Lajmet në gjuhën shqipe 02/01/2015

---Mblidhet të shtunën Komiteti Qendror i SYRIZA në palestrën e mbyllur Tae Kwon Do në Fáliro me temë përgatitjen e partisë për betejën elektorale. Në vazhdim do të fillojnë punimet e konferencës së partisë, me fjalimin e kryetarit Aleksis Tsipras, i cili do të paraqesë programin e qeverisë.

---Në Gjykatën e Shkallës së Parë janë dorëzuar emri dhe simbolet e partisë së re e Giórgo Papandréou, e cila është "pagëzuar" në "Lëvizja për Ndryshim". 
Të shtunën në orën 17:30, në auditorin e Muzeut Benaki pritet të paraqitet zyrtarisht partia në një aktivitet kryesor dhe deklarata themeluese në bazë të së cilës do të bëhen të njohura dhe emrat e nënshkruesve.

---Nëse dikush hedh një sy përreth, në proceset që bëhen në partitë e tjera, do të shohi qartë se Partia Komuniste është e vetmja parti e sigurtë për popullin, deklaroi kryetari i Përgjithshëm i KKE-së, Dimítris Kutsúmbas. 

---Në një debat me udhëheqësit politikë ka ftuar Kryeministrin, Antoni Samara, kryetari i Grekëve të Pavarur, Pános Kamménos.
Në veçanti, zoti Kamménos akuzon Antoni Samara se "për dy vjet e gjysmë ishte i fshehur nga parlamenti grek. Tani fshihet pas fushatave shumë të shtrenjta reklamuese të frikësimit të grekëve".
"Nëse ai dëshiron për një herë në jetën e tij të shërbejë për të vërtetën, le të vijë në tri debate tematike televizive me udhëheqësit politikë për borxhin, çështjet kombëtare dhe politikën e zhvillimit të vendit" sugjeron ai.

---Perspektivën e bashkëpunimit me kushtin që të ruajnë autonominë e tyre kanë shqyrtuar përfaqësuesit e së Majtës Demokratike dhe të partisë  "Të Gjelbërit - Solidariteti".

---Jashtë listave zgjedhore do të jenë rreth 100.000 votues të rinj të moshës 18 vjeç, sepse ka mundësi të mos arrijnë të bashkohen në listat e zgjedhjeve.
Probleme ekzistojnë dhe me listat e mijra votuesve që janë të regjistruar në vendin e tyre të lindjes dhe të cilët nuk do të jenë në gjendje të votojnë në vendin e tyre të banimit, pasi duhej të kishin dorëzuar deklaratën përkatëse deri më 31 tetor 2014.

---Evrodeputeti i SYRIZA, Manólis Glézos kërkoi që të jepet menjëherë mundësia për grekët që jetojnë jashtë Greqisë, të votojnë nga vendi ku ata jetojnë. 

---Absolutisht të siguruar janë sot depozituesit grekë. Zyrtarë të Bankës theksojnë se sasia e rrjedhjes së depozitave për muajin dhjetor ka të bëj me pagesën e tatimeve dhe jo me lëvizje që kanë lidhje me mundësinë e një rreziku politik.

---- Vlerësimin e Norman Atlantic dhe se sa janë respektuar të gjitha masat e parashikuara të sigurisë nga ana e Autoriteteve greke dhe italiane, përfshin analiza paraprake që ka kërkuar nga Porti Qendror i Pireut, kreu i prokurorisë së Pireut, për shkaqet e tragjedisë.
Ndërkohë, për në Italinë e Jugut u nisën në mesditë nga Athina dhe Selaniku, të afërmit e pasagjerëve të humbur që ndodheshin në bordin e anijes Norman Atlantic, për të kërkuar ata vetë njerëzit e tyre. 
Trageti ”Norman Atlantic”, ku si pasojë e përfshirjes nga flakët humbën jetën të paktën 13 persona hyri sot në portin e Brindizit, ku do t’i nënshtrohet inspektimit, theksoi një gazetar.
Prokurori i Barit, Giuseppe Volpe, i ngarkuar për hetimin urdhëroi rikthimin e tragetit në Itali për të vijuar kërkimet për trupa të tjerë pasagjerësh klandestinë apo për pasagjerë që flinin në kabinat e tyre pas alarmit për zjarr në bordin e anijes.
Sipas autoriteteve italiane numri total i të mbijetuarve arriti në 477 persona dhe kjo listë iu dorëzua autoriteteve greke, që po hetojnë gjithashtu për rethanat e kësaj drame, me qëllim për të verifikuar bilancin.
Në pritje të vazhdimit të hetimit në tragetin ”Norman Atlantic” që ndodhet tashmë në portin e  Brindizit nga autoritetet gjyqësore, misteri mbetet në numrin ekzakt të viktimave.

---Karakteristikat e epidemisë ka tendencë për të marrë fenomeni për muaj me radhë i papagimit në dhjetëra shkolla private. Edhe pse shifrat zyrtare flasin për humbje minimale në numrin e nxënësve gjatë pesë viteve të fundit, disa shkolla private nën maskën e krizës, kujdesen për të "kursyer" me cinizëm në dëm të mësuesve, theksohet në një njoftim të OIELE-së.

---Në grevë të pacaktuar, duke kërkuar ditët që kanë punuar janë punëtorët e fabrikës me emrin Riciklimi i Përgjithshëm. Punëtorët, kryesisht emigrantë vazhdojnë të mbeten në fabrikë.

---Zgjatje të afatit deri të hënën, 5 Janar ka dhënë Ministria e Financave për pagesën e tatimit të automjeteve, si dhe për depozitimin e targave të makinave dhe motoçikletave.

Shqipëri
---Temperaturat e ulëta të këtyre ditëve kanë shënuar ngrica në shumë qytete dhe rrugë të vendit.

Por si pasojë e temperaturave të ulta që ka shënuar -14 gradë celsius,  në liqenin e Pogradecit gjithçka tashmë është kthyer në akull. Dallgët e Liqenit të cilat përplasen në breg janë kthyer në akull.

Ky imazh i fiksuar në qytetin e Pogradecit është kthyer edhe në një atraksion për shumë qytetarë kureshtar, sepse nuk kishte ndodhur prej të paktën 30 vjetësh në këtë qytet. Ndërkohë që jo vetëm në liqen, por në të gjithë qytetin akulli ka marrë pushtetin.

---3 persona kanë humbur jetën si pasojë e asfiksimit nga gazi, që ka shkaktuar më pas edhe përfshirjen nga flakët të një banese në fshatin Polovinë të Kuçovës.

Burime nga policia e Kuçovës bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në banesën e shtetasit P.Dyrma rreth orës 14:30, ku si pasojë e rrjedhjes së gazit kanë humbur jetën Refije Yzaj 80 vjeçe, Ryzbie Toskaj 60 vjeçe, Resmie Selenica 63 vjeçe, këto të fundit motra. Në gjendje kritike për jetën është edhe nëna e dy prej viktimave, Mine Dyrma, 90 vjeçe e cila është transportuar drejt spitalit të Beratit e asfiksuar.
Pas fikjes së zjarrit, policia në bashkëpunim me banorë të fshatit ka nisur punën për njerrjen e trupave të pajetë nga banesa.
Ndërkohë kanë nisur edhe hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje që u mori jetën tre grave. 

Bota
---Dhuna në Irak ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 15.000 personave në vitin 2014, viti më i përgjakshëm që prej vitit 2007, sipas shifrave të publikuara nga qeveria.

Më shumë se 22.000 persona janë plagosur gjithashtu gjatë kësaj periudhe të shënuar nga një ofensivë e xhihadistëve të grupit të Shtetit Islamik, që është shtrirë në një pjesë të gjerë të rajoneve në Irak.

”Irakianët vazhdojnë të vuajnë nga dhuna dhe terrorizmi. Në vitin 2014 është shënuar numri më i madh i viktimave që prej dhunës në vitet 2006-2007. Është shumë e trishtueshme”, shprehu me keqardhje i dërguari special i OKB-së, Nickolay Mladenov në një komunikatë.

---Ekipet e kërkimit të avionit ”AirAsia” që u rrëzua në detin Java në Indonezi shpresojnë për zhvillime të rëndësishme me pjesëmarrjen e pritur të hetuesve francezë, ndërkohë që 16 trupa dhe shumë mbetje të avionit janë gjetur.

---Ushtarë afganë u akuzuan për sulme të përgjakshme gjatë një përplasjeje me talebanët, ku si pasojë mbetën të vrarë 17 persona të mbledhur për një ceremoni martesore.

---Nga dje Letonia merr nga Italia kryesimin e radhës të Bashkimit Evropian, ndërsa si prioritete të saj kryesore thekson rritjen e konkurrencës dhe punës në pavarësinë energjetike të Bashkimit Evropian.

Moti
---Shërbimi Kombëtar Meteorologjik parashikon për të shtunën 3 janar mot me diell në rajonet më të shumta të vendit dhe rritje të temperaturës, kryesisht gjatë ditës, por në mbrëmje dhe në mëngjes do të ketë ngricë, sidomos në zonat qendrore dhe veriore.
Temperatura në Athinë do të jetë nga 1 deri 11 gradë Celsius dhe në Selanik -3 deri në 5 gradë Celsius.

Çdo të hënë në orën 19:00 mund të dëgjoni buletinin e lajmeve në gjuhën shqipe, që transmetohet nga Rrjeti i ERA në internet në adresën ertopen.com, në valët FM dhe të Mesme - nëpërmjet stacioneve rajonale të ERA në të gjithë Greqinë, në valët e shkurtra në të gjithë botën, por dhe në valët FM 91,8 në Athinë. 
Gjithashtu, programi ynë transmetohet 24 orë nga stacioni i radios së shoqatës së Punonjësve të Aluminit në valët FM 97,3 me seli Voiotían, që mbulon Fokída, Fthiótida, Peloponnezi Verior dhe Évia dhe nga radio e punonjësve të Chalkídas në valët FM 96,5 nga ora 13:00 pas mesditës e deri në orën 19:00 në mbrëmje.
Τελευταία τροποποίηση στις Παρασκευή, 14/06/2013 - 23:54