Lajmet në gjuhën shqipe 22/05/2015
---Në një klimë shumë të mirë, e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe
bashkëpunimit, u mbajt takimi midis Kryeministrit Aleksis Cipras dhe
kryetarit të komisionit Jean-Claude Juncker, sipas burimeve
qeveritare.
Gjatë takimit që zgjati gati gjysmë ore, zoti Cipras informoi
z.Juncker mbi progresin e negociatave. Kryetari i komisionit nga ana e
tij theksoi se me të vërtetë është bërë progres shumë i rëndësishëm
dhe se mendon dhe ai se është e mundur një marrëveshje në të ardhmen e
afërt, brenda afatit kohor të caktuar nga qeveria.
---Brenda javës së ardhshme duhet të ketë një marrëveshje, e cila
duhet nga njëra anë të ndihmojë Greqinë, duke i dhënë zgjidhje
likuiditetit dhe borxhit dhe nga ana tjetër të parashikojë zbatimin e
reformave nga ana e qeverisë greke, tha kreu i grupit të Socialistëve
Demokratë Evropianë, Gianni Pittella, në konferencën për shtyp që ai
dha në Zyrën e Parlamentit Evropian në Athinë.
---Ndërkohë, në një klimë konstruktive u realizua takimi ndërmjet
kryeministrit grek, Aleksis Cipras, kancelares gjermane Angela Merkel
dhe presidentit francez, François Hollande, sipas burimeve qeveritare.
Gjatë takimit që zgjati rreth dy orë, të tre liderët ranë dakord se
është shënuar progres i rëndësishëm. Biseda u fokusua në çështjet e
mbetura hapur. Sipas të njëjtave burime, kryeministri grek parashtroi
perspektivën e daljes nga kriza që do të sjellë një marrëveshje me
sfond afatgjatë.
Nga ana e tyre, Merkel dhe Hollande e mirekuptuan nevojën e një
marrëveshjeje me sfond të tillë dhe shprehën vullnetin e tyre që të
ndihmojnë madje edhe personalisht nëse nevojitet, me qëllim që të
arrihet së shpejti marrëveshja. Më tej biseda kishte të bënte me
kushtet e marrëveshjes dhe me të ardhmen.
Pati klimë pozitive në lidhje me një plan të fuqishëm investimesh për
nxitjen e zhvillimit.
---Ministri spanjoll i Ekonomisë, Luis de Guindos u shpreh i bindur se
Greqia do të arrijë një marrëveshje me kreditorët në ditët e ardhshme
për të shmangur dështimin e pagesave.
“Skenari qendror për të cilin jemi në diskutime është arritja e
marrëveshjeve mes Greqisë, Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar
Ndërkombëtar”, deklaroi ministri për gazetarët në Santander.
Luis de Guindos, në listë për të marrë kryesimin e Eurogrupit u shpreh
i bindur se një marrëveshje do të arrihej në ditët e ardhshme, pa
dhënë më shumë detaje.
---Një dalje e Greqisë nga eurozona, nëse do të ndodhë, do t’u
kushtojë jashtëzakonisht shumë para shumë njerëzve, mirëpo për disa,
kjo ka sjellë faktikisht shumë para, shkruan në një artikull gazeta
konservatore austriake “Die Presse”.
Shkrimi titullohet “Si mund të fitohet një dorë para me Grexit”. Si
shembull karakteristik sillet kompania kanadeze e prodhimit të letrës,
“Fortress Paper”, një kompani relativisht e vogël që me xhiro të
përditshme gjithashtu të vogël, por që është në bursën e Torontos.
Ditët e fundit, vlera e aksioneve të kompanisë, që për shumë kokë
ishte pasive, u rrit në stratosferë, pa patur fillimisht ndonjë arsye
të dukshme.
Siç bëhet me dije nga ”Die Presse”, brenda pak ditësh, fitimi i
aksioneve u rrit me 90 për qind dhe kjo sigurisht nuk i dedikohej
publikimit të bilancit të katërmujorit, që paraqiste humbje të reja.
Arsyeja ndodhej në përhapjen e spekulimeve javën e kaluar, përmes
blogjeve financiare me influencë.
Spekulimet thoshin se Greqia po përgatitet për Grexit dhe se ka
porositur në kompaninë “Fortress Paper”, që është një nga të paktat që
prodhojnë letër për shtypjen e parave, sasira kolosale letre për të
ashtuquajturin “Geuro” (euro greke), një “informacion konfidencial”,
që solli fitime kolosale për aksionet e kompanisë.
---Një organ i zgjeruar me rreth 350 anëtarë të Komitetit Qendror,
deputetë dhe krerët e komiteteve të rajoneve të SYRIZA-s do të
mblidhet të shtunën dhe të dielën, për të diskutuar zhvillimet e
fundit nga fronti i negociatave dhe të vendosen për to ministra,
deputetë dhe anëtarë të partisë.
Takimi do të fillojë me një fjalim të kryeministrit Aleksis Cipras, i
cili pritet të referohet në historinë e negociatave deri në Samitin e
Lartë të Rigës dhe kontaktet me zonjën Merkel dhe zotin Hollande.
Kryeministri, sipas burimeve partiake, pritet të theksojë nevojën e
unitetit pavarësisht pozicioneve të ndryshme dhe krahas do të vërë në
dukje vlerën e kolegjialitetit në aktivitetin politik dhe partiak.
Platforma e Majtë, por dhe tendenca të tjera pritet të paraqesin
pikëpamjet e tyre, nuk është ende e qartë nëse do të paraqiten
pozicione që do të vendosen për votim, pasi punimet do të vazhdojnë
dhe nesër.
Punimet e mbledhjes së zgjeruar të Komitetit Qendror do të përfundojnë
të dielën.
---Mundësinë për të rezervuar një takim me mjekun e PEDY-së, e ESY-së
apo EOPYY-së nëpërmjet internetit online dhe falas do të kenë
qytetarët pas një kohe të shkurtër, nëpërmjet platformës elektronike
që është në fazën finale të projektimit të saj.
Platforma që do të punojë krahas me takimet telefonike, do të lidhet
dhe me Qeverisjen Elektronike të Sigurimeve Shoqërore (IDIKA).
Sistemi i ri do të aplikohet si "provë" nga data 15 deri 30 qershor
dhe do të vihet në zbatim të plotë nga data 1 korrik. Deri në datën 12
qershor ofruesit do të kalojnë në sistem të dhënat e tyre, në mënyrë
që të jenë të arritshme për të siguruarit.
---Rreth 111 vende më lartë, në vendin e 108-të nga vendi i 219-të në
vitin 2013 është Selaniku në vitin 2014, në renditjen botërore të
qyteteve të Shoqatës Ndërkombëtare të Industrisë së Kongresit,
International Congress & Convention Association - ICCA.
Në të njëjtin vend kanë mbetur qytetet e Abu Dhabit, Doha dhe Los
Angeles. Është vendi më i lartë që është gjendur Selaniku në 10 vitet
e fundit. Në përgjithësi, në Selanik janë organizuar 22 konferenca
ndërkombëtare në vitin 2014, në krahasim me 14 konferenca në vitin
2013, që do të thotë një rritje prej 57%.
Në klasifikimin evropian, qyteti ngrihet në vendin e 60-të (së bashku
me Frankfurtin, Belfastin dhe në Hagën), duke u ngjitur rreth 51 vende
në krahasim me vitin 2013 (në vendin e 111).
Selaniku me këtë rritje kontribuon në përgjithësi dhe në renditjen
botërore të Greqisë, e cila ngjitet në vendin e 26-të me 148
konferenca ndërkombëtare në vitin 2014, nga vendi i 38-të në vitin
2013 (100 konferenca).
---97% e plazheve në Greqi kanë ujë me cilësi të lartë për notim,
sipas raportit të Agjencisë Evropiane të Mjedisit dhe Komisionit
Evropian.
Megjithatë, në vendin e parë vijnë Qipro, Luksemburgu dhe Malta, të
cilët marrin shkëlqyeshëm për të gjithë plazhet e tyre. Pas Greqisë,
ndjekin Kroacia me një përqindje të plazheve të pastra prej 94% dhe
Gjermania me 90%.
Në përgjithësi në të gjithë Evropën vetëm 2% e vendeve të notimit nuk
i plotësojnë standardet minimale të Direktivës së Bashkimit Evropian
për ujra notimi dhe janë vlerësuar si «ujra me cilësi të
papërshtatshme». Në total këto plazhe janë 409.
Studimi është i bazuar në të dhënat e vitit 2014 dhe ka përfshirë
vendet e mëposhtme: Austria, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Qipro,
Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania,
Greqia, Hungaria, Irlanda, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgu,
Malta, Holanda, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia,
Spanja, Suedia, Mbretëria e Bashkuar.
Shqipëria
---Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të vizitojë të shtunën
Kosovën, ku do të jetë i pranishëm në cermoninë e përurimit të
shtatores së Ismail Qemalit në Prishtinë.
Sipas një njoftimi për shtyp të komunës së Prishtinës, në ceremoninë e
vendosjes së shtatores së Ismail Qemalit, që do të zhvillohet në
hapësirën para ish- Pallatit të Shtypit, në bashkëorganizim me
Bashkinë e Vlorës, të pranishëm në këtë ngjarje do të jenë edhe
presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, si dhe personalitete të
ndryshme nga fusha politike dhe kulturore e vendit. Gjatë kësaj
ceremonie, do të performojnë kori i filarmonisë së Kosovës dhe
ansambli “Rexho Mulliqi”.
Në nëntor të vitit 2014, në një takim të kryetarit të Komunës së
Prishtinës, Shpend Ahmeti, me delegacionin e intelektualeve nga qyteti
i Vlorës, u percaktuan hollësitë e idesë dhe projektit të vendosjes së
shtatoreve të Ismail Qemalit në Prishtinë dhe atë të Hasan Prishtinës
në Vlorë. Vendosja e shtatores simbolizon rolin e Ismail Qemalit në
pavarësinë e shqiptarëve, si dhe në zhvillimin e kombit
shqiptar./Kosovapress/.
---Kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç do të zhvillojë të
mërkurën, 27 maj një vizitë zyrtare në Tiranë.
Lajmi është konfirmuar nga Drejtori për Komunikimin pranë
Kryeministrit, Endri Fuga. Fuga tha se kjo është vizita e parë zyrtare
e një kryeministri serb në Tiranë. Sipas Fugës, Vuçiç do të mbërrijë
rreth mesditës në Tiranë, ndërsa do të pritet sipas protokollit. Më
pas Vuçiç do të mbërrijë në Pallatin e Brigadave, ku do të zhvillohet
ceremonia zyrtare e pritjes.
Të dy kryeministrat, Rama dhe Vuçiç do të zhvillojnë një takim kokë më
kokë, e më pas do të ketë një takim mes delegacioneve të dy vendeve.
Në protokoll parashikohet që pas takimit të dy delegacioneve, dy
kryeministrat do të mbajnë një konference për shtyp. Parashikohet që
edhe dreka të zhvillohet po në Pallatin e Brigadave.
Sipas, drejtorit për Komunikimin pranë Kryeministrit, Endri Fuga,
protokolli serb pritet të konfirmojë edhe takimet që mund të zhvillojë
kryeministri serb me institucionet e tjera të larta në vendin tonë, si
Presidenti, Kryetari i Kuvendit, apo Kryetari i Bashkisë. Ndërsa
kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç do t’i bashkohet në ditën e tij të
dytë të qëndrimit në Tiranë sesionit të parë të Forumit Ekonomik të
Vjenës që zhvillon punimet në Tiranë në datën 28 maj.
Në Forumin Ekonomik të Vjenës planifikohet të marrin pjesë
kryeministrat e disa vendeve të Adriatikut dhe Detit të Zi. Deri tani
kanë konfirmuar pjesëmarrjen kryeministrat e Moldavisë, Kosovës,
Bosnje-Hercegovinës, e Serbisë, Ndërsa pritet të konfirmojnë
pjesëmarrjen edhe kryeministrat e Kroacisë dhe Ish Republikës së
Maqedonisë./a.gjonaj/f.n/
---Fushata elektorale për zgjedhjet vendore të 21 qershorit ka nisur
zyrtarisht nga dita e sotme sipas rregullave të përcaktuar në Kodin
Zgjedhor.
Ndonëse prej gati dy muajsh partitë politike i kanë paraprirë asaj me
aktivitete elektorale, neni 77, pika 1 e ligjit zgjedhor përcakton se
“fushata fillon 30 ditë para datës së zgjedhjeve dhe përfundon 24 orë
para kësaj date”. Duke iu referuar kësaj pike, më 20 qershor dhe gjatë
gjithë ditës së dielë më 21 qershor, partitë dhe mediat duhet të
respektojne atë që në ligj përcaktohet si “heshtje zgjedhore”.
Kodi elektoral i njeh të drejtën çdo subjekti zgjedhor që të bëjë
propagandë zgjedhore në mënyrë të ligjshme, si takime, tubime, postera
publikë, ndërkohë që ajo është e ndaluar të zhvillohet në institucione
publike.
Respektimi i kohës televizive të fushatës së subjekteve zgjedhore në
media do të monitorohet nga një bord i posaçëm i ngritur pranë KQZ-së,
i cili në rast shkelje të minutazhit të parashikuar në ligj nga ana e
operatorëve radiotelevizivë do të aplikojë masa ndëshkuese me gjobë,
deri në bllokim të operatorit.
Në zgjedhjet për pushtetin lokal janë regjistruar zyrtarisht në KQZ 61
subjekte zgjedhorë, 52 prej të cilave janë grupuar në dy koalicione,
një i spektrit të majtë “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, i cili
përfshin 37 parti dhe një koalicion i spektrit të djathtë “Aleanca
Popullore për Punë dhe Dinjitet”, që grupon 15 parti. /a.ke/
---Fshati i Fëmijëve SOS në Shqipëri organizoi një event të vecantë me
temën “Ditë e Donatorëve” për të promovuar dhe për të shprehur
mirënjohjen të gjithë donatorëve ekzistues dhe të rinj, të cilët
kontribuan dhe mbështetën misionin dhe vizionin e kësaj organizate.
Të pranishëm në këtë event ishin: Ambasadori i Austrisë në Tiranë,
Thomas Schnoll dhe Ambasadori i Greqisë në Tiranë, Leonidas Rokanas,
si dhe biznese private, të cilët kontribuojnë për fëmijët.
Ambasadori i Greqisë në Tiranë, Leonidas Rokanas theksoi se Ambasada
greke këtë vitë planifikon të bëhet dontatore, duke financuar një
fëmijë për një vit dhe shtoi se ai ndihej shumë krenar për këtë fakt.
Ambasadori grek tha se të ndihmosh fëmijët është fillimisht një
kontribut njerëzor dhe social, por gjithashtu dhe nje kontribut
ekonomik. Zoti Rokanas tha se ishte krenar të bashkëpunonte me
ambasadorin Austriak, ndërsa nënvizoi se Greqia dhe Austria janë miq
të mirë të Shqipërisë dhe punojnë bashkarisht për të shtyrë Shqipërinë
drejt Bashkimit Europian.
Ndërkaq, Ambasadori i Austrisë në Tiranë Thomas Schnoll përshëndeti
organizatorët për punën e bërë përgjatë gjithë këtyre viteve, duke
thënë se është e rendësishme të ndihmojmë njeri tjetrin, ose ata që
kanë më pak fatë se të tjerët. Nga ana tjetër, ai vlerësoi faktin se
shumë biznese greke kontribuojnë për fëmijët duke thënë gjithashtu se
kjo nismë tregonë përsosmërinë e bashkëpunimit midisë Austrisë dhe
Greqisë./a.g/
Bota
---Një atentat kamikaz ndodhi sot në një xhami shiite në lindje të
Arabisë Saudite, duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë
personave, një sulm ky që rrezikon të rrisë tensionet fetare në këtë
mbretëri me shumicë sunite.
“Një individ shpërtheu një bombë që e mbante nën rrobat e tij gjatë
lutjes së të premtes në xhaminë Ali Ibn Abi Taleb në Kudehi, një rajon
i provincs Qatif”, deklaroi zëdhënësi i ministrisë, i cituar nga
agjencia zyrtare SPA, por nuk dha një bilanc të saktë të atentatit.
Disa besimtarë shiitë dhe dëshmitarë japin bilance të ndryshme që
lëvizin nga 4 në 22 të vdekur dhe shumë të plagosur. Grupi xhihadist
Shteti Islamik (ISIS) ka marrë përsipër këtë atentat vetvrasës, ku në
tekstin e publikuar thuhet se grupi e pranon se “ushtarët e kalifatit
në provincën e Najadit (Arabia Saudite) janë përgjegjës të këtij
sulmi”.
Grupi ka publikuar gjithashtu edhe një foto të autorit të sulmit që
sipas tekstit quhet Abou Amer Al-Najdi./G.S/
---Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër tha
se së paku 17 vetë janë ekzekutuar, përfshirë civilë, nga militantët e
Shtetit Islamik (ISIS), pasi dje ata e morën kontrollin ndaj qytetit
antik, Palmira, në Siri.
Sipas Observatorit sirian për të drejtat e njeriut, së paku 460 njerëz
janë vrarë gjatë luftës për qytetin Palmira, që kishte filluar më 13
maj.
Më 20 maj grupi ekstremist, Shteti Islamik, e mori kontrollin e plotë
në Palmira, ku gjendet një hapësirë e mbetjeve antike, që është në
mbrojtje të UNESCO-s si pjesë e trashëgimisë botërore.
Ka shqetësime se militantët e ISIS-it do ta shkatërrojnë këtë
lokalitet, siç kanë vepruar me lokalitetet madhore arkeologjike në
territorin e Irakut.
---Bashkimi Europian nuk është gati për t’i hapur dyert vendet
lindore, përfshirë edhe Ukrainën.
Projekt/dokumenti është bërë publik përpara samitit të Rigës. Siç
raporton “Russia Today”, kancelarja gjermane Angela Merkel kishte
parlajmëruar udhëheqësit europianë për të mos bërë premtime false.
Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk e akuzoi Rusinë për
taktika ofenduese ndaj fqinjëve. Ai tha se blloku është i gatshëm për
të mbështetur fqinjët pavarësisht presionit të Rusisë. Por kancelarja
gjermane tha se “Partneriti i Lindjes nuk është një instrument për një
politike ekspansioniste të BE-së”.
---Kryeministri italian, Matteo Renzi deklaroi të premten në samitin e
Rigas se liderët e Bashkimit Evropian duhej ta shihnin në sy krizën e
emigrantëve klandestinë në Mesdhe.
“Është e pamundur që liderët e Bashkimit Evropian ta mbajnë jashtë
vëmendjes së tyre mbytjen e anijeve të emigrantëve në Mesdhe”,
deklaroi Renzi. “Ndërgjegjja e Evrpës nuk është 360 metra nën
sipërfaqe”, tha kryeministri italian.
”Evropa duhet ta shohë në sy dramën e emigracionit kur përballet me
një tragjedi të tillë të madhe”, theksoi Renzi, i cili u largua nga
samiti pas fotos familjare me liderët e BE-së./ a.jor.
---Qendrat e votimit u hapën sot në orën lokale 07:00 (06:00 GMT) në
Irlandë për referendumin për martesat gay, që propozon amendimin e
kushtetutës së vendit për të autorizuar martesën mes dy personave pa
dallim gjinie.
Më shumë se 3,2 milionë irlandezë janë thirrur në këtë referendum.
Qendrat e votimit do të mbeten të hapura deri në orën 22:00 (21:00
GMT). Rezultati i referendumit do të bëhet i ditur të shtunën
pasdite./a.jor/.
Moti
---Shërbimi Kombëtar Meteorologjik parashikon për të Shtunën, 23 Maj
mot të mirë në përgjithësi në të gjithë vendin. Në mëngjes ka mundësi
të ketë shira lokale në rajonet veriperëndimore. Era do të fryjë
mesatare në drejtimin perëndimor deri në 6 ballë në rajonet jugore,
ndërsa temperatura nuk do të shënojë ndonjë ndryshim të
konsiderueshëm.
Në Attikë, moti do të jetë në përgjithësi i mirë dhe pasdite do të
ketë vransira të pjesshme. Era do të fryjë mesatare në fillim në
drejtime të ndryshme dhe gradualisht në drejtimin perëndimore nga 3
deri në 5 ballë. Temperatura do të variojë nga 16 deri në 28 gradë
Celsius, ndërsa në zonat bregdetare do të jetë dy me tre gradë më e
ulët.
Në Selanik, moti do të jetë në përgjithësi i mirë. Në mesditë dhe
pasdite do të ketë vransira lokale dhe ka mundësi të ketë shira të
përkohshëm në zonat malore. Era do të fryjë mesatare në drejtime të
ndryshme nga 3 deri në 4 ballë, ndërsa temperatura do të variojë nga
16 deri në 27 gradë Celsius.
Është buletini i lajmeve në gjuhën shqipe, që transmetohet nga Rrjeti
i ERA në internet në adresën www.ertopen.com, në valët FM dhe të Mesme
- nëpërmjet stacioneve rajonale të ERA në të gjithë Greqinë, në valët
e shkurtra në të gjithë botën, por dhe në valët FM 106,7 në Athinë.
Gjithashtu, programi ynë transmetohet 24 orë nga stacioni i radios së
shoqatës së Punonjësve të Aluminit në valët FM 97,3 me seli Voiotían,
dhe nga radio e punonjësve të Halkídës në valët FM 96,5 nga ora 13:00
pas mesditës e deri në orën 19:00 në mbrëmje.
Në Attikë mund të shikoni ERT-3 me sinjal digjital në kanalet
televizive 34 dhe 58, ndërsa në Maqedoninë Qendrore në kanalin 50.