Lajmet në gjuhën shqipe 05/01/2015
---Shumë reagime në klimën që përpiqet të formojë pala gjermane se një
dalje e mundshme e Greqisë nga euro, nuk do të ketë pasoja serioze në
Eurozonë. Kreu i analizës së Bankës Mbretërore të Skocisë, Alberto
Gallo, duke folur për agjencinë Bloomberg, shpreh vlerësimin se një
Grexit mund të shkaktojë domino në zonën e euros.
Gjithashtu, me titullin "Pranvera e së Majtës së Kuqe në Jugun
Evropian", ka qarkulluar gazeta franceze Liberation, me një fotografi
të kryetarit të SYRIZA, Aleksis Tsipras dhe Pablo Iglesias në
kopertinën e saj. Liberation flet për një stuhi të Jugut që kërcënon
Gjermaninë, ndërsa karakterizon SYRIZA si udhëheqëse pioniere e së
Majtës në të gjithë Evropën.
---Përkatësia e një vendi në zonën euro është e pakthyeshme, theksoi
sot zëdhënësja e Komisionit Evropian, Annika Breidthardt në përgjigje
të një pyetjeje mbi mundësinë e daljes së Greqisë nga eurozona.
“Përkatësia në euro është e pakthyeshme”, theksoi Annika Breidthardt
në një konferencë shtypi, duke kujtuar se ky rregull bënte pjesë në
Traktatin e Lisbonës, neni 140, paragrafi tre.
”Kur di se një opsion i tillë është i mundur ne nuk do të hyjmë në
spekulime dhe skenare që rrezikojnë të interpretohen në një kontekst
që nuk mendohet”, theksoi një tjetër zëdhënëse, Margaritis Schinas.
Komisioni reagoi pas informacioneve të publikuara të shtunën në të
përjavshmen gjermane ”Der Spiegel”, sipas të cilave qeveria gjermane e
gjykonte të pashmangshme një dalje të Greqisë nga eurozona nëse partia
e majtë radikale Syriza fiton zgjedhjet legjislative greke të 25
janarit.
--- Në aktivitetin zgjedhor të partive politike tani, ku optimist për
betejën e zgjedhjeve për deputetë deklaroi kryeministri Antonis
Samaras nga zona Kastaniés e Évros. Z.Samaras vizitoi "gardhin" që
është vendosur përgjatë Évros, që të parandalohet hyrja e emigrantëve.
"Ky gardh ka punuar për të mirën e vendit dhe teoria se duhet të
shembet, në mënyrë që të kalojnë emigrantët ilegalë dhe t’u ofrojmë
ndihmë spitalore dhe siguruese, është diçka që kurrë nuk do të
pranohet nga populli grek" tha zoti Samaras.
I menjëhershëm ishte reagimi i partisë kryesore të opozitës, e cila e
karakterizoi kryeministrin si besnik në retorikën e krahut të
djathtë. Kryeministri më pas u përpoq për të shkuar në Orestiada, por
nuk ka ndaluar për shkak të pranisë së punëtorëve të grumbulluar në
Fabrikën e Sheqerit.
--- Në Irákleio, kryetari i Grekëve të Pavarur, Panos Kammenos, i cili
dha një konferencë për shtyp, ndërsa në teatrin e Kallithéas foli sot
pasdite kryetari i PASOK-ut, Evangjelos Venizelos.
--- Bashkëpunim me SYRIZA kanë vendosur Ekologët- të Gjelbërit në
konferencën e tyre të jashtëzakonshme, ndërsa e Majta Demokratike
shkon në zgjedhje së bashku me partinë "Të Gjelbrit -Solidariteti".
---Listat me emrat e kandidatëve të Partisë Komuniste Greke do të
njoftojë sekretari i partisë, Dimítris Kutsúmbas të enjten.
---Kryetari i LAOS, Giórgos Karaxhaféris njoftoi se ish deputeti i
Agimit të Artë, Hrysovalántis Aleksópoulos, do të jetë kandidat me
partinë e tij.
--- Sekretari i Përgjithshëm i Informacionit, Stéfanos Anagnóstou,
sipas një njoftimi nga qeveria është emëruar si zëdhënës i qeverisë,
pasi Sofía Vúltepsi do të jetë kandidate për deputete në zgjedhjet e
ardhshme.
--- Në Korydalló kthehet Hristódoulos Ksirós me mendimin njëzëri të
hetuesit dhe prokurorit, pas apologjisë së tij. Kthehet në burgun
Korydalló si i burgosur i përkohshëm për çështjen e Anavýssos, por dhe
si anëtar i dënuar i organizatës 17 Nëntori për të shërbyer dënimin e
tij. Shërbimi kundër-terrorizmit ka identifikuar dhe një shtëpi tjetër
pranë bregdetit në Lutraqi, e cila ishte marrë me qira me të dhënat e
identitetit të rremë të gruas që kërkon policia.
Shqipëri
---Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH ) dhe Drejtoria e Përgjithshme e
Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) njoftuan të hënën në
mesdite se per shkak te temperaturave te uleta ne disa akse rrugore
ne veri dhe juglindje te vendit rekomandohet perdorimi i zinxhireve
gjate levizjes me automjete. ARRSH dhe DPSHTRR kërkojnë mirëkuptimin e
të gjithë drejtuesve të mjeteve, për të zbatuar rregullat e
qarkullimit dhe njoftojnë sot për gjendjen e akseve rrugore dhe
kalueshmërinë e mjeteve në to. Sipas ARRSH-se, situata paraqitet e
ndryshuar nga ajo e paradites së sotme, priten ngrica gjatë mbrëmjes
për shkak të uljes së temperaturave në akse të caktuara.
Turizmi shqiptar në vitin 2014, shënoi një hov cilësor në zhvillimin e
tij. E shprehur në përqindje, ardhja turistike gjatë vitit të shkuar
ka pasur një rritje prej 20 deri në 25% më shumë se viti 2013. Këtë
fakt e bëri prezent edhe Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit,
Eglantina Gjermeni, në intervistën e parë publike për vitin 2015.
Gjermeni theksoi se “sezoni veror turistik ka qenë goxha pozitiv për
Shqipërinë krahasuar me vitin 2013. Tregon se është rritur numri i
turistëve me mbi 20 apo 25%, është rritur koha e qëndrimit të tyre në
Shqipëri, është rritur edhe niveli i të ardhurave që turizmi jep për
ekonominë shqiptare mbi 30%, krahasuar me vitin 2013, (për 6 mujorin e
parë sipas Institutit të Statistikave)”.
Një rëndësi të veçantë, Ministria i kushtoi turistëve rajonal dhe
lehtësimit të proçedurave të atyre që vijnë nga Kosova, Ish Republika
Jugosllave e Maqedonisë dhe Mali i Zi, në mënyrë që të lehtësohet
ardhja e mos të presin me orë të tëra në kufi. Gjermeni ka përmendur
bukuritë natyrore të vendit tonë, zhvillimet e viteve të fundit në
infrastrukturën rrugore, si dhe akomodimin, mikpritjen, kulinarinë e
veçantë.
Bota
---Niveli i papunësisë në Spanjë ka regjistruar rënie në vitin 2014
për të dytin vit radhazi, por mbetet ende në nivele shumë të larta me
4,45 milionë të papunë, sipas shifrave të publikuara nga Ministria e
Punës.
”Vendi numëronte në fund të muajit dhjetor 253.627 të papunë më pak”,
shtoi ministria.
“Bëhet fjalë për vitin e dytë të rënies të papunësisë që prej vitit
2006, pas asaj të regjistruar në vitin 2013, kur ajo u ul me 147.000
persona”, nënvizoi ministria në komunikatën e saj.
Numri i kontratave të përhershme u rrit vitin e kaluar me 18,9 për
qind në 1,35 milionë, më shumë se ai i punësimeve të përkohshme (+12,6
për qind në 15,37 milionë).
“Ne kemi sot më shumë se 253.000 të papunë më pak, arsye për të qenë
më optimistë, por na mbetet ende shumë punë për të bërë për
rimëkëmbjen ekonomike dhe një punësim më të qendrueshëm dhe cilësor në
vendin tonë”, theksoi sekretarja e Shtetit për Punësimin, Engracia
Hidalgo, cituar në komunikatë.
Spanja është përballur me një rritje të konsiderueshme të papunësisë
që prej vitit 2008 dhe me një kolaps ekonomik pas shpërthimit të
krizës ekonomike.
---Kanadaja pret dimrin e vërtetë me paralajmërimin për një të ftohtë
ekstrem në të gjithë lindjen e vendit si edhe dëborë në perëndim me
rrezikun e orteqeve, me fluturime të shtyra si edhe me rrugë
praktikisht të papërdorshme.
Agjencia meteorologjike e vendit ”Environnement Canada” ka dhënë
buletine për motin e ftohtë dhe u ka kërkuar qytatarëve të marrin masa
për temperaturat që do të zbresin nën zero gradë Celsius.
I ftohti ekstrem do të prekë Quebec, Nouveau-Brunswick, Terre-Neuve,
Ontario, Manitoba dhe Alberta.
Sot pasdite termometri shënoi minus 15 gradë Celsius në Montreal,
minus 17 në Quebec, minus 18 në Ottawa dhe minus 23 në Winnipeg.
“Një masë ajri arktiku do të prekë Quebec gjatë ditëve të ardhshme dhe
temperaturat do të zbresin deri në minus 45 gradë Celsius”, sipas
”Environnement Canada”.
Moti
---Shërbimi Kombëtar Meteorologjik njofton për një përkeqësim të
ashpër të motit në 24 orët e ardhshme.
Dëborë, sidomos nga e hëna në mbrëmje do të bjerë në Greqinë Lindore,
Qendrore, në Evia, Cikladet dhe në Kretë dhe do të vazhdojë edhe të
martën, ndërsa duke filluar nga dita e mërkurë pasdite, fenomenet do
të ndryshojnë gradualisht.
Në Attikë, të martën fenomenet e motit të keq do të jenë të fuqishme,
sidomos në zonat veriore dhe lindore të saj. Reshje lokale të dëborës
ka mundësi të ketë edhe brenda në Athinë, ndërsa të mërkurën pasdite
fenomenet do të ndryshojnë.
Temperaturat do të jenë shumë të ulta në tre ditët e ardhshme, sidomos
në rajonet qendrore dhe veriore të vendit.
Çdo të hënë në orën 19:00 mund të dëgjoni buletinin e lajmeve në
gjuhën shqipe, që transmetohet nga Rrjeti i ERA në internet në adresën
ertopen.com, në valët FM dhe të Mesme - nëpërmjet stacioneve rajonale
të ERA në të gjithë Greqinë, në valët e shkurtra në të gjithë botën,
por dhe në valët FM 91,8 në Athinë.
Gjithashtu, programi ynë transmetohet 24 orë nga stacioni i radios së
shoqatës së Punonjësve të Aluminit në valët FM 97,3 me seli Voiotían,
që mbulon Fokída, Fthiótida, Peloponnezi Verior dhe Évia dhe nga radio
e punonjësve të Chalkídas në valët FM 96,5 nga ora 13:00 pas mesditës
e deri në orën 19:00 në mbrëmje.