Το Δελτίο Ειδήσεων στα αλβανικά 15/06/2014



Kryeministri: "Harroni zgjedhjet"

"Harroni zgjedhjet" është mesazhi që dërgon kryeministri Antonis Samaras në intervistën e tij të parë, menjëherë pas zgjedhjeve evropiane dhe reformimit të fundit të qeverisë, në gazetën ''Vima''. Kryeministri lajmëron ndërhyrje brenda gjashtë muajve të ardhshëm, për të varfërit me një plan të plotë -siç angazhohet- të reduktimit të të gjitha ngarkesave tatimore në vjeshtë dhe me një horizont kohor prej disa vitesh.

Banka Qendrore Evropiane: «Vazhdohen masat shtrënguese në Greqi»

Në të kundërt, zgjatjen e masave shtrënguese në Greqi në krahasim me atë që premton ditët e fundit ekipi ekonomik i qeverisë, lajmëron Banka Qendrore Evropiane, në buletinin e saj mujor ekonomik, duke përgënjeshtruar kështu anëtarët e qeverisë që thonë se në negociatat me trojkën do të synohet shfuqizimi i taksës emergjente e solidaritetit dhe reduktimi i taksës së lartë në naftën për ngrohje.

«Jo të vëretat» të dhënat e ELSTAT

Ulja e papunësisë që kanë treguar pak kohë më parë të dhënat e ELSTAT dhe që të cilat i ka propaganduar qeveria si një shenjë të "success story" në fushatën e zgjedhjeve, ndryshoi "papritmas" dhe në mënyrë "paradoksale" ... në rritje pas zgjedhjeve!, pasi, sipas të dhënave të lëshuara nga Autoriteti Grek i Statistikave, shkalla e papunësisë u shkallëzua në tremujorin e parë të vitit 2014 në 27,8% nga 27,6% që ishte regjistruar në periudhën korresponduese të vitit të kaluar.
Të dhënat tregojnë se numri i të papunëve të regjistruar arriti në 1.342.299 persona, një rritje prej 0,4% krahasuar me tremujorin e mëparshëm dhe 0,5% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2013.

Shërbimi Federal Gjerman (BND) ndjek grekët

Mesazhe elektronike dhe komunikime përmes internetit nga Greqia monitoron Shërbimi Federal Gjerman i shërbimeve të fshehta (BND), sipas dokumenteve që i posedon gazeta Ta Nea.
Monitorimet, siç duket në dokumentin e paraqitur gjatë procesit gjyqësor midis një avokati gjerman dhe BND-së, bëhen në përgjithësi për arsye të "terrorizmit ndërkombëtar", megjithatë nuk bëhet e qartë madhësia dhe fushëveprimi i monitorimeve në objektiva të huaj.
Përveç Greqisë në listën e BND-së përfshihen dhe 195 vende të tjera.
Pyetje serioze në lidhje me përgjimet e regjistruara gjermane në Greqi dhe në qoftë se ato janë në përputhje me legjislacionin e rreptë grek ngre SYRIZA.

Tubim antifashist sot në Selanik

Tubim antifashist është organizuar të dielën në Kullën e Bardhë nga Asambleja Antifashiste e Solidaritetit, sepse Agimi i Artë ka zhvilluar një aktivitet në sheshin Karaiskaki pas ndalimit të mbledhjes së tyre nga policia në qendër të Selanikut.

Afat për të folut tek hetuesi kanë marrë ata që përfshihen në trafikun e drogës

Afat për të folur të martën dhe të mërkurën, morën të 11 të arrestuarit, që dyshohet se janë të përfshirë në çështjen e një sasie të madhe të heroinës, më shumë se një ton, që u zbulua pas operacionit të madh të koordinuar të trupës bregdetare në dy depo në Attikë, Koropi dhe Filothei në bashkëpunim me Policinë Greke, Shërbimin e Krimit Financiar dhe të ndjekjes së narkotikëve të SHBA-së.
Është fjala për gjashtë grekë, nga të cilët edhe një i mitur, të cilët do të flasin të martën dhe për pesë shtetas turq, të cilët do të flasin të mërkurën.

Rusia reagon ndaj protestave pranë ambasadës së saj

Rusia reagoi me zemërim ndaj protestave të dhunshme pranë ambasadës së saj në Kiev, gjatë të cilave u thyen xhamat e dritareve, flamuri rus u gris dhe makinat u kthyen përmbys.

Rusia akuzoi policinë ukrainase se nuk bëri asgjë për të ndalur sulmin dhe e cilësoi këtë një shkelje të rëndë të detyrimeve ndërkombëtare të Ukrainës.
Ndërkohë, NATO publikoi imazhe satelitore të cilat vërtetojnë se se tanket ruse kanë kaluar kufirin drejt Ukrainës. Moska e ka mohuar me forcë se ka dërguar tanke në përforcim të aktivistëve prorusë që mbajnë të bllokuara disa qytete në rajonet lindore.

Protesta e së shtunës në Kiev erdhi pas zemërimit që ka shkaktuar rrëzimi i një avioni ushtarak me zjarr kundërajror nga separatistët në lindje e ku u vranë 49 persona. Protestuesit mbajtën parrulla ku shkruhej Rusia është vrasëse. Departamenti amerikan i Shtetit dënoi protestën e dhunshme ndaj ambasadës ruse në Kiev. Më herët, presidenti ukrainas,  Petro Poroshenko u zotua të ndëshkojë autorët e sulmit mbi avionin ushtarak. Ata që janë përfshirë në akte cinike terrorizmi, theksoi ai, duhet të dënohen.

Moti

Shërbimi Kombëtar Meteorologjik parashikon shira dhe stuhi në rajonet kontinentale. Fillimisht në Maqedoninë Lindore, në Thrakë dhe në Thesali do të ketë shira dhe stuhi ka mundësi të fuqishme që do të shoqërohen me breshër dhe erë të fortë.
Temperatura në Athinë do të jetë nga 21ºC deri në 31ºC dhe në Selanik nga 19ºC deri në 29ºC.
Τελευταία τροποποίηση στις Παρασκευή, 14/06/2013 - 23:54