Δελτίο Ειδήσεων στα αλβανικά



Rritet kostoja e transportit për pasagjerët

Rritje 50% në kartat e pasagjerëve për në autobusët, tramvajin dhe
trolejbusët shpreson ministri i Transportit, Mihalis Hrisohoidis, me
krijimin e një çmimi të vetëm dhe të kartave nga data 1 shtator 2014
për të gjitha llojet e transportit. Megjithatë, me mjeshtri është
fshehur reduktimi i njëkohshëm nga një orë e gjysmë në 70 minuta,
kohëzgjatja e biletës së vetme, duke rezultuar kështu në rritjen e
konsiderueshme ... të kostos së transportit për çdo minutë, për
pasagjerët.

Në grevë administratorët e Universiteteve

Grevë 48-orë për të enjten dhe të premten ka shpallur Federata e
Nënpunësve të Administratës së Universiteteve, ndërsa kritike
konsiderohet për fatin e gjashtë mujorit në Universitetin
Kapodistriako mbledhja e tyre e përgjithshme që do të zhvillohet
nesër. Në të njëjtën kohë, administratorët kanë pushtuar ambientet e
Universitetit Politeknik dhe Universitetit të Patrës.

Në grevë sot personeli në spitalet

Me personel sigurie aktualisht veprojnë sot spitalet publike, për
shkak të grevës 24-orëshe mbarëkombëtare nga personeli mjekësor, që
kundërshton për sistemin e ri të vlerësimit dhe për shkurtimet në
sektorin publik. Punonjësit u mblodhën sot jashtë ministrisë së
Shëndetësisë. Gjithashtu, edhe ADEDH ka shpallur për sot grevë disa
orë në sektorin publik.

Në grevë dhe punonjësit e Shoqatës së Librit të Attikës

Grevë 24-orëshe ka shpallur për sot edhe Shoqata e Punonjësve të
Librit të Attikës dhe grevistët u mblodhën prapa Qendrës Kulturore të
Bashkisë së Athinës.

Në grevë edhe personeli mjekësor

Me personel sigurie aktualisht veprojnë spitalet publike për shkak të
grevës 24-orëshe mbarëkombëtare nga personeli mjekësor që kundërshton
sistemin e ri të vlerësimit dhe shkurtimet nga puna. Punonjësit bënë
një mbledhje jashtë ministrisë së Shëndetësisë.

Në hetuesi sot të pesë turqit që janë të përfshirë në çështjen e heroinës

Në hetuesi kanë folur sot të pesë turqit e arrestuar për çështjen e
një sasie të madhe të heroinës. Përkohësisht janë arrestuar pas
kalimit të tyre në hetuesi, pronari 40-vjeçar i anijeve, ish-gruaja e
tij dhe një shok i tij, ndërsa të lirë pa kushte të kufizuara janë
lënë ish vjerra e tij dhe shërbëtorja.

Një deputet i Agimit të Artë ka marrë afat për në hetuesi

Afat për të folur në hetuesi më 25 qershor për veprën penale të
drejtimit dhe të anëtarësimit në një grup kriminal mori deputeti i
Agimit të Artë, Kostas Barbarusis.

Mbyll frontet e brendshme Evangelos Venizelos

Të mbyllë frontet më të shumta brenda PASOK-ut deri në Kongresin e
Lëvizjes, që do të mbahet në vjeshtë, do të përpiqet periudhën e
ardhshme, Evangelos Venizelos.
Në këtë kontekst, kryetari i partisë do të kërkojë nga anëtarët më të
lartë të partisë për të gjetur një modus vivendi, me objektiv kryesor
unitetin e partisë dhe krijimin e qendrës së majtë. Të gjithë anëtarët
e shquar, ministra dhe jo, do të bashkohen me ciklin politik, i cili
do të paraqesë propozime përpara Kongresit dhe Konferencës për Qendrën
e majtë.

Lajme nga Bota

Takim Samara - Schäuble në Lisbonë

Çështja e parë ishte ekonomia në takimin e shkurtër të kryeministrit
grek, Antoni Samara dhe ministrit gjerman të Financave, Wolfgang
Schäuble në Lisbonë, në margjinat e aktivitetit të Grupit Parlamentar
të Partisë Evropiane Popullore, me temë "Punësimi dhe Zhvillimi
2014-2019", ku kryeministri grek thuhet se ka lavdëruar politikën që
ka ndjekur, sigurisht pas sugjerimeve të elitës evropiane
neoliberaliste. Madje, deklaroi se nuk e shqetëson raporti i FMN-së
dhe se çfarë shkruhet në të.

Ndërkohë, në një lëmsh të ngatërruar evoluojnë 12 parakushtet për 2
këstet e vogla, të nënshkruara, por të patolerueshme për ministrat e
rinj të qeverisë Samara-Venizelos, që me një sy shikojnë për zgjedhje
të mundshme parlamentare në muajin shtator.

Ligjin e fundit nënshkruan sot Juan Carlos, mbreti i Spanjës

Ligjin e fundit që miraton dorëheqjen e tij nënshkruan sot mbreti Juan
Carlos, në momentin që janë të shumtë ata që kërkojnë heqjen e
monarkisë.

Real rreziku i ndarjes së Irakut

Forcat qeveritare kanë ndërmarrë sulme të reja ajrore ndaj militantëve
të cilët po përparojnë pa ndalur drejt kryeqytetit të vendit, Bagdat.
Luftime po zhvillohen edhe në qytetin perëndimor Ramadi.
Për shkak të ofensivës së militantëve suni, të cilët po përparojnë
drejt kryeqytetit të Irakut, situata në këtë vend është mjaft kaotike.
Kryeministri Nuri Al-Maliki apeloi për unitet kombëtar, pas një takimi
të liderëve shiitë, sunitë dhe kurdë, me dyer të mbyllura, mbrëmë vonë
në Bagdad.

Në një fjalim të transmetuar në televizionin e Irakut,
ish-kryeministri irakian, Ibrahim al-Jafaari, ka lexuar një deklaratë
në të cilën dënoheshin "fuqitë terroriste" dhe mbështetej sovraniteti
i Irakut.

Kjo thirrje u bë ndërkohë që presidenti amerikan, Barack Obama, po
shqyrton opcionet ushtarake për t'i detyruar grupet e lidhura me
al-Kaidën, Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit, që të tërhiqen. Këto
grupe aktualisht e kanë marrë kontrollin ndaj pjesës më të madhe të
veriut, me popullatë shumicë sunite. Qeveria është duke u përpjekur të
përmbajë ofensivën e militantëve të Shtetit Islamik të Irakut dhe
Levantit dhe aleatëve të tyre muslimanë suni në disa provinca, pasi
Mosuli ra na duart e tyre.
Ndërkohë, kryeministri i Irakut, Nuri Al Maliki me anë të një fjalimi
në televizion ku doli së bashku me liderët muslimanë suni dhe kurdë
apeloi për unitet kombëtar përballë ofensivës së militantëve
islamistë.

Moti

Shërbimi Kombëtar Meteorologjik parashikon mot të mirë me vransira të
pakta dhe shira sporadike kryesisht në zonat malore të Epirit dhe
Maqedonisë. Lehtësohet transferimi i pluhurit kryesisht në perëndim
dhe në jug.
Në Attikë do të ketë mot të mirë, vransira të përkohshme dhe
temperatura do të variojë nga 19ºC deri në 33ºC. I njëjti mot do të
jetë dhe në Selanik, me shira sporadike dhe me një temperaturë që do
të variojë nga 20ºC deri në 31ºC.
Τελευταία τροποποίηση στις Παρασκευή, 14/06/2013 - 23:54