Lajmet në gjuhën shqipe 30/12/2014
---Një anije me qindra imigrantë në bord ishte në vështirësi sot në brigjet e Korfuzit, në perëndim të Greqisë, bëri të ditur policia e portit.
”Një fregatë dhe një helikopter i marinës luftarake greke si dhe dy patrulla të polisisë së portit mbërritën në vend për të shpëtuar anijen”Blue Sky M”, me flamur moldav”, sipas të njëjtit burim.
Sipas medias greke, rreth 400 imigrantë si dhe një numër personash të armatosur ndodheshin në bordin e anijes, por policia portuale greke nuk e ka konfirmuar ende këtë informacion.
”Erëra të forta që arrinin deri në 49 kilometra në orë kanë përfshirë rajonin”, sipas policisë së portit.
---Listë e re - e teta në seri- me grekë të shpëtuar nga Νorman Atlantic ka publikuar ministria e Marinës Tregtare.
Një grup i Autoriteteve Portuale shkon në Itali për koordinimin më të mirë të mundshëm. Informacioni zyrtar nga Ministria Detare greke flet për dy grekë të vdekur në një total prej 10 të vdekur.
Ndërkohë dhe sipas rojes bregdetare greke, 432 njerëz kanë shpëtuar në një total prej 478 personash, bazuar në listën fillestare të pasagjerëve që ndodheshin në Norman Atlantic dhe numrii të zhdukurve arrin deri në 38 njerëz.
Ndërsa në 201 janë grekët e mbijetuar të Norman Atlantic, në bazë të informacioneve zyrtare të ministrisë Detare.
Kompania ANEK u ka dorëzuar autoriteteve greke listën me numrin e pasagjerëve, që numëron 475 persona, tre persona më pak sesa lista fillestare.
Ministrja italiane e Mbrojtjes, Roberta Pinotti, nga ana e saj flet për 427 të mbijetuar, dmth 5 më pak se ata që ka dhënë Ministria greke detare. Shënojmë se prokurorët italianë kanë paditur kapitenin e anijes.
---Shpërndarjen e Parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve në datën 25 Janar 2015 kërkoi kryeministri Antoni Samara nga presidenti i Republikës, Karolos Papulias.
---«Në këto zgjedhje duhet të shikojmë atdheun dhe jo partitë. Opozita tërheq vendin në zgjedhje, të cilat populli nuk i ka dashur», deklaroi Antonis Samaras.
--- «Në duart e popullit gjendet tani fati i vendit», theksoi dje në një fjalim të tij, Aléksis Tsípras në Keramikó.
---POTAMI ka njohur dhe zyrtarisht kanalin NERIT. Profesoresha Antigóni Lymperáki, e cila vjen nga partia Drási e Stéfano Máno dhe përfaqëson partinë e Stávro Theodoráki, duke marrë pjesë në një emision të kanalit NERIT tregoi se nuk shqetësohet me shkeljen sistematike të etikës gazetareske, me kontrollin e drejtpërdrejtë nga qeveria dhe nga mbyllja e ERT-it.
---Kryetari i Grekëve të Pavarur, Pános Kamménos fillon fushatën zgjedhore nga Alexandroúpoli, më 6 janar, ndërsa në ditët e ardhshme ai do të shpallë bashkëpunimin e partisë së tij me 22 lëvizje.
---Në datat 3 dhe 4 janar do të mblidhet Komiteti Qendror dhe Konferenca e Përhershme e të Majtës Demokratike (DIMAR), për të vendosur në lidhje me taktikën elektorale të partisë dhe më konkretisht nëse do të bashkëpunojë me SYRIZA, siç dëshiron Fótis Kouvélis dhe shumica e udhëheqjes së DIMAR.
---Skadojnë afatet për pagimin e taksave. Deri nesër për taksën e rrugës dhe për taksën ENFIA. Sot ishte dita e fundit për ndryshimet e të dhënave në E9.
---Për shkak të borës së madhe, rrjeti provincial rrugor Plomaríou - Polichnítou në Lésvo, lëvizja e automjeteve bëhet vetëm me zinxhirë.
Shqipëri
---Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, priti sot Presidentin e Këshillit të Ministrave të Republikës Italiane, njëkohësisht President i Këshillit të Bashkimit Evropian, Matteo Renzi, me të cilin bisedoi mbi bashkëpunimin dypalësh mes dy vendeve, procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, si dhe zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
---Strukturat e Policisë së Shtetit vazhdojnë monitorimin dhe kontrollin në të gjitha akset rrugore, me synim parandalimin e aksidenteve rrugore, si dhe për t’u ardhur në ndihmë përdoruesve të rrugës.
Aktualisht vështirësi paraqitet në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë -Përrenjas, ku mund të kalojnë vetëm automjetet e vogla të pajisura me zinxhirë. Shërbimet e Policisë Rrugore në këtë aks rrugor kanë bllokuar kalimin e automjeteve të tonazhit të rëndë, për shkak të ngricës dhe erës së fortë, e cila hedh dëborën në trasenë e rrugës.
Ndërkohë, në akset e tjera kryesore nacionale si në Rrugën e Kombit, në aksin rrugor drejt Dibrës, si dhe në aksin Shkodër-Pukë për shkak të ngricave është i detyrueshëm përdorimi i zinxhirëve.
Shërbimet e Policisë së Shtetit, Policia Rrugore dhe mjetet borëpastruese janë të pranishme në këto akse në gadìshmeri të plotë për të monitoruar trafikun dhe për të ndihmuar në çdo rast drejtuesit e mjeteve në vështirësi.
---Elhaida Dani, me këngën “Diell”, u vlerësua me çmimin e parë të Festivalit të 53-të të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, këngë me të cilën do të përfaqësojë edhe Shqipërinë në Eurovizion.
“Kjo do të thotë shumë për mua , faleminderit që më dhatë mundësinë të përfaqësoj vendim tim në një festival kaq të rëndisishëm, faleminderit jurisë, drejtuesve të festivalit madhështorë, krijuesve të këngës sime”, u shpreh Elhaida pas marrjes së çmimit.
Bota
---Të paktën pesë persona humbën jetën, ndërkohë që Ballkani po i reziston një të ftohti polar nga Bullgaria në Serbi.
Tre persona u gjendën të ngrirë në Bullgari, ndërkohë që dy të tjerë u gjendën në Serbi, pas furtunave të dëborës në fundjavë me temperatura nën zero dhe erëra të acarta.
Në jugperëndim të Bullgarisë, qindra makina u bllokuan në dëborë dhe mijëra shtëpi nuk kanë ende energji elektrike, sidomos në Vidin, njoftoi media lokale.
”Shumë rrugë në Serbi ishin gjithashtu të pakalueshme, ndërkohë që shumë fshatra ishin pa energji”, njoftoi Ministria serbe e Punëve të Brendshme.
Në Kroaci, temperaturat shkuan deri në minus 17 gradë Celsius.
”Në portin e Splitit temperatura zbriti nën zero pas 651 ditësh”, tha gazeta ”Vecernji List”.
Moti
---Shërbimi Kombëtar Meteorologjik parashikon për të mërkurën 31 dhjetor rënie të shpejtë të temperaturës dhe erë të fuqishme në drejtimin verior.
Deri në 5 gradë Celsius do të jetë temperatura në Athinë dhe në Selanik do të jetë -1 gradë Celsius.
Çdo të hënë në orën 19:00 mund të dëgjoni buletinin e lajmeve në gjuhën shqipe, që transmetohet nga Rrjeti i ERA në internet në adresën ertopen.com, në valët FM dhe të Mesme - nëpërmjet stacioneve rajonale të ERA në të gjithë Greqinë, në valët e shkurtra në të gjithë botën, por dhe në valët FM 91,8 në Athinë.
Gjithashtu, programi ynë transmetohet 24 orë nga stacioni i radios së shoqatës së Punonjësve të Aluminit në valët FM 97,3 me seli Voiotían, që mbulon Fokída, Fthiótida, Peloponnezi Verior dhe Évia dhe nga radio e punonjësve të Chalkídas në valët FM 96,5 nga ora 13:00 pas mesditës e deri në orën 19:00 në mbrëmje.