Lajmet në gjuhën shqipe 25/05/2015
---Për të mbyllur të gjitha çështjet e mbetura pezull sa më shpejt që
të jetë e mundur, që nuk do të thotë se qeveria po kthehet prapa nga
vijat e kuqe që ka përcaktuar, është drejtimi për nivelet teknike të
qeverisë greke që marrin pjesë në negociatat në Brussels Group, sipas
burimeve të qeverisë.
Në takimin e Grupit Negociator Politik nën drejtimin e kryeministrit,
Aleksis Cipras me zëvendës Kryeministrin, Giánni Dragasáki, Ministrin
e Financave, Giáni Varufáki, Ministrin e Ekonomisë, Giórgo Statháki
dhe zëvendës Ministrin për Marrëdhëniet Ekonomike Ndërkombëtare,
Efkleídi Cakalóto u bë, sipas të njëjtave burime, vlerësimi i situatës
dhe janë diskutuar projektimi dhe udhëzimet që do të jepen për
përfaqësuesit e qeverisë greke në Brussels Group, në kuadrin e
diskutimeve që fillojnë sërish të martën në Bruksel, duke hyrë në
rrugën përfundimtare. Këto drejtime jepen në takimet me grupin teknik
grek që do të vazhdojë pas mbledhjes së Grupit Negociator Politik.
---Greqia, përballur me probleme të mëdha me likuiditetet, do të
kryejë të gjitha detyrimet financiare, aq sa do të jetë në gjendje për
të paguar, deklaroi të hënën, zëdhënësi i qeverisë, Gavriil
Sakellaridis.
“Aq sa do të jemi në gjendje për të paguar, ne do t’i shlyejmë të
gjitha detyrimet financiare”, theksoi Sakellaridis në një konferencë
shtypi të paktën dy javë nga rimbursimi i ardhshëm që Athina duhet t’i
bëjë FMN-së, një prej kreditorëve të saj, rreth 300 milionë euro më 5
qershor.
“Është përgjegjësi e qeverisë të jetë në gjendje të rimbursojë të
gjitha detyrimet”, shtoi Sakellaridis, duke nënvizuar se ështe
gjithashtu përgjegjësi dhe e kreditorëve për të respektuar angazhimet
e tyre për kreditë.
---Greqia, Bullgaria dhe Turqia nënshkruan të hënën një marrëveshje
për krijimin e një qendre për shkëmbimin e informacioneve në kohë
reale, me qëllimin për të ndaluar imigracionin klandestin dhe
kontrabandën.
”Kjo qendër e bashkëpunimit policor dhe doganor do të funksionojë në
pikën kufitare bullgaro-turke të Kapitan-Andrevo, pranë të cilit
takohen kufijtë e tre vendeve”, njoftoi ministrja bullgare, Roumiana
Batchvarova.
“Organet e policisë dhe doganave do të shkëmbejnë informacione në kohë
reale për të reaguar në mënyrën e duhur ndaj imigracionit të
paligjshëm dhe kontrabandës”, theksoi ministri turk i Brendshëm,
Sebahattin Osturk.
Marrëveshja do të miratohet nga parlamentet e tre vendeve.
---Është zhvilluar të hënën mbledhja e Komitetit për Institucionet dhe
Transparencën e Parlamentit mbi mendimin e anëtarëve të Këshillit të
ri Drejtues të ERT-it.
Më parë, presidenti i propozuar, Dionýsis Caknís në fjalën e tij
vlerësoi projektin e vetë-menaxhimit të 23 muajve nga vetë punonjësit
e ERT-it, që nuk pranuan të punojnë në Radiotelevizionin NERIT, ndërsa
i propozuari për postin e Drejtorit të Përgjithshëm, Lámbis
Tagmatárhis deklaroi se funksionimi i strukturave të ERT-it do të
varet nga buxhetet e ekuilibruara dhe nga përshtatshmëria e
potencialit njerëzor.
Deputetja Rahil Makrí tha se është kundër vendosjes së Lámbi
Tagmatárhis në këtë post kyç për Transmetuesin Publik.
---Rezolutë unanim për vazhdimin e pandërprerë të funksionimit të
radios publike ERA Zakinthou ka paraqitur të hënën në mëngjes në
rrjetin kombëtar të ERTOPEN, Ilias Makris nga komiteti lokal
prefektural i SYRIZA.
---Një grevë paralajmëruese 48-orëshe ka shpallur Federata e Shoqatave
të Aviacionit Civil për të dielën 31 maj dhe të hënën, 1 qershor.
Punonjësit në aeroporte kërkojnë financimin e menjëhershëm të
Shërbimit të tyre për vepra dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës së
aeroporteve dhe shërbimeve të navigacionit ajror, të hartimit të një
plani të mundshëm zhvillimi dhe emërime me personel të këtij Shërbimi,
i cili vepron me një personel nën kufijtë minimale të kërkuara. Ata
gjithashtu kërkojnë pagesën e menjëhershme të ditëve të tyre të punës,
ku përfshihen paga të papaguara deri në një vit.
---Indeksi i kënaqësisë së klientit i hoteleve greke në muajin prill
është më i lartë se ai i shumicës së destinacioneve konkurruese, sipas
të dhënave të SETE Intelligence, siç pasqyrohen në indeksin e
kënaqësisë së Përgjithshme (GRI: Global Review Index), në bazë të
vlerësimit nga 12.633 klientë të hoteleve greke dhe 76.007 klientë të
destinacioneve konkurruese.
Në mënyrë të veçantë, në vendin më të lartë të kënaqshmërisë renditet
Epiri me përqindje prej 88,8%, i ndjekur nga Cyclades me 87,6%. Në të
gjithë vendin, indeksi i kënaqësisë është më i lartë se ai i
destinacioneve konkurruese, megjithatë shënon një rënie prej 0,24% në
krahasim me vitin 2014, ndërsa për të njëjtën periudhë, indeksi i
konkurrentëve është rritur me 1%.
Rritje të konsiderueshme rreth 1,44% ka paraqitur indeksi
Ushqimi-Pijet në Greqi, ndërsa rënie kanë shënuar indekset e lidhjes
së Cilësisë së Çmimit, Vendndodhjes dhe Shërbimit. Për konkurrentët,
një rritje e konsiderueshme rreth 0,75% ka paraqitur indeksi Lidhja e
Cilësisë së Çmimit.
Santorini, Mykonos, Cyclades dhe Halkidiki në mënyrë të konsiderueshme
janë shumë më lart se destinacionet konkurruese, ndërsa në një masë më
të vogël, e njëjta gjë vlen edhe për destinacionet e pushimeve në
lidhje me konkurrentët e tyre.
Nga ana tjetër, Athina është larg kundrejt Kostandinupolit, por është
më superiore kundrejt Romës dhe Barcelonës.
Selaniku është i vetmi rajon me një indeks të cilësisë nën 80% dhe
është prapa Bolonjës.
Shqipëria
---Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, përmes një mesazhi, ftoi
sot qytetarët që të respektojnë të drejtën e votës në zgjedhjet
vendore të 21 qershorit, si instrumentin më të fuqishëm për ndreqjen e
gabimeve dhe përmirësimin e gjithckaje që ka të bëjë me të ardhmen e
vendit.
Duke e konsideruar votimin një akt sublim dhe shprehje të vullnetit të
lirë në një vend demokratik, Presidenti në mesazh fton qytetarët t’i
japin këtij momenti rëndësinë që meriton. “Vota është mjeti më i
efektshëm, instrumenti më i fuqishëm në dorën e qytetarëve për
ndreqjen e gabimeve, shërimin e plagëve, sigurimin e paqes sociale, si
dhe përmirësimin e gjithçkaje tjetër që ka të bëjë me të tashmen dhe
të ardhmen e individit dhe të vendit në përgjithësi”, thuhet në
mesazhin e Presidentit.
Mbarësia e zgjedhjeve përcakton gjithçka që ka të bëjë me fatet tuaja
në marrëdhënie me shtetin. Mos lejoni, mos rrezikoni, që dita e
zgjedhjeve të bëhet ditë pazari votash! Le të jetë dita e votimit siç
i ka hije një vendi ku demokracia funksionon: një ditë feste. Zgjidhni
kandidatë me vizion, bindje, vendosmëri, energji, pasion, frymëzim,
kandidatë që e kanë dëshmuar se votën tuaj e meritojnë, përfundon
mesazhi i Presidentit të Republikës./a.s/ /a.ke/
---Një kroçere ka prekur të hënën në mëngjes brigjet e Sarandes në jug
te vendit, ku kane zbritur të paktën 1200 turistë.
E nisur prej brigjeve italiane, kroçera vijoi udhetimin për në qytetin
bregdetar. Turistët shijuan për disa orë detin Jon të Sarandës dhe
organizuan vizita në pikat turistike e arkeologjike të qytetit.
Shumica e turistëve zgjodhën të shëtisnin në bulevardin kryesor të
qytetit, ndërsa një pjesë iu drejtua sinagogës hebraike në qendër të
tij dhe muzeve të Traditës dhe Historisë.
Shumica e vizitorëve të huaj ishin nga Italia, Izraeli dhe Australia,
si dhe shtetas të tjerë si, amerikanë, japonezë etj. /a.ke/
---Festivali Ndërkombëtar i Monodramës “Albamono” rikthehet të hënën
në qytetin e Korçës në edicionin e tij të 12.
Festivali ndërkombëtar që nis në mbrëmje, në datat 25 e deri në 30 maj
edhe këtë vit sjell performanca të vlerësuar në teatër, ndërsa nuk
mungojnë dhe premierat, ndërsa do të ndahen dhe dy çmime, aktori më i
mirë dhe aktorja më e mirë.
Shfaqjet e monodramës nuk zhvillohen vetëm në skenën e teatrit të
Korçës, por dhe në Pogradec, Voskopojë, etj. Këtë vit festivali ka
shfaqje që i takojnë veprave nga klasikët botërorë deri tek problemet
aktuale sot në shoqëri”, pohon drejtori artistik i festivalit Dhimitër
Orgocka.
Në natën e parë të festivalit vjen monodrama “Unë jam Edith Piaf” nga
Rusia, “Fejsbukra” vjen nga Serbia, “Seks, faleminder’s sa me provu”
nga Shkodra, etj. /a.g/
Bota
---Partitë kryesore në Spanjë morën përgjigjen e parë të pakënaqësise
popullore në zgjedhjet lokale, pasojë e krizës ekonomike dhe
skandaleve të korrupsionit, duke e futur vendin në një epokë të re
politike.
Njësoj siç ndodhi në Greqi me SYRIZA-n e Cipras, në Spanjë ishin
partitë e reja; “Podemos” dhe “Ciudadanos”, që kanë shënuar fitore.
“Podemos” apo “Mundemi” e ekstremit të majtë, e themeluar një vit më
parë, do të drejtojë Barcelonën dhe shënoi fitore edhe në këshillin
bashkiak të Madridit, që kalon majtas pas 24 vjetësh.
Udhëheqësi i “Podemos”, Pablo Iglesia tha se rezultati i së dielës
është hapi i parë për të fituar zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit.
Pas numërimit të thuajse të gjithë votave, Partia Popullore e Spanjës
e Mariano Rahoi-t fitoi me 27 % të votave, por për herë të parë në
këto 20 vjet humbi këshillin bashkiak të kryeqytetit.
Aktivistja Ada Koalu, e mbështetur nga “Podemos” fitoi shumicën e
votavë në garën për Bashkinë e Barcelonës, qytetit të dytë më të madh
në Spanjë.
Ajo u bë e njohur me fushatën në mbështetje të gjithë atyre që e kanë
të pamundur të paguajnë hipotekën e shtëpisë dhe bankat u sekuestronin
banesën. Aktualisht Spanja ka dalë nga recesionit por papunësia mbetet
e lartë, një në katër punonjës janë të papunë.
Zgjedhjet për 8.000 komuna dhe 13 parlamente rajonale konsiderohen
gjerësisht si barometri i zgjedhjeve kombëtare në fund të këtij viti.
---43 vjeçari Andrzej Duda fitoi me 53% të votave zgjedhjet
presidenciale në Poloni duke mundur në raundin e dytë Presidentin
Bronisllav Komorovskin që siguroi 47%.
Humbja e Komorovskit u jep fund 8 viteve në krye të ekonomisë më të
madhe të Europës Lindore, të Partisë së Qendrës së Djathtë “Platforma
Civile”.
Ndërsa fitorja e Dudas është më e madhja për partinë konservatore
“Ligj dhe Drejtësi” e drejtuar nga Jarosllav Kazinski, vëllai binjak i
ish-Presidentit polak.
---Rezultatet e zgjedhjeve në Spanjë dhe në Poloni tregojnë se Evropa
duhet të ndryshojë, deklaroi të hënën shefja e diplomacisë evropiane,
Federica Mogherini.
“Ajo që na thonë rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në Poloni dhe
ato bashkiake në Spanjë, edhe pse në një mënyrë krejtësisht të
ndryshme, (…) është nevoja për të ndryshuar ëndrrën tonë evropiane,
nëse dëshirojmë ta shpëtojmë”, deklaroi Mogherini, gjithashtu
zëvendëspresidente e Komisionit Evropian, pasi mori çmimin 2015 nga
Instituti i Studimeve për politikën ndërkombëtare në Romë.
Spanjollët kanë bërë të dielën në mbrëmje një paralajmërim të ashpër
për etablishmentin politik, duke i hapur portat e Barcelonës dhe
Madridit për ”të indinjuarit”, në përfundim të zgjedhjeve bashkiake
dhe rajonale ku antiliberali Podemos konfirmoi globalisht vendin e
tretë.
Në Poloni, votuesit kanë zgjedhur në krye të shtetit, konservatorin
euroskeptik, Andrzej Duda, një fitore që mund t’i hapë rrugën
rikthimit në pushtet të mentorit të tij, Jaroslaw Kaczynski, kreu i
partisë populiste Ligj dhe Drejtësi, në zgjedhjet legjislative të
parashikuara në vjeshtë.
“Era e Greqisë, era e Spanjës, era e Polonisë nuk fryjnë në të njëjtin
drejtim, por të gjitha këto erëra na thonë që Evropa duhet të
ndryshojë”, theksoi gjithashtu kryeministri italian, Matteo Renzi në
një intervistë për një televizion toskan ”Rtv38”./ec/
---Aviacioni sirian ndërmori të hënën sulme intensive në qytetin antik
të Palmiras, pushtuar të enjten e kaluar nga xhihadistët e grupit të
Shtetit Islamik, duke shkaktuar vdekjen e katër civilëve, sipas një
OJQ-je.
“Që prej mëngjesit të ditës së sotme, aviacioni i regjimit ka kryer 15
sulme në Palmira dhe rrethinat e saj. Bëhet fjalë për sulmet më
intensive që prej marrjes së qytetit nga xhihadistët”, konfirmoi Rami
Abdel Rahmane, drejtor i Observatorit sirian për të Drejtat e Njeriut
(OSDH).
“Ka të paktën katër të vdekur mes civilëve dhe dhjetëra të plagosur
dhe është e sigurt se ka gjithahstu të vdekur mes xhihadistëve të
Daech (akronim në arabisht i ISIS) gjatë bombardimit të ndërtesës
ushtarake të sigurisë”.
Grupi i Shtetit Islamik ka ekzekutuar të paktën 217 persona, mes të
cilëve dhe civilë, që prej pushtimit nëntë ditë më parë të një pjese
të provincës siriane të Homsit që përfshin Palmiran, konfirmoi dje një
OJQ.
Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH) deklaroi se kishte
prova për ekzekutimin e 67 civilëve dhe 150 anëtarëve të forcave
siriane nga xhihadistët e Shtetit islamik në disa rajone të provincës
Homs që prej 16 majit./ec/
---Udhëheqësi i grupit militant të Hezbollahut ka thënë se luftëtarët
e tij do të zgjerojnë përfshirjen në luftën e Sirisë, në mbrojtje të
forcave qeveritare.
Sheik Hassan Nasrallah, duke folur në një ceremoni me rastin e
15-vjetorit të tërheqjes së ushtarëve izraelitë nga pjesa jugore e
Libanit, ka thënë se Hezbollahu do të luftojë ekstremistët e Shtetit
Islamik dhe të Al Kaidës në Siri.
"Prania jonë do të rritet kurdo që të jetë e nevojshme", ka thënë
Nasrallah, i cili ka folur nga një lokacion sekret, përmes
video-lidhjes.
Hezbollahu, i mbështetur nga Irani, është aleat i fuqishëm i
presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad.
---Kina njoftoi se kishte kapur 181 grupe terroriste që prej nisjes
një vit më parë të një fushate të quajtur “Goditja e fortë” në
Xinjiang, rajon me shumicë myslimane dhe skenë e trazirave të
vazhdueshme.
Sipas statistikave të dhëna nga autoritetet komuniste rajonale, e
pamundur për tu verifikuar në mënyrë të pavarur, 96 për qind e këtyre
grupeve janë neutralizuar para se vepronin.
”112 të dyshuar janë dorëzuar në polici”, sipas të dhënave të cituara
nga agjencia kineze e lajmeve Hsinhua dhe qendra informative Tianshan,
kontrlluar nga autoritetet e Xinjiangut.
Fushata “Goditja e fortë” shumë e kritikuar nga organizatat për
mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, u ndërmor menjëherë pas një
atentati që përgjaku më 22 maj 2014 Urumqin, kryeqytet i Xinjiangut.
Në këtë atentat rreth 39 persona u vranë dhe 90 të tjerë u plagosën,
sipas bilancit zyrtar./ec/
---“Dheepan”, filmi për dashurinë dhe dhunën i regjisorit francez,
Jacques Audiard, që flet për rrugëtimin në Francë të refugjatëve
sri-lankezë, fitoi Palmën e Artë të edicionit të 68-të të Festivalit
të Kanës.
Më poshtë vijojnë laureatët kryesorë të edicionit të 68-të të
Festivalit të Kanës:
- Palma e Artë: “Dheepan” i regjisorit francez, Jacques Audiard.
- Çmimi i Madh: “Son of Saul” i hungarezit, Laszlo Nemes.
- Çmimi për regjinë më të mirë: “The Assassin” i tajvanezit, Hou Hsiao-Hsien.
- Çmimi i jurisë: “The Lobster” i grekut, Yorgos Lanthimos.
- Çmimi i skenarit: meksikanit, Michel Franco për filmin “Chronic”.
- Çmimi për interpretuesen më të mirë u nda mes francezes, Emmanuelle
Bercot në filmin “Mon Roi” (”Mbreti im”) i regjisores franceze Maïwenn
dhe amerikanes, Rooney Mara në filmin “Carol” i regjisorit amerikan
Todd Haynes.
- Çmimi për interpretuesin më të mirë: francezi, Vincent Lindon në
filmin “La Loi du Marché” (”Ligji i tregut”) i regjisorit francez,
Stephane Brize.
- Kamera e artë e filmit të parë: “La Tierra y la sombra” i
kolumbianit Cesar Augusto Acevedo.
- Palma e artë për filmin me metrazh të shkurtër: “Waves ’98” i
libanezit Ely Dagher./ec/
Moti
---Shërbimi Kombëtar Meteorologjik parashikon për të Martën, 26 Maj
shira të përkohshme në mesditë dhe pasdite në zonat malore të Epirit
dhe shira lokale në rajonet jugore të vendit pasdite. Kushtet e motit
favorizojnë ardhjen e pluhurit afrikan në rajonet jugore të vendit.
Në Attikë, moti në fillim pritet të jetë në përgjithësi i mirë.
Vransira të pjesshme priten në mesditë që gradualisht do të rriten dhe
do të ketë shira lokale pasdite. Era do të fryjë mesatare në drejtimin
perëndimor nga 3 deri në 4 ballë dhe gradualisht në drejtimin
juglindje me të njëjtin intensitet. Temperatura do të variojë nga 15
deri në 29 gradë Celsius, ndërsa në zonat bregdetare do të jetë dy me
tre gradë më e ulët.
Dhe në Selanik, në fillim moti do të jetë i mirë, por në mesditë do të
ketë vransira lokale dhe shira të përkohshme në zonat malore pasdite.
Era do të fryjë mesatare në drejtime të ndryshme nga 3 deri në 4
ballë, ndërsa temperatura do të variojë nga 16 deri në 27 gradë
Celsius.
Është buletini i lajmeve në gjuhën shqipe, që transmetohet nga Rrjeti
i ERA në internet në adresën www.ertopen.com, në valët FM dhe të Mesme
- nëpërmjet stacioneve rajonale të ERA në të gjithë Greqinë, në valët
e shkurtra në të gjithë botën, por dhe në valët FM 106,7 në Athinë.
Gjithashtu, programi ynë transmetohet 24 orë nga stacioni i radios së
shoqatës së Punonjësve të Aluminit në valët FM 97,3 me seli Voiotían,
dhe nga radio e punonjësve të Halkídës në valët FM 96,5 nga ora 13:00
pas mesditës e deri në orën 19:00 në mbrëmje.
Në Attikë mund të shikoni ERT-3 me sinjal digjital në kanalet
televizive 34 dhe 58, ndërsa në Maqedoninë Qendrore në kanalin 50.