Lajmet në gjuhën shqipe 07/01/2015

---Dëborë ka rënë në shumë rajonet të vendit dhe veçanërisht në Atikë,
Voiotía, Sporádes, Évoia, Kykládes dhe Kretë. Në gatishmëri të plotë
është rajoni i Attikës për trajtimin e problemeve nga moti i vështirë,
sipas një njoftimi nga prefektja Réna Dhúru.

---Të bashkojnë forcat në të njëjtën fletë votimi vendosën
përfaqësuesit e SYRIZA dhe Ekologëve të Gjelbërve.

---300 intelektualë dhe akademikë nga e gjithë bota, në mesin e tyre
Noam Chomsky dhe Tariq Ali bashkojnë zërin e tyre kundër masave
shtrënguese dhe mbështesin SYRIZA dhe të drejtën e popullit grek për
të vendosur i lirë, në momentin që artikuj të shtypit ndërkombëtar
përpiqen për të terrorizuar votuesit grekë për perspektivën e qeverisë
SYRIZA.

---Në krye të fletës së votimit të PASOK-ut të zotit Evangjelos
Venizelos vihet Giórgos Florídis.

---«PASOK-u, lëvizja e Giorgo Papandreu, Demokracia e Re dhe POTAMI
janë në të njëjtën linjë», deklaroi kryetari i Grekëve të Pavarur,
Pános Kamménos. Térens Kouík do të jetë në krye të fletës së votimit
të partisë.

---Me një dokument nga departamenti përkatës, nga muaji shtator,
ministri i atëhershëm i Brendshëm, Argýris Dinópoulos ishte informuar
për përjashtimin nga zgjedhjet e 100.000 të rinjve që kanë mbushur
moshën 18 vjeç. Por, nuk ka marrë ndonjë iniciativë të ndërhyrjes në
sistemin e ri të Regjistrit Kombëtar, i cili është në funksion të
plotë shërbyes nga fundi i vitit 2013.

---Në grevë-abstenimi nga çdo punë që ka lidhje me zgjedhjet
përparojnë punonjësit e pushtetit lokal për shkak të mospagesës së
kompensimit që ata duhej të merrnin në zgjedhjet e vitit 2012 dhe
2014.

---Ndërhyrje nga zyrtarë të qeverisë denoncon se ka marrë Autoriteti
grek i Statistikave, në mënyrë që të vonojë të dhënat e rishikuara për
deficitin e tepruar.

---"Komiteti lokal i ANTARSYA i Néas Ionías - Filadélfeias denoncon
sulmin vrasës të 15 "banditëve huliganë"- siç thotë - kundër
aktivistit të njohur për veprimtarinë e tij dhe kandidat në zgjedhjet
rajonale në Attikë me lëvizjen Përmbysja Antikapitaliste, Manóli
Kamboúri.

---Shoqata e Punonjësve të Librit Hártou Attikís ka shpallur grevë
4-orëshe për të premten 9 Janar 2015, nga ora 08:30 në mëngjes e deri
në 12:30 në mesditë, në Libraritë, shtëpitë botuese, magazinat e
botuesve dhe në dyqanet me libra në qendrat e mëdha tregtare të
rajonit të Attikës, për t'i mundësuar punonjësve të marrin pjesë në
tubimin e solidaritetit në gjykatat e Evelpídon, në kohën që gjykohen
punonjësit e arrestuar në grevën e fundit në sektorin e librit,
zhvilluar të dielën më 28 dhjetor 2014.

---Unanimisht i pafajshëm është gjykuar nga tre gjyqtarë, Tásos
Theofílou, i cili ishte në gjyqin e shkallës së parë ishte dënuar për
rezistencë me 12 muaj.

---Vjedhjen e tretë radhazi në stacionin e Radios së ERT-it në
ishullin e Ródos në një perudhë afërsisht një muaj denoncojnë
punonjësit e ERT-it që pas mbylljes së ERT-it vazhdojnë të
funksionojnë radion pa pagesë.

Shqipëri
---Unioni i Gazetarëve Shqiptarë zhvilloi sot rreth orës 20:15 minuta
para Piramidës homazhe në nder të kolegëve francezë të “Charlie
Hebdo”, duke mbajtur një qiri në dorë.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, më herët është shprehur i tronditur dhe
me dhimbje të thellë për jetët e humbura të kolegëve që gjetën vdekjen
nga plumbat e terroristëve në redaksinë e gazetës “Charlie Hebdo” në
Paris. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë e konsideron të tmerrshme
ngjarjen në Francë, duke e cilësuar si një ngjarje që nuk ka goditur
vetëm “Charlie Hebdo-n”, por të gjithë komunitetin e gazetarëve.

---Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i ka dërguar sot një mesazh
ngushëllimi Presidentit të Francës, François Hollande, për viktimat
dhe të plagosurit nga atentati terrorist në zyrat e revistës satirike
“Charlie Hebdo” në Paris.

“Jam tërësisht i shokuar nga atentati i sotëm terrorist në zyrat e
revistës “Charlie Hebdo” në Paris, ku humbën jetën një numër i
konsiderueshëm gazetarësh dhe oficerësh të policisë, si dhe u plagosën
shumë të tjerë. Me ndjenjë të thellë trishtimi, u shpreh ngushëllimet
e mia më të sinqerta e të ndiera familjarëve të viktimave, popullit
francez, Juve dhe Qeverisë suaj. Ju siguroj se në këto momente të
vështira, unë dhe populli shqiptar jemi pranë familjarëve të viktimave
dhe popullit francez, si dhe urojmë shërim sa më të shpejtë për
personat e plagosur. Ky akt barbar e i patolerueshëm terrorist ndaj
shtypit e fjalës së lirë, na bën edhe më të ndërgjegjshëm e më
solidarë për intensifikimin e luftës sonë të përbashkët kundër
terrorizmit, ngushëllimet e mia më të sinqerta”,  përfundon mesazhi i
Presidentit të Republikës, Bujar Nishani.

---Sulmin e ka dënuar më parë edhe Kryeministri Edi Rama, i cili e ka
cilësuar si një dhunim për Francën e lirisë, barazisë dhe
vëllazërimit, kasapanën mbi redaksinë e së famshmes satirike.

“Çfarë dhunimi për Francën e lirisë, barazisë, vëllazërimit, kasaphana
mbi redaksinë e gazetës së famshme satirike! Trishtim solidaritet
revoltë”, shkruan Kryeministri Rama në postimin e tij.

Bota
---Sulmi me kallashnikov dhe raketahedhës nga të paktën dy persona të
maskuar në selinë e të përjavshmes satirike ”Charlie Hebdo” ka
shkaktuar 12 të vdekur, dy prej të cilëve policë, bënë të ditur sot
burime hetimore, një akt i pazakontë kundër një organi shtypi në
Francë.

”Presidenti francez, François Hollande mbërriti menjëherë në
vendngjarje dhe një takim urgjent është thirrur në presidencë.Hollande
e cilësoi këtë sulm një atentat terrorist, një barbari të
jashtëzakonshme.
E përjavshmja satirike është kërcënuar disa herë që prej publikimit të
karikaturave të Muhamedit në vitin 2006.

---Shtëpia e Bardhë dënoi me tone shumë të ashpra sulmin kundër selisë
së të përjavshmes satirike franceze ”Charlie Hebdo” që shkaktoi sot 12
të vdekur.

”Shtëpia e Bardhë solidarizohet me familjet e atyre që humbën jetën
dhe u plagosën në këtë sulm”, deklaroi Josh Earnest, zëdhënësi i
presidentit amerikan, Barack Obama, në stacionin televiziv MSNBC.

---Lidhja Arabe dhe Al-Azhar, autoriteti kryesor i islamit sunit,
dënuan sot atentatin terrorist kundër gazetës satirike franceze
”Charlie Hebdo”.

”Lidhja Arabe dënon me forcë këtë akt terrorist që shkaktoi 12 të
vdekur”, njoftoi Lidhja Arabe me anë të një komunikate për shtyp.
”Universiteti ‘Al-Azhar’ shpreh keqardhjen për këtë sulm kriminal”,
thuhet në deklaratën e Al-Azharit. ”Islami dënon të gjitha llojet e
dhunës”, shtohet në të.

---Ndërtesa e grupit mediatik të gazetës së njohur spanjolle ”El
Pais”, në Madrid, u evakua sot pas marrjes së një pakoje të dyshimtë,
njoftoi zëdhënësi i gazetës.

Ai shtoi se stafi i gazetës ishte i shqetësuar, sidomos pas atentatit
të përgjakshëm në Paris kundër revistës satirike ”Charlie Hebdo”.
”Rreth orës 13:45 GMT, pak më shumë se tri orë pas ngjarjes në Paris,
një person mbërriti me një pako të dyshimtë”, deklaroi zëdhënësi.
“Policia evakuoi ndërtesën, ku punojnë më shumë se 300 persona”,
deklaroi drejtori i komunikimit të gazetës ”El Pais”, Pedro Zuazua.

Moti
---Shërbimi Kombëtar Meteorologjik parashikon për të enjten 8 Janar
reshje të dobta dëbore në Sporádes, në Greqinë Lindore, Évoia,
Kykládes, në Kretë, ka mundësi edhe në Chalkidikí dhe ngricë në
mëngjes sidomos në rajonet qendrore dhe veriore. Temperatura në vend
do të variojë nga -15 deri në 11 gradë Celsius.
Në Athinë, temperatura do të arrijë deri në 7 gradë Celsiua dhe në
Selanik deri në 5 gradë Celsius.

Çdo të hënë në orën 19:00 mund të dëgjoni buletinin e lajmeve në
gjuhën shqipe, që transmetohet nga Rrjeti i ERA në internet në adresën
ertopen.com, në valët FM dhe të Mesme - nëpërmjet stacioneve rajonale
të ERA në të gjithë Greqinë, në valët e shkurtra në të gjithë botën,
por dhe në valët FM 91,8 në Athinë.
Gjithashtu, programi ynë transmetohet 24 orë nga stacioni i radios së
shoqatës së Punonjësve të Aluminit në valët FM 97,3 me seli Voiotían,
që mbulon Fokída, Fthiótida, Peloponnezi Verior dhe Évia dhe nga radio
e punonjësve të Chalkídas në valët FM 96,5 nga ora 13:00 pas mesditës
e deri në orën 19:00 në mbrëmje.
Τελευταία τροποποίηση στις Παρασκευή, 14/06/2013 - 23:54