Lajmet në gjuhën shqipe 09/01/2015
---Forcat e elitës franceze nisën sot dy sulme të ngjashme dhe vranë
dy xhihadistët e akuzuar për masakrën në ”Charlie Hebdo”, si dhe
autorin e një pengmarrjeje në supermarketin hebre në Paris.
Këto zhvillime i japin fund rrethimit treditor pas sulmit me thirrjet
”Allah Akbar” kundër selisë të të përjavshmes satirike ”Charlie Hebdo”
të mërkurën në Paris, ku si pasojë humbën jetën 12 persona. Ky
atentat, më i përgjakshmi në Francë, shkaktoi një valë tronditjeje në
mbarë botën.
Pak para orën 16:00 GMT, njësitë e elitës të xhandarmërisë vranë Said
dhe Cherif Kouachi, të cilët dolën duke qëlluar ndaj tyre nga
shtypshkronja ku ndodheshin së bashku me një peng. Një anëtar i
forcave të sigurisë është plagosur në operacion”, bënë të ditur burime
të sigurisë. Pengu u lirua në gjendje të mirë shëndetësore.
Paralelisht, një sulm policor u zhvillua në një supermarket hebre në
lindje të Parisit, ku një person kishte marrë peng disa persona të
tjerë, kanë konstatuar gazetarët.
Dy persona u vranë pas një shkëmbimi zjarri në fillim të pengmarrjes.
Pas disa shpërthimesh, policët kanë hyrë në supermarket. Të pesë
pengjet kanë mundur të dalin të mbrojtur nga policia”, theksuan
gazetarët./atsh/
--- Presidenti francez, François Hollande është takuar me Marine Le
Pen, shefen e partisë së ekstremit të djathtë ”Fronti kombëtar” lidhur
me manifestimin e parashikuar për të dielën në kujtim të ngjarjes
tragjike.
Pas një takimi krize në Elysee dhe të nesërmen e një dite zie
kombëtare, presidenti francez, François Hollande u bëri thirrje të
gjithë qytetarëve të manifestojnë të dielën, gjatë marshimeve të
parashikuara, për të dënuar masakrën kundër Charlie Hebdo dhe të
refuzojnë çdo përshkallëzim apo stigmatizim.
---Kryeministri francez, Manuel Valls deklaroi sot se Franca është në
luftë kundër terrorizmit dhe jo kundër një besimi fetar.
Ai theksoi se vendi i tij po merrte të gjitha masat e duhura për t’iu
kundërpërgjigjur kërcënimit terrorist.
---Takimi i parashikuar të dielën në Strasburg mes François Hollande
dhe Angela Merkel është shtyrë për një datë ende të pacaktuar për
shkak të ngjarjeve të fundit në Francë, theksoi sot zëdhënësi i
presidentit të Parlamentit Evropian, Martin Schulz.
”Takimi është shtyrë për shkak të ngjarjeve, lidhur me pengmarrjet dhe
atentatin kundër Charlie Hebdo dhe po zhvillohen diskutime për
vendosjen e një date tjetër për takimin mes kancelares gjermane dhe
presidentit francez”, theksoi Armin Machmer, zëdhënës i Martin Schulz.
Informacioni u konfirmua nga rrethi i François Hollande, si dhe nga
një zëdhënës i Angela Merkel.
---Mënyra për të luftuar terrorizmin do të diskutojnë në mbledhjen e
jashtëzakonshme që do të kenë të dielën në Paris, ministrat e
brendshëm të Evropës dhe SHBA-së.
---Presidenti amerikan, Barack Obama shprehu sot solidaritetin e
SHBA-së kundrejt Francës pas sulmeve të kryera nga tre xhihadistë në
Paris këto ditët e fundit, duke e vënë theksin tek vlerat universale
që lidhin dy vendet, siç është liria.
---Kryeson SYRIZA në tre sondazhe të reja.
Në mënyrë të veçantë, në sondazhin e kompanisë Palmos Analysis për
TVXS, SYRIZA kryeson me 5,5 përqind, duke grumbulluar 28,1% kundrejt
22,6% të Demokracisë së Re. Pasojnë Agimi i Artë me 6,7%, POTAMI me
5,5% dhe ΚΚΕ me 4,3%. Nën nivelin e 3% janë Grekët e Pavarur me 2,3%,
PASOK-u me 2,1%, Lëvizja e Socialistëve Demokratë e Giórgo Papandréou
me 1,5% dhe LAOS me 1,4%.
44% e të anketuarve mendon se duhet të jepet një mundësi e parë për
SYRIZA dhe për Aleksi Tsipra, ndërsa 33% beson se duhet të jepet një
mundësi e dytë për Antoni Samara dhe Demokracinë e Re.
Në sondazhin e Metron Analysis për gazetën Parapolitika, SYRIZA
kryeson me 3,3%.
Në mënyrë të veçantë merr 27,1% kundrejt 23,8% që merr Demokracia e
Re. Pasojnë POTAMI me 6,7%, Agimi i Artë me 4,5%, ΚΚΕ me 4,2%, PASOK-u
me 3,2%, Grekët e Pavarur me 2,8%, Lëvizja e Socialistëve Demokratë e
Giórgo Papandréou me 2,2%, LAOS me 1,1% dhe partia "tjetër" me 4%.
Në sondazhin e kompanisë Rass, për gazetën EPENDYSI, SYRIZA kryeson me
29,8% kundrejt 27,1% të Demokracisë së Re (2,7% diferenca mes tyre).
Pasojnë Agimi i Artë me 5,2%, POTAMI me 5%, ΚΚΕ me 4,8%, PASOK-u me
3,4%, Grekët e Pavarur me 2,5%, Lëvizja e Socialistëve Demokratë e
Giórgo Papandréou me 2,2%, dhe partia "tjetër" 4%.
---«Nuk është një fakt i kryer, krimi kombëtar i dhënies së OPAP»,
deklaroi kryetari i SYRIZA, Aleksis Tsipras, pas takimit të tij sot me
Federatën Kombëtare të Agjencive Profesionale të shortit të lojrave.
«I theksova përfaqësuesve të federatës, se në çdo rast qeveria jonë
nuk do të lejojë që vendi të mbushet me kazino», tha në mënyrë
karakteristike kryetari i SYRIZA.
---Në burgun e sigurisë së lartë të Domokos transferohet Hristódoulos
Ksirós, i cili pas paraburgimit të tij ishte drejtuar në burgun e
Korydallos.
Shqipëri
---Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati zhvilloi sot homazhe
në Ambasadën e Republikës së Francës në Tiranë, pas ngjarjes tragjike
në Paris, ku si pasojë e një sulmi terrorist në redaksinë e gazetës
satirike ‘Charlie Hebdo’ u vranë 12 persona.
“Nuk ka demokraci pa liri. Nuk ka liri pa lirinë e shprehjes.
Shqipëria është në këto momente të vështira me Francën dhe do të jetë
gjithnjë në funksion të mbrojtjes dhe promovimit të vlerave dhe
parimeve të shenjta të lirisë dhe demokracisë #JeSuisCharlie”, ishte
mesazhi i ngushëllimit që shkroi në librin e homazheve ministri
Bushati./m.m/
---Çdo rast abuziv apo korruptim në radhët e arsimit në të gjithë
vendin, do të mund të denoncohen në një faqe të posaçme online, duke
nisur që nga 15 janari. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e
Arsimit, ku ftohen të gjithë qytetarët që të denoncojnë korrupsionin
dhe padrejtësitë në radhët e arsimit, në faqen online,
“Stopkorrupsionit.al”.
Gjithashtu për denoncimet, qytetarët mund t’i drejtohen edhe faqes në
rrjetin social “Facebook”, e quajtur “Stop Korrupsionit”. MAS bën me
dije se kjo do të jetë faqja e re zyrtare, ku të gjithë qytetarët do
të mund të denoncojnë online për të gjitha padrejtësitë. Portali i ri
mund të shkarkohet dhe si aplikacion në celular, për të denoncuar
zyrtarët e korruptuar.
---Më 11 janar teatri “Aleksandër Moisiu” i Durrësit do të kujtojë
62-vjetorin e themelimit. Është një ditë e veçantë jo vetëm për
aktorët, por për këdo që është ulur si spektator në sallën e këtij
teatri, që mban emrin e artistit të madh me origjinë shqiptare.
Për këdo që ka përjetuar emocionet e thella, që dijnë të krijojnë
regjisori dhe aktorët qoftë nga një tekst që nuk të ka bërë përshtypje
gjatë leximit; magjinë që përcjellin efektet e ndriçimit e dekoret e
realizuara apo kënaqësinë që të jep muzika e përzgjedhur në sfondin e
shfaqjes.
62 vjet pas premierës themeluese Vajza nga fshati me regji të Pandi
Stillus, të djelën do të ngjitet në skenë premiera e tragjedisë së
Sofokliut “Elektra” me regji të Laert Vasilit.
Veprimtaria e teatrit “Aleksandër Moisiu” lidhet kryesisht me godinën
aktuale të saj, e cila është përuruar më 8 shkurt të vitit 1965.
Salla me cilësi shumë të mira akustike dhe e pajisur me aparaturat e
domosdoshme teatrale jo vetëm që i dha një impuls të ri punës së
trupës, por afroi gjithnjë e më shumë spektatorë.
Në 62 vjet veprimtari teatri i Durrësit ka patur një denduri
repertori, duke vënë në skenë afro 230 vepra dramatike dhe komedi të
autorëve tanë dhe të huaj. /atsh/
Bota
--- Skocia është përfshirë nga një stuhi e fuqishme, ku shpejtësia e
erës arrin 180 kilometra në orë, ndërsa qarkullimi hekurudhor është
tërësisht i paralizuar.
”Rreth 70.000 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa shumë
rrugë janë izoluar. Të gjitha shkollat në pjesën perëndimore të
ishullit janë mbyllur”, thanë përfaqësues të pushtetit lokal.
Meteorologët parashikojnë që erërat e fuqishme dhe shirat e
rrëmbyeshëm në Skoci të zgjasin edhe disa ditë dhe për këtë shkak ata
paralajmërojnë për rrezik nga përmbytjet. Ndërkohë, në Angli dhe Uells
priten erëra me shpejtësi 120 kilometra në orë.
---Autoritetet kubaneze u përpoqën sot të qetësojnë zërat për një
përkeqësim të dyshuar të gjendjes shëndetësore të Fidel Castros, i
cili nuk është shfaqur në publik që prej më shumë se një viti.
Disa media në Majemi, bastion anti-doctrinës të Fidel Castros
konfirmuan se autoritetet kishin kërkuar zhvillimin e një konference
shtypi për të diskutuar këto zëra që qarkullojnë që prej 48 orësh në
rrjetet sociale.
“Është gënjeshtër, ne nuk kemi thirrur asnjë konfeencë shtypi”,
deklaroi një zyrtar nga Qendra Ndërkombëtare e Shtypit (CPI), organ i
Ministrisë së Punëve të Jashtme që drejton marrëdhëniet me shtypin e
huaj në Kubë.
Ai nuk është prononcuar për siituatën shëndetësore të ish-presidentit
88-vjeçar, tërhequr nga pushteti për shkaqe shëndetësore.
Dalja e tij e fundit daton më 8 janar 2014, gjatë inaugurimit të një
galerie në perëndim të Havanës. Ai u shfaq në atë kohë i përkulur dhe
dukej se kishte vërshtirësi në lëvizje.
Në muajin korrik, ai u takua me presidentin kinez, Xi Jinping dhe atë
rus, Vladimir Poutine në shtëpinë e tij, por jashtë kamerave.
Mosshfaqja e tij në mes të muajit dhjetor, në momentin e njoftimit
historik për përmirësimin e marrëdhënieve me SHBA-në dhe rikthimin e
agjentëve të liruar nga Uashingtonit, ka rritur shpresat në Kubë dhe
ushqyer shumë zëra në ishull dhe jashtë për gjendjen e tij
shëndetësore.
Që prej kohës që babai i revolucionit kubanez i kaloi pushtetin
vëllait të tij Raul pas një operacioni kirurgjikal në vitin 2006,
gjendja e tij shëndetësore është bërë objekt i zërave që shtohen çdo
ditë e më shumë në rrjetet sociale.
Moti
---Shërbimi Kombëtar Meteorologjik parashikon për të shtunën 10 Janar
përmirësim të motit, por dhe shira të dobta lokale në rajonet
verilindore.
Era do të fryjë mesatare në pjesët perëndimore 4-6 ballë dhe në
rajonet jugore deri në 7 ballë.
Ngricë do të ketë në mëngjes në rajonet kontinentale dhe rritje e
temperaturës gjatë ditës.
Nga 3 deri në 13 gradë Celsius, temperatura në Athinë dhe 0 deri në 9
gradë Celsius temperatura në Selanik.
Çdo të hënë në orën 19:00 mund të dëgjoni buletinin e lajmeve në
gjuhën shqipe, që transmetohet nga Rrjeti i ERA në internet në adresën
ertopen.com, në valët FM dhe të Mesme - nëpërmjet stacioneve rajonale
të ERA në të gjithë Greqinë, në valët e shkurtra në të gjithë botën,
por dhe në valët FM 91,8 në Athinë.
Gjithashtu, programi ynë transmetohet 24 orë nga stacioni i radios së
shoqatës së Punonjësve të Aluminit në valët FM 97,3 me seli Voiotían,
që mbulon Fokída, Fthiótida, Peloponnezi Verior dhe Évia dhe nga radio
e punonjësve të Chalkídas në valët FM 96,5 nga ora 13:00 pas mesditës
e deri në orën 19:00 në mbrëmje.