×

Προειδοποίηση

JUser: :_load: Αδυναμία φόρτωσης χρήστη με Α/Α (ID): 49

Το Δελτίο Ειδήσεων στα αλβανικά 20/06/2014

Παρασκευή, 20/06/2014 - 23:40

Zjarr me një të vdekur                                                                                                  
Fund tragjik ka pasur zjarri që ka shpërthyer në një apartament në katin e tretë në lagjen Nikea, ku ishte bllokuar një burrë me probleme të lëvizshmërisë, të cilin nuk arritën të shpëtojnë zjarrfikësit. Një grua me me dy fëmijë  që ndodheshin në apartament në kohën që shpërtheu zjarri, arriti të shpëtojë.
Zjarr ka shpërthyer gjithashtu në një fabrikë në Menidi, ku me shpejtësi kanë shkuar 18 zjarrfikës me gjashtë automjete.

Dëme të shkaktuara nga breshëri

Shkatërrim total në mijëra hektarë të kultivimeve të ullirit dhe vreshtave ka shkaktuar breshëri i fortë, erërat dhe shirat që goditën bashkinë e Pangaios në qytetin e Kavalës.

Kryeministri kinez në ambientet e COSCO-s

Objektet e COSCO-s në portin e Pireut ka vizituar kryeministri kinez Li Keqiang, së bashku me kryeministrin grek, Antoni Samara, menjëherë pas vizitës në vendin arkeologjik të Akropolit. Në vazhdim, të dy burrat morën pjesë në Konferencën greko-kineze për Bashkëpunimin Detar dhe z.Samaras ka ftuar Pekinin për të investuar më shumë.
Dhe si në të kaluarën që mësonim për çështjet e Greqisë nga mediat e huaja, pamë në BBC se kinezët po diskutojnë me palën greke për ... 12 porte në Greqi, me përjashtim të Pireut. Pas drekës me Presidentin e Republikës, Karolos Papulias, kryeministri kinez do të udhëtojë në Iraklio të Kretës, sepse kinezët interesohen dhe për aeroportin e ri në Kastelli të Iraklios.

Demokracia e Re dhe PASOK-u tallen me pastrueset

Me një njoftim të tyre, pastrueset e ministrisë së Financave nxjerrin në pah anën tragjikomike të koalicionit të Demokracisë së Re dhe PASOK-ut, që me njoftimet e tij mbështet luftën e pastrueseve, por në të njëjtën kohë i rreh dhe refuzon për të diskutuar me ato.
"Pastruese jemi, nuk jemi badallaqe", përfundojnë pastrueset e ministrisë së Financave.

Vazhdojnë grevën e tyre administratorët e universiteteve

Nga dje dhe sot vazhdon greva e administratorëve të universiteteve. Janë të mbylluar Universiteti Politeknik dhe Universiteti i Patras. Gjithashtu, mbyllen nga dita e hënë 23 qershor e deri të dielën më 29 qershor, fakultetet e instituteve të larta në Lamia, Halkida, Amfissa, Karpenisi dhe Thiva me vendim të Senatit për shkak të problemeve financiare që përballon, sepse nuk ka marrë një grant në vitin 2014.

Në mënyrë të paligjshme, pa liçensë, por «me garancinë e shtetit» fillon punimet kompania Ellinikos Hrisos në Skuries

Pa liçensë ligjore filloi punimet e saj kompania Ellinikos Hrisos në Skuries të Halkidikis, sepse dosja me kundërvajtjet urbanistike nuk është miratuar kurrë dhe u kthye në këtë kompani me një vendim negativ. Këtë kanë zbuluar dokumentet zyrtare qeveritare që janë publikuar sot në faqen e internetit Alterthes.gr, duke provokuar pyetjen për atë se kush mbulon vazhdimin e projekteve të kompanisë në malin Kakavos.

Lajme nga Bota

Të vdekur në Siri

Të paktën 34 persona u vranë sot në një atentat me veturë-bombë në provincën siriane të Hamas në qendër të Sirisë, njoftoi agjencia zyrtare siriane e lajmeve, SANA.
Më shumë se 50 persona u plagosën në atentatin që ndodhi në Al- Horra, një fshat i kontrolluar nga trupat e regjimit.Observatori Sirian i të Drejtave të Njeriut (OSDH) në një komunikatë të tij deklaroi se ka 37 të vdekur gjithsej, civilë dhe ushtarakë, dhe më shumë se 40 të plagosur në këtë atentat. Regjimi në maj mori gati plotësisht kontrollin e Homsit, pas tërheqjes së rebelëve nga pjesa e vjetër e qytetit të rrethuar për më shumë se dy vite nga ushtria.

"Humanistë" izraelitët në Palestinë

Rreth 300 palestinezë ka kapur ushtria izraelite, pasi ajo vazhdon hetimet për të tre izraelitët e rinj të zhdukur që prej të enjtes së kaluar. Sot, megjithatë, nuk ngurroi të vriste një palestinez 15 vjeçar në Bregun Perëndimor - gjithmonë ... në kuadrin e hetimeve të tyre.

Ditë zie kombëtare në Bullgari

Ditë zie kombëtare ka shpallur Bullgaria për 10 të vdekurit nga moti shumë i keq dhe nga përmbytjet e ditëve të fundit. Të paktën 10 persona kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerë konsiderohen të zhdukur pas përmbytjeve që e përfshinë qytetin Varna, të shkaktuar nga shirat e rrëmbyeshëm që këto ditë përfshinë shumë zona të Bullgarisë, deklaroi sot ministri i Brendshëm bullgar,Tsvetlin Yovtchev.
Ndërkohë, shefi i policisë së Varnas, Nikola Kaltchev deklaroi dje në mbrëmje se policia deri në atë moment kishte gjetur trupat e pajetë të 10 personave të mbytur. Ai theksoi se nuk mund të saktësohet numri i saktë i personave të zhdukur, duke theksuar në këtë rast se pjesa më e madhe e Varnës është nën ujë. Disa zona të Bullgarisë ditët e fundit janë përfshirë nga shira të rrëmbyeshëm dhe breshër, që kanë shkaktuar defekte në sistemin elektrik, ndërkohë që për këtë shkak mijëra njerëz kanë mbetur pa energji elektrike.
Muajin e kaluar, ishte Serbia dhe Bosnja që u goditën nga përmbytjet më të mëdha që kur kanë nisur të regjistrohen të dhënat moderne për motin.

Moti

Shërbimi Kombëtar Meteorologjik parashikon vransira me shira lokale dhe stuhi në rajonet perëndimore, veriore dhe në ishujt e Egjeut Lindor. Mot i njëjtë do të jetë edhe në pjesën tjetër të vendit. 
Në Attikë, temperatura do të arrijë në 31ºC, ndërsa në Selanik, temperatura do të arrijë deri në 26ºC.

Δελτίο Ειδήσεων στα αλβανικά

Τετάρτη, 18/06/2014 - 23:45


Rritet kostoja e transportit për pasagjerët

Rritje 50% në kartat e pasagjerëve për në autobusët, tramvajin dhe
trolejbusët shpreson ministri i Transportit, Mihalis Hrisohoidis, me
krijimin e një çmimi të vetëm dhe të kartave nga data 1 shtator 2014
për të gjitha llojet e transportit. Megjithatë, me mjeshtri është
fshehur reduktimi i njëkohshëm nga një orë e gjysmë në 70 minuta,
kohëzgjatja e biletës së vetme, duke rezultuar kështu në rritjen e
konsiderueshme ... të kostos së transportit për çdo minutë, për
pasagjerët.

Në grevë administratorët e Universiteteve

Grevë 48-orë për të enjten dhe të premten ka shpallur Federata e
Nënpunësve të Administratës së Universiteteve, ndërsa kritike
konsiderohet për fatin e gjashtë mujorit në Universitetin
Kapodistriako mbledhja e tyre e përgjithshme që do të zhvillohet
nesër. Në të njëjtën kohë, administratorët kanë pushtuar ambientet e
Universitetit Politeknik dhe Universitetit të Patrës.

Në grevë sot personeli në spitalet

Me personel sigurie aktualisht veprojnë sot spitalet publike, për
shkak të grevës 24-orëshe mbarëkombëtare nga personeli mjekësor, që
kundërshton për sistemin e ri të vlerësimit dhe për shkurtimet në
sektorin publik. Punonjësit u mblodhën sot jashtë ministrisë së
Shëndetësisë. Gjithashtu, edhe ADEDH ka shpallur për sot grevë disa
orë në sektorin publik.

Në grevë dhe punonjësit e Shoqatës së Librit të Attikës

Grevë 24-orëshe ka shpallur për sot edhe Shoqata e Punonjësve të
Librit të Attikës dhe grevistët u mblodhën prapa Qendrës Kulturore të
Bashkisë së Athinës.

Në grevë edhe personeli mjekësor

Me personel sigurie aktualisht veprojnë spitalet publike për shkak të
grevës 24-orëshe mbarëkombëtare nga personeli mjekësor që kundërshton
sistemin e ri të vlerësimit dhe shkurtimet nga puna. Punonjësit bënë
një mbledhje jashtë ministrisë së Shëndetësisë.

Në hetuesi sot të pesë turqit që janë të përfshirë në çështjen e heroinës

Në hetuesi kanë folur sot të pesë turqit e arrestuar për çështjen e
një sasie të madhe të heroinës. Përkohësisht janë arrestuar pas
kalimit të tyre në hetuesi, pronari 40-vjeçar i anijeve, ish-gruaja e
tij dhe një shok i tij, ndërsa të lirë pa kushte të kufizuara janë
lënë ish vjerra e tij dhe shërbëtorja.

Një deputet i Agimit të Artë ka marrë afat për në hetuesi

Afat për të folur në hetuesi më 25 qershor për veprën penale të
drejtimit dhe të anëtarësimit në një grup kriminal mori deputeti i
Agimit të Artë, Kostas Barbarusis.

Mbyll frontet e brendshme Evangelos Venizelos

Të mbyllë frontet më të shumta brenda PASOK-ut deri në Kongresin e
Lëvizjes, që do të mbahet në vjeshtë, do të përpiqet periudhën e
ardhshme, Evangelos Venizelos.
Në këtë kontekst, kryetari i partisë do të kërkojë nga anëtarët më të
lartë të partisë për të gjetur një modus vivendi, me objektiv kryesor
unitetin e partisë dhe krijimin e qendrës së majtë. Të gjithë anëtarët
e shquar, ministra dhe jo, do të bashkohen me ciklin politik, i cili
do të paraqesë propozime përpara Kongresit dhe Konferencës për Qendrën
e majtë.

Lajme nga Bota

Takim Samara - Schäuble në Lisbonë

Çështja e parë ishte ekonomia në takimin e shkurtër të kryeministrit
grek, Antoni Samara dhe ministrit gjerman të Financave, Wolfgang
Schäuble në Lisbonë, në margjinat e aktivitetit të Grupit Parlamentar
të Partisë Evropiane Popullore, me temë "Punësimi dhe Zhvillimi
2014-2019", ku kryeministri grek thuhet se ka lavdëruar politikën që
ka ndjekur, sigurisht pas sugjerimeve të elitës evropiane
neoliberaliste. Madje, deklaroi se nuk e shqetëson raporti i FMN-së
dhe se çfarë shkruhet në të.

Ndërkohë, në një lëmsh të ngatërruar evoluojnë 12 parakushtet për 2
këstet e vogla, të nënshkruara, por të patolerueshme për ministrat e
rinj të qeverisë Samara-Venizelos, që me një sy shikojnë për zgjedhje
të mundshme parlamentare në muajin shtator.

Ligjin e fundit nënshkruan sot Juan Carlos, mbreti i Spanjës

Ligjin e fundit që miraton dorëheqjen e tij nënshkruan sot mbreti Juan
Carlos, në momentin që janë të shumtë ata që kërkojnë heqjen e
monarkisë.

Real rreziku i ndarjes së Irakut

Forcat qeveritare kanë ndërmarrë sulme të reja ajrore ndaj militantëve
të cilët po përparojnë pa ndalur drejt kryeqytetit të vendit, Bagdat.
Luftime po zhvillohen edhe në qytetin perëndimor Ramadi.
Për shkak të ofensivës së militantëve suni, të cilët po përparojnë
drejt kryeqytetit të Irakut, situata në këtë vend është mjaft kaotike.
Kryeministri Nuri Al-Maliki apeloi për unitet kombëtar, pas një takimi
të liderëve shiitë, sunitë dhe kurdë, me dyer të mbyllura, mbrëmë vonë
në Bagdad.

Në një fjalim të transmetuar në televizionin e Irakut,
ish-kryeministri irakian, Ibrahim al-Jafaari, ka lexuar një deklaratë
në të cilën dënoheshin "fuqitë terroriste" dhe mbështetej sovraniteti
i Irakut.

Kjo thirrje u bë ndërkohë që presidenti amerikan, Barack Obama, po
shqyrton opcionet ushtarake për t'i detyruar grupet e lidhura me
al-Kaidën, Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit, që të tërhiqen. Këto
grupe aktualisht e kanë marrë kontrollin ndaj pjesës më të madhe të
veriut, me popullatë shumicë sunite. Qeveria është duke u përpjekur të
përmbajë ofensivën e militantëve të Shtetit Islamik të Irakut dhe
Levantit dhe aleatëve të tyre muslimanë suni në disa provinca, pasi
Mosuli ra na duart e tyre.
Ndërkohë, kryeministri i Irakut, Nuri Al Maliki me anë të një fjalimi
në televizion ku doli së bashku me liderët muslimanë suni dhe kurdë
apeloi për unitet kombëtar përballë ofensivës së militantëve
islamistë.

Moti

Shërbimi Kombëtar Meteorologjik parashikon mot të mirë me vransira të
pakta dhe shira sporadike kryesisht në zonat malore të Epirit dhe
Maqedonisë. Lehtësohet transferimi i pluhurit kryesisht në perëndim
dhe në jug.
Në Attikë do të ketë mot të mirë, vransira të përkohshme dhe
temperatura do të variojë nga 19ºC deri në 33ºC. I njëjti mot do të
jetë dhe në Selanik, me shira sporadike dhe me një temperaturë që do
të variojë nga 20ºC deri në 31ºC.

Δελτίο Ειδήσεων στα αλβανικά (17/06/2014)

Τρίτη, 17/06/2014 - 18:22
Gjykata e Lartë në anën e qeverisë

Gjykatat civile në aspektin e fizibilitetit, nuk kanë mundësinë për të
gjykuar vendime politike, por vetëm elektorati, si dhe vendime që
forcojnë efikasitetin e politikës ekonomike të shtetit. Ky ishte
arsyetimi i vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila bllokoi ripunësimin
e pastrueseve në Ministrinë e Financave, pavarësisht vendimit të
Gjykatës së Parë të Athinës për ri-marrjen e tyre.
Me këtë vendim, Gjykata e Lartë synon t'i japë fund çdo vendimi
pozitive të gjykatave në favor të punonjësve, me arsyetimin se nuk
mund të funksionojë interesi individual mbi politikën ekonomike të
qeverisë. Duhet të kujtojmë këtu, zbulimet e ish drejtorit të
përgjithshëm të partisë Demokracia e Re, Panagioti Baltako, i cili
kishte akuzuar ministrin e Drejtësisë, Haralambos Athanasiu për
ndërhyrje në gjyqësor.

Në prokurori shkojnë pastrueset për rrahjen e tyre nga forca e Policisë

Ndërkohë, një ankesë penale në prokurori për rrahjen e tyre të egër
nga ana e forcave të policisë, kanë dorëzuar sot pastrueset e
ministrisë së Financave, duke denoncuar metodat brutale që përdoren
kundër tyre nga Policia, me urdhër të qeverisë.

Në anën e qeverisë dhe Këshilli i Shtetit

Me vendim të Këshillit të Shtetit janë konsideruar të ligjëshme
konfiskimet e parave që janë në llogaritë bankare, pa njoftim paraprak
të debitorit. Sigurinë se konfiskimet e borxheve të aparatit tatimor
nuk synojnë në llogaritë bankare të depozituesve të vegjël theksojnë
zyrtarë të ministrisë së Financave, duke u përpjekur për të qetësuar
panikun që ka shpërthyer.

Grevë disa orë kanë bërë punonjësit e ministrisë së Kulturës

Grevë disa orëshe kanë bërë sot punonjësit e ministrisë së Kulturës.
Ata janë mbledhur në orën 12:30 në Muzeun Bizantin dhe në vazhdim kanë
bërë një marshim drejt ministrisë së Reformës Administrative, kundër
përpjekjes për tkurrjen e ministrisë së Kulturës, por edhe për
reduktimin ose eliminimin e vendeve të përhershme të punës, degradimin
e pagave të tyre, disponueshmërinë dhe pushimet nga puna, por dhe
kundër dhënies së funksioneve të kompetencave tek privatët, siç bën
sot ministria.

ADEDH: «Të gjithë nesër në orën 12:00 në tubim

Administrata e Lartë e Punonjësve të Sektorit Publik (ADEDH), në
kuadër të grevës 24-orëshe që kanë shpallur punonjësit në spitalet
publike i bën thirrje edhe punonjësve të tjerë të sektorit publik për
një tubim, të mërkurën në orën 12:00 në mesditë, jashtë ministrisë së
Shëndetësisë.

Konfederata e Përgjithshme e profesionistëve, zejtarëve dhe tregtarët
të Greqisë: «Të pezullohen menjëherë konfiskimet»

Të pezullohet direkt veprimtaria e Qendrës së Mbledhjes së Borxheve të
Fondeve Sociale si dhe falimentimet dhe konfiskimet e pasurisë, kërkon
me një letër drejtuar ministrit të Punës, Konfederata e e Përgjithshme
e profesionistëve, zejtarëve dhe tregtarët të Greqisë (GSEBEE). Në
letër theksohet se rritja e borxheve kundrejt Organizmit të Sigurimeve
Sociale të të Vetë-Punësuarve ka marrë përpjestime shumë të mëdha.

Sofia Vultepsi: «Dëbimet nga puna do të bëhen»

Angazhimin e tyre në marrëveshjen midis qeverisë dhe Trojkës mbi
shkurtimet në sektorin publik, shprehin bashkëpunëtorë të ministrit
për Reformën Administrative, por dhe zëdhënësja e qeverisë Sofia
Vultepsi. Brenda një viti janë bërë 8.000 shkurtime në sektorin publik
dhe priten po aq edhe në periudhën e ardhshme.

Pas disa ditëve do të të njoftohet kompania që do të vlerësojë vendet
e punës në universitete

Brenda 20 ditëve të ardhshme pritet të përfundojë procesi i
përzgjedhjes së kompanisë, e cila do të vlerësojë strukturën
organizative për tetë universitete, stafi i të cilëve është në
disponueshmëri, siguroi ministri i Arsimit, Andreas Loverdos, rektorët
e institucioneve në takimin që pati me ata. Ndërkohë, ministri ka
dhënë garanci se nuk do të ketë pushime nga puna deri në përfundim të
vlerësimit.
Megjithatë, Universiteti Politeknik mbetet i mbyllur me vendim të
mbledhjes së punonjësve të administratës së tij. Mbedhje të
Përgjithshme do të bëjnë edhe nënpunësit e administratës së
Universitetit Kapodistriako për të përcaktuar qëndrimin e tyre.

Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov i kërkoi OSBE-së të
ushtrojë presion ndaj Ukrainës

Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov i kërkoi OSBE-së të
ushtrojë presion ndaj Ukrainës për aplikimin e strategjisë së hartuar
nga kjo organizatë që parashikon një qetësim të situatës në terren.

“Drejtuesit ukrainas refuzojnë zbatimin e këtyre rekomandimeve dhe ne
u kërkojmë të gjithë vendeve anëtare të Organizatës për Siguri dhe
Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të ushtrojnë presion mbi drejtuesit e
Ukrainës për t’i zbatuar ato”, theksoi Lavrov, në një vizitë në
Beograd, në një konferencë shtypi.

Sipas OSBE-së, këto rekomandime të hartuara në muajin maj,
parashikojnë një rrugë pragmatike për të kaluar nga një logjikë e
dhunës drejt një logjike të riforcimit dhe stabilitetit në terren.
Që prej shpërthimit të krizës në Ukrainë në muajin nëntor 2013,
Serbia, kandidate për anëtarësimin në BE, po ecën në një vijë të
tendosur mes respektimit të detyrimeve kundrejt Brukselit dhe ruajtjes
së marrëdhënieve të mira me Rusinë. Serbia kërkon të mbajë një qëndrim
neutral në raport me krizën ukrainase dhe kryesisht për të mos
vendosur sanksione kundër Rusisë ashtu siç ka bërë BE dhe SHBA.

Moti

Shërbimi Kombëtar Meteorologjik parashikon vransira të pakta që
gradualisht në rajonet perëndimore, qendrore dhe veriore do të rriten
dhe do të kemi shira sporadike ose stuhi.
Në Attikë do të ketë mot të mirë dhe temperatura do të arrijë deri në
33ºC, ndërsa në qytetin e Selanikut do të arrijë deri në 30ºC.

Το Δελτίο Ειδήσεων στα αλβανικά 15/06/2014

Κυριακή, 15/06/2014 - 23:44


Kryeministri: "Harroni zgjedhjet"

"Harroni zgjedhjet" është mesazhi që dërgon kryeministri Antonis Samaras në intervistën e tij të parë, menjëherë pas zgjedhjeve evropiane dhe reformimit të fundit të qeverisë, në gazetën ''Vima''. Kryeministri lajmëron ndërhyrje brenda gjashtë muajve të ardhshëm, për të varfërit me një plan të plotë -siç angazhohet- të reduktimit të të gjitha ngarkesave tatimore në vjeshtë dhe me një horizont kohor prej disa vitesh.

Banka Qendrore Evropiane: «Vazhdohen masat shtrënguese në Greqi»

Në të kundërt, zgjatjen e masave shtrënguese në Greqi në krahasim me atë që premton ditët e fundit ekipi ekonomik i qeverisë, lajmëron Banka Qendrore Evropiane, në buletinin e saj mujor ekonomik, duke përgënjeshtruar kështu anëtarët e qeverisë që thonë se në negociatat me trojkën do të synohet shfuqizimi i taksës emergjente e solidaritetit dhe reduktimi i taksës së lartë në naftën për ngrohje.

«Jo të vëretat» të dhënat e ELSTAT

Ulja e papunësisë që kanë treguar pak kohë më parë të dhënat e ELSTAT dhe që të cilat i ka propaganduar qeveria si një shenjë të "success story" në fushatën e zgjedhjeve, ndryshoi "papritmas" dhe në mënyrë "paradoksale" ... në rritje pas zgjedhjeve!, pasi, sipas të dhënave të lëshuara nga Autoriteti Grek i Statistikave, shkalla e papunësisë u shkallëzua në tremujorin e parë të vitit 2014 në 27,8% nga 27,6% që ishte regjistruar në periudhën korresponduese të vitit të kaluar.
Të dhënat tregojnë se numri i të papunëve të regjistruar arriti në 1.342.299 persona, një rritje prej 0,4% krahasuar me tremujorin e mëparshëm dhe 0,5% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2013.

Shërbimi Federal Gjerman (BND) ndjek grekët

Mesazhe elektronike dhe komunikime përmes internetit nga Greqia monitoron Shërbimi Federal Gjerman i shërbimeve të fshehta (BND), sipas dokumenteve që i posedon gazeta Ta Nea.
Monitorimet, siç duket në dokumentin e paraqitur gjatë procesit gjyqësor midis një avokati gjerman dhe BND-së, bëhen në përgjithësi për arsye të "terrorizmit ndërkombëtar", megjithatë nuk bëhet e qartë madhësia dhe fushëveprimi i monitorimeve në objektiva të huaj.
Përveç Greqisë në listën e BND-së përfshihen dhe 195 vende të tjera.
Pyetje serioze në lidhje me përgjimet e regjistruara gjermane në Greqi dhe në qoftë se ato janë në përputhje me legjislacionin e rreptë grek ngre SYRIZA.

Tubim antifashist sot në Selanik

Tubim antifashist është organizuar të dielën në Kullën e Bardhë nga Asambleja Antifashiste e Solidaritetit, sepse Agimi i Artë ka zhvilluar një aktivitet në sheshin Karaiskaki pas ndalimit të mbledhjes së tyre nga policia në qendër të Selanikut.

Afat për të folut tek hetuesi kanë marrë ata që përfshihen në trafikun e drogës

Afat për të folur të martën dhe të mërkurën, morën të 11 të arrestuarit, që dyshohet se janë të përfshirë në çështjen e një sasie të madhe të heroinës, më shumë se një ton, që u zbulua pas operacionit të madh të koordinuar të trupës bregdetare në dy depo në Attikë, Koropi dhe Filothei në bashkëpunim me Policinë Greke, Shërbimin e Krimit Financiar dhe të ndjekjes së narkotikëve të SHBA-së.
Është fjala për gjashtë grekë, nga të cilët edhe një i mitur, të cilët do të flasin të martën dhe për pesë shtetas turq, të cilët do të flasin të mërkurën.

Rusia reagon ndaj protestave pranë ambasadës së saj

Rusia reagoi me zemërim ndaj protestave të dhunshme pranë ambasadës së saj në Kiev, gjatë të cilave u thyen xhamat e dritareve, flamuri rus u gris dhe makinat u kthyen përmbys.

Rusia akuzoi policinë ukrainase se nuk bëri asgjë për të ndalur sulmin dhe e cilësoi këtë një shkelje të rëndë të detyrimeve ndërkombëtare të Ukrainës.
Ndërkohë, NATO publikoi imazhe satelitore të cilat vërtetojnë se se tanket ruse kanë kaluar kufirin drejt Ukrainës. Moska e ka mohuar me forcë se ka dërguar tanke në përforcim të aktivistëve prorusë që mbajnë të bllokuara disa qytete në rajonet lindore.

Protesta e së shtunës në Kiev erdhi pas zemërimit që ka shkaktuar rrëzimi i një avioni ushtarak me zjarr kundërajror nga separatistët në lindje e ku u vranë 49 persona. Protestuesit mbajtën parrulla ku shkruhej Rusia është vrasëse. Departamenti amerikan i Shtetit dënoi protestën e dhunshme ndaj ambasadës ruse në Kiev. Më herët, presidenti ukrainas,  Petro Poroshenko u zotua të ndëshkojë autorët e sulmit mbi avionin ushtarak. Ata që janë përfshirë në akte cinike terrorizmi, theksoi ai, duhet të dënohen.

Moti

Shërbimi Kombëtar Meteorologjik parashikon shira dhe stuhi në rajonet kontinentale. Fillimisht në Maqedoninë Lindore, në Thrakë dhe në Thesali do të ketë shira dhe stuhi ka mundësi të fuqishme që do të shoqërohen me breshër dhe erë të fortë.
Temperatura në Athinë do të jetë nga 21ºC deri në 31ºC dhe në Selanik nga 19ºC deri në 29ºC.