Lajmet në gjuhën shqipe 19/12/2014
---Kryeministri Antonis Samaras i ka dërguar prokurorit Panagióti
Panagiotópoulo materialin e regjistruar, si një produkt ilegal, i cili
është përcjellë nga Parlamenti dhe ka lidhje me akuzën e deputetit të
Grekëve të Pavarur, Pávlo Haikáli për tentativë ryshfeti, në mënyrë që
ai të votojë për presidentin e Republikës.
---Ndërkohë, pritet të shkojë në Prokurorinë e Athinës, Giórgos
Apostolópoulos, pasi është thirrur nga Prokurori, si i dyshuar për
kryerjen e një akti kriminal që ka lidhje me ryshfetin e deputetit.
---Materiali i regjistruar, që ka lidhje me akuzat e deputetit Pávlo
Haikáli do të mbërrijë në orët e ardhshme në duart e liderëve
politikë, ndërsa Komisioni Etik Parlamentar thirret për një takim
tjetër të shtunën, për të diskutuar çështjen.
---Të mos konsiderohet akti i kriminalizuar dhe të mos dënohet biseda
e regjistruar me mjete të posaçme teknike dhe përdorimi i këtij
materiali, kur bëhet me qëllim mbrojtjen e dispozitave themelore të
Kushtetutës, propozojnë me një amendament që kanë parashtruar në
Parlament, deputetët e Grekëve të Pavarur, Níkos Nikolópoulos dhe
María Kóllia.
---Në pjesën tjetër të lajmeve ...
---Më shumë se 40.000 qytetarë kanë bashkuar zërin e tyre brenda 48
orëve, për të kërkuar nga Ministria e Mjedisit, Energjisë dhe
Ndryshimeve Klimatike, tërheqjen e projektligjit për «shkatërrimin e
pyjeve», që votohet të shtunën në seancën plenare të Parlamentit, duke
legjitimuar keqpërdorimin e sipërfaqeve të mëdha pyjore, shfuqizon
detyrimin e ripyllëzimit në pesë vjet dhe rregullon në mënyrë
arbitrare, ndërtimin e shumë shtëpive pa leje.
WWF e Greqisë dhe organizata ndërkombëtare Avaaz e kanë dorëzuar sot
rezolutën e nënshkruar në Sekretarinë Speciale të Parlamentit, për ta
marrë kryetari i Parlamentit, Vangélis Meïmarákis. Gjithashtu rezoluta
i është dorëzuar dhe zëvendës Ministrit, Níkos Tagarás.
---Me një tjetër akt legjislativ zgjatet deri më 28 shkurt 2015,
programi ekzistues i politikës ekonomike dhe tashmë ka marrë rrugën që
të publikohet në faqen e Gazetës së Qeverisë.
---Pakënaqësinë e kryetarit të Parlamentit, Evángelos Meïmaráki në
lidhje me numrin e madh të projektligjeve dhe amendamenteve që ka
pranuar Parlamenti në ditët e fundit, ka përcjellë zëvendës kryetari i
katërt, Giánnis Dragasákis.
Dhe ndërkohë, mbi 80 amendamente ishin votuar deri të enjten në
mbrëmje, të cilat parashikojnë legalizimin e punës së papaguar,
fshirjen e gjobave, anulimin e ripyllëzimeve dhe shembjet e shtëpive
të ndërtuara pa leje, hapjen e dyqaneve të dielave dhe zgjatjen për
pesë muaj të disponueshmërisë së nënpunësve në sektorin publik.
---Akademia e Athinës ka ndarë sot çmimet dhe vlerësimet e vitit të
kaluar për personalitete të letrave, artit dhe shkencave.
---Të paguhen menjëherë pastrueset e shkollave, të cilat mbeten të
papaguara prej muajsh, kërkojnë kryetarët e bashkive të Attikës, në
një mbledhje që ka organizuar Shoqata Rajonale e Bashkive të Attikës.
Shqipëri
---Shqipëria dhe Greqia do të nxisin realizimin e shumë marrëveshjeve
në proces, që do të përkthehen në përfitime të ndërsjella për të dy
vendet, në fusha të tilla si, turizmi, bujqësia, arsimi e kultura etj.
Kjo u diskutua në takimin që Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së
Punëve të Jashtme, Qirjako Qirko, pati me homologun e tij grek,
Ambasador Anastassis Mitsialis, në kuadër të bisedimeve në nivel
sekretarësh të përgjithshëm të Ministrive të Punëve të Jashtme
ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë.
Përfaqësuesit e lartë të diplomacisë vlerësuan nivelin e shkëlqyer
aktual të marrëdhënieve mes dy vendeve, trendin pozitiv të kohëve të
fundit për të kërkuar, gjetur dhe elaboruar zgjidhje me interes të
ndërsjellë, si dhe frymën e mirëkuptimit në një bashkëpunim që ka
prodhuar rezultate të dukshme me përfitim dhe në dobi të shtetasve të
të dy vendeve.
Në këtë aspekt, u vlerësua arritja e marrëveshjes mes dy Ministrave të
Jashtëm në maj të këtij viti për çështjen e toponimeve, që i mundëson
mijëra qytetarëve shqiptarë lëvizjen e lirë në shtetin grek.
Homologët u dakorduan mbi domosdoshmërinë për të nxitur realizimin e
shumë marrëveshjeve në proces, që do të përkthehen në përfitime të
ndërsjella për të dy vendet, në fusha të tilla si, turizmi, bujqësia,
arsimi e kultura etj dhe siguruan për angazhimin e institucioneve
përkatëse për t’i kontribuar në vijimësi ndërtimit dhe forcimit të
marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve.
---Një pistë akulli në sheshin e rindërtuar të Korçës, do të jetë gati
ditën e Krishtlindjeve dhe një suprizë befasuese për të gjithë.
Ndërsa ka inspektuar sot disa projekte në juglindje të vendit, duke
nisur nga qyteti i Maliqit, në rrjetin social “Facebook”, Kryeministri
Edi Rama bën të ditur se “pista e akullit në sheshin e rindërtuar të
Korçës, që ditën e Krishtlindjeve do të jetë gati për të befasuar
turistët.
“Korça ka vite që është vendi më i bukur për festat” është shprehur
sot kreu i Qeverisë, Edi Rama, ndërsa ka vizituar projektet që janë
realizuar në këtë qytet.
Bota
---Shefja evropiane e diplomacisë, Federica Mogherini, do të shkojë në
vizitë zyrtare dy ditore në Irak, të hënën dhe të martën, ku do të
takojë autoritetet e Bagdadit si dhe ato të rajonit autonom të
Kurdistanit, njoftuan sot shërbimet diplomatike të BE-së.
“Mogherini do të dërgojë një mesazh solidariteti dhe do të konfirmojë
se BE-ja është gati të thellojë marrëdhënien e saj me Irakun”,
deklaroi zyra evropiane e diplomacisë.
Në Bagdad, ajo do të takohet me kryeministrin Haidar al Abadi,
ministrin e Punëve të Jashtme, Ibrahim al Jafari, dhe me presidentin e
Dhomës së Përfaqësuesve, Ibrahim al Jabouri.
Mogherini do të shkojë më pas në Erbil, ku ajo do të bisedojë për
sfidat kryesore që përballet rajoni i Kurdistanit dhe popullsia e tij,
që luftojnë kundër ISIS-it. Ajo do të takohet gjithashtu edhe me
presidentin e rajonit autonom, Massoud Barzani.
---Drejtësia turke lëshoi sot një mandat arresti kundër imamit,
Fethullah Gulen, kundërshtar i presidentit islamiko-konservator, Recep
Tayyip Erdogan, që ndodhet në azil në SHBA që prej vitit 1999,
raportoi media.
“Gulen, 73 vjeç, akuzohet kryesisht se është kryetar i një organizate
terroriste”, konfirmoi kanali publik TRT.
I larguar në azil për shkak të regjimit turk, ky shef fetar shumë
influent akuzohet nga pushteti për komplot të fshehtë me qëllim
rrëzimin e qeverisë. Por kjo është një masë shumë simbolike, pasi
SHBA-ja ka shprehur disa herë në të kaluarën refuzimin për të dorëzuar
këtë ish-aleat të Erdoganit, që është bërë armiku i tij i betuar, tek
autoiretet turke.
Gjithashtu sot u dënua edhe, Hidayet Karaca, drejtor i përgjithshëm i
televizonit “Samanyolu”, i akuzuar se i përket një organizate
terroriste.
Moti
---Shërbimi Kombëtar Meteorologjik parashikon për të shtunën 20
dhjetor, mot të mirë me diell në pjesën më të madhe të vendit, por dhe
vransira të pakta lokale, të cilat në mesditë do të jenë më të shumta
në pjesën veriore të vendit.
Temperatura minimale dhe maksimale në Athinë do të jetë nga 5-18 gradë
Celsius dhe në Selanik nga 6-13 gradë Ceksius.
Çdo të hënë në orën 19:00 mund të dëgjoni buletinin e lajmeve në
gjuhën shqipe, që transmetohet nga Rrjeti i ERA në internet në adresën
ertopen.com, në valët FM dhe të Mesme - nëpërmjet stacioneve rajonale
të ERA në të gjithë Greqinë, në valët e shkurtra në të gjithë botën,
por dhe në valët FM 91,8 në Athinë.
Gjithashtu, programi ynë transmetohet 24 orë nga stacioni i radios së
shoqatës së Punonjësve të Aluminit në valët FM 97,3 me seli Voiotían,
që mbulon Fokída, Fthiótida, Peloponnezi Verior dhe Évia dhe nga radio
e punonjësve të Chalkídas në valët FM 96,5 nga ora 13:00 pas mesditës
e deri në orën 19:00 në mbrëmje.