tjerë theksojnë rreziqet shëndetësore lidhur me përdorimin e duhanit,
si dhe advokojnë për politika efektive për të reduktuar konsumin e
duhanit.
Në kuadër të Ditës Botërore Pa Duhan 2015, OBSH-ja i bën thirrje
vendeve për të punuar së bashku në mënyrë që t’i jepet fund tregtisë
së paligjshme të produkteve të duhanit. Këtë vit, motoja është: “Stop
tregtisë së paligjshme të produkteve të duhanit”. /m.m/
Bota
---Bashkimi Evropian duhet të bëjë më shumë përpjekje për të ndihmuar
imigrantët që kalojnë Mesdheun, theksoi sekretari i përgjithshëm i
OKB-së, Ban Ki-moon, ndërkohë që një operacion detar ushtarak nga BE
pret dritën e gjelbër të Kombeve të Bashkuara.
”Evropa mund të japë më shumë ndihmë”, deklaroi ai në një konferencë
të përbashkët shtypi me kryeministren irlandeze, Enda Kenny, duke i
kërkuar riforcim të operacioneve të shpëtimit në Mesdhe.
“Iu kërkoj drejtuesve evropianë të zgjidhin këtë problem në mënyrë të
plotë dhe kolektive”, shtoi ai duke nënvizuar se çdo qasje duhet të
merret me rrënjët e problemit në vendet e origjinës.
Bashkimi Evropian miratoi javën e kaluar krijimin e një operacioni
detar ushtarak për të luftuar trafikantët. Sipas Organizatës
Ndërkombëtare për imigracionin, më shumë se 34 500 imigrantë kanë
mbërritur në Itali që prej fillimit të vitit dhe rreth 1 770 kanë
humbur jetës ose janë zhdukur në det./ec/ A.JOR.
---Trembëdhjetë policë rezultojnë të zhdukur pas një sulmi të
islamikëve somalezë shebab në veri të Kenias, në rajonin e Garisas,
pranë kufirit me Somalinë, njoftoi sot zëdhënësi i policisë, George
Kinoti.
“Ka pasur një sulm kundër policëve të patrullimit, 13 oficerë
rezultojnë të zhdukur”, deklaroi Kinoti. ”Një operacion i gjerë është
ndërmarrë për gjeten e tyre. Forca të shumta policie janë angazhuar
për të kërkuar të zhdukur dhe për të rënë në gjurmë të vrasësve”,
theksoi zëdhënësi.
”Një burim policor në rajon njoftoi për disa policë të vrarë.
Incidenti ndodhi dje në mbrëmje në zonën më të izoluar të Garisas, jo
shumë larg kufirit me Somalinë, për këtë arsye ne kemi vështirësi për
të pasur informacione të sakta”, deklaroi një burim policor.
Në fillim të muajit prill, një komando e shebabit sulmoi Universitetin
në qytetin e Garisas dhe masakroi 148 persona, 142 prej të cilëve
studentë./ec/
---Tridhjetë e tetë persona kanë humbur jetën dhe gjashtë të tjerë
janë plagosur pas një zjarri që përfshiu dje në mbrëmje një azil
pleqsh në pjesën qendrore të Kinës, njoftuan sot zyrtarët.
”Zjarri ka përfshirë këtë azil privat në Pingdingshan, qytet në
provincën Henan. Rreth 130 persona ndodheshin aty kur u njoftua
shpërthimi i zjarrit në mjediset e ndërtesës”, sipas televizionit
shtetëror, CCTV.
Dy prej të plagosurve u dërguan në spital në gjendje kritike, sipas
zyrës rajonale të sigurisë./ec/
---Një uragan dhe shira të rrëmbyeshëm kanë goditur pjesën veriore të
Meksikës, ashtu si edhe shtetet amerikane Teksas dhe Oklahoma, duke
vrarë së paku 18 njerëz dhe duke dëmtuar mijëra shtëpi.
Shumica e viktimave kanë ndodhur në qytetin Ciudad Acuna të Meksikës,
ku uragani ka vrarë 13 persona dhe ka shkatërruar rreth 1,500 shtëpi.
Presidenti i Meksikës, Enrique Pena Nieto, ka thënë se qeveria do të
sigurojë mbështetje për të gjithë të prekurit nga fatkeqësia.
---Mbi 500 persona kanë humbur jetën nga nga vala e të nxehtit që ka
përfshirë Indinë, me temperatura deri në 48 gradë Celsius, në disa
zona.
Shumica e viktimave janë raportuar në shtetet jugore Telangana dhe
Andhra Pradesh. I nxehti ekstrem ka nisur qysh në mes të prillit, por
shumica e vdekjeve kanë ndodhur javën e kaluar.
Autoritetet u kanë bërë thirrje njerëzve që të qëndrojnë në ambiente
të mbyllura dhe të pinë shumë lëngje.
Moti
---Shërbimi Kombëtar Meteorologjik parashikon për të Mërkurën, 27 Maj
në rajonet më të shumta të vendit, shira dhe stuhi, të cilat do të
shoqërohen me breshër dhe ka mundësi me erëra të forta.
Në Attikë, moti parashikohet i paqëndrueshëm dhe gjatë ditës do të
ketë shira lokale dhe stuhi sporadike. Këto fenomene, të cilat do të
jenë më të forta kryesisht në mesditë dhe pasdite, nga mbrëmja do të
dobësohen dhe gradualisht do të ndalojnë. Era do të fryjë mesatare në
drejtimin jugor nga 3 deri në 4 ballë dhe gradualisht në drejtimin
perëndimor - veriperëndimor me të njëjtin intensitet. Temperatura do
të variojë nga 15 deri në 26 gradë Celsius, ndërsa në zonat bregdetare
do të jetë dy me tre gradë më e ulët.
Në Selanik priten vransira lokale, që gradualisht do të dendësohen dhe
do të ketë shira sporadike dhe stuhi. Era do të fryjë mesatare në
drejtime të ndryshme nga 3 deri në 5 ballë dhe në mbrëmje deri në 6
ballë, ndërsa temperatura do të variojë nga 14 deri në 25 gradë
Celsius.
Është buletini i lajmeve në gjuhën shqipe, që transmetohet nga Rrjeti
i ERA në internet në adresën www.ertopen.com, në valët FM dhe të Mesme
- nëpërmjet stacioneve rajonale të ERA në të gjithë Greqinë, në valët
e shkurtra në të gjithë botën, por dhe në valët FM 106,7 në Athinë.
Gjithashtu, programi ynë transmetohet 24 orë nga stacioni i radios së
shoqatës së Punonjësve të Aluminit në valët FM 97,3 me seli Voiotían,
dhe nga radio e punonjësve të Halkídës në valët FM 96,5 nga ora 13:00
pas mesditës e deri në orën 19:00 në mbrëmje.
Në Attikë mund të shikoni ERT-3 me sinjal digjital në kanalet
televizive 34 dhe 58, ndërsa në Maqedoninë Qendrore në kanalin 50.