Lajmet në gjuhën shqipe 23/05/2015
---Qeveria greke nuk do të nënshtrohet përballë kërkesave irracionale, por do të punojë për të arritur një kompromis për borxhin, i mundshëm nëse Evropa bën punën e saj, deklaroi sot kryeministri grek, Aleksis Cipras.
“Ne e bëmë atë që kishim për të bërë, tashmë është radha e Evropës”, theksoi Cipras para komitetit qendror të partisë së tij, duke shtuar se vendi ishte në fazën e fundit të një periudhe të dhimbshme dhe të vështirë.
“Pjesa më e madhe e grekëve kërkon një zgjidhje të qendrueshme dhe jo vetëm një marrëveshje”, shtoi ai.
Aleksis Cipras akuzoi disa përfaqësues të kreditorëve për të përfituar nga asfiksia e likuiditeteve nga e cila vuan Greqia për rrëzimin e marrëveshjes së 20 shkurtit.
Pas një takimi me kryeministrin grek të premten në Riga, François Hollande dhe Angela Merkel theksuan që grekët duhet të vazhdojnë punën me kreditorët.
---«Populli i ka besuar për herë të parë të Majtës dhe nuk duhet ta zhgënjejmë», theksoi Kryeministri Aleksi Cipra, në fjalën e tij në mbledhjen e Komitetit Qendror të SYRIZA. Dhe për kthesën e qeverisë në çështjen e ERT-it është mjaftuar për të thënë se «ERT-i duhej të kishte funksionuar. Jemi vonuar shumë».
---«Zoti Cipras foli për 100 ditët e para në qeveri, por nuk ka thënë asnjë fjalë në lidhje me gënjeshtrat, që tashmë janë zbuluar. Foli për negociata, gëzim në kurajo!», komentoi për fjalimin e Kryeministrit në Komitetin Qendror të SYRIZA, zëdhënësi i Demokracisë së Re, Kostas Karagunis.
---«E vetmja gjë e qartë është se premtimet zgjedhore "këtu dhe tani" janë transferuar dhe zyrtarisht në një horizont katërvjeçar», komentoi për fjalimin e z.Cipras, POTAMI.
---«Zgjedhjet dhe referendumi përdoren jo që të shprehet vullneti i popullit grek, por për të bërë popullin grek bashkëfajtor në marrëveshjet e papëlqyeshme që ata duan për të nënshkruar nën peshën e dënimit dhe dilemave të shantazhuara», thotë Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të KKE-së, Dimitris Kucubas, në një intervistë për gazetën «Epéndysi».
---Kryeministri Aleksi Cipra kishte një takim me kryetarin e Grupit të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian, anëtar i Partisë Demokratike Italiane, në Pallatin Maksimu, Gianni Pittella, i cili mbështeti se grupi i Socialistëve dhe Demokratëve janë «kundër masave shtrënguese» dhe në favor të një «politike ekonomike alternative».
Zyrtari italian u takua të premten dhe me kryetarin e PASOK-ut, Evangelos Venizelos, me liderin e POTAMI-t, Stavros Theodorakis dhe me ish kryeministrin Jorgos Papandreu.
---Votojnë të dielën anëtarët e PASOK-ut nga ora 09:00 në mëngjes e deri në orën 19:00 pasdite, për të zgjedhur delegatët për Kongresin e 10-të të Partisë, i cili do të mbahet më 5, 6 dhe 7 qershor.
---Pensioni i 13-të do të paguhet brenda vitit 2015, pasi qeveria ka arritur objektivin e saj për teprica të ulëta primare, tha në kanalin televiziv privat Mega, zëvendësministri për Sigurinë Sociale, Dimitris Stratulis.
---Një grevë paralajmëruese 48-orëshe ka shpallur Federata e Shoqatave të Aviacionit Civil për të dielën 31 maj dhe të hënën, 1 qershor.
Punonjësit në aeroporte kërkojnë financimin e menjëhershëm të Shërbimit të tyre për vepra dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës së aeroporteve dhe shërbimeve të navigacionit ajror, të hartimit të një plani të mundshëm zhvillimi dhe emërime me personel të këtij Shërbimi, i cili vepron me një personel nën kufijtë minimale të kërkuara. Ata gjithashtu kërkojnë pagesën e menjëhershme të ditëve të tyre të punës, ku përfshihen paga të papaguara deri në një vit.
---Përfundon të martën e ardhshme afati i periudhës së integrimit në rregullimin e 100 kësteve për borxhet ndaj shtetit.
Ministria po shqyrton që të zgjasë edhe një muaj, deri në fund të qershorit, pasi reagimi i debitorëve është shumë i kënaqshëm. Sekretarja e Përgjithshme e të Ardhurave Publike, Katerina Savvaidis ka nënshkruar qarkoren e Ministrisë së Financave, sipas të cilës dekriminalizohet mospagesa e borxheve për shuma totale deri në 50.000 euro dhe hiqet procedura e flagrancës.
---Të hënën, në orën 13:00 pas mesditës do të zhvillohet mbledhja e Komitetit për Institucionet dhe Transparencën e Parlamentit, me temë mendimin për vendosjen e presidentit, drejtorit të Këshillit Drejtues dhe tre anëtarëve të Këshillit Drejtues të ERT-it.
---Një rritje mbresëlënëse prej 45,6% është shënuar në numrin total të të ardhurve jorezidentë në Greqi në tremujorin e parë (janar-mars) të vitit 2015, në krahasim me tremujorin korrespondues të vitit 2014, ndërsa të ardhurat nga udhëtimet kanë shënuar një rritje rreth 12,8%.
Këto të dhëna dalin nga Bilanci i Shkëmbimeve Aktuale që ka publikuar të premten Banka e Greqisë.
Të ardhurat nga udhëtimet në tremujorin e parë të vitit 2015 arritën në 531,6 milion euro kundrejt 471,5 milion euro në tremujorin e parë të vitit 2014 dhe 401,8 milion euro në të njëjtin tremujor të vitit 2013.
Vetëm në muajin mars, rritja e numrit të të ardhurve ishte 34,3% dhe e të ardhurave nga udhëtimet 13,3% kundrejt muajit mars të vitit 2014. E dukshme është dhe rritja e shpenzimeve të udhëtimit të banorëve jashtë vendit këtë muaj me 15%, që do të thotë se dhe turizmi nga jashtë ka qenë në rritje.
Të ardhurat e muajit mars arritën në 205,1 milion euro kundrejt 181, 1 milion euro në mars të vitit 2014 dhe 151 milionë euro, në të njëjtin muaj të vitit 2013.
Shqipëria
---Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, theksoi të shtunën se stabiliteti ynë rajonal do të konsolidojë përpjekjet kundër terrorizmit dhe kriminalitetit, si dhe përshpejtimin e ritmit të axhendave të vendeve të rajonit drejt integrimit europian.
Në seancën e dytë plenare të Asamblesë Parlamentare të SEECP-së, që zhvillohet në Tiranë në kuadër të Presidencës Shqiptare, kryeparlamentari Meta tha se “konstatimi ynë është se procesi i bashkëpunimit të Europës Juglindore po kalon një moment pozitiv, që konfirmmohet nga progresi në shumë drejtime, veçanërisht në procesin e integrimit europian, gjë që u konfirmua edhe nga konferenca e Berlinit”. Por, vijoi ai, kriza ekonomike kohët e fundit në kontinentin europian e veçanërisht zhvillimet e fundit në rajonin tonë, që shpesh herë lidhen me sfidat e përbashkëta të sigurisë e stabilietit, na detyrojnë të jemi më vigjilentë ndaj fenomeneve negative dhe sfiduese të papunësisë e varfërisë, të cilat na kujtojnë rritjen e devotshmërisë së proceseve demokratizuese dhe qasjes zhvillimore të rajonit tonë.
Në seancën e dytë plenare të Asamblesë Parlamentare të SEECP-së, që zhvillohet në Tiranë në kuadër të Presidencës Shqiptare marrin pjesë delegacionet nga Sarajeva, Sofia, Athina, Prishtina, Zagrebi, Podgorica, Shkupi, Kisinau, Bukureshti, Beogradi, Lubjana dhe Ankaraja. /k.s/ /a.ke/
---“Shqipëria dhe vendet e rajonit do të bashkëpunojnë së bashku në fushën e rinisë”, tha sot Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun e tij bullgar, Daniel Mitov.
“Jam këtu, së bashku me Ministrin e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Daniel Mitov, vendi i të cilit do të marrë Kryesinë e radhës të SEECP. Gjithashtu kam kënaqësinë që të jem me ministrin e deleguar në MPJ-në e Rumanisë, Angel Tilvar, vendi i të cilit kishte Kryesinë e SEECP-së përpara se ta merrte Shqipëria. Gjithashtu, kemi dëshirë që të ndajmë disa elementë mbi të cilat u fokusua ministeriali i sotshëm, që është edhe i fundit nën drejtimin e Shqipërisë, sepse, siç e thashë dhe pak më parë, Bullgaria do të marrë drejtimin e nismës”, tha Bushati.
---Këngëtarja shqiptare Elhaida Dani do të përfaqësojë mbrëmjen e sotme Shqipërinë në finalen e “Eurovision-it, Festivali Europian i Muzikës, i cili mbahet këtë vit në Vjenë të Austrisë.
Dani do të performojë e 26-ta në radhë dhe 26 është kodi, të cilin duhet të votojnë të gjithë ata që preferojnë këtë këngë në të gjitha shtetet pjesëmarrëse, përveç Shqipërisë.
Emri i Shqipërisë u përmend i pari në listën e shteteve fituese në gjysëminalen e parë dhe mori duartrokitje nga publiku në shenjë aprovimi. Kënga e këngëtares shkodrane u pëlqye shumë që në momentin që u publikua dhe që në fillim u konsiderua si një ndër këngët më të mundshme për të fituar, nga një pjesë e mirë e mbështetësve të saj, prandaj dhe kualifikimi në finale ishte i pritshëm. Autorët e këngës “I’m alive”, janë të njohurit si Zzap&Chriss, Arbër Elshani (Zzap) dhe Chriss Lekaj.
Bota
---Forcat irakiane, të mbështetura nga milicët shiitë dhe fiset sunite u pozicionuan kundër grupit të Shtetit Islamik pranë Ramadid, në kundërsulmin e tyre të parë që prej rrëzimit të qytetit kyç gjashtë ditë më parë, sipas komandantëve.
“Operacionet ushtarake për çlirimin e lokalitetit të Hussaybas, shtatë kilometra në lindje të Ramadid (100 kilometra në perëndim të Bagdadit) kanë filluar”, deklaroi një kolonel i policisë në fushën e betejës.
”Disa sektorë të lokalitetit janë rimarrë nga forcat irakiane”, shtoi ai nën mbulimin e anonimatit duke mos qenë i autorizuar të fliste për shtypin./ec/
---Të paktën 35 persona kanë vdekur pas shirave të rrëmbyer dhe stuhive që goditën jugun e Kinës këtë javë, njoftoi sot media shtetërore e vendit.
”Provinca Guizhou njoftoi vdekjen e 11 personave sot”, tha agjencia shtetërore kineze e lajmeve, Hsinhua. Pesë persona vdiqën nga rrëshqitja e tokës dhe katër të tjerë u mbytën në provincën juglindore të Fujianit.
Vdekje u raportuan edhe në Hunan, Guangdong dhe Guangxi. Trembëdhjetë persona rezultojnë të zhdukur,shtoi Hsinhua-ja.
”Shirat e ditëve të fundit kanë thyer të gjitha rekordet e 40 viteve deri në 75 për qind më shumë”, tha Qendra Meteorologjike e Kinës./ a.jor.
---Para disa kohëve ishte diçka e zakontë që nëpër rrugët e Francës të gjeje tonelata ushqimesh të flakura, për faktin se nuk ishin shitur apo u kishte kaluar një ditë nga afati i skadencës.
Por tani një gjë e tillë nuk do të jetë më e mundur, pasi një ligj i ri në Francë e dënon fuqishëm flakjen e ushqimeve.
Konkretisht ligji ndalon supermarketet e mëdha nga abuzimi me ushqimet. Pra, këtyre subjekteve që kanë një hapësirë mbi 400 metra katrorë do të detyrohen që të dhurojnë ushqimet e pa shitura apo ato që janë shumë pranë afatit të skadencës njerëzve të pastrehë, organizatave të bamirësisë, apo mund t’ua japin si ushqim kafshëve dhe sektorëve të bujqësisë.
Mosrespektimi i këtij ligji i ekspozon përgjegjësit me minimum 2 vite burg apo gjoba prej 75 mijë euro.
---Irlandezët i thanë ”po” martesave të homoseksualëve, njoftuan ekspertë të dy qëndrimeve për këtë çështje.
Drejtuesit e fushatës për mosmiratimin e këtyre lloj martesave thanë se çështja e vetme që mbetet e hapur është diferenca mes ”po”-së dhe ”jo”-së.
”Jam optimist për fitoren e ”po”-së”, deklaroi kryeministri irlandez, Enda Kenny, duke komentuar rezultatin që është gjithmonë e më i qartë për fitoren e përkrahësve të martesave gay. ”Me këtë referendum populli irlandez po jep një mesazh pioneristik”, theksoi ai./ a.jor
---Të paktën pesë persona humbën jetën si pasojë e përfshirjes nga flakët të një hoteli në Bavari, në jug të Gjermanisë dhe shtatë të tjerë janë plagosur, njoftoi sot një zëdhënës i policisë.
Zjarri, që nisi në orët e para të ditës, shkaqet e të cilit ende nuk dihen, shpërtheu në një hotel ku ndodheshin 50 persona, 47 prej të cilëve të punësuar në një ndërmarrje të rajonit, që do të kalonin një fundjavë së bashku, sipas të njëjtit burim.
Shtatë personat e plagosur u transportuan në spitalet e rajonit ndërkohë që një tjetër rezulton i zhdukur./ec/
Moti
---Shërbimi Kombëtar Meteorologjik parashikon për të Dielën, 24 Maj në Maqedoninë perëndimore dhe qendrore shira lokale ose stuhi nga mesdita, ndërsa në pjesën tjetër të vendit moti do të jetë në përgjithësi i mirë me vransira të pjesshme. Temperatura do të shënojë një ulje të vogël, ndërsa në zonat jugore të vendit do të ketë pluhur afrikan në atmosferë.
Në Attikë, moti do të jetë në përgjithësi i mirë dhe pasdite do të ketë vransira të pjesshme. Era do të fryjë mesatare në drejtimin perëndimor nga 3 deri në 5 ballë, ndërsa temperatura do të variojë nga 15 deri në 27 gradë Celsius, ndërsa në zonat bregdetare do të jetë dy me tre gradë më e ulët.
Në Selanik, do të ketë në fillim vransira që gradualisht do të kthehen në shira apo stuhi në mesditë, kryesisht në zonat malore. Era do të fryjë mesatare në drejtime të ndryshme nga 3 deri në 4 ballë, ndërsa temperatura do të variojë nga 15 deri në 26 gradë Celsius.
Është buletini i lajmeve në gjuhën shqipe, që transmetohet nga Rrjeti i ERA në internet në adresën www.ertopen.com, në valët FM dhe të Mesme - nëpërmjet stacioneve rajonale të ERA në të gjithë Greqinë, në valët e shkurtra në të gjithë botën, por dhe në valët FM 106,7 në Athinë.
Gjithashtu, programi ynë transmetohet 24 orë nga stacioni i radios së shoqatës së Punonjësve të Aluminit në valët FM 97,3 me seli Voiotían, dhe nga radio e punonjësve të Halkídës në valët FM 96,5 nga ora 13:00 pas mesditës e deri në orën 19:00 në mbrëmje.
Në Attikë mund të shikoni ERT-3 me sinjal digjital në kanalet televizive 34 dhe 58, ndërsa në Maqedoninë Qendrore në kanalin 50.