Lajmet në gjuhën shqipe 24/05/2015

---Me votimin për projektin e vendimit politik kanë përfunduar punimet e sesionit dy ditor të dielën pasdite, të Komiteti Qëndror të SYRIZA.

Në planin e vendimit theksohet se «qeveria nuk do të nënshkruajë një marrëveshje memorandum» dhe vihet në dukje se katër muaj tani «mohojmë ultimatumet Itami». Ndërkohë, shënohet në projektin e vendimit se që qeveria refuzon ultimatumet, nuk do të thotë se nuk kërkon një zgjidhje reciprokisht të dobishme dhe shtohet se qeveria gjatë gjithë kësaj kohe ka bërë çdo përpjekje për të thyer bllokimin.

---Një deklaratë të përbashkët për zhvillimet e fundit dhe për negociatat kanë bërë dhe 10 anëtarë të Komitetit Qëndror.

Në Deklaratën e 10 anëtarëve thuhet ndër të tjera se «linja e kuqe» e thellë është «një e Majtë që nuk do të jetë e qendrës së majtë». Të dhjetë këta anëtarë ushtrojnë një kritikë jo vetëm për negociatat, por dhe për  aspekte të tjera të politikës qeveritare, pasi siç argumentojnë «ngrihen urat me botën sistemike ekonomike dhe politike».

---Ka humbur betejën për jetën dhe viktima e tretë e shpërthimit në ELPE në datën 8 maj,  27 vjeçari Antóni Avrámbo.

Ngushëllimet e tyre për familjen e Antóni Avrámbo, i moshës 27 vjeç, i cili vdiq për shkak të një aksidenti tragjik që ndodhi më 8 maj 2015 në ELPE dhe pas 15 ditësh betejë për jetën, kanë shprehur ministri i Rindërtimit të prodhimit, Mjedisit dhe Energjetikës, Panajotis Lafazanis dhe Sekretari i Përgjithshëm i Energjisë, Apostolos Aleksopulos.

Lafazanis dhe Aleksopulos theksojnë se zhvillimi i ri tragjik me vdekjen edhe të punëtorit të tretë, nënvizon nevojën për të patur një sqarim të plotë dhe pa asnjë kompromis dhe mbulim të shkaqeve të aksidentit tragjik dhe të jepet në mënyrën më të drejtë dënimi për ata që kanë përgjegjësi të drejtpërdrejtë ose të tërthortë për tragjedinë.

---Pjesa më e madhe e grekëve mbështesin qeverinë e partisë ”Syriza” në negociatat me kreditorët e vendit, duke dëshiruar një marrëveshje që mundëson mbajtjen e vendit në zonën euro, sipas një sondazhi të publikuar sot.

Sondazhi, i realizuar nga Instituti ”Public Issue” për të përditshmen proqeveritare ”Avgi” tregon se 54 për qind e personave të pyetur mbështesin mënyrën se si qeveria e partisë së majtë radikale ”Syriza” po zhvillon negociatat, pavarësisht tensioneve me kreditorët ndërkombëtarë, të cilëve Athina nuk duhet tu nënshtrohet, sipas 59 për qind të të pyeturve.

89 për qind e personave të pyetur u shprehën kundër uljes së mëtejshme të pensioneve dhe 81 për qind u shprehën kundër largimeve kolektive nga puna. Greqia po mbijeton që prej gushtit të vitit 2014 duke pritur që kreditorët t’i japin 7,2 miliardë eurot e mbetura nga programi i dytë i ndihmës që përfundon në fund të majit. Evropianët dhe FMN-ja kërkojnë si këmbim, të ndihmës së tyre, reforma, veçanërisht në tregun e punës, që bien ndesh me premtimet zgjedhpre të qeverisë së Aleksis Cipras.

Dje, kryeministri, Aleksis Cipras, rikonfirmoi se qeveria e tij nuk do t’i nënshtrohej kërkesave irracionale që do të shkonin kundër linjave ët kuqe të përcaktuara gjatë fushatës së tij.

Sipas sondazhit, 71 për qind e personave të pyetur mbështesin monedhën e përbashkët evropiane dhe 68 për qind e tyre mendojnë se rikthimi i dhramisë do të përkeqësonte situatën e vendit.

---Gjashtë ditë pas zjarrit që dogji Teatrin e Rematiás dhe mjedisin përreth, Bashkia e Halandrit me ndihmën e qindra vullnetarëve vazhdoi të dielën në mëngjes në ripyllëzimin e sipërfaqjes së djegur dhe pastrimin e zonës përreth.

---Një grevë paralajmëruese 48-orëshe ka shpallur Federata e Shoqatave të Aviacionit Civil për të dielën 31 maj dhe të hënën, 1 qershor.

Punonjësit në aeroporte kërkojnë financimin e menjëhershëm të Shërbimit të tyre për vepra dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës së aeroporteve dhe shërbimeve të navigacionit ajror, të hartimit të një plani të mundshëm zhvillimi dhe emërime me personel të këtij Shërbimi, i cili vepron me një personel nën kufijtë minimale të kërkuara. Ata gjithashtu kërkojnë pagesën e menjëhershme të ditëve të tyre të punës, ku përfshihen paga të papaguara deri në një vit.

---Të hënën, në orën 13:00 pas mesditës do të zhvillohet mbledhja e Komitetit për Institucionet dhe Transparencën e Parlamentit, me temë mendimin për vendosjen e presidentit, drejtorit të Këshillit Drejtues dhe tre anëtarëve të Këshillit Drejtues të ERT-it.

---Atraksionet unike të Athinës dhe të Kretës do të shfaqen gjithsej në 192 milionë teleshikues rusë të Reality Show «Love without borders», që transmetohet në zonën kryesore të dy kanaleve televizive publike dhe MIR dhe MIR24 të Rusisë.

Është fjala për tre emisione televizive me dy përsëritje në çdo kanal, përmes të cilave paraqiten jo vetëm natyra dhe monumentet e rajoneve që do të udhëtojë prodhimi i Rusisë, por dhe zakonet e përditshme dhe lokale, në një kombinim të kërkimit bashkëkohor gjeografik dhe të njohjes nga afër me traditën greke.

Për qëllimet e filmimit të programit, nga data 26 maj e deri në 9 qershor, një ekip i emisionit do të vizitojë Greqinë - domethënë Athinën dhe Kretën - me mbështetjen e Organizatës Greke të Turizmit (EOT).

Është një tjetër veprim i Organizatës Greke të Turizmit në kuadrin e mbështetjes strategjike të prodhimeve ndërkombëtare kinematografike dhe televizive në Greqi, në një audiencë që paraqet interesim të veçantë për vendin tonë.

Shqipëria
---Dita Ndërkombëtare  e Familjes është një ditë e rëndësishme për të ngritur mesazhe të fuqishme shprese për rëndësinë e familjes, në të gjithë Shqipërinë.

“Lumturia fillon në familje” është mesazhi kryesor i kësaj fushate që ka si qëllim të forcojë më shumë lidhjet mes pjesëtarëve të familjes, promovuar vlerat e saj dhe për ta fuqizuar më shumë atë si intitucion. Në këtë aktivitet u festua për vlerat e familjes.

Në simbol të kësaj, u zhvillua një koncert, në të cilin u dhanë mesazhe qytetare për të gjithë pjesëmarresit. Në sheshin “Liria” ishin të vendosura gjithashtu “Shtëpizat e Lumturisë”, në të cilat familje të ndryshme kryen promovime për të dhënë shembullin e tyre se si arrijnë ta mbajnë familjen e tyre të lumtur.

Ndërkohë puna për fuqizimin e familjeve ka nisur që dy vite më parë me nismën e suksesshme “Viti i Familjes”,  ku punohet në mënyrë gjithëpërfshirëse për të promovuar familjen e shëndetshme si një institucion ku njerëzit e duan njëri-tjetrin, komunikojnë, i rrisin fëmijët me disiplinim pozitiv qëndrojnë së bashku përballë sfidave e vërshtirësive./a.g/

---LivingRoom Show sjell për herë të parë në Shqipëri një nga bandat më të njohura të muzikes Blues, nismëtar i të cilit ka qenë muzikanti me origjinë shqiptare John Belushi.

Grupi i famshëm Blues Brothers mbërriti të dielën pasdite në orën 19:05 në aeroportin “Nënë Tereza”. Për shkak të kohës së limituar të qëndrimit në Tiranë, ata nuk kanë mbajtur konferencë për mediat.

The Original Blues Brothers ka krijuar këngë të shndërruara në hite si: “Everbody needs somebody”, “Sweet Home Chicago” …. Ata do të mbajnë një koncert në Pallatin e Kongreseve të hënën, datë 25 maj, në orën 20:00./a.g/

Bota
---Spanjollët kanë votuar të dielën për zgjedhjet bashkiake dhe rajonale të cilësuara si historike, sepse ato mund të rivizatojnë peisazhin politik të dominuar nga e djathta, me dy parti të reja dhe me ardhjen e një brezi ”të indinjuarish” në pushtet.

Qendrat e votimit u hapën në orën 09:00 (07:00 GMT) dhe u mbyllën në orën 20:00.

Sipas sondazheve, këto zgjedhje mund të nënshkruajnë fundin e sistemit dy partiak mes PP-së dhe PSOE në vend që prej vitit 1982, në përfitim të një sistemi italian ku aleancat janë të pashmangshme./ec/

---Miliona polakë kanë votuar të dielën në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Presidenti aktual, Bronislaë Komoroëski, dhe sfiduesi i tij konservator, Andrzej Duda, nuk kanë arritur të fitojnë 50 përqindëshin e nevojshëm në rrethin e parë, më 10 maj.

Anketat kanë treguar se Komoroëski e ka të vështirë fitoren, edhe pse ka qenë në pushtet gjatë një periudhe të rritjes ekonomike dhe të rritjes së pagave në Poloni. Rezultatet e para pritet të bëhen publike pasi të përfundojë votimi në mbrëmje.

---Të paktën 35 persona kanë humbur jetën dhe 13 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas rrëshqitjeve të tokës dhe përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në jug dhe në pjesën qendrore të KInës, njoftoi sot agjencia zyrtare kineze e lajmeve Hsinhua.

Shirat e rrëmbyeshëm, më të rëndat që prej 40 viteve, kanë prekur të paktën gjatë provinca, sipas medias zyrtare dhe qeverisë kineze.

Sipas qendrës kombëtare meteorologjike, një përmirësim i kohës është parashikuar gjatë ditës, gjë që ju mundëson forcave të shpëtimit për të shkuar në zonat e prekura. Rajoni malor i Guizhusë ka qenë një prej më të prekurve që prej të premtes me 11 të vdekur dhe tetë zhdukur, sipas një bilanci të ministrisë së Çështjeve Civile.

”Në rajonin Fujian (juglindje), pesë persona kanë humbur jetën nga rrëshqitjet e tokës dhe katër të tjerë nga përmbytjet si pasojë e shirave të vazhdueshëm. Dy persona të tjerë rezultojnë të zhdukur”, sipas ministrisë. Në Jianxi (juglindje), pesë persona janë vrarë nga shëmbja e ndërtesave.

Në korrik të vitit 2014, një rrëshqitje toke kishte shkaktuar 14 të vdekur në dy fshatra të Yunnanit (juglindje)./ec/

---Xhihadistët e grupit të Shtetit Islamik morën sot një pikë kufitare irakiane me Sirinë pas tërheqjes së forcave qeveritare, njoftoi një oficer i policisë dhe një zyrtar i rajonit.

“Daech (një akronim në gjuhën arabe për Shtetin Islamik) mori sot në mëngjes kontrollin e al-Walid, një pikë kalimi mes Irakut dhe Sirisë pas tërheqjes së ushtrisë dhe rojave kufitare”, deklaroi një kolonel i policisë.

Shteti Islamik kishte marrë kontrollin e pikës kufitare nga krahu sirian./ec/

---Papa Françesku u shpreh të dielën shumë i shqetësuar për fatin e imigrantëve që largohen nga varfëria dhe persekutimin e Azinë juglindore, duke ftuar komunitetin ndërkombëtar të japë asistencën humanitare të nevojshme.

“Vazhdoj të ndjek me shqetësim të madh dhe dhimbje në zemër çështjen e refugjatëve të shumtë në Gjirin e Bengales dhe detin Andaman”, deklaroi papa pas lutjes në sheshin Shën Pjetër në Vatikan.

“Përshëndes vendet që janë shprehur të disponueshme për të pritur këta persona që përballen me rreziqe të mëdha dhe vuajtje. Inkurajon komunitetin ndërkombëtar t’u japë atyre asistencën humatare të nevojshme”, shtoi ai.

Më shumë se 3 500 imigrantë kanë mbërritur këto ditët e fundit në Malajzi, Indonezi dhe në Tajlandë./ec/

---Suedia, favoritja e përhershme e konkursit evropian të këngës “Eurosong” , fitoi të shtunën në mbrëmje kompeticionin muzikor me 200 milionë telespektatorë, me kengen “Heroes” të interpretuar nga Mans Zelmerlow, një 28-vjeçar.

Është hera e gjashtë që vendi i ABBA-ve, fitues në vitin 1974, fiton këtë konkurs dhe hera e parë që prej vitit 2012. Vetëm Irlanda ka arritur të marrë shtatë fitore.

Mans Zelmerlow dhe “Heroes”, kënga e tij me ritme pop dhe zanore elektronike, avancoi me 52 pikë, bukuroshen ruse, Polina Gagarina.

Treshja italiane Il Volo u rendit e treta, para belgut, Loic Nottet.

Mans Zelmerlaw u kryesua në fillim të votimeve nga Polina Gagarina para përmbysjes së trendit të votimit.

”Besoja vërtet se Rusia apo Italia do të fitonin”, deklaroi fituesi gjatë konferencës për shtyp. Shumë i përfolur, kompeticioni ka mundur të sfidojë kohën. Ai mori të shtunën në Vjenë një çertifikatë Gines për kompeticionin muzikor vjetor më të afatgjatë në historinë e televizionit./ec/

Moti
---Shërbimi Kombëtar Meteorologjik parashikon për të Hënën, 25 Maj në zonat kryesisht malore veriore shira lokale ose stuhi sporadike në mesditë dhe pasdite, ndërsa në rajonet e tjera të vendit, moti do të jetë në përgjithësi i mirë me diell dhe vransira të pakta. Era do të fryjë mesatare në drejtimin perëndimor në rajonet jugore deri në 6 ballë.

Në Attikë, moti do të jetë në përgjithësi i mirë dhe pasdite do të ketë vransira të pjesshme. Era do të fryjë mesatare në drejtimin perëndimor nga 3 deri në 5 ballë, ndërsa temperatura do të variojë nga 15 deri në 28 gradë Celsius, ndërsa në zonat bregdetare do të jetë dy me tre gradë më e ulët.

Në Selanik, do të ketë në fillim vransira që gradualisht do të kthehen në shira apo stuhi në mesditë, kryesisht në zonat malore. Era do të fryjë mesatare në drejtime të ndryshme nga 3 deri në 4 ballë, ndërsa temperatura do të variojë nga 15 deri në 26 gradë Celsius.

Është buletini i lajmeve në gjuhën shqipe, që transmetohet nga Rrjeti i ERA në internet në adresën www.ertopen.com, në valët FM dhe të Mesme - nëpërmjet stacioneve rajonale të ERA në të gjithë Greqinë, në valët e shkurtra në të gjithë botën, por dhe në valët FM 106,7 në Athinë. 

Gjithashtu, programi ynë transmetohet 24 orë nga stacioni i radios së shoqatës së Punonjësve të Aluminit në valët FM 97,3 me seli Voiotían, dhe nga radio e punonjësve të Halkídës në valët FM 96,5 nga ora 13:00 pas mesditës e deri në orën 19:00 në mbrëmje.

Në Attikë mund të shikoni ERT-3 me sinjal digjital në kanalet televizive 34 dhe 58, ndërsa në Maqedoninë Qendrore në kanalin 50.
Τελευταία τροποποίηση στις Παρασκευή, 14/06/2013 - 23:54