Lajmet në gjuhën shqipe 06/01/2015
---Sot Epifania dhe udhëheqësit politikë kanë shfrytëzuar ceremonitë e bekimit të ujrave për të marrë një pamje televizive për votuesit. Në Kavála, kryeministri Antónis Samarás dhe në Pire, kryetari i SYRIZA, Aléksis Tsípras.
---Vijon moti i keq në të gjithë vendin. Në gatishmëri të plotë është rajoni i Attikës për të trajtuar problemet kryesore nga moti, sipas një njoftimi nga prefektja Réna Dhúru.
---Në përgjigje të deklaratës së kryeministrit Antoni Samara për refugjatët në Évro, Departamenti për të Drejtat e Njeriut i PASOK-ut ka lëshuar një komunikatë ku thuhet se "menaxhimi i lëvizjes së refugjatëve nuk duhet të bëhet me kushte paragjykimi për konsum të brendshëm".
--- 26 grevistë, punëtorë emigrantë dhe 6 solidarë janë akuzuar dje për "përdorimin e dhunës së paligjshme" dhe "për tronditjen e paqes në familje", pas një padie të kompanisë Riciklimi i Përgjithshëm A.E. Sigurisht e njëjta kompani ka të drejtë që të mos paguaj punëtorët për tetë muaj dhe të mos u ketë dhënë dhuratën për Krishtlindje, pa asnjë pasojë juridike, pasi dje ka përdorur forcat e policisë si kriminelë të kontrolluar nga ajo, për të ngritur një mekanizëm kundër grevës në këtë fabrikë.
---Por dhe në Áktio dje, punëtorët janë gjendur të konfrontuar me forcat e policisë. Ata pretendojnë tërheqjen e vendimit për shkurtimin e vendeve të punës së 12 kolegëve të tyre.
---Pa energji elektrike funksionojnë Qendrat e Parandalimit të OKANA në Greqinë Veriore, sipas denoncimit të Sekretarit të Përgjithshëm të Shoqatës së Punonjësve në qendrat e parandalimit Níko Láio.
--- Në Korydalló është kthyer Hristódoulos Ksirós me mendimin njëzëri të hetuesit dhe prokurorit, pas apologjisë së tij. Shërbimi kundër-terrorizmit ka identifikuar dhe një shtëpi tjetër pranë bregdetit në Lutraqi, e cila ishte marrë me qira me të dhënat e identitetit të rremë të gruas që kërkon policia.
---Vazhdon të mërkurën në orën 15:00 në Gjykatën e Apelit, gjyqi i forcave të policisë që kanë keqtrajtuar protestuesit jashtë kazinos Mont Parnes në korrik të vitit 2007.
---Në Qipro, sipas Ministrit të Shëndetësisë është raportuar një rast i dyshuar i etheve hemorragjike Ebola. Shtetasi izraelit, i cili mbërriti dje nga Vjena ka paraqitur simptoma, që janë konsideruar të dyshimta për virusin në fjalë dhe për këtë qëllim janë zbatuar masat e parashikuara.
Shqipëri
---Shqipëria shihet si një prej destinacioneve turistike më të mira për shumë media ndërkombëtare.
Agjencia Kombëtare e Turizmit (AKT), ka përmbledhur interesin e rritur të medias ndërkombëtare mbi potencialin e pazbuluar ende turistik që ofron vendi. Ka një seri shkrimesh që kanë për qëllim njohjen dhe vlerat hsitoriko-kulturore të Shqipërisë për audiencë jo vetëm evropiane, janë publikuar së fundmi në faqet online dhe në versionin print të mediave më prestigjoze ndërkombëtare.
AKT-ja gjithashtu falenderon mediat vendase për bashkëpunimin dhe gjithë hapësirat e nevojshme në promovimin e vlerave, trashëgimisë, mikpritjes dhe destinacioneve të reja dhe uron që ky kontribut i dyanshëm të jetë sa më jetë gjatë në interes të Shqipërisë, këtij vendi pa të cilin Mesdheu nuk do të ishte kaq intrigues.
---Rrjeti i çiklizmit “EuroVelo” ka njoftuar zhvillimin e një rrugëtimi të ri që nis nga Spanja dhe përfundon në Qipro, duke kaluar edhe përmes Shqipërisë.
“Turizmi i çiklizmit është duke lulëzuar me shpejtësi të madhe në një kohë që një rrugëtim i ri përmes Mesdheut do të nxjerrë në pah edhe tokën e fshehur të shqiponjave”, është titulli që hapet artikulli i portalit “Easier.com” që sjell dëshmi për përfitimet e turizmit të çiklizmit që po gjen hapësirë në mbarë Europën.
“Udhëtimi me biçikleta i Mesdheut do të kaloje në 11 vende, Spanjë, Francë, Monako, Itali, Slloveni, Kroaci, Bosnje Hercegovinë, Mal i Zi, Shqipëri, Greqi dhe Qipro, në një hapësirë prej 5.900 kilometrash.
“Peizazhet e bukura, malet që të lënë pa frymë të ofrojnë shansin për të zbuluar Shqipërinë e vërtetë, një tokë të mahnitshme me një kulturë autentike dhe të pazbuluar, me çmime të përballueshme dhe njerëz miqësorë”, theksojnë drejtuesit e EuroVelo të cilën shprehen të emocionuar që Shqipëria vendoset në hartën e çiklizmit”.
Bota
---Të paktën 160 fëmijë kanë humbur jetën në sulmet kundër shkollave në vitin 2014 në Siri, ndërkohë që rreth 1,6 milionëve iu është dashur të ndërpresin shkollën për shkak të konfliktit, denoncoi sot UNICEF-i.
“Nga muaji janar deri në muajin dhjetor, ka pasur të paktën 68 sulme kundër shkollave ku si pasojë janë vrarë të paktën 160 fëmijë dhe janë plagosur 343 të tjerë”, deklaroi në një konferencë shtypi zëdhënësi i UNICEF-it, Christophe Boulierac.
Sipas UNICEF-it, rreth 1,3 dhe 1,6 milionë fëmijë sirianë nuk mund të shkojnë në shkollë për shkak të pasigurisë që mbretëron në territor.
“Shkollat duhet të qëndrojnë zona paqeje dhe besimi për fëmijët, pa frikën e plagosjeve dhe vdekjes”, nënvizoi UNICEF.
Organizata e OKB-së shprehu shqetësimin për disa zona nën kontrollin e pjesshëm apo total të grupit të Shtetit Islamik, veçanërisht në provincat Raqqa, Deir Ezzor dhe në zonat rurale të Alepos.
Konflikti, nisur në mars të vitit 2011 nga manifestime paqësore të shtypura në mënyrë të dhunshme nga autoritetet, u transformua në një luftë civile, ku rebelët u përballën jo vetëm me regjimin, por gjithashtu dhe me grupet xhihadiste.
Dhuna ka shkaktuar më shumë se 200.000 të vdekur në rreth katër vjet, prej të cilëve më shumë se 76.000 vetëm në vitin 2014, viti më i përgjakshëm i konfliktit, sipas të dhënave të Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut.
---Organizata joqeveritare ”Human Rights Watch” (HRW) i kërkoi sot kancelares gjermane, Angela Merkel të ushtrojë presion ndaj Kievit që trupat ukrainase të respektojnë popullsinë civile në konfliktin përballë separatistëve prorusë në lindje të vendit.
”Merkel duhet të ushtrojë presion në këtë kuadër ndaj kryeministrit ukrainas, Arseni Jatseniuk gjatë vizitës të këtij të fundit parashikuar të enjten në Berlin”, theksoi HRW-ja në një komunikatë.
”Kancelarja gjermane duhet të këmbëngulë që ministri ukrainas i Mbrojtjes të japë urdhëra të qarta dhe specifike për ushtarët kundër përdorimit të armëve eksploziv në zonat e banuara nga civilët”, theksoi HRW-ja.
”Berlini duhet gjithashtu të ushtrojë presion që Kievi të hetojë akuzat për krimet e kryera nga trupat e tij pa dallim mes objektivave ushtarak dhe civilëve”, shtoi OJQ-ja.
Në një raport të publikuar në muajin tetor, HRW-ja kishte akuzuar ushtrinë ukrainase për përdorim të përsëritur të armëve dhe raketave ”Grad”.
Moti
---Shërbimi Kombëtar Meteorologjik parashikon për të mërkurën 7 janar vransira lokale dhe ngricë të madhe.
Dëborë do të bjerë në rajonet e Attikës, Evias, Cikladet dhe në Kretë. Temperatura do të variojë nga -12 gradë Celsius deri në 3 gradë Celsius në Greqinë Veriore, -5 deri në 5 gradë Celsius në Greqinë Qendrore, -7 deri në 8 gradë Celsius në Greqinë Jugore, -6 deri në 8 gradë Celsius në Greqinë Perëndimore dhe 3 deri në 7 gradë Celsius në ishujt e Egjeut dhe në Kretë.
Në Attikë, temperatura do të arrijë në 5 gradë Celsius dhe në Selanik në 3 gradë Celsius.
Çdo të hënë në orën 19:00 mund të dëgjoni buletinin e lajmeve në gjuhën shqipe, që transmetohet nga Rrjeti i ERA në internet në adresën ertopen.com, në valët FM dhe të Mesme - nëpërmjet stacioneve rajonale të ERA në të gjithë Greqinë, në valët e shkurtra në të gjithë botën, por dhe në valët FM 91,8 në Athinë.
Gjithashtu, programi ynë transmetohet 24 orë nga stacioni i radios së shoqatës së Punonjësve të Aluminit në valët FM 97,3 me seli Voiotían, që mbulon Fokída, Fthiótida, Peloponnezi Verior dhe Évia dhe nga radio e punonjësve të Chalkídas në valët FM 96,5 nga ora 13:00 pas mesditës e deri në orën 19:00 në mbrëmje.